Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 5:22 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Post.F.Bruqi-G.Ajgeraj:Ilam Berisha-Poezi-


Ilam Berisha

POEZI

( Nga libri: Aromë poetike, botuar në Prizren, 2002)

TRUP I NDARË

Në hartën e Evropës

Prerje shpirtërore

Glob i ndarë

Ç`ligështi pikëllimesh

Mugëtirë

Flakë e ndezur

Shumëzim katrahurash

Shkëlqim pëllumbash plisëbardhë

Hartë e Evropës

Relief i deformuar.

DYKRENARJA

Shikon majtas

Shikon djathtas

Për popullin shqiptar

S`ka zgjidhje tjetër

Pos bashkim kombëtar.

FLAKË

Shkrepsë e huaj

Flakë në qiellin tim

Ofshamë gjyshi, stërgjyshi...

Nën hirin e shekujve.

Etje për dashuri

Tokë e larë me gjak

Për prehje të qetë.

PA GRILA

I uritur

I etur për jetë pa grila

Edhe ashtu

Karvani udhëton

Ëndrrat poliylberike

Synojnë aedhmërinë

Rruga e jetës

Ç`horizont dëshirash.

SHEMBJE MASKASH

Ngjyrë vlimesh

Në ditët e shenjëta

Kundër shtypjes...tjetërsimit

Dehjeve të miopëve

U erdhi fundi

Vrull...

Shpërthim vullkanesh

Shkëndijë e hartuar për liri

Shembje maskash

Dje, sot, përgjithnjë...

QËNDRESA

Kështjellë andej

Fortesë këndej

Të ngritura

Legjendë

Midis nesh.

17.10.1999, Arbëri

LINDJE QË S`VDES

(Adem Jasharit)

lindje që s`vdes

as sot as më vonë

udhërrëfyes parajse

do t`jetë përgjithmonë.

Kombit ju përkushtua

Në zjarr u tret

Ferrin kundërshtoi

Lindje që s`vdes mbet.

PISHTARI I LIRISË

(Xhevat Berishës)

Buzëqeshur

Krenar

Shpirtbardhë engjëllor

Udhërrëfyes mirësie

Fanar i pashuar

Për ditë të arta lirie.

DËSHMORËVE

Përballuat rrebeshet e armikut

Pa masë çmuat atdhedashurinë

Retë shpërndatë e qiellin ndriçuat

Derdhët gjakun dhe sollët lirinë.

Përulemi para jush

Këngë për ju këndojmë

Fitoret që dhuruat do t`i ruajmë si sytë

Në shenjë respekti lule u dhurojmë.

RREZARTA

Rrezarta

Deshi të arrijë

Tinëzakja e mbylli derën

S`e la brenda të hyjë.

Çelësi u ndryshk, u këput

Dielli,

Edhe për dere

Edhe për dritare

Brenda u fut.