Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, tetor 27, 2005

Flori Bruqi:Me nofka nuk kam pune

From : Flori Bruqi
Sent : Thursday, October 27, 2005 8:10 AM
To : luciruco@yahoo.it, g.ajgeraj@bluewin.ch, shehuengjell@hotmail.com, i_prokshi49@hotmail.com
CC : floribruqi@hotmail.com
Subject : Re: [Sterkala] JEMI TË NJË TRUNGU, JEMI TË NJË GJAKU - PRANDAJ EDHE DO VEPROJMË SË BASHKU


Tung znj.Luci (?)...

Une si Flori Bruqi,asgje s kmam patur te keq kunder Z.Vitore dhe Z.Mardena.

Nese eshte "ngrene pitja tepsia ka mbetet",thone kosovaret:

( www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20050822/009059.html - 38k ).

Une nuk kam shkruaj shkrime anonime.Pra nuk kam ndonje emer pergdheles(nofke)siq thoshte ne shkrimet e veta Mardena Kelmendi.

Kurse shkrimet cfare i beri z.Mardena Kelmendi per mua dhe miqet e mije te ngushte Engjell Shehun etj.,ne albeuropa nuk fshihen...

Te njajtat ishin vetvetiu te postuara edhe web faqet www google.com,por te njajtat si haker qe jam i hoqa,sepse ishin ca fyerje banale ndaj meje dhe mikut tim z.Engjell Shehu...

Ato i kishte botuar dora vete z.Mardena Kelmendi.

Tash edhe dy -tri fjale per ju znj.Luciana Ruco(?).

Do te deshiroja te lexoje nje C.V si dhe nje foto ta ksiha t'ju botoje Biografine tuaj si shkrimatere apo publiciste qe jeni ta botoje ne webat e mije qe i moderoje( ta dije se me cilen po kuvendoje me te vertete)?!...

Nese je nofke interneti (qe une dyshoje)atehere nuk ke nevoje te me shkruani fare,sepse ia kam lene vetit detyre qe te mos komunikoje me nofka ngase nje gje e tille eshte e pakuptimte.

Miqet e mije(shif ne "To" kuj po ia dergoje emajlin)nuk jane nofka interneti .Ata ne shtypin ditor ,periodik ,libra dhe ne web faqet shqiptare kane emra dhe mbiemra(Iljaz Prokshi,shkrimtar i njoftun i cili ka te botuara mbi 30 libra,Gezim Ajgeraj i ka te botuara mbi 15 libra,Flori Bruqi,i kam te botuara 20 libra,Engjell Shehu,2 libra e qindra shkrime letrare,publicistike ne shume web faqe interneti dhe gazeta shqiptare dhe evropjane)...

Kurse shkrimet e nofkave tash e pas nuk do ti lexoje fare,pra ato do ti anashkaloje si shume shkrime te ca nofkave tjera si Gege Toska,...etj,qe me bene te dyshoje se jane te njajtit ...@yahoo.itme

.

Flori Bruqi nga Prishtina(nuk jam nofke interneti).

Ps.Kete mund ta verifikoni ne ca web faqe:

http://sq.wikipedia.org/wiki/Flori_Bruqi

http://metaforapoetike.de.vu (Flori Bruqi)

http://www.google.com( search Flori Bruqi)

http://flori-press.blogspot.com

http://floart.blogspot.com

http://sport-ritmizemres.blogspot.com

http://www.frosina.org

http://www.kumanova.li

http://bszh.ch

http://Shqip-DK

http://www.alb-net.com(Art-Cafe)

http://www.alb-net.com(alb-shkenca.org)

etj.etj.

Kurse shkrimin qe e sollet ne adrese time(jo te tjereve) e kam lexuar dhe botuar nga vete dora e pare ,zoti shume i njoftun per mua dhe te tjeret me shkrime letraro-publicistike z.Engjell Koliqi.

Kete shkrim do te ishte mire t'ja postoni autores Fjolla Rushitit,e cila mirret me kete problematike te nofkave dhe jo une Flori Bruqi.

From: luciana ruco
To: albeuropa@egroups.com, qeparoi@yahoogroups.com, teuta-shqiptare@yahoogroups.com, bukureshti@yahoo.com, letersi@albnet.gr, albindex@albnet.com, memedheu@yahoogroups.com, bp@mjaft.org, floribruqi@hotmail.com, eldacoconesci@yahoo.com, press@albania.com, rufradra@yahoo.com, tan@tanmarket.com, cosmax2000@libero.it, tefikidrizi@yahoo.com, kristal@hotmail.com, sterkala@yahoogroups.com, lidhjashqiptare@yahoogroups.com
Subject: Re: [Sterkala] JEMI TË NJË TRUNGU, JEMI TË NJË GJAKU - PRANDAJ EDHE DO VEPROJMË SË BASHKU
Date: Thu, 27 Oct 2005 00:27:32 +0200 (CEST)
MIME-Version: 1.0
Received: from web25805.mail.ukl.yahoo.com ([217.12.10.190]) by mc7-f20.hotmail.com with Microsoft SMTPSVC(6.0.3790.211); Wed, 26 Oct 2005 15:27:36 -0700
Received: (qmail 80898 invoked by uid 60001); 26 Oct 2005 22:27:33 -0000
Received: from [82.52.175.228] by web25805.mail.ukl.yahoo.com via HTTP; Thu, 27 Oct 2005 00:27:32 CEST

Zoti Astromi
Bere shume mire qe e vure kete shkrim te zotit Koliqi qe nuk e di nga u zhduk gjithe kete periudhe kur lakohej emri i ketyre zonjave te nderuara ne listen e tij Albeuropa , i cili i ka njohur nga afer si persona dhe ne veprimtari , me shume se kushdo nga juve , qe i njifni vetem ne keto lista virtuale
Luci

astormi1@aol.com ha scritto:

Le news di Engjell Koliqi

MBRESA DHE BINDJE NGA UDHËTIMI I FUNDIT NË ITALINË VERILINDORE:

JEMI TË NJË TRUNGU, JEMI TË NJË GJAKU -
PRANDAJ EDHE DO VEPROJMË SË BASHKU
_______________________
Shkruan: Engjëll KOLIQI

Mesi i muajit më të bukur të stinës - të Majit të Lulekuqeve. Edhe një kënaqësi në mesin e bashkëkombasve të mi, të mërguar në viset verilindore të Italisë - në udhëtimin tim të fundit, në krahinat: Alto Adige (Sud Tirol, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia (në rrethet e Trentos, të Trevizos e të Triestës). Nga Lecco shkova në Bergamo, ku e mora autostradën, në drejtim të lindjes - në përvijim të fushave lombardo-venete, rrëzë Alpeve të larta. Misioni i këtij udhëtimi ishte përcaktuar me kohë: njohja e bashkëkombasve me qëllimet dhe projektet e Qendrës Koordinuese Integruese, Kulturore e Humanitare «ALBEUROPA», që është legalizuar dhe këto ditë do fillojë me veprimtaritë e para, në selinë e saj, në Olginate (Lecco), ku i ka edhe zyret e veta, me katër komjuterë të kyçur gjithnjë në internet, gjithëherë në shërbim të mërgimtarëve tanë dhe të nevojave të tyre e në shërbim të çështjeve të shenjta kombëtare.
Stacioni i parë i këtij udhëtimi ishte Rovereto, njëri nga vendbanimet më të mëdha të Rrethit të Trentos, në Krahinën Autonome të Tirolit Jugor (Alto Adige). Aty takuam Shefqetin, Arbërin, Agronin, Besnikun, Nexhmiun e veprimtarë të tjerë të Mërgatës Shqiptare në ato anë, si dhe zonjën Carmen - një intelektuale e shquar, që gjithnjë gjen kohë dhe fuqi për integrimin e veprimtarive të shumta kulturore të mërgimtare, me ato të rinisë vendore. Që të gjithë e kanë mirëpritur legalizimin e Qendrës ALBEUROPA dhe janë shprehur opitimistë për realizimin e projekteve të paraqitura, që janë hartuar në harmoni me Statutin e Qendrës. Më së shumti janë pëlqyer projektet për bashkëpunimin shqiptaro-arbëresh, duke filluar nga ekskursionet e bashkësive shqiptare nëpër vendbanimet arbëreshge e deri te shfaqjet dhe manifestimet e përbashkëta kulturore-artistike e sportive. Shefqeti mori përsipër sensibilizimin e veprimtarive të kësaj qendre koordinuese dhe organizimin e sponsorimit të tyre, nga punëdhënësit shqiptarë dhe nga donatorët italianë në ato zona.
Pas atij takimi vëllazëror dhe shpresojmë të frytshëm, vazhdova rrugën gjarpërore përmes Alpeve të larta (në peisazhet që të ngjeshin me ide për të shkruar gjëra të mrekullueshme artistike-letrare) dhe në rrethin e Viçencës u përshëndeta me disa veprimtarë, vetëm sa për të lënë takimet e punës kah fundi i majit, me praninë edhe të shumë mërgimtarëve, që si kudo në Itali, edhe këndej janë nga të gjitha trojet tona etnike.
Në orët e vona të mbrëmjes jam ndalur në stacionin tjetër, në Rrethion e Trevizos - aty ku e kemi një shoqatë të re, por me plot veprimtari atdhetare e kulturore, në selinë e Shoqatës «Shote Galica» në Ronchadelle di Ornelle. Me zemërgjërësi, si gjithëherë na ka pritur kryetarja e kësaj shoqate - zonja Mardena Kelmendi, e bija e patriotes e poetes së dëshmuar Vitore Stefa-Leka. Mardena - e mbesa e Gjergj Stefës, i cili ishte përkrah Abdyl Frashërit dhe burrave të tjerë të Kombit në Lidhjen e Prizrenit, 125 vjet më parë, stërmbesa e Konstantin Kristoforidhit dhe e bija e Bardhyl Kelmendit (burrë Rugove i përsekutuar nga diktatura e kuqe në Shqipëri) përveç veprimtarive të bujshme të udhëhequra në Shoqatën «Shote Galica», në këtë pranverë na është bërë edhe kampione e poetëve shqiptarë në mërgim, duke fituar dy çmime shumë të vlefshme për poezi - vendin e parë dhe Çmimin «Agim Ramadani» me poezinë "Fala të jetoj", në manifestimin «Me Agim Ramadanin 2003» në Zürich dhe Çmimin e parë në Konkursin poetik të Forumit Elektronik STERKALA «Poezia Pranverore», me poezinë "Kush jam".
Në shtëpinë e znj. Mardena Kelmendi-t u çliruam sikur të ishim në odën e Azem e Shote Galicës, në Drenicë. Ishte dhënë lajmi për praninë tonë aty dhe me plot krenari kishin ardhur në takimin vëllazëror veprimtarët e shquar të «Shote Galicës» - Sokol Galanxhi, Stavri Tuslluku, Arben Lika, Nasibe Sulçe e plaku i urtë - Arif Galanxhi (i ati i Sokolit). Me Sokolin ishin njohur edhe në manifestimet e Mërgatës dhe mund veç të ridëshmojmë vlerat e larta të punës së tij të palodhshme. Na kanë befasuar për të mirë edhe projektet e fundit të këtyre veprimtarëve, të mësuara nga Arbeni, Nasibja e Stavri - sidomos me veprimtaritë e nënave shqiptare, në edukimin dhe orientimin patriotik të gjeneratave të reja. Z. Arif Galanxhi - intelektual, i cili para Luftës së Dytë Botërore kishte studjuar në Itali, njëri ndër veteranët e Luftës Antifashiste e pastaj i përsekutuar nga diktatura e kuqe në Shqipëri, me urtësinë e patriotit dhe të intelektualit të mirëfilltë kishte ngritur lartë vetëdijen kombëtare të gjeneratave të reja dhe i kishte dhënë zjarr dashurie rinisë sonë mërgimtare, që në ato vise janë me mijëra. Ajo që na bëri përshtypje ishte bindja e tij: "Në Shqipëri kurrë nuk ka pasur komunizëm, por atje ka pasur vetëm diktaturë dhe nuk është e lehtë të triumfojë demokracia e vërtetë"!!! Ia dhamë fjalën Xha Arifit, se refreni i tij: Jemi të një trungu, jemi të një gjaku - prandaj edhe do veprojmë së bashku, do të jetë moto në të gjitha ndërmarrjet dhe veprimtaritë e Mërgatës Shqiptare në Itali, duke shmangur orientimet ideologjike, partiake, rajonale, fetare.... Pai u muarëm vesh për koordinimin e veprimtarive tona kulturore-artistike, sportive, humanitare... ushtoi kënga shqipe. Deri në orët e mëngjesit kënduam këngë e potpuri të të gjitha trevave shqiptare.
Pastaj i erdhi radha Triestës, si zakonisht stacioni i fundit në udhëtimet në viset verilindore të Italisë. Triesta e bukur, që megjithë rrethinë gumëzhin edhe shqip, sepse atje jetojnë e veprojnë mbi pesëmijë shqiptarë, të mërguar nga të gjitha trojet tona etnike. Kush do të priste atje, nëse jo zemërmadhja Vitore Stefa-Leka (tashmë e njohur si Nënë Tereza e Triestës), në shtëpinë e së cilës janë strehuar qindëra shqiptarë - nga Vlora, nga Tirana, nga Korça, nga Elbasani, nga Shkodra, nga Durrësi, nga Gjilani, nga Theranda, nga Prishtina, nga Mitrovica, nga Presheva, nga Gostivari, nga Tetova.... Znj. Vitore, si zakonisht e rrethuar nga shqiptarët. Aty me ne, si zakonisht ishin, edhe Muhabi Lamallari - kryetari i Shoqatës «Bashkimi Dardan», Fazli Haziraj, Hasret Hetemi, Skënder Hysenaj, Vangjush Stefa (i vëllai i Vitores), Stefanaq Leka (bashkëshorti i Vitores) e biznesmeni i shquar Ardian Shehu. Edhe këtu mirëpritje emocionale e projekteve të Qendrës koordinuese ALBEUROPA dhe zotim për veprimtari të përbashkëta dhe sponsorim të veprimtarive. Kësaj radhe nuk e takuam kryetarin e Shoqatës «Iliria» - Xhafer Tari, i cili mbase nuk ishte në Trieste. Ishte kënaqësi e vërtetë edhe njohja me z. Idriz Beqiri-n (ish nënkryetar i Shoqatës Patriotike të Çamëve), i cili nga kërcënimet e qeveritarëve dhe shërbimeve sekrete greke në Tiranë, ishte detyruar ta lëshojë vendin dhe të ikë në Trieste. Idrizi, bashkë me Vangjushin po bënin përgatitjet e fundit për themelimin e një shoqate kulturore shqiptare atje.
Kënaqësia mbërrijti në zenit, kur u takuam me Mësuesen e Popullit (titull i dhënë pas përmbysjes së diktaturës së kuqe) - znj. Eleni Stefa ( e ëma e Vitores)- luftëtarja më e madhe dhe më e denjë kundër analfabetizmit në Berat dhe në shumë rrethe të Shqipërisë. Megjithë pleqërinë (mbi 90 vjeçe) dhe përsekutimet e përjetuara gjatë diktaturës, e mbetur e vejë në rininë e saj (kur menjëherë pas luftës rregjimi i Enver Hoxhës ia kishte vrarë bashkëshortin, vetëm pse ishte intelektual dhe patriot i dëshmuar), Ajo mbahej e fortë dhe u jepte fuqi gjeneratave të reja, në përballimin e ndershëm të plagës kurbetçare, duke ngritur lartë, me fjalët e ëmbla, vetëdijen kombëtare dhe moralin e vullnetin për të vepruar në frontin e përbashkët, në të mirë të catdheut e të kombit. Ajo na uroi organizimin sa më të shpejtë të mësimit plotësues në gjuhën amtare, për të gjithë fëmijët shqiptarë në mërgim. Edhe e bija e saj - Elda Naraçi na shpjegoi punën e madhe që po bën me ndërmjetimin pranë institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, në sistemimin e shqiptarëve në Trieste e rrethinë. "Dardha pikë nën dardhë" - thotë populli. Këtë e vërtetojmë në Familjen e madhe patriotike e intelektuale Stefa: Mësuesja Eleni, të bijat Vitorja e Elda, e bija e Vitores Mardena, i biri i Eldës Pjetër Naraçi (gjithnjë në ballë të veprimtarive madhore në Romë dhe në mbarë Italinë). Në takimin tonë të punës, studentët i ka përfaqësuar studentja e fakultetit të turizmit - Kamela Xhimitiku (kryetare e shoqatës studentore shqiptare në Trieste), e cila na ftoi që më 29 maj 2003 të mbushim sallën e madhe të Universitetit të Triestës, në konferencën tematike "Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe" dhe Kosova, që shoqata studentore shqiptare e ka organizuar bashkë me profesorët e fakultetit të shkencave politike të Universitetit të Triestes.

Nënë Vitorja
Ishim për drekë te Nënë Vitorja, bashkë me Mardenën. Ja, mbërrin një vajzë italiane, e cila Vitoren e thërriste Nënë. Vajza që ishte 32 vjeçe quhej Monica. Pse e quan Nënë?! - e pyeta."E quaj Nënë, sepse kjo gura e madhe shqiptare ka bërë për mua, më shumë se nëna ime. Unë erdha nga Udine, të studjoj në Trieste. U dashurova dhe po kaloja ditë të lumtura me një djalë - edhe ai italian. Mirëpo nuk më zgjati shumë, sepse ai m'i mori mendët dhe bashkë me te filluam të merrnim doza droge dhe unë u bëra rrugaçe e keqe, u humba kësaj jete.... as familja ime nuk dinte gjë për mua. Një ditë, derisa po qaja në një park, kaloi Nëna Vitore (deri në ato çaste e panjohur), më pyeti pse po qaja, më mori për krahu dhe më dërgoi në shtëpinë e saj, ku më mbajti disa ditë dhe prej nga filloi shërimi im. Me ndërmjetësimin e Saj, tash jam sistemuar dhe punoj, as që dua të dëgjoj më për drogën dhe sapo të bëj pak para, do t'i vazhdoj studimet. Shpresoj ta gjej një djalë të mirë shiptar dhe të martohem. Nënë Vitorja - nëna ime e dytë, që ma shpëtoi jetën, tashmë është mikja më e madhe e familjes sime. Unë, patjetër në pushimin e drekës, i lajmërohem me telefon, kur nuk mund të vij këtu, për t'i treguar se jam mirë, sepse vetë Nënë Vitorja ma ka kërkuar këtë, si masë edukative. Tashmë e ndjej veten edhe bijë e Saj - pra edhe bijë shqiptare"!!! Kam përshkruar këtu vetëm një pjesë nga rrëfimi i gjatë i Monikës, e cila me meritat e mëdha të Nënë Vitores, tashmë e ndjente veten shqiptare.
Derisa po bisedonim, duke shqyrtuar mundësitë e realizimit të projekteve të sivjeme kulturore e atdhetare të Qendrës koordinuese ALBEUROPA, herëpasherë lidheshim me telefon me veprimtarë shqiptarë në vende të tjera, të cilët, duke na uruar për projektet e reja, na ofronin një bashkëpunim dhe ndërlidhje të përhershme të Mërgatës Shqiptare, në mbarë botën, synim ky i përcaktuar edhe me Statutin e Qendrës. Shkëmbyem mendime e përvoja dhe vendosëm lidhjet e bashkëpunimit të vazhdueshëm me veprimtarë të dëshmuar dhe intelektualë të mirëfilltë, si: Vasil Çesari në Francë, Beqir Sina, Ejvis-Maria Xhajanka, Albana Mëlyshi, Petraq Pali e Merita Bajraktari në SHBA, Arbër Ahmetaj, Nazmi Jakurti e Astrit Leka në Zvicër, si dhe me veprimtarë të tjerë në vende të ndryshme europiane. Me të gjithë këta dhe me shumë të tjerë znj. Vitore po mbante lidhje të përditshme.... telefoni i saj rrahte pothuajse në çdo minutë.
Nuk guxojmë pa e përmendur takimin e këndshëm me poeten, muziktaren, letraren..... doaje e kulturës kombëtare - Zhuliana G. Jorganxhi (si gjithmonë e zënë me redaktime librash poetikë, të autorëve shqiptarë mërgimtarë), e cila gjithashtu shprehi gatishmërinë e saj për bashkëpunim e bashkëveprim, duke pranuar rolin e redaktores së rregullt në botimet e Qendrës ALBEUROPA.

Foto (nga viti i kaluar) e Përmendores së viktimave të Mërgatës Shqiptare (tash e rregulluar më mirë, me emrat e të gjithëve)

Dhe siç bëjmë gjithëherë në Trieste, takimet tona t'i mbyllim me vizitën pranë Përmendores së Mërgimtarëve Shqiptarë, që kanë humbur jetën në mërgim (në ato rrethina), e nfritur nga Nënë Vitorja buzë detit, afër profilit të Dante Aligerit, të gëdhendur nga mrekullitë natyrore në shkëmb, për t'i nderuar viktimat e rinisë shqiptare në mërgim, ku tashmë aty përkujtohen tetë të rinj: Gentur Lleshi (18 vjeç nga Berati), Dritan Berberi (25 vjeç nga Tirana), Edmond Metalla (33 vjeç nga Durrësi), Lulzim Nevzati (25 vjeç nga Gjilani), Emiljan Grosha (18 vjeç nga Shkodra), Teuta Shkurtaj (studente nga Vlora), Bujar Omari (28 vjeç - me origjinë çame nga Vlora) dhe Adem Ismaili (28 vjeç - ushtar i UÇK-së nga Tetova, i cili vdiq në spitalin e Triestes, nga plagët e marra nga pushtuesit sllavomaqedonas). I nderuam bashkërisht me një minutë heshtje dhe u zotuam se aty do t'u ngrehiom një lapidar madhështor.
ENGJËLL KOLIQI