Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 23, 2005

Flori-Press njofton se fundamentalizmi musliman nuk ka ekzistue ne Kosove,por ka ekzistuar fundamentalismi serbo-jugosllave !

GJENOCIDI SERB MBI BASHKËSINË ISLAME TË KOSOVËS - GJENOCID MBI SHQIPTARËT


" Ç´është e vërteta, fundamentalizmi islam nuk ka ekzistuar në Kosovë, në dallim nga fundamentalizmi ortodoks serbë". ( Janosh Bugajski)

Shkruan: Arif MOLLIQI / Deçan - Hamburg

Gjenocidi dhe etnocidi serb ndaj shqiptarëve është shumë i vjetër dhe paraqitet në forma të ndryshme. Për ta indoktrinuar masen e popullit gjatë shekujve mbi të drejtën historike të serbëve në Kosovë, shkenca dhe politika serbe përmes trillimeve, gënjeshtrave dhe falsifikimeve janë përpjekur dhe, përpiqen që luftërat e tyre për pushtimin e trojeve shqiptare ti paraqesin si luftëra të shejta çlirimtare. Idetë e përtrirjes së perandorisë së car Dushanit apo Nemanjiqëve, shkenca dhe qeveritë serbe i përdorin pa zgjedhur mjete për të krijuar një Kosovë me shumicë serbe.

Zbatimi i këtyre ideve u bë me gjenocid shtetëror, ushtri dhe polici e, çka është edhe më keq, në këtë barbarizëm për pastrimin etnik të popullësisë shqiptare u angazhua edhe popullata serbe. Ajo tregoj se nuk qëndron aspak më poshtë se kriminelet qeveritarë.Ndërsa intelektualët serbë qëndrojnë në shkallën më lartë të kriminalitetit,të etnogjenocidit serbë ndaj shqiptarëve, sepse ata tërë potencialin intelektual e hargjuan për të përpiluar plane dhe programe për zhdukjen e popullit shqiptarë.

Në këtë drejtim akademikët serbë ishin dhe mbeten ata që e ushqyen këtë gjenocid serbë ndaj shqiptarëve duke përpiluar programe për krijimin e "Serbisë se Madhe", në bazamentin e të cilit program ishte pastrimi i tokave kinse të shenjta serbe nga shqiptarët. Ky program u quajt me emërin "Naçertanjen" dhe e përpiluan bashkarisht kreret e ortodoksizëmit duke ia mveshur autorësin një monstrumi të policisë serbe Garashaninit. Më vonë ky program u bë abetare e vetë Akademisë Serbe te Shkencave, e cila e përdori deri në ditët e sotme kundër shqiptarëve.

Kjo akademi u inkuadruar gjërë në pafundësi në fushatën serbomadhe për zhdukjen e shqiptarëve me " Memorandumin" e saj famëkeq dhe fund e krye shoviniste, në krye të se cilës qëndronin akademikët tashmë të njohur si: V. Çubrilloviq, I. Andriq, D.Qosiq, D.Bogdanoviq etjerë. Mirëpo, rolin kryesor dhe prise e gjitha këtyre pastrimeve etnike ishte dhe mbeti kisha ortodokse serbe e ndihmuar nga ortodoksizëmi sllavë në përgjithësi. Dihet se, qysh nga formimi i kishës nacionale ortodokse serbe nga Sveti Sava (1219), kjo kishë ka pasur qëndrim armiqësor ndaj feve joortodokse dhe popujve joserbë, e sidomos ndaj shqiptarëve pa marr parasysh se cilës fe i takonin.

Serbët në emër të ortodoksizëmit vrasin, therin ,... e djegin objektet e shenjta fetare shqiptare

Si rezultat i programeve djallëzore dhe antinjerëzore të kishës ortodokse, në dimrin e vitit 1877/78 nga Toplica dhe vendet tjera shqiptare në Serbinë Jugore u detyruan që mbi 630 fshatra të banuara me popullatë të besimit islam, kryesisht shqiptarë u detyruan t´i lëshonin përgjithmonë trojet e tyre etnike.

Ky gjenocid dhe etnocid me përmasa të mëdha që u ushtrua nga ortodoksizëmi serbë, e duke përdorur mekanizma shtetrorë si polici, ushtri dhe çeta vullnetare të specializuara për masakrime mbi shqiptarët, vazhdoj deri në ditët e sotme. Fatkeqësisht ky gjenocid kaloi në heshtje nga qarqet politike evropiane të kohës sepse në këtë hapësirë ndikonte politika shoveniste ortodokse ruse dhe greke.

Edhe, ajo që ndodhi me shqiptarët gjatë viteve të fundit, s´ishtë asgjë tjetër pos vazhdimësi e politikës represive serbe e mbeshtjellur me ortodoksizëmin sllavo- grek kundër shqiptarëve në përgjithësi, e sidomos kundër shqiptarëve të besimit aslam.

Kështu që edhe gjatë ofenzivës së serbëve (1998/99) në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës si institucion pësoi shumë. Në mesin e të rënëve dëshmorë (shehidë) janë më se 30 imamë, studentë dhe nxenës të Fakultetit të Studimeve Islame dhe të Medresës së Mesme " Alaudin" në Prishtinë. Në shënjestër të soldateskës serbe dhe paramilitarëve serb ishin edhe objektet fetare islame si; xhamitë, mesxhidët, medreset dhe teqet. Poashtu kanë pësuar edhe shumë dokumente të rralla me vlera të mëdha arkivore për kulturën tonë kombëtare dhe fetare.

Se ortodoksizmi sllavë kishte ndërmarr kryqëzatë kundër tërë asaj që ishte shqiptare dhe kishte besim islam, u vërtetua kur edhe selisë së Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prishtinë ortodoksizëmi paranoid serbë ia kishte vua zjarrin.

Duke ju referuar disa të dhënave të Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe, të dhënunave të nxjerrura nga " Dituria Islame" nr. 111-112, ne këtu po i japim disa shënime për dëshmorët (shehidet) klerik shqiptar, si dhe për objektet e fesë islame në Kosovë që u dëmtuan nga fundamentalizmi ortodoks serbë.








Lista e imamëve të rënë dëshmorë (shehid)







Lista e imamëve, puntorëve dhe studentëve që konsiderohen të humbur ose mbahen në burgjet serbe

1



Mulla Sylejmani- Novosellë (Pejë)



1



Ismet Limani- Hajvali, i zhdukur

2



Beqir Krasniqi- Lëbushë(Deçan)



2



Nuhi Ismaili- Miradi, i zhdukur;

3



Shaban Gashi- Vërmicë(Malishevë)



3



Muharrem Gashi-B.I, i zhdukur

4



Mulla Hajdini- Llaushë( Skenderaj)



4



Kadri Dërguti-Rahovec, i burgosur

5



Zenel Hoxha- Korroticë



5



Bekim Begolli- Tërnavë, i burgosur

6



Ismail Morina- Mitrovicë



6



Baki Namani-Prapashticë, i burgosur

7



Hajrulla Bega-Bellacërkë





















8



Arif Shala- Celinë





9



Nusret Hajdari- Dobërçan





10



Fadil Rashiti- Petrovë





11



Ramush Shatri - Tomoc





12



Sylejman Ramcçaj- Shushicë (Istog)





13



Hasan Hasallari - Seqishtë ( Kaçanik)







Nxenës dhe student të vrarë

Fakultetit të Studimeve Islame
1. Fadil Rashiti- Petrovë,

Medreseja e Mesme "Alaudin", Prishtinë

1. Januz Zejnullahu- Viti,
2. Sami Pllakolli- Podjevë
3. Nysret Musa- Mitrovicë,
4. Shefqet Zeka-Prishtinë
5. Arben Hyseni- Shtime
6. Behar Abdylmexhidi-Prizren
7. Selim Selimi-Shtime
8. Muhamed Ukshini-Gjakovë
9. Mustafë Veseli-Reçan
10.Muhamet Biçku-Kamenicë
11.Feti Sofiu- Kosavë
12.Sali Selmani- Gllamnik
13.Habib Hoxha- Bllacë
14.Hysen Zeka- Vërmnicë
15.Halim Bajraktari- Gllogoc

Xhamitë e dëmtuara, të djegura dhe të shkatërruara nëpër KBI





Prishtinë







Podujevë

1



Xhamia e Llapit- e djegur



1



Orllan- e djegur

2



Lismir- e djegur



2



Llapashticë- e djegur

3



Bardh i Madh- e djegur



3



Dobratin- e djegur

4



Hamidi, e dëmtuar rëndë



4



Halabak, - e djegur

5



Miradi e Epërm- e djegur



5



Bredash- e djegur

6



Keçekollë- e djegur



6



Luzhan - e dëmtuar

7



Halilaç- e shkatërruar



7



Penuhë - e granatuar

8



Besi- e dëmtuar



8



Dumosh - e demoluar

9



Sllatinë- e dëmtuar



9



Bellopojë- e demoluar

10



Prapashticë- e dëmtuar

















11



Grashticë- e demoluar

12



Barilevë- e e dëmtuar







Pejë







Istog

1



Xhamia e 0arshisë- e djegur



1



Xhamia e Istogut- e djegur

2



Xhamia e Kuqe- e djegur tërisht



2



Vrellë- e dëmtuar

3



Xhamia e Kurshumlisë- e djegur



3



Studenicë- e djegur

4



Xhylfatyn- e demoluar



4



Shushicë- e djegur

5



Xhamia e Puhovcit- e demoluar



5



Uçë - e demoluar

6



Xhamia e Hamamit- e djegur tërsisht



6



Kaliqan - e djegur

7



Xhamia e Pelivan Mejdanit-e demoluar







Gjakovë

8



Xhamia e Tahtalisë- e demoluar



1



Xhamia e Hadumit- e djegur

9



Xh.. e Defterdarit- e djegur



2



Xh. e Fetah Agës- e dëmtuar

10



Mesxhidi- e demoluar



3



Xh. e Qylit- e dëmtuar

11



Loxhë- e shkatërruar me themel



4



Xh. e Gecës- e dëmtuar

12



Raushiq- e djegur



5



Irzniq- e djegur tërsisht

13



Lybeniq- eshkatërruar



6



Rogovë- e shkatërruar

14



Strellci i Epërm- e dëmtuar



7



Deçan- e djegur e rrënuar

15



Strellci i Poshtëm- e dëmtuar



8



Carrabreg- e rrënuar

16



Lëbushë- e dëmtuar



9



Junik- e dëmtuar nga granatat

17



Isniq- e dëmtuar



10



Jabllanicë- e djegur

18



Kryshec - e djegur



11



Prelep- e djegur

19



Baran- e rrënuar me themel



12



Brovinë- e dëmtuar

20



Vranoc- e rrënuar



13



Botushë- e dëmtuar

21



Leshan- e djegur



14



Baballoq- e dëmtuar

22



Ruhot- e dëmtuar



15



Ponoshec- e dëmtuar

23



Dubovë- e djegur



16



babaj të Bokës- e dëmtuar

24



Vitomiricë- e djegur



17



Rashkoc- e djegur

25



Novosellë- e djegur



18



Smolicë- e djegur

26



Jabllanicë e Madhe- e shkatërruar



19



Mulliq- e djegur

27



Jashanicë- e dëmtuar



20



Cermjan- e dëmtuar

28



Xhyrxhevik i Madh-e shkatërruar



21



Teqeja e Bektashive (Axhizi Baba)

29



Sverkë e Gashit- e djegur







Dragash

30



Bubavec- e djegur



1



Xhamia e Buqës- e djegur brenda

31



Vërmnicë- e rrënuar në Gjakovë e djegur





















32



Shtypeqi i Vogël- e rrënuar

33



Drelaj- e dëmtuar

34



Medreseja e Vjetër-Pejë e djegur








Prizren







Gllogoc

1



Atmaxhë- e djegur dhe e rrënuar



1



Xhamia e Gllogocit- e dëmtuar

2



Landovicë- e shkatërruar



2



Krajkovë- e djegur dhe e shkatërruar

3



Poslishtë- e dëmtuar rëndë



3



Arllat- e djegur dhe e shkatërruar

4



Korishtë- e rrënuar



4



Kishnarekë- e dëmtuar

5



Medvec- e rrënuar



5



Korroticë - e dëmtuar

6



Pllanejë- e rrënuar



6



Komoran- e djegur dhe e shkatërruar

7



Romajë- e shkatërruar



7



Vërboc- e dëmtuar

8



Jeshkovë- e dëmtuar rëndë







Vushtrri

9



Vlashnjë - e dëmtuar



1



Xh.. e Çarshisë- e rrënuar me themel

10



Kobajë- e dëmtuar



2



Gazi Ali Beg- minareja e shkatërruar

11



Piranë- minareja e rrëzuar



3



Xh.. Karamanli- e shkatërruar

12



Vërmnicë- e dëmtuar



4



Stanoc i Epërm- e djegur

13



Gjonaj- e demoluar



5



Beçuk- e dëmtuar rëndë

14



Lez- e dëmtruar



6



Zhilivodë- e djegur

15



Jabllanicë- e dëmtuar rëndë



7



Stanovc i Poshtëm- e dëmtuar

16



Medreseja e Mehmet Pashës



8



Dumnicë- muret janë çarë

17



Ndërtesa e Komleksit të Lidhjes së Prizrenit















Mitrovicë







Skenderaj

1



Xh..e Zallit( Isa Beg)- e djegur



1



Llaushë- demoluar

2



Haxhi Veseli( Hysen Qaushi)- e djegur



2



Brojë- e shkatërruar

3



Xh. e Bajrit( Hamidi)- e djegur



3



Polac- e djegur

4



Xhamia e Ibrit- e rrënuar me themel



4



Qirez- e rrënuar

5



Bare- e djegur dhe e granatuar



5



Prekaz- e djegur( e shkatërruar)

6



Vllahi- e dëmtuar rëndë



6



Plluzhinë-e djegur( shkatërruar)

7



Dedi- e djegur



7



Arbri- e dëmtuar

8



Koshtovë- e dëmtuar



8



Suhogërllë-e dëmtuar

9



Shipol- e dëmtuar dhe e demoluar













10



. Zhabar- e djegur







Suharekë







Rahovec

1



Xh. e Bardhë- Suharekë e dëmtuar



1



Xh.. e Kasumit- e dëmtuar

2



Gjinoc- e djegur



2



Kadirit- e dëmtuar

3



Grejkoc- e shkatërruar



3



Haxhi Sokolit- e dëmtuar

4



Mushtisht- e rrënuar



4



Krushë e Madhe- e shkatërruar

5



Vraniq- e dëmtuar rëndë



5



Bellacerkë- e shkatërruar

6



Reqan- e dëmtuar



6



Astrazubë- e shkatërruar

7



Bllacë- e dëmtuar rëndë



7



Zoqishtë- e djegur

8



Budakovë- e shkatërruar



8



Opterushë- e shkatërruar tërsisht

9



Grejqec- e djegur



9



Celinë- e rrënuar me themel

10



Ngucat- e dëmtuar nga bombardimet



10



Brestoc- e djegur

11



Bellanicë- e shkatërruar



11



Marali- e dëmtuar rëndë

12



Bajë- e djegur



12



Drenoc- e dëmtuar

13



Peçan-e shkatërruar



13



Zatriq- e dëmtuar

14



Studençan- e shkatërruar



14



Reti- e djegur dhe e shkatërruar

15



Doberdolan- e shkatërruar



15



Reti e Ulët- e shkatërruar

16



Samadrazhë- dy minarët e xhamisë të shkatërruara



16



Shkozë- e dëmtuar

17



Neperbisht- e shkatërruar



17



Pagarushë- e dëmtuar

















18



Pastasel- e dëmtuar

19



Nagavc- e dëmtuar

20



Hoqë e vogël- e djegur







Gjilan







Lipjan

1



Përlepnicë- e shkatërruar



1



Shalë- e djegur nga brenda

2



Dobërçan- e djegur dhe e shkatërruar



2



Ribar i Vogël- e djegur nga brenda

3



Cërnicë- e djegur dhe e shkatërruar



3



Magurë- e dëmtuar

4



Llashticë- e djegur



4



Gadime e Elshanëve-e dëmtuar

5



Stançiq- e djegur



5



Gadimë e Tashollëve- e dëmtuar

6



Zhegër- e djegur dhe e shkatërruar







Kaçanik

7



Bresalc- e djegur dhe e shkatërruar



1



Ivajë- e djegur dhe e shkatërruar

8



Livoç i Ulët- e djegur tërsisht brenda



2



Stagovë- e djegur nga brenda

9



Sllakovc- e dëmtuar



3



Pustenik- e shkatërruar

10



Muçibabë- kulmi i rrënuar



4



Glloboqicë- e dëmtuar

11



Bukovikë- e dëmtuar













12



Makresh- e dëmtuar



Ferizaj







Viti

1



Cërnillë- e djegur dhe e shkatërruar



1



Budrigë- e djegur

2



Komogllavë(Xh. e Re)- e dëmtuar



2



Ballancë- e djegur

3



Komogllavë(Xh. e vjetër)- e shkatërruar



3



Novosellë- e djegur

4



Medreseja e Vjetër (Ferizaj)



4



Radivojcë- e djegur

5



Carralevë- e shkatërruar rëndë







Kamenicë

6



Petrovë- e dëmtuar rëndë



1



Petrit- e demoluar

7



Reçak- e demoluar



2



Krilevë- e dëmtuar

8



Shtime- e demoluar tërsisht















Preshevë







Bujanoc

1



Miratoc(Xh.e Vjetër)- e dëmtuar



1



Asllarë- e djegur

2



Miratoc( Xh. e Re) e dëmtuar







Medvegjë

3



Tërrnavë- e dëmtuarë



1



Sijarinë- e dëmtuar rëndë

4



Carravajkë- e dëmtuar



2



Kapit- e dëmtuar rëndë



Përveç këtyre xhamijve që janë djegur, dëmtuar dhe shkatërruar me themel, soldateska ortodokse serbe ka shkatërruar në çdo qytet dhe fshat të Kosovës shtëpitë e imamëve. Pastaj, janë djegur selitë e Këshillave të Bashkësive Islame Shqiptare, dhe qinda lokale afariste, shtëpi banimi që i takonin kësaj bashkësie.

Është më rëndësi të thëmi edhe një të dhënë (marr po ashtu nga Dituria Islame), se fundamentalizmi ortodoks ishtë më shkatërrimtari i botës se qytetëruar në shekullin e fundit. Në shekullin e fundit, Beogradi kishte 270 xhamia, sot ka mbetur vetëm një. Nishi kishte 22, sot ka mbetur vetëm një. Piroti kishte 9 xhami të e disa mesxhide, sot nuk e ka asnjë; Leskovci kishte 8 teqe, sot nuk e ka asnjë(?!)

Po, sa kisha ortodokse i shkatërruan shqiptarët në Kosovë, edhe kur kishin mundësi? Asnjë. Bile janë të njohura familjet shqiptare të fesë islame që më aq sakrifica i ruajten kishat serbe ortodokse.

E gjithë kjo e vërteton thënjën e Janosh Bugajskit se fundamemtalizmi islam nuk ka ekzistuar në Kosovë, por ka ekzistuar fundamentalizmi ortodoks serbo- grek.


P.S.
Shënimet janë marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe emërtimet e fshatrave dhe qyteteve kanë mbetur ashtu siq ishin në dokumentacionin e përdorur për këtë shkrim. Shënimet janë marr fill pas lufte, prandaj çdo ndryshim i këtyre të dhënave është i mundshëm dhe kërkojmë falje nese ndër kohë ka pasur ndryshime.