Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 30, 2005

Forumit "Albeuropa" nuk i duhen kalemxhinjte nofka,e kane marre ere

From : Flori Bruqi
Sent : Sunday, October 30, 2005 6:02 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com, tanemezini@yahoo.com, albeuropa@yahoogroups.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, i_prokshi49@hotmail.com, vasilq@voila.fr, ktraboini@msn.com, shehuengjell@hotmail.com, shgalica@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi:Nofkat,ah keto nofkat!

FLORI-PRES dhe FLOART SHKRUAN

''Degjimi eshte fillimi i çdo urtesie'' Hegeli

Prishtine,30 tetor 2005
Flori Bruqi :Nofkat,ah keto nofkat!
Ne inboxin tim jane te postuara dy letra nga mikja ime , z.Rajmonda Moisiu, te botuara sot ne forumin virtual "Art-Cafe".

Per cudi dhe respekt qe ndjeje ndaj z.Moisiu dhe z.Koliqi u befoasova ...,kur keta kekrojne ndjese publike...dhe harrojne te kerkojne falje publike edhe Flori Bruqit , Engjell Shehut,Iljaz Prokshit , Gezim Ajgerajt,te gjithe keta shkrimtare (shqiptare)te cilet ishin te fyer gjate sezonit veror nga shume nofka ne Forumin "Albeuropa",e qe tash dalin me emra te vertete:Petraq Pali, Mardena Kelmendi, Agim Bacelli, etj., te cilet here pas here shkruanin letra kercnuese (anonime) ne adresat tona( Flori Bruqit,Engjell Shehut,Iljaz Prokshit dhe Gezim Ajgeraj).

Poashtu nofkagjijte kercnonin edhe administratorin z Engjell Koliqin ,stafin e tij moderues ! Dhe tash burri i botes kerkon falje publike nga keta nofkagjinje,
penis-gjinje,hiqa interneti.

I vetmi,qe s'u leshua dhe qe nuk lejoj qe keta nofkagjinje te fyejne edhe ne ART-Cafe ishe moderatori i saje z.Tan Mezini dhe znj.Evi Kokolari...

Kush eshte Fjolla Rushiti dhe Natasha Gjonpali nuk e dijme dhe ase qe me intereson mua dhe stafin moderues te FLOART-it dhe FLORI-PRESS-it ,te dijme.

Une dhe stafi yne nuk distancohemi me shkrimet tona qe i kemi bere ne forumet tona dhe Albeurope.

Njoftojme lexuesit e Floart-it,Flori-Press-it,Art-Cafe-se dhe Albeuropes,qe stafi yne moderues nuk toleron keta nofkagjinje-hiqa te fyejne stafin tone dhe se Flori Bruqi,Engjell Shehu jane anetare te devotshem te forumit ART-CAFE,kurse te forumit Albeuropa,perpos z.Shehu,na te tjeret ase qe kemi qene...

Shkrimet tona,shpesh here editohen ne shume forume prestigjioze(art-cafe,www.tan portal,www.frosina.org,alb-shkenca.org,shqip-dk,www.kumanova-li,bszh.ch,www.metafora poetike,www.tepelena.com,www.trepca .net etj) ,cka do te thote se jemi te mirepritur nga lexuesi shqiptare.

Ne fund "Albeuropes" dhe forumeve tjera shqiptare i urojme suksese...ne cdo lemi,per te miren e shqiptareve, kudo qe jane...

Flori Bruqi me stafin moderues te Floart-it dhe Flori-Press-it









[Art-Cafe] ..Albeuropa,kerkon ndjese publike!
Moisiu8@aol.com Moisiu8 at aol.com
Sun Oct 30 09:28:41 EST 2005



Albeuropa kerkon ndjese-ju fton ne
bashkebisedim-Le te shikojme perpara


Përshëndetje miqë e mikesha ,vëllezër dhe motra të një gjaku,të
nderuar bashkatdhetarë!



Për shkak të disa zhvillimeve në muajt e fundit,në listën tonë, ju
lutemi na lexoni në këtë mesazh:



Albeuropa, grup lista më e madhe shqiptare në internet, e themeluar
edhe me seli fizike në Itali, si qendër informimi dhe komunikimi
mbarëshqiptar, ju përshëndet dhe ju uron një fundjave të mbarë.



Qëllimi i këtij mesazhi është, që me keqardhje të thellë të pranojmë
se për një kohë të gjatë, së fundi, kur themeluesi i grupit nuk ishte
aktiv në listë, për arsye personale dhe profesionale, është përfituar
dhe abuzuar nga disa persona të cilët me e-maile fiktive, kanë
mundësuar të dërgojnë e-maile përgojuese, denigruese, dyshuese,
fyese dhe abuzive në drejtim të disa personave të mirënjohur e të
dashur në këto lista, si të nderuarit Petraq Pali, Mardena Kelmendi,
Vitore Stefa Leka, Albana Mëlyshi, Nirvana Pistulli, Merita
Bajraktari, Gjeto Turmalaj, Ndue Hila, Nazmi Jakurti, Kolec Traboini,
Ilir Borova, Agim Bacelli, Fatmir Velaj, Megi Llubani, Alban Kraja,
Raimonda Moisiu, Mimoza Ahmetaj, Lucjana Ruco, e shumë emra të tjerë,
të njohur si artistë, shkrimtarë, poetë, atdhetarë, aktivistë të
shquar të çechtjes kombëtare, aktivë në komunikimet virtuale dhe
mjaft të njohur në fushën reale ku ata veprojnë, punojnë e shkruajnë.
Disa e-maile janë mundur të kontrollohen e të mos publikohen, por
shumë edhe janë aprovuar pa e parë mire domethënien e tyre fyese e
denigruese, dhe kjo ka sjellë pakënaqësi te shumë lexues që
dëshirojnë komunikim dhe jo mesazhe përçarëse, fyerëse, tallëse…



Alberuropa dhe stafi i saj drejtues, tashmë i ripërtërirë, ju kërkon
ndjesë këtyre zonjave dhe zotërinjve të nderuar, për lejimin e
mesazheve që përmbajnë fyerje të padrejta, abuzime, dyshime, tallje,
kërcënime…, që janë bërë përmes e-maileve, në muajt e kaluar në këtë
listë, nga njerëz të të njëjtit gjak që për motive dhe interesa
të ngushta personale kanë shfrytëzuar lirinë e shprehjes në
Albeuropa. Ju sigurojmë se adresat e postës elektronike të disa
personave janë çregjisturar nga kjo listë dhe të tjerë, emra fiktivë
janë në procesin e çregjistrimit dhe ndalimit të postimit në këtë
grup-listë. Alberuopa në asnjë mënyre nuk është përcjellëse e motivit
të ulët dhe fyes. Albeuropa mbron të drejtën e individit dhe përkrah
e mbron atdhetarizmin duke e pasqyruar në veprimatrinë e përditshme
të miqve dhe aktivistëve.



Me sinqeritetin më të madh ju kërkojmë falje të gjithë atyre, emri i
të cilëve në listën tonë është lakuar mbrapsht dhe padrejtësisht.
Ndjesë motra dhe vëllezër të nderuar, emrat e të cilëve janë
keqperdorur! Ju na mungoni me shkrimet tuaja miq e mikesha të
dashura, na mungoni këtu dhe ndjesë në veçanti motrave tona nga grup
lista "Teuta-Shqiptare" qe si bllok i vetëm u ngritën të kërkonin e
mbronin motrën e tyre dhe vetëveten, femrën në përgjithësi, të
drejtën e tyre kur emri i dashur dhe i ndritur, Mardena, kësaj
poeteje dhe atdhetareje, kësaj vajze Shqipërie dhe Kosove iu hodh
shumë baltë mbi fytyrë përmes e-maileve nga "fjolla rushiti"
apo "natasha gjonpali" qe u qarkulluan në ketë listë. Po kështu, sa e
sa herë është përfolur pa të drejtë emri i Vitores, Nënëmadhes sonë,
nga emra si "Gaspër Toçi", "Kujtim Progonati" etj, e-maile që
regjistroheshin brenda minutës për të bërë një shkrim fyes dhe tani
nuk ekzistojnë më. Kjo verifikohet nga aktiviteti I ditëve të fundit
në liste. Një e-mail së fundi, ku fyhet publikisht Zonja Bajraktari,
poete dhe shkrimtare, publiciste dhe atdhetare e mirënjohur, patriote
dhe mike e te gjithëve, na tronditi. Sa e sa herë emri i Petraq Palit
Qeparotasit patriot e shkrimtar, zemër madh e i dashur, është
përfolur në mënyrën më të ulët. Pastaj, sa e sa herë të tillët janë
munduar ta denigrojnë personalitetin e Nënëmadhes sonë Vitore –
poete, shkrimtare, atdhetare, humaniste… Pra ka qenë periudhë e
vështirë dhe tensionuese, pasi e-mailet aprovoheshin pa u
kontrolluar, për efekt shpejtësie, pa ditur që brenda ka fyerje,
ndërkohë që theemeluesi i Albeuropës ka qenë jashtë rrjedhave për 5
muaj dhe balancimi i komunikimit ka qenë i padrejtë. Kërkojmë falje!
Ju lutemi na ndjeni!



Stafi i Albeuropës ka ndryshuar tashmë procedurën, ka rregulluar
procedurën regjistruese dhe ka marrë masa që arkivi të jetë i
pastruar nga këto fyerje që nuk bëjnë gjë tjetër veçse reflektojnë
përçarje, urrejtje dhe shpirtin e sëmurë të disa personave.



Ju sigurojmë se në të ardhmen kjo nuk do të përsëritet, se Albeuropa
është dhe do të mbetet një grup-listë atdhetare në shërbim të kombit
e tuajin dhe ju ftojmë të merrni pjesë në diskutimet e hapura këtu.
Vëllezër dhe motra të një gjaku, le të shikojmë vetëm përpara! Emrat
e miqve tanë janë edhe më të shenjtë, edhe më të dashur dhe le të na
shërbejë ky gabim i stafit tonë si mësim për të ardhmen.

Me deshirë dhe shpresë se falja jonë pranohet, ju ftojmë në
bashkëbisedim, me dëshirë dhe respekt, me mirënjohje dhe nder, të
përkushtuar për dashuri ndaj atdheut dhe njëri-tjetrit:



Grupi i moderatorëve të Albeuropës, në atdhe dhe në diasporë, me
aprovimin e themeluesit Engjëll Koliqi.

29 tetor 2005

List: Art-Cafe
[Art-Cafe] Albeuropes dhe gjithe listave shqiptare ne Iternet
Moisiu8@aol.com Moisiu8 at aol.com
Sun Oct 30 09:46:46 EST 2005

* Previous message: [Art-Cafe] Detin kur do t'ja hiqni Vlores?
* Next message: [Art-Cafe] Dollarët jeshilë...dhe kupa e Hollivudit
* Messages sorted by: [ date ] [ thread ] [ subject ] [ author ]

Te nderuar zoterinj e zonja moderatore te listes "Albeuropa" ne iternet !I
nderuar themeluesi i ketij Website-i prestigjoz z .Engjell Koliqi !


Lexuam me shume interes e vemendje mesazhin tuaj autokritik drejtuar gjithe
anetareve te kesaj liste lidhur me zhvillimet e koheve te fundit si dhe
aktivitetin e "albeuropes".

Ashtu sic permendni edhe Ju te nderuar zoterinj e zonja,lista juaj,nje nga
listat me te medha e me te fuqishme per shqiptaret e mbare botes, e cila kohet e
fundit fatkeqesisht ishte kthyer ne nje "gazete muri" ose nje kend "flete
rrufesh" te tipit te diktatures,duke hedhur balte mbi persona te caktuar,te cilet
rradhiten ne plejaden e intelektualeve me ne ze ne diaspore.

Ashtu sic thuhet dhe ne mesazhin publik tuajin,disa individe te vecante pa
pike nocioni e miresjellje,kulture e dashuri,kane fyer pa drejtesisht anetaret
dhe miqte e kesaj liste,ne menyre te perseritur te qellimeshme,dhe te
pandershme figura dhe njerez qe perpiqen t'i japin atdheut dashurine dhe zemren e tyre
me ane te krijimeve pa kurrfare interesash.
Shqiptari nuk e ka zakon te qelloje mbas shpine e duke perdorur emra
'anonime'pa as nje lloj fisnikerie.

Te dashur miq,fyerjet dhe sharjet,perbaltja qe eshte bere nepermjet
listes suaj nga keta pak persona te pa pergjegjshem,ka rrenduar dhe ka goditur
zemra dhe njeres fisnike,intelektuale,poet e shkrimtare,aktiviste dhe njerez te
kulluar ne jeten shqiptare,te cilet me nje here u larguan nga aktiviteti juaj.
Zoterinj,a mund te hidhet balte e te lakohet emri per keq i Mardena
Kelmendit,i Merita Bajraktarit, Albana Melyshit,a mund te fyet pa kurfare pergjegjesie
Gjeto Turmalaj,Ndue Hila,Nazmi Jakurti,Agim Bacelli ,Raimonda Moisiu,e ndonje
tjeter te cilet kane sjelle tek ne vetem kulture e qyteterim,po a mund te fyet
e te pergojohet per keq Vitore Stefa,vepra e se ciles eshte ne permasa
gjigande per nje bashkim te shqiptareve kudo ne mbare boten?

Mesazhi juaj i sinqerte qe drejtoni antareve te kesaj liste,eshte nje
pasqyre e vertete e nje realiteti te hidhur qe ne kaluam e perjetuam per disa muaj
rrjesht,te zinte tmerri te hapje kete faqe,ne te cilen u perdoren fjalet me
fyese qe permban gjuha e bukur shqipe,fjalori qe u perdor nga keta njerez
percares,dashakeqes ja arriti qellimit ,se lista juaj e mrekullueshme ra ne nivelin
zero,Juve nuk u lexonte kush,edhe ata qe ishin demtuar nga fyerjet e
njepasnjesheme por edhe nga ata qe s'ishin goditur po priteshin te goditeshin,nga ato
duar te "pista "qe sollen percarje.

Ne antaret e stafit te "Lidhjes qeparotase dhe miqte e saj" duke pase nje
respekt te vecante per listen si motra "albeuropa" dhe ne vecanti per z Koliqi,i
cili per me teper se nje dekade ka dhene kontributin maximal e fisnik ne
drejtim te bashkimit te kombit ku nepermjet punes krijuese e vepres se tij ka cuar
vetem mesazh PAQE e Vellazerim.

Autokritika,juaj publike dhe e ndershme eshte sa fisnike aq dhe
njerezore,edhe njerezit qe u bene sebep te sillnin amulli c'rregullim ,ndarje e percarje,me
ane te mesazhit qe derguat Ju duhet te mos denigrojne e te sjellin
dashakeqesi,te bashkohen me burrerine,fisnikerine qe karakterizon popullin tone dhe te
gjithe se bashku,ashtu sic ishim edhe dje te jemi te kerkojme te ruajme e te
vendosim vetem harmoni,e dashuri.

Ne mesazhin tuaj,ne u bindem plotesisht qe ngjarje te tilla nuk do te
perseriten me, te harrohen e ti kthehemi rruges se mbare ne dobi te Shqiperise.

U falenderojme sinqerisht,dhe ne emer te antareve te "lidhjes qeparotase dhe
miqte e saj"do te kemi nje bashkepunim te mirefillte me "albeuropen" dhe te
gjithe se bashku te kthejme imazhin e mire qe ka patur me pare.


Sinqerisht "Lidhja qeparotase dhe miqte e saj"
Stafi.


# posted by Flori Bruqi : 6:12 MD