Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 5:37 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi-Gezim Ajgeraj:Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi

Nga libri me poezi:Trëndafila maji

MBI MURET E DUBRAVËS

(të burgosurve Shqiptarë që pushtuesi serb i vrau në burgun e Dubravës)

Ferrin e Dantes për së gjallë e panë!...

Mbi telat me gjemba

Në vend të gunave me jataganë

Lëkurë, këmbë e duar i lanë...

Njëqindeshtatëdhjetedy

Të burgosur shqiptarë

Të lidhur me zingjirë, pushtuesi serb

I vrau me pushkë e mitraloz të rëndë!

Po ç'kuptim ka më ferri i imagjinuar,

Ferri i Dantes

Këtu e tetë shekuj më parë

Në krahasim me ferrin e Dubravës-

Me ferrin që serbia e përgaditi për

shqiptarët!...

Burim, '99

KULLAT

Pa mëshirë koha rëndoi mbi kullat

Mbi kullat e lashta kaherë ndërtuar

Rrugët e së kaluarës dhe së tashmës

Në kullat shqiptare janë gërshetuar

Nga frengjitë e kullave qëndruan:

Mici, Seferi, Curri, Tahiri e Ademi

Kullat shqiptare i madhëruan

Fortifikata, kala prej guri...

Koha ka rënduar mbi kullat

Bari mbiu, çatinë ua mbuloi

Nga kullat tona dualen burrat

Dhe bënë historinë e saj

Dukagjin '01

ZJARRI I VOTRËS SIME

Këtu nuk ka zjarr në votër

Bujaria është tretur ka herë

Njerzit janë shumë të akullt

Ngrohtësi nuk ka n'pranverë

Zjarri i votrës sime

Gjurmë e lashtë e historisë

Ditë shprese a stacion harrimi

Për ata që i mungojnë shqiptarisë

Zvicër, '94

Djepi

Djepi i tokës sime

Përkundi trimat tanë

Së bashku me ndjenjën

Atdheut për t'i dalur zot

Ninullat

Porosi këngësh për liri

'99

NATA SHQIPTARE

Po çfarë është nata vallë?

Kush di të përshkruaj natën shqiptare,

Nëpër kazamatët serbe,

Natë shekullore,

Natë Bartolomeu,

Natë që shqiptarit i nxjerrin shpirtin

N'torturë e sipër

Por të vërtetën se jap!

Natë hetimesh, varjesh e vrasjesh

Natë lagështie, myku e kundërmimi,

Natë sharjesh, fyrjesh shfryrjesh,

Natë vigajsh, qëndrese e ngadhnjimi

Prekaz, '93

UKSHIN HOTIT

Është në mesin tonë-

Mos e kërkoni diku tjetër

Kush gënjen se është zhdukur

Është kudo a se shikoni,

Në rrugët e ardhmërisë.

çdokund është pishtar

Simbol i lirisë

Prizren, '01

NJË JETË E TËRË

(Atdhetarit J.Salihut)

Një jetë e tërë, në shërbim të atdheut

As edhe një çast nuk ndalove

Për lirinë tonë të shtrenjtë,

Gjithçka flijove...

Sëmurja të lidhi keq për shtratin e vet

Me hallkën e çelikt

Por ti atë në tallje e vure

Dhe vdekja me ty u korit.

Zvicër, '01

BACË RIFATIT

Ulur në ballë të oxhakut

Mustaqet krah me krah,

Pret e përcjell njerëz...

Tri ditë më parë mori lajmin,

Se nga familja i ranë

Në krye me Ademin-njëzet anëtarë!!!

Ngushëllime i shprehnim ne

Ai na priste në ballë të burrave

Të dukej se është vet plaku i Currajve

Ai të gjitha atdheut ja fali!

München, '98

KUR VUAN POETI

Kur vuan poeti

Digjet si qiriu i Naimit dikur,

Thurë vargje, ngre diga me duar

Me duar t'zverdhura nga nikotina,

Por ai ardhmërinë e popullit të vet

Përmes ngjyrës së verdhë nuk e sheh...

Poeti godet edhe në vuajtje-tmerrësisht

Të godet me vargje me penë e me zemër

Të godet në ballë, e jo pabesisht

Në thembër!...

Zvicër, '00

URIM

Mos u rritshin fëmijët pa babë

Mos na mbetshin kullat thatë

Mos mbet pushka pa një trim,

Mos qaftë nëna fëmijët jetim!

Kukës, '99

TE VARREZAT E DËSHMORËVE

Shumë nga ju vizituat

Varrezat e Dëshmorëve t'kombit

Me lulëkuqe në duar

Pa dyshim ata i nderuat

Të nderuar pranë tyre do të ndihemi

Vend aty për të gjithë do të ketë

Përveç atyre që u treguan aq

mosmirënjohës,

Dhe i goditën ata për herën e tretë!

Prekaz, nëntor '01

KOMANDANTI

(Komandantit Legjendar të UQK-së

Adem Jasharit)

Kur erdhe në këtë botë

Qetësinë e theve me zërin tënd

Kur ike nga kjo botë

Frigën e vrave me pushkën e gjatë...

Ti flisje pak puna të fliste shumë

Për lirinë që ëndërroje gjithmonë

Folenë e kishe ndër male tek shqipet.

As shtrojë s'donje, as mbulojë

Mitralozin e rëndë e kishte

Shokun më të mirë e të pandarë

Për liri të atdheut qëndrove

Luftove duke kënduar!

Vdekjen e munde mee këngë

Lotin e ktheve në shpresë

Trimat i bashkove me kushtrim

Për atdhe e flamur me forcën e Anteut

Qëndron kurdoherë

Roje e atdheut

Prekaz, '01

SHPËRNGULJA E JONË

As në kohrat biblike s'është parë

As dëgjuar ndonjëherë

Të dëbohen me dhunë

Nga shtëpitë e tyre

Shqiptarë, rreth një milion

I nxorën në rrugën e gjatë

Nën gjethet e lisit

Mos harroni, i bënë refugjatë!

Kukës, prill '99

MËRGIMI

Fillimisht diçka i papërfillshëm

Ngadalë e me kohë të rëndon

Nga qingj i butë që duket,

Të del ujk me dhëmbë!

Të devotshmit atdhetarë

I mplakë i dërmon

Buzëqeshjen ta tretë malli

Tkurresh dhe nuk mbetesh,

Sa një kokërr limoni.

Zvicër, '95