Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

Flori Bruqi:web faqet me te vizituara shqiptare ne internet


From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 3:14 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : floribruqi@hotmail.com
Subject : Post.Flori Bruqi:web faqet me te vizituara shqiptare ne internet






Radio Dashuria nje nder web faqet me te vizituara shqiptare ne internet

Genta ismajli ne Studion e Radio Dashurise

Pronar i Radio Dashurise, Sadik Statovci

Cd-të muzikore shumë shpejt janë zëvendësuar me Mp3, muzikë kompjuteri që të rinjve ju mundëson një rrugë më të shpejtë deri tek këngët e tyre të preferuara. Gjithsesi këtë teknologji të re në mënyrë negative e ndiejnë Cd Shop-ët e ndryshëm nëpër qytetin e Shkupit dhe vendeve të tjera të Maqedonisë, të cilën ankohen për mungesën e të interesuarve për cd-ja muzikore.


“Fare pak kemi punë dhe krejt kjo për shkak të Mp3-shave, të cilët të rinjve ju mundësojnë të kenë muzikën e pëlqyer dhe ku një gjë e tillë ju mundësohet më lehtë dhe kushton më lirë, e ndonjëherë edhe falas.”-thotë pronari i një Cd Shop-i në Shkup, i cili deshi të ngelet anonim.


Leona Koka nga Shkupi thotë se “Mp3 është mënyra më e lehtë dhe më e preferuar për të dhe për moshatarët e sajë dhe se Cd-të tani më janë bërë demode.” Ajo gjithashtu thotë se është e gëzuar që më në fund edhe rinia shqiptare është në hap me trandet botërore dhe botën e internetit.


Themeluesi i web faqes private www.dashuria.com, Sadik Statovci, e cila faqe ka filluar punën në vitin vitit 2003 dhe që është ndër faqet më të vizituara shqiptare, thotë se kjo faqe ka rreth 38 mijë anëtarë të regjistruar dhe sipas statistikave numri mesatar i vizitorëve në një muaj është 180 deri 200 mijë “Unique Vizitor”.


Kjo faqe për shfrytëzuesit e internetit ofron: Mp3 muzikë shqip, Radio Dashuria, këndin e njoftimeve, Chat, Hosting, Marketing etj.


“Mp3 muzikë shqip, është faqe e cila përmban rreth shtatë mijë këngë dhe mbi 660 albume të formatit ram(me kualitet 28kbps ) që ju mundëson vetëm dëgjimin e këngëve dhe as se si shkarkimin, ndërsa për vizitorët e vet, dashuria.com, ka hedhur mbi 300 këngë Mp3 që mund të shkarkohen falas.”-thotë për “Lajm” Statovci.


Nga fakti se klikohen dhe dëgjohen rreth 40 mijë këngë në ditë, Statovci thotë se “kjo faqe është në kontakt me produksionet muzikore për shitjen e albumeve në mënyrë të ligjshme, proces ky i cili së shpejti do të hyjë në fuqi.”


Përveç kësaj faqeje, të rinjtë shqiptarë në internet mund të gjejnë mbi 10 faqe interneti me Mp3 muzikë shqip origjinale, ndër të cilat më të njohura janë edhe albasoul, albmuzika, Korça etj, ndërsa ka edhe qindra të tjera të cilat funksionojnë në mënyrë jo ligjore.

AIDA SARACINI

www.aida.has.it

SHKUP

ALBANUR DHE RADIO DASHURIA

AlbaNur në bashkepunim me Cerdhën e Muzikes Shqiptare Radio Dashuria - Muzika Shqip dhe me kreatoren e modës Aida Saraçini www.aida.has.it

JU PREZENTON ME TE REJAT NGA BOTA E KENGTAREVE SHQIPTARE ME KENGE SHQIP DHE TOP VAJZAT - MODELET SHQIPTARE NE BOTE!

Marre

http://web.ukonline.co.uk/shqip/radio_dashurija_chat_radio_online.html