Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 2:34 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Post.Flori Bruqi_Gezim Ajgeraj:Brahim Avdyli"Marr nje grusht dhe"...

Brahim Avdyli

MARR NJË GRUSHT DHE

Marr një grusht dhe Kosove

e pyerqafoj si fëmijënl

butësisht e plot mall!

I flas sii njeriut tim

sepse ma zgjon hijen e atyre që ranë

duke e mbrojtur,

atyre që ndërruan jetë

duke mbjellur në te

bimën e shpresës për të nesërmen!

Kur më flet,

më flet me gjuhën e djersës dhe gjakut

të etërve që mbuluan

eshtrat me te;

me gjuhën e bimëve

dhe çdo gjëje që rritet

me thërmijat e tij...

ndaj i përkulem si hyjniut

sepse është pjesë e altarit më të shenjtë!

Ah, sa mall të mbaj midis grushtave

dheun për të cili jetoj e mrr frymë,

dheun për të cilin derdha lot,

për të cilin mund të vdes

në çdo kohë-

brumin dhe plafin tim të përjetshëm!

Morinë, 1998

KËTO DUAR NËNASH

Sa herë hynë në vargje

këto duar të thata

në arat e fatit derisa mbillej vdekja!

ndër cegmë kohësh

blerimin e viteve

e rritën prore

e ninulla për të Madhin Diell

përkundën në djep

tallazet e truallit ku flenin!

Prore ua përkëdhelim

damarët e sertë

mbi kockat e ballit-

nëna pranverash

nëna vullkanesh

ku zë e çmendet historia...

Sa herë hynë në vargje

këto duar nënash

në arat e fatit derisa rritej jeta!

PËRSHPËRITJET
E NJË GJETHI TË THARË

Vështirë pranoj të zverdhem nga gjelbrimi

kur më soset fryma e ditëve të mia

duke kulluar ajrin dhe fshirë hapsirën

nga thërmijat e imta të vdekjes

ngjyra më shpenzohet ngadalë e padiktuar

me atë gjoll murtaje në zemër...

Sa lehtë më shkëput dora e kohës

e m'lëshon përtej kujdesit të vet

mbi tokën e lagur të dhembjeve,

prap u rri te këmbët degëve të mia

nën dëborën e heshtjes e rrëketë e pikëllimit

dhe pleh i bëhem trungut kryelartë

për t'ia ushqyer blerimin e stinëve që vinë!

MOTIV I LASHTË KOSOVE

A do të vish në dasmë

si në motet e përgjakshme

valles së krismave

t'ia marrim,

Nusen pa tjetër do ta sjellim

oxhakun ta rrisim

e Kulla të shndërrisë-

ajo Diellin e ka në ballë

si e Bukura e Dheut

në mitet mijëvjeçare,

Ti patjetër do të vish

në dasmën e lirisë, o burrë-

t'i plasim hijenat

me vallen e krismave!

DËSHIRË E VETME
E LUFTËTARIT TË LIRISË

Sikur të kisha

shtatëmijë duar,

çdo njërën do ta ngritja

kundër armikut;

sikur të kisha

shtatëmijë jetë,

asnjë s'do të më dhimbsej

për lirinë;

sikur të kisha

shtatëmijë zemra,

prap do t'më digjeshin

për bashkimin;...

sikur të jetoja

ndër shtatëmijë mrekulli,

të gjitha do t'i lija

pyer Atdheun!

STILISTIKË

1. Anafora

E kam kërkuar në xhepat e shkyer të kohës

e kam kërkuar në rrjedhën e mnershme të fatit

e kam kërkuar në thinjat e mia maleve

e kam kërkuar në shënjestër

blerimin e vjedhur shumë stinë.

E gurët shënuan përgjakimet e mia në palcë

e gurët dëshmuan suferinën e dhembjes.

2. Simploka

O unë do ta zbres ylberin në brigjet e ëndrrës

do ta mbjelll lulëkuqen në brigjet e ëndrrës-

Në këtë kryqëzim hekurash dhëmbët do t'i mprehë koha

në këtë kryqëzim hekurash do të varen maskimet!

3. Anadiploza

E para vejushë e përdalur, kthema yllin tim

yllin e syrgjynosur në "puthjet" e tua-

vetëm unë e njoh "ledhatimin" tënd

"ledhatimin" tënd me dhëmbët e ujkut në faqe!

Heu, s'i dua shekujt në vizitë muzeumeve

kurrë si laokonti

si laokonti me gënjeshtrën kraheqafe!