Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 5:35 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : F.Bruqi-Gezim Ajgeraj:Halil Matoshi

Halil MATOSHI


1. DRAMA ME NJË BALLO MBI PRISHTINË
(PART ONE)

në fillim ishte vallëzimi vija fjala
dhe lufta pastaj

luftrat nisin në Mars në Ballkan dhe nuk mbarojnë
as kur ndalen
në intermexo të përleshjeve ballkanasit dehen vallëzojnë

më 24 mars 1999 bomba ia këputi duart Adrianës
këmbët Arditit
por buzët e puçura s’i ndanë

ajo ishte balerinë ai futbollist
në prak të çdo lufte lindin dashuri të mëdha
dhe nuk mbarojnë me vdekjen e personazheve

ra dhe bomba e dytë, e tretë
yjet disi ndrisnin më ftohtë më ashpër

qyteti dridhej luhatej si në rock and roll

u vendos shtetrrethimi siç bëhet rrethi i valleve ballkanase
duart shtrëngoheshin dhëmbët tendoseshin këmbët
në dhe shikimi qartej

refugjatët ecnin pabëza Majë gishtrinjve
si nana e Angjelin Prelocajt
kur po kalonte kufirin

në dritë bombash dy të rinjë qonin dashuri
putheshin lisat brigjet rrokaqiejt...

e unë? Mrekullohesha më atë vallëzim global
të sendeve dhe botës së gjallë

dhe nuk dija se ishte vasha ime ajo
që sapo humbi duart
apo ajo tjetra që i falej dashnorit të ri

ajo është yll sidoqoftë
vetëm yjet vdesin në vallëzim
ah jo! S’ vdesin fare por flenë deri në aktin e dytë, të tretë...deri në
pafundësi
rikthehen të bukur fanitës vazhdës yjore

yjet nuk shuhen pa shihni lehtë shkëputen
dhe i futen qiellit në gji si plumbat në gjoks dëshmorësh

sikur shkëputen buzët e puthura

pastaj vjen një heshtje e madhe sa mileniumi
lufta u ndal pikëllimi jo

të prekur deri në lot numëronim

kush mbeti kush shkoi
foletë e çnukura bah, dashuritë e humbura

vashën time nuk arrita ta takoj

yjet nuk preken

5 maj 2002

2. DRAMA E ABSURDIT APO VALLËZIMI I YJEVE
(PART TWO)

kur ra bomba e parë në Prishtinë
u lëkunden edhe varret
strukeshin të gjallët ecnin tej në Majë gishtërinjsh
si të ishin balerinë

vallëzonte tërë qyteti
blirët, gjethet, ajri...
fëmijët qanin
era fshikullinte...

e unë? Flisja me erën
vallëzo erë e prishtinës deri në flokun e vashës
me gishtërinjtë eterik ia lëmo...

bomba e dytë ra
lartë isha tashmë mbi qytet
kishin lëvizur shtëpitë katundet dhe arat
ishin zhvendosur tej në hapësiren ideale
të së panjohurës

po bëja një shëtitje poetike mbi qytet midis tokës dhe qiellit
në një ballkon në Dardani pashë të vallëzonin
lehtë dhe pa u bezdisur një çift dashnorësh

lartë mbi mua lëshonte hijen Zoti i luftës
e unë? Unë thashë
i merr – a s’e sheh se të presin
duan të vdesin të lumtur!

ra e treta, e katërta bombë ra
ata dy nuk kishin ndryshuar ritëm...

ranë mijëra tonelata hekur dhe zjarri ra
ata fare s’ bindeshin

një ditë papandehur lufta u ndal
ata dy jo...