Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, tetor 13, 2005

Flori Bruqi:Sali Berisha: Gjuha Shqipe asht ne Krize

From : Flori Bruqi
Sent : Thursday, October 13, 2005 4:13 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi:Sali Berisha: Gjuha Shqipe asht ne Krize






Sali Berisha: Gjuha Shqipe asht ne Krize


Nik Léshai

Mendimi im është se gjuha shqipe po përjeton një krizë dhe është e domosdoshme që të jetë një debat shkencor, në mënyrë qi të mos shkojnë në kahe të ndyshme dy pjesë të rëndësishme të kësaj gjuhë. Unë di se është krijuar një komision dhe uroj që ky komision të jetë më aktiv në zgjidhjen e këtij problemi që ekziston dhe meriton një trajtim serioz që gjuha të ruajë unitetin e saj

Berisha duket se beson se guha shqipe po perjeton nji krize. Te pakten nji zyrtar shqiptare ka mjaft urtesi me pa problemin e madh te cilin gjuha zyrtare ka krijue dhe por krijon cdo dite tash 60 vjet. Megjitheate, debati shkencor per gjuhen nuk do ta zgjidhte ceshtjen e standardit te gjuhes sepse vete "shkencetaret e gjuhes" jane pjestare te komunitetit linguistik shqiptare te cilat jane te previligjuem nga aplikimi i veriantit te sotem zyrtar dhe prandaj nuk kane interes me zhba dicka qe pu u sjelle fitime. Integrimi i Gegnishtes do t’ju hapte dyert talentave te rinj, e keshtu do te krijonte ma shume konkurim ne fushen e linguistikes dhe ma shume pune ne ri-konstruktimin e standardeve. Per ata “shkencetare gjuhet” qe jane dhjamose me standardin kjo do ti ishte nji pune krejt e padeshirueshme--per vete faktin se asht pune.

Permateper, ceshtja e gjuhes nuk perban ndonji problem ne qarqet linguistike shqiptare se linguistat e kane studiue dhe aplikue gjuhen e njisueme ne shkolle. Por edhe sikur te ishte problem, ai do te ishte nji problem mbrenda profesionit te tyne dhe ata vete do te duhej me e zgjidhe problemin ne fjale. Gjuha e njisueme nuk u ban padrejtesi linguisteve shqiptare, por u ban padrejtesi shqiptareve te thjeshte. Ky problem asht krijue prej diktatures komuniste por tasht 15 vjet po mbahet i gjalle prej "shkencetareve te gjuhes". Perderisa keta shkencetare gjuhet jane mbartesit e problemit, ata nuk duhet me qene edhe zgjidhesit e ketij problemi.

"Shkencetaret e gjuhes" jane vete Problemi i gjuhes.

Shkollat, mediat shqiptare, shtypja e librave, tekstet e qeverise ne pushtet, ato zyrtare dhe te ligjit te Shqipnise kene nevoje per Gegnishten per t'u ba te kuptueshme nga cdo shqiptar. Kjo mund te bahet edhe pa ndihmen e linguistave te cilet sotpersot jane mbrojtesit ma te perkushtuem te Kongresit Komunist te Vitit 1972.

Problemi qe shqeteson Berishen nuk duket se asht nje shqetesim i mirefillte socio-lnguisitk. Ai preokupohet ma shume nga frika se problemet linguistike po na vozisin me dhune drejt ndajmes se Shqipnise ne dy kultura te ndryshme. I shtyme nga kjo frike, ai mendon se tue perforcue gjuhen zyrtare ne do te bashkohemi dashe e padashte, por ky asht bashkim perdhuni dhe dhuna nuk i bjen per gjak shqiptarit. Berisha nuk e kupton nji gja te thjshte:

Nuk asht gjuha Zyrtare qe na mban bashke por ajo qe po na ndan.

Berisha asht pjese e asaj kulture shqiptare e cila fatkeqesisht asht kultura ma pa-identitet ne Europe. Kjo mungese identitetit e ka zanafillen ne 60 vjet te shkallmimit te tradites shqiptare dhe perqafimit te internacionalizmit socialist.

Por tash 30 vjet dicka tjeter ka ndodhe ne ate pjese te Shqipnise qe ishte e pushtueme prej shkjeve - ata kane shkue ne shkolla gjermane na kena shkue ne shkolla kineze/ruse. Si rezultat i ballafaqimit me idete demokratike te perendimit, identiteti personal e kombetar shqiptar ne keto treva shqiptare ka marre nji vrudh te papame. Sot konshienca e identitetit shqiptar e farketueme tash 40 vjet ne luften e kosovarve kunder sllaveve, po kalon kufite e shqipnise dhe ne ndodhemi ne prag te fillimit te ri-konstruktimit te paradigmes se shqiptarit shi njashtu sic u ndodhme mbas ikjes se turkut ne shekullin e kaluem. Shkodra e jetoi kohen e saje te arte ne gjysen e pare te shekullit 20te por fatekeqesisht ajo qe grahma e saje e fundit. Sot Prishtina e Tetova po fillojne kohen e tyne te arte dhe nuk ka “shkencetar gjuhet” me i ndale.

Nji prej kerkesave te koheve moderne asht aplikimi i nji gjuhe funksionale per secilin njeri. Ne termat e gjuhes zyrtare shqiptare kjo dmth integrimi opet i gegnishtes ne gjuhen zyrtare. Ndoshta Berisha e sheh kete si dasi, por Berisha dhe Shkencetaret e Gjuhes nuk i kuptojne problemet socio-linguistike se ato nuk jane studiue ne shkollat e diktatures. Nuk asht e rastit qe ne balle te kesaj iniciative asht Prishtina, qendra e vertete intelektuale, shpirtnore e kulturore e shqiptareve. Integrimi i Gegnishtes nuk asht dasi, por asht ringjallje - rilindeje gjitheshqiptare.

Megjithate frika e Sali Berishes mundet me qene e drejte; instinktet duket se ai (Ai?) i ka shume te mprehta. Ne qofte se problemi i standardit te gjuhes shqipe nuk zgjidhet, atehere potenciali kulturor i shqiptareve te Jugosllavise do te krijoje nji kulture tejet te ndryshme prej asaj qe egziston (se mendojme se egziston) sot ne Shqipnine Etnike. Ndoshta Shqipnia do te ndahet ne Shqipnine Perendimore (Gegnia) dhe Shqipnine Lindore (Tosknia), kjo aq sa per tendencat demokratike/perendimore te Gegeve sa per tendencat euro-lindore te Toskeve.

Tue e lane problemin ne duarte e linguistave, Berisha duket se nuk asht gati me u aktivizue personalisht ne zgjidhjen e ketij problemi i cili nuk asht linguistik, por socio-linguistik. Asht e cuditeshme se si nji njeri kaq aktiv dhe problem-zgjidhes si Berisha beson se nji komision burokratesh do te zgjidhin problemin e sttandardit te gjuhes shqipe (ose cfaredo problemit tjeter pervec atij te thashethemeve te kafeneve).

Historia 15 vjecare e ketyne “shkencetareve” te cilet e konsiderojne gjuhen si shkence egzakte tregon se ata jane te kenaqun me gjuhen ashtu sic e la Partia. Atyne u vjen per shtat ma teper nji gjuhe qe 70% e shqiptareve nuk e kuptojne as nuk dine me e perdore se keshtu ata do t’a kene ma te lehte me ruajte poziten e tyne dominuese.

Berisha preokupohet per unetin e gjuhes por edhe kjo asht krejt e gabueme. Gjuha zyrtare nuk e ka humbe unitetin si gjuhe, perkundrazi ajo asht konsolidue shume tash 30 vjet. Fatkeqesisht kjo asht e vetmja ane e mire e saj.

Sidoqofte, konsolidimi i gjuhes ne vetveti nuk asht qellimi i standardizimit te gjuhes as nuk asht puna e linguisteve. Ne te kunderten, gjuha duhet me qene fleksible dhe e lakueshme. Ajo nuk duhet me vershue ne vetdijen e popullit me rropama, britma, e rregulla e standarde, por duhet me rime si shiu i bute ne pjesen e pa-vetedijeshme te njeirit dhe “pa ba za” me ndihmue komunikimin ne mes shqiptareve.

Berisha me shoke vazhdojne me e pa gjuhen si nji entiti superiore qe ka te drjete me ushtrue diktature mbi perdoruesit e gjuhes zyrtare. Asht kjo pikpamje qe i ka dhane gjuhes Toske (ne postine e gjuhes zyrtare) nji fuqi kaq te madhe saqe populli shqiptare ka vetem dy rruge, me pranue diktaturen linguistike, ose me hjeke dore nga gjuha zyrtare. Ky ushtrim diktaturet ka thye unitetin ne mes Gegeve ne njanen ane dhe Toskeve e nji Oligarkie Gege ne anen tjeter.

Berisha thote se gjuha duhet me ruajte unitetin e saje sikur vete populli shqiptar me qene dicka i kategorise se dyte ose nji entitet qe varet nga gjuha. Problemi i gjuhes nuk asht se gjuha po shprishet, por se gjuha, me padrejtesine e saje, po shprishe unitetin natyral te shqiptareve. Me vete forcen qe klasa dominuese i ka dhane Tosknishtes tash 60 vjet, ne Shqipni jane krijue dy klasa, ajo e te previligjuemeve dhe ajo e te shtypunve.

Gjuha asht nevoje esenciale e jetes, jo kozmetike qe vehet mbi “fetyren” e kombit shqiptare ne menyre qe ai me u duke i bashkuem e i vllaznuem ne syte e shkjeve e tartareve. Gjuha nuk asht ajo qe vendose unitetin tone. Ajo thjeshte shprehe nji unitet te tille ne qofte se ai egziston. Dhe sot, si rezultat i padrejtesise se gjuhes, vete gjuha po na tregon se ne jena te ndame. Keshtuqe, perdite e mashume shqiptaret po perdorin gegnishten dhe po interesohen me kuptue implikimet e standardizimit te gjuhes dhe tendencat e ketij standardizimi me u kthye ne nji mjet perfitues per disa dhe ne nji mjet diskriminues per disa te tjere.

standardizim i gjuhes, nji gja te cilen Anglishtja nuk e ka

Kur ven re se sa te aferta jane dialektet e Anglishtes ne cdo shtet ku ajo perdoret dhe se prapeseprape anglisht-folesit refozojne me e standardizue gjuhen-- dhe kur ven re se sa te largeta jane dialektet shqiptare dhe se Shqipnia insiston me e standardizue gjuhen edhepse ajo po shkallmon trashigimine e 70% te shqiptareve, atehere vetem nji gja mbetet, ose Anglezet, Skocezet, Irlandezet, Australianet, New Zelandezet, Kanadezet dhe Amerikanet jane te cartun ne krye ose na shqiptaret jena gjeni te vertete.

Marre nga: http://www.gjuha.com/Theory.htm

Pergatiti per Art-Cafe,FloArt dhe Flori-Press

Flori Bruqi