Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 24, 2005

Flori Bruqi:Virusi i grpit te shpendeve (H5-N1)

Shkruan:Mr.sc.Flori Bruqi

ENKAS PËR VIRUSIN H5-N1 NË FORUMET VIRTUALE

ALB SHKENCA & ART-CAFE DHE FLORI-PRES

Gjerësisht lexoni www.alb-net.com (ART-CAFE) dhe http://flori-press.blogspot.com

lexoni edhe urs.roseberg@borer.ch si dhe web sitin http://wwww.cdc.gov/flu/avian

Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918(VOA)





Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.

Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan.

"Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.


Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura.

"Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."

Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.

Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve.

"Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.


Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore.

Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit.

"Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."


Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.

Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger.

"Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.


Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë.

Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re.

Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve (CNN &VOA)



Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.

Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.

Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.

Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.

Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.

Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese



Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:

Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.

Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.

Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.

Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së gripit të shpendëve tek njerëzit

Autoritetet turke vazhduan edhe sot asgjësimin e mijëra gjelave të detit dhe pulave, në kuadër të masave për të parandaluar një epidemi të gripit të shpendëve.

Zyrtarët vendorë në provincën veriperëndimore të Balikesirit thanë se afro 6 mijë shpendë janë asgjësuar që pas njoftimit të shtunën për shfaqjen e virusit, i cili mendohet se shkaktohet nga zogjtë shtegatarë.

Zyrtarët turqë thanë se vendimi i Bashkimit Evropian për të ndaluar importimin e produkteve turke të pularisë nuk do të ndikonte negativisht në ekonominë e këtij vendi, pasi sasia e mallrave të eksportuar është shumë e vogël.

Ekspertët kanë thënë se analizat e para të shpendëve të ngordhur kanë rezultuar pozitivë për virusin H-5, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për variantin H5-N1. Ky variant ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në 3 vitet e fundit, pjesa dërrmuese në Azinë juglindore, dhe shkencëtarët shqetësohen se virusi mund të shndërrohet në një variant që mund të transmetohet nga një njeri në tjetrin.

Ndërkohë, zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë, të cilët po vizitojnë vendet e Azisë juglindore kanë bërë paralajmërime të hapura se virusi i gripit të shpendëve mund të ndryshojë dhe të infektojë një numër të madh njerëzish. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Jong Woo Lee parashikon se do të ketë një epidemi masive të gripit edhe tek njerëzit, sapo të shfaqet një variant i virusit i cili përcillet nga një njeri tek tjetri. Zoti Lee i bëri këto komente në Tailandë, dhe pritet që së shpejti të vizitojë edhe Kamboxhian, Vietnamin dhe Laosin për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të situatës.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Michael Levitt dhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Jong Woo Lee ndodhen në Tailandë, ndalesa e parë e turneut të tyre në katër vende për të nxitur bashkërendimin e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e gripit të shpendëve.

Varianti agresiv i këtij gripi, i njohur nga shkenca si H5N1 ka prekur miliona shpendë në Azi që në vitin 2003. Të paktën 62 vetë në rajon kanë vdekur nga virusi dhe dhjetëra miliona shpendë janë asgjësuar në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit në popullata të mëdha zogjsh.

Personat që vdiqën në Azi kishin rënë në kontakt me shpendë të infektuar. Deri tani nuk ka pasur të dhëna se virusi mund të transmetohet nga një person i infektuar tek një person tjetër. Dr. Lee thotë se miliona vetë mund të vdesin nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtë tek njerëzit:

"Pyetja kryesore është: a do të ketë një epidemi masive të gripit tek njerëzit. Unë besoj dhe mund t’ju them në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se do të ketë një epidemi të tillë. Një kusht që e mundëson këtë është një virus që transmetohet lehtë nga një njeri në tjetrin."- thotë Dr. Lee.

Sekretari Leavitt thotë se shkencëtarët kanë prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve, por doza e nevojshme për të luftuar sëmundjen është 6 deri 12 herë më e madhe se vaksinat që përdoren aktualisht kundër gripit të zakonshëm. Zoti Leavitt u bëri thirje vendeve të tjera të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar një vaksinë të tillë, pasi rreziku i një epidemie gripi është shumë i madh:

"Nuk kemi objekte të mjaftueshme për të prodhuar vaksinën, si rrjedhojë e kohës së gjatë që kërkon prodhimi i vaksinave për çdo person në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër në gjithë botën."- tha zoti Levit.

Ndërkaq, gripi i shpendëve vazhdon të përhapet. Gjatë ditëve të fundit, virusi është shfaqur në dy vende evropiane. Zyrtarët kanë vendosur karantinën në një fshat rumun, pasi tri rosa ngordhën nga virusi. Në Turqi u vendosën masa karantine pasi 1 mijë e 800 gjela deti ngordhën javën e kaluar nga sëmundja. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, zyrtarët turq kanë theksuar se do të vazhdojnë për një periudhë 3 javore asgjësimin e shpendëve në zonat e infektuara.

Bashkimi Evropian njoftoi se ka ndaluar importimin e zogjve të gjallë dhe puplave nga Turqia. Rezultatet e analizave të shpendëve të ngordhur në Rumani dhe Turqi do të merren nesër dhe zyrtarët do të jenë në gjendje të konfirmojnë nëse zogjtë ishin infektuar nga virusi H5N1 apo nga një formë tjetër e gripit të shpendëve.

PARANDALIM PËR VIRUSIN H5 - N1 NË BE

Komisioni Evropian thotë se po shqyrton mundësinë e ndalimit të gjithë importimit të shpendëve të gjallë në Evropë. Kërkesën e bëri Britania pasi një papagall nga Amerika e Jugut ngordhi i prekur nga gripi gjatë kohës që ishte në karantinë.

Disa zyrtarë evropianë janë kundër bllokimit të importeve, të shqetësuar se kjo mund të çojë në krijimin e një tregu të zi. Vendimi mund të merret brenda disa ditësh.

Ndërkohë zyrtarët suedezë thanë se një rosë që u gjet e ngordhur në perëndim të Stokholmit ishte prekur nga një formë e lehtë gripi, jo nga i njejti virus që shkaktoi vdekjen e 60 njerëzve në Azi.

Zyrtarët e bujqësisë thanë sot se analizat tregojnë se është normale që 20 deri 30 përqind e rosave të egra të preken nga një formë e lehtë e gripit të shpendëve në këtë stinë të vitit. Zyrtarët thonë se nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë.

Kosovë:Kërkohet një fond i veçantë për mbrojtje nga gripi i shpezëve

Komisioni për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar një fond me vlerë prej 2 milionë e 200 mijë euro për mbrojtjen e qytetarëve kundër gripit të shpezëve.

Kërkesa i është drejtuar Qeverisë së Kosovës , UNMIK-ut, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe USAID-it, tha për media Ministri i shëndetësisë,profesor Sadik Idriz.

Kompania “Flomed “nga Prishtina është mirë e furnizuar me preparate dezinfektuese kundër virusit H5-H1.

Kompania Flomed nga Prishtina si distributore e fabrikes farmaceutike –kimike “Borer chemie AG “nga Zvicra ,është kompania e specializuar për preparate dezinfektuese,deratizuese dhe dezinfektuese në regjion.Ajo ka në diskontin e sajë të bollsh[m preparate dezinfektuese - parandalues i virusit të Influencës(gripit të shpezeve) tip H5- N1.

Preparatet shumë efikase kundër këtij virusi siq na thanë përgjegjësit e kësaj kompanije janë preparatet që gjënden në Flomed (prodhues Borer dhe Schülke-Mayr)decosept,decosept HA ,deconex 50 FF ,deconex 50 AF,deconex solarsept,deconex 51 gastro,deconex 53 plus,deconex 54 sporocide,esemtan,desderman,dezifen p,Safe granulate,Gigasept ff e shumë preparate tjera të nevojshme për zhbërjen e virusit H5-N1,HBV,BVDV,HCV etj. Gjenden të lotuara në këtë kompani për fazën emergjente.

Poashtu garancione kanë dhënë edhe fabrika Borer nga Zvicra që kësaj kompanie do t’i sigurojë preparte tjera në kohë të duhur nëse paraqitet nevoja me e madhe.

Vlenë theksuar se kompetentet e Borer-it më informacione të bollshme njoftojnë kompaninë Flomed Prishtinë,si dhe 7 kompani tjera botërore të Evropës Juglindore.

Kompania FLOMED siq dihet është e vetmja kompani qe tash e 25 vjetë furnizon regjionin e Kosovës më preparte DDD.

Komuna e Prishtinës themelon Komitetin për parandalimin e gripit të shpezëve

Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Prishtinës ka nxjerrë një Urdhëresë administrative për ndërmarrjen e masave adekuate për parandalim dhe reagim adekuat në rast të përfshirjes së Kosovës nga pandemia gripi i shpezëve. Po ashtu Drejtorati për Shëndetësi ka themeluar Komitetin për menaxhimin e pandemisë në nivel komunal, i cili thuhet se është i gatshëm që në çdo moment t'i kryejë të gjitha shërbimet e parapara me urdhëresë administrative të Ministrisë së Shëndetësisë.

"Qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë të kenë kurrfarë shqetësimi lidhur me përhapjen e këtij gripi, por duhet të kenë kujdes dhe çdo rast të dyshimit duhet ta paraqesin tek organet kompetente".

Telefonat e grupit emergjent për parandalimin e grpit të shpezve për komunën e Prishtinës janë:

Dr.Musli Mehaj,kryetar : 044503802

Dr.Nexhmedin Hoti,koordinator : 044248442

Dr.Haki Dragusha,anëtar: 044103003

Dr.Hafiz Halili,anëtarë : 044177620

Dr.Hajrullah Fejza,anëtarë: 044177617

Dr.Rexhep Sejdiu,veterinar,anëtarë : 044227631

Drejtoria për Shëndëtësi e Komunës së Prishtinës: 038235200

Qendra per informim,alarm dhe koordinim: 038245666 dhe 038245777

Gripi i shpezëve edhe në Suedi

Suedia raportoi një rast të gripit të shpezëve. Testimi i një rose të ngordhur ishte pozitiv, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për virusin H5N1,

Nga virusi në fjalëi vdiqën më shumë se 61 persona gjatë dy viteve të fundit në Azi.

Gripi i shpezëve mbërrin në Kroaci, zbulohet edhe në Britani

Autoritetet evropiane po përgatiten që të ndalojnë importin e shpezëve nga Kroacia, pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve në një grup mjelmash të ngordhura. Ndërkohë, Britania ka njoftuar rastin e parë të virusit të gripit të shpezëve që prej më shumë se një dekade.

Të premten qeveria kroate konfirmoi se në një liqen rreth 200 km në lindje të Zagrebit, ishin gjetur gjashtë mjelma të ngordhura, dhe se testet kishin treguar shenja të virusit të gripit të shpendëve. Autoritetet zhvilluan një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar se çfarë masash duhen marrë për të përballuar situatën. Megjithatë ende nuk dihet nëse ky është lloji i virusit që mund të prekë njerëzit me pasoja fatale dhe që, përveç Azisë, është gjetur edhe në Rumani dhe Turqi. Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, tha se autoritetet po merrnin të gjitha masat parandaluese për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Ai tha se nuk besonte se kishte ndonjë rrezik për jetën e njerëzve. Informacioni i grumbulluar është dërguar në një laborator në Britani, i cili është bërë i njohur në diagnostikimin e gripit të shpendëve në Evropë. Ndër vendet e Ballkanit janë bërë teste me shpendë të ngordhur në Maqedoni, Kosovë, Serbi e Mal të Zi, por deri tani vetëm Kroacia është vendi i parë nga ish-republikat jugosllave që del me këtë diagnozë. Britania ka njoftuar rastin e parë të virusit të gripit të shpendëve që prej më shumë se një dekade. Autoritetet thanë se virusi u gjet në një papagall të ngordhur. Ai ishte importuar nga Surinami, në Amerikën e Jugut dhe mbahej bashkë me disa zogj të tjerë nga Tajvani. Qeveria tha se ky rast nuk e ndryshonte statusin e Britanisë si një vend ku kjo sëmundje nuk ka hyrë, sepse papagalli kishte ngordhur në karantinë.

U vlerësua e suksesshme vaksina hungareze kundër gripit të shpezëve

Aktuale

Ministri i Shëndetësisë i Hungarisë tha se ky vend ka testuar tek njerëzit vaksinën kundër gripit të shpezëve.

"Vaksina është 100 përqind efikase" tha ministri Racz, sipas të cilit Britania e Madhe, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur interesim për vaksinën.

Asgjësohen 10 mijë shpendë në Kroaci

Aktuale

Autoritetet kroate po asgjësojnë 10 mijë shpendë në lindje të vendit, ku janë gjetur shpezëve të infektuar me virusin H5N1, i njohur si gripi i shpezëve.

Mali i Zi, ka filluar kontrollimet në pulari si pjesë e masave parandaluese. Në Suedi një patë e ngordhur doli se nuk ishte infektuar me virusin H5N1, por me një variant më të lehtë të virusit.

Flori Bruqi