Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 15, 2005

Flori Bruqi:Kush eshte Nimon Muçaj?

NIMON MUÇAJ


Nimon Muçaj u lind nie 1952 ne Lluke te Eperme te Deçanit. Shkollen fillore dhe te mesmen i kreu ne Deçan. Studioi gjuhen dhe leteresine angleze ne Prishtine. Kreu shkollen e larte per aktore, pran SHLP grupi i drames ne Prishtine ne vitin 1973. Punoi si arsimtare i gjuhes angleze ne Dranoc dhe Isniq. Prej vitit 1977 punon ne Teatrin Popullor te Gjakoves si aktor. Merret me regji teatrore dhe filmike. Deri me tash ka realizuar mbi pesedhjete role ne teater. Ka interpretuar ne shume drama televizive dhe ne disa filma Artistik. Me filmin e tij "Nr. 56296 ka marre pjese ne festivalin e filmit "Eurofilm" Çeki 1999. Realizimiet ' tij me te njohura jane "Nena shkon ne Parajse" Y. Shkreli. "Lahuta e Malecis" e At Gjergj Fishtes, shfaqje e xhiruar ne TVSH Tirane 1991, me Teatrin Alternativ "Dukagjini" Deçan Me teatrin amator te Gjakoves ka punuar shfaqjen "Zogu i diellit” Din Mehmeti dhe '"Onufri i Neokastres" Mehmet Kraja. Me teatrin e qytetit ne Prizren ka realizuar satira te At Gjergj Fishtes me titull "Dredha e Djallit" si dhe dramen "Rekuiem per Gjeçovin. Autor i se ciles eshte vete.

Ka realizuar filma dokumentar si. "None Aisha" TVSH Tirane 1997. "Eiton Zherka" Skijak TV Tirane 1999 etj.
Deri tash ka botuar: "Prova e tridhetrete" roman Rilindja 1989. "Ditet de thyen shpaten e Perandorise" drame Jeta e re 1991. "Vdekja e kalit' roman Rilindja 1993, " Balade per boren e kuqe" roman Eurorilindja 1999.
Nimon Mnçaj Jeton dhe punon ne Gjakove.Nimon Muçaj jeton dhe punon ne Gjakove

PËRPJEKJE PER T'I SHËRUAR FJALËT

E kam nisur kete bashkebisedim me Hime Lybeniqin, nje te shtunë ne janar te vitit 1979. Ka qene kohë dimri atëherë dhe forma e rrëfimeve ishte e veçant Edhe përkunder moshës së shtyer, Hima ishte i kthjellët. Mbante ne mend sa e sa ngjarje dhe dinte shumë emra Bashkëluftëtarësh.Ato dito kemi shpaluar kujtime dhe ngjarje te kohës Kemi shprushë për gjithë ato plage tonat. Kemi biseduar per doke e zakone dhe për shumëçka që kishte të beute me të mirën dhe të keqen e popullin tone... Vitet kaue ecur me nje shpejtesi të jashtezakonshme. Ketu e sa vjet i kam mbetur borxh luftetarit, kacakut d11( , thjeshte njeriut, i cili kishte kapërcyer mbi nje shekull jete. Ai ishte Hime Lybeniqi. Ato dite te Verrat e Llukes kemi biseduar per jeten e tij dhe per çdo gje qe kishte t beute me Shqiperi e Kosovë, sepse ai, jo vetem nie herz u kishte dale zot tokave shqiptare qe nga Dukag jini c deri ne Llap e Gollap. Prej Shkupit e deri ne Sarande e Delvine. Ne Shkoder dhe Vlore. Ku nuk kishte qene Hime Lybeniqi?! "Historiografet" e dikurshem PPSH në Tirane e gjetiu, le ta mohojne si te duan, mosprezencen e Isa Boletinit diten e flamurit më 26 nëntor 1912. Per çfarë e kane "fabrikuar" apo falsifikuar këtë detal, e dijnë ata vetë. Se Hime Lybeniqi nuk pretendonte per kurrfare posti qe te thoshte, se une isha aty dhe e mora flamurin dhe thirra: "Rrofte Shqiperia!" Jo. Ai tregonte fare thjeshtë, se e kishte pare me syte e tij, kur Isa Boletini dhe 400 burra kosovare kishin qene aty, kur Ismail Qemali kishte hypur ne ballkon per te shpaluar flamurin tone kombetar. Disa "shkrimtare" thone se Isa nuk shihet ne fotografi bashke me Ismail Qemailin, apo?! Ne ballkon nuk kane mujte me u ngjite te gjithe, pyet dhe pergjigjet Hima. Ne shenimet e Luigj Gurakuqit thuhet, "se dy burra kosovare e shpaluan nji flamur te madh dhe e vendosen te porta e shtepise se Begut ne Vlore..." Hime Lybeniqi ua dinte emrat atyre trimave. Isuf Bardhoshi nga Isniqi dhe Hazir Laha nga Belleja e Deqanit. Shenimet e Luigj Gurakuqit perputhen me fjalet e Hirne Lybeniqit. "Ate dite binte shi. I gjithe populli priste me padurim vendimet e mbledhjes historike dhe Ismail Qemaili ma ne fund doli ne ballkon me nji flamur te vogel..." Hime (Ibish) Lybeniqi u lind, pak me shume, se para nje shekulli. Viti i sakte i lindjes nuk dihet. AI thoshte per vete, se kishte lindur, para Lidhjes se Prizrenit dhe nderroi jete ne pranveren e vitit 1988, ne vendlindjen e tij ne Lybeniq, buze bjeshkeve te larta, katund ky ne mes Deçanit dhe Pejes. Pak kohe perpara se te vdiste, thoshte per vete se kishte mbi 117 te vjet. Pleqet thoshin se ishte edhe me i vjeter. Ai ishte nder trimat me te njohur te ketyre aneve. Nuk njihej, vetem pse jetoi 'ate. Por edhe per sjelljen e tij prej njeriu, trimi dhe kaçaku qe asnjehere nuk e koriti emrin e vete dhe varrin e te pareve. Edukate kjo e trashiguar brez pas brezi, jo vetem nga familja, por edhe nga bashkeluftetaret e tij qe ishin mendje te ndritura dhe te njohura te popullit tone. Hime Lvbeniqi ishte bashkeluftetar i Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Hysen Budakoves, Hasan Prishtines, Bajram Daklanit, Azem dhe Shote Galices. Njihej edhe me Ismail Qemailin, Luigj Gurakuqin, gjeneralin Thomson, Princ Vidin, Fan Nolin, Avni Rrustemin dhe shume personalitete te huaja dhe shqiptare te asaj kohe. Me shume se gjysmen e jetes e kaloi neper shoke e miqe dhe sie ishte adet neper fis, ne ditet e veshtira te luftes dhe te rrefijes kunder komiteve, kaçakeve dhe trimave qe luftonin per atdhe. Arma e tij vrau vetem armiq te ketij trolli. Mori pjese ne shume beteja dhe luftera. Me 1910 ishte ne lufte kunder Xhavit Pashes ne Carraleve. Me 1912 bashke me dhjetera e mijera luftetare e çliruan Ferizajin dhe Shkupin. Ishte nder rojet e para te flamurit kombetar ne Vloren heroike me 1912. Arma e tij dhe e bashkeluftetareve te tij kerkonte vetem bashkim dhe liri. Lufte ne Qafe te Morines. Ku nuk kishte luftuar? Lufte kunder shkijeve e turqeve ne Koder te Qenit. Ne Qafe te Diellit. Lufte kunder Cernagores. Ai per vete, nuk thoshte se kam bere kete e ate trimeri per vatan. Disa here u plagos nder beteja per çlirimin e Kosoves dhe Shqiperise, por shpetoi gjalle, ne saje te fatit dhe kujdesit te shokeve. Per shumë vjet ishte prane Isa Boletinit. Prej vitit 1902 e deri kur u nda me te ne Shkoder me 1916. Pas vrasies se Isa Boletinit ne Podgorice me 1916, Hima u be krah i luftetarit te shquar Azem Galica. Vrasjen e Beqir Vokshit e konsideronte humbje te madhe per popullin shqiptar. Pas vdekjes se Azem Galices per shume kohe te jugosllavise se vjeter, mbeti duke u rropatur me jeten dhe peripecite e saj... Keto shenime mund t'iu prishin imazhin qe mund keni per disa personalitete te historise sone kombetare, por ju duhet te keni mirekuptim per Hime Lybeniqin. Ai domosdo, diçka duhet te kete ditur, se ndryshe nuk do te rrefente gjera kaq te hidhura dhe interesante njekohesisht. Per njezet vjet me radhe, here pas here i kam rishikuar keto fjale te plakut. Diçka kam ndrequr dhe diçka kam prishur, natyrisht. Perseri ia kam nise nga fillimi. Jam marr me incizimet duke u munduar qe fjalet t'i rishkruaj ashtu sie ishin, sadoqe nje pjese e incizimeve dhe shenimeve te mia humben, u vodhen me gjithe kompjuter dhe u dogjen nga makineria e shkijeve ne vitin e tmershem 1999... Shkijet ne trollin tone na kane djegur, na kane vrare dhe na kane prere me dhjetra here neper shekuj dhe ne fatkeqesisht kemi "harruar". Pas tragjedise ne kemi kenduar apo kemi rrefyr per gjithe ato ngjarje rrenqethese. Na kane çrrenjos prej trojeve tona qe nga Molla e Kuqe dhe ne pasi kemi sheruar plaget e muhaxhirllekut perseri kemi "harruar". Na kane prere token dhe harten me thike e me hekur dhe coprat e letres dhe te mishit na kane kulluar gjak ne dhe. Edhe para Lidhjes se Prizrenit na kane debuar nga trojet tona. Perseri ne kemi kenduar per heroizma dhe trimeri. Edhe pas Lidhjes se Prizrenit na kane sakatosur. Ne perseri kemi "harruar" dhe kemi kenduar. Na kane vrare ketu ne Kosove me 1913 dhe ne perseri kemi "harruar". Kalvari dhe masakra e Tivarit eshte nje nga epizodet me te dhimbshme dhe me te pergjakshme. Aty edhe shqiptaret u kane ndihmuar shkijeve qe te bejne ploje mbi vellezerit e vete. Ne perseri kemi "harruar". Na kane debuar per ne Turqi dhe ne fatkeqesisht perseri kemi "harruar". Gjate Autonomise '71 '81 jemi mashtruar me lepirje kockash dhe perseri kemi "harruar" ate me te rendesishmen. Pleqte sa e sa here na kane keshilluar se, nuk ka bese me shka por "na" nuk kemi dashur t'i besojme kesaj maksime. Me 1998 e 1999 na i kane djegur eshtrat dhe gjurmet e varreve. Na i kane vrare femijet, nenat, shtatzenat, motrat, vellezerit, pleqet dhe na kane debuar prej trojeve tona. Me syte tane kemi pa tmerre e tmerre. A po harrojme sot? Fatkeqesisht, po. A duhet te harrojme sot? Sot e gjithe diten duhet te ushtrojme "Mjeshtrine e kujteses" te brezat tane. Pse? Se ndryshe do te dalim perseri humbes.

E di se lufta e ushateve te UÇK-se dhe gjithe popullit te Kosoves, ka ngjarje me te rendesishme e heroike dhe rrenqethese, njekohesisht. Sidomos ne vendlindjen e Himes, ne Lybeniq, ku u masakruan mbi 80 burra e te rinje me 1 prill te vitit 1999, perkatesisht me 25 maj' 1998, por une nje dite patjeter do t'u referohem edhe ketyre ngjarjeve kaq te renda dhe dhimbshme te popullit tone. Mirepo, tani. po kthehem ne fillim te bashkebisedimit, me Hime Lybeniqin, duke e vazhduar kote proze ne menyre kronologjike. Keto shenime kane pritur nje kohe te gjate driten e botimit. Disa fragmente te kesaj proze u botuan ne Gazeten e atehershme "Bujku" qe dilte ne Prishtine (korrik'98) si dhe ne gazeten "Rilindja" qe dilte ne Tirane (tetor'98).
Sa e sa here kam menduar se keto rrefime nuk e kane pasur kohen as dite as mot. Mbase kam dro, se edhe sot nuk e kane kohen. Jo per ndonje shkak tjeter, por e ndjej nje pergjegjesi te vecant ndaj fjaleve te plakut. Perhere kam pritur, dite me te mira qe t'i sistemoj keto radhe. Rrefimi i Himes ka qene i thjeshte dhe i sakte. Pa stilizime dhe zmadhime Jo, sec bejne shpesh here ata qe duan t'i shtremberojne faktet Lidhje me ngjarjet. Qellimi im eshte qe te percjelle sadokudo kronologjine e detajeve historike, aq sa e ka ruajtur kete vete rrefimtari... Hima ndonjehere i shante edhe te miret qe i njeh historia, keshtuqe une, me gjithe kujdesin qe kam per keto rrefime, i kam lene ashtu siç jane. Koha do ta vertetoje, se si ishin "me te miret e historise"('!). Koherat perhere kane qene te turbullta ne keto troje. Ato jane edhe sot! Po, Hima?! Al ishte nje luftetar i thjeshte i denje per kauzen kombetare. Dhe une tash do t'i referohem rrefimeve te tij. "Jam kone me pushke ne dore", tregonte. "Perhere ne mbrojtje te ketyne trojeve. Kur asht vendose neper zyra apo diku tjerer nuk jam kone. Aty jane kone ata qe kane pase sadopak shkolle..." Hime Lybeniqi, kaçak mali, qysh prej moshes shtatembedhjete vjeçare e deri ne ditet e te ashtuquajtures LNÇ, qe na solli "robnine"e re. Keshtu thoshte Hima, per ate fare "lirie". I shenova mu ne fillim te ketij shkrimi keto fjale, per te pasur te qarte se me cilin kemi te bejme. Kjo vlen per te gjithe ata qe nuk e kane njohur sa qe gjalle. Ai mbante perle te gjate, por ate e hoqi me 1904, kur u kthye Isa Boletini nga Stambolli. Secilit prei kaçakeve, Isa ua dha nga nje plis deve. Edhe nga nje shami te kuqe per me e lidhe plisin, tregonte Hima.Ne vend te ngjarjes Hime Lybeniqi me plis te bardhe e shami te zeze rreth koke, vuri doren mbi balle si strehe, per te vertetuar se kush e ngjatejetoi. Me njohu. Ndal, ma beri dhe ma tha emrin. Iu pergjigja thirrjes por ai pa nje pa dy kaperceu rrugen me hapa te matur, pa u mbajtur fare ne shkopin e pleqeris qe e mbante si rekuizite. U pershendetem prane rruges krysore Deqan Gjakove,mu prane mullirit te vjeter te Shabanajve, afer qendres se qytezes ne Deçan. "Ta ndezim nga nji duhan", dhe nga kutia nxori cigaret. "Merre", ma beri dhe te veten e vuri ne cingarllekun e çelibarit. Pertej rruges, ndertesa e vjeter e Kuvendit Komunal gumzhinte nga levizja e policeve dhe komunareve te tjere... Kosova kerkonte Republik'e.Parku i vogel i mbushur me police. Atehere shumica shqiptare, te cilet levizen drejt qendres dhe Hotel Turistit te atehershem, se nxenesit e gjimnazit vershuan rruget si lum. Disa iken e disa te tjere ecen sypatrembur, prane tytave te autometikeve. Pak me vone, kur policia u terhoq tutje, nje grup tjeter pak me i vogel nxenesish te gjimnazit "Vellezerit Frasheri" zbriten rruges se vjeter me qellim qe te brohoritnin: Kosova Republike, mirepo "kujdestaret e zellshem" i shperndane, perpara se te zbrazej ndonje bresheri plumbash mbi ta. Por... Qielli ishte i mbytur ne tym dhe me re. Por edhe me aeroplane luftarake dhe me helikoptere. Flitej goje me goje se Prishtina ziente dhe piqej me top dhe me hekur. Me 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981 demonstratat e studenteve, punetoreve dhe qytetareve te Prishtines dhe Kosoves, u shtypen nga makineria ushtarake dhe policore e Jugosllavise se dikursheme. U vrane 9 apo 11...?! Shifra zyrtare nuk e kapercente numrin 11...
Ndal pak, ma beri. He, a kemi dicka te re?, me pyeti. Prishtina po digjet Hake!, iu pergjigja. A...a...a, mermeriti me nje tingull qe vetem mund te shqiptohet dhe kurrsesi nuk mund te shkruhet. Çka po thue ti?, e pyeta. Çka po thom tine? Diçka si fllad por edhe djeges po me vjen. "Mbaje ne mend se dhambet e qenit te çartun jane ngule ne mish. Ose, do te mbesin dhambet ne mish ose do ta shkoqin nje cope bukur te madhe...." Mbeta per pak pa goje. Ma priti "E ka dhambin e keq shkau". Nxora lapsin dhe me pak shenja shenova ashtu, siç munda, keto pak fjale duke menduar qe me to nje dite te beja nje tregim mbi demonstratat e vitit '81. Por tregimi nuk behet me fjalet e huaja, kisha konstatuar shume vjet me vone. Tregimi apo proza duhet te burojne nga shpirti i krijuesit ashtu, siç buruan ato fjale nga plaku qe kishte kapercyer mbi nje shekull, duke e lidhur bashke kujtesen e tre apo kater brezave. Kane kaluar mbi njezet vjet qe nga dita kur i kam degjuar ato fjale te plakut, Hime Lvbeniqi. Dhe ato fjale, asesi nuk me hiqen nga mendja. Gjithe ajo figure e tmershme me shqeteson si dicka e prekshme, me nje si fotografi filmike qe ecen shume ngadale. Ajo fotografi me ndjeke kahdo qe shkoj dhe nuk me le te qete. Ne ate fotografi, une e shoh gjithe Kosoven te mberthyer brenda nje goje te pameshirshme bishe te tërbuar, nofullat e te ciles kullojne sall gjak. Dhambet e bishës se tërbuar, na kane kafshuar e ndrydhur mishin dhe eshtrat, jo vetem die. Ata vazhdojnë te na ngulfasin me çdo menyre edhe sot...
"Djelmenia shqiptare dijnë diçka, por...!", tha Hima. Mori fryme thellë dhe shfryu. Gadi sa nuk pshtyu, se çakejt e UDB se ishin matanë rrugës dhe percillnin Ido levizje te gjithsecilit që ishte ne qendër te qytezës... Ne vend te biografise... Hime (Ibish) Lybeniqi u lind ne katundin Lybeniq. Viti i sakte nuk dihet, sepse libra autentik te kohës nuk ka. Librat qe ekzistojne prane ofiqarisë se gjendjes civile te Strellcit apo të Deçanit ose të Pejës, nuk kanë shënime te sakta, sepse datëlindjet para vitit 1900, ata i kanë regjistruar sipas dëshmitarëve. Emri, Hime. Emri i babait, Ibish. Hagapi: Alimehaj. Njerëzit e therrisnin: Hime Lybeniqi... Mbiemri Lybeniqi i mbeti nga eine i katundit te tij, Lybeniq, prei nga i kishte marre udhet e jetes. Ato ishin udhe kaçaku. Jo, pse ai deshti. Por koha ishte olle dhe ai duhej t'i rezistonte barbarisë sllave e turke dhe të mbijetonte, se ndryshe e priste çrrenjosja nnga trolli stërgjyshor atë dhe të gjithe pjestaret tjere te popullit shqiptar... Kur ke lindur? "Moti... "Ai treti dikund larg. "Kaherë. Komjeti i Kuçit, krejt Jane kone katalike. Atehere ja kane dhane Malit të Zi ato tokat ku jemi kone na. Fuqite e medha. Ato pjese jone konë të shtetit turk. Turkia e ka pase lehte të bajë tregti me tokat shqiptare. Edhe ateherë i kane shti femijet nepër shkolla. Mahmut Begolli ka ardhë ne Peje. Të paret e mi nuk e kanë dashte fene ortodokse dhe kane ikë. Kane ardhë ne Plave dhe jane ba musliman. Ne Skiq të Plavës. Po flas për familjen tonë. Musliman janë ba Dema. Ma vone Ahmeti dhe Dervishi. I dyti vëlla Zenel Obria. Te paret tane ishin tre vellazen. Edhe ata si ne legjendat e lashta. Tre?! Gjashte vellazen, jane kone gjithsejt. Te nji barku jane kone, Zeneli me te vellane tjeter Sadik Obrine, baben e Zenunit kane shkue ne Drenice. Ganiqi ka shkue ne Berane (Ivangrad) ose ne Rozhaje. Nji vella ish kone si i marrun. Kur e ka kcye Limin ne Plave, ish kone mbyte. Keta te Kuçit ishin kone ike prej Cernagore. Kush nuk ka ike ne ate kohe?! Edhe kane Iuftue. Ju thashe se jane kone katolike dhe kane ike prej fese ortodokse. Merrni vesh se nuk ashte as '12 ta, as e '13 ta. Dyndje te popullsise neper trojet shqiptare jane kone te shpeshta. Terrorr per nderrimin e fese ka pase edhe ma perpara se ju ka ra ju me ndie. Stefani vellau i gjashte e ka pase kishen ne Junik. Ne junik ka shkue si shka dhe shka ka mbete deri ne vdekje. Shka per shkak te fese ortodokse. Por nuk ka lane pasardhes... Drenica dhe na jemi Berishe... Kuç jemi... Ali Salihu, poashtu ka shkue ne Junik dhe aty ka mbete. Kuçin e Decanit dhe te Leshanit i kemi te nji vellaznie Na i kemi ma se afermi, si te mehalles keta te Decanit. Edhe ne Obri ka kuç dhe jane tanet. Nji vella ka shkue ne Drenice. Galica, Mikushnica, Dubofci, Prekazi, Ternavci jane te gjithe te nji vellaznie (Kuç). Keta tanet i kemi edhe ne Kepuz. Jo vellazen te nanes e te babes. Por vellazni te nje gjaku. Si kaue jetue ata? Ndonjihere kane jetue mire. Pak ma shume keq se mire. Kur jam ba une me dijte dicka kemi jetue mire. Kemi pas lope, dhene dhe dhi.... Masandej kaue ardhe kohe te tjera. E kapi hyqymeti me shterngese kete vend. Shtatembedhete vjet e kam marre pushken ne krah. Me shoqnine time jemi marre vesh dhe nuk e kemi leshue deri vone. Gjithmone, sa a kaue koha kemi luftue per vatan... DOJKE SHKAU ME NA SUNDUE EDHE NE KOHE TE TURQIS...Si ka ardhe koha qe ke dale ne mal? Hyrrjeti apo? Dymbedhete vjet para Hyrrjetit, a kone Shqipni ne keto ane. Kater a pese vjet te mira nuk i kemi pas. Mirepo, pasaniket nuk kanë dashte me e prishe terezine e vete dhe me na ndihmue. Kane thane pleqte: se edhe kajmak edhe vatan nuk ka. Kater pese vjetë, para Hyrrjetit ka ra si një rrefije e keqe. Pese shkije me i shkrue zapti nder dhete a pesembedhete shqiptare. Edhe Haxhi Zeka a kon e per kete. "Mos, Hime mos! ", nderhyri dikush. " Nuk dini ju gja! ", tha shkurt dhe vazhdoi. "A kone koh e e veshtire. Rrefije. Dojke shkau me na sundue edhe ne kohe te Turkise. Zaptise ia kemi kepute doren te Qurshijat e Raushiqit. I ka ra dora ne toke. Atehere asht ardhe nji Pashe çel, ne Peje. Per pese dite e kemi ndjeke Pashen. Kemi luftue. Hyqymeti vike e i merrke burrat ne te cilet dyshonte. Me iu shkime vullnetin gjithe atyne qe punojshin per vatan. Ka ardhe koha dhe kan que studenta ne Stamboll. Hasan Prishtina, Zenel Begu i Pejes, Gani Beg Toptani. Mbas disa vjeteve prej* Stambolli, studentat kane kerkue kushte ma te mira per vete dhe per popullin shqiptar, por askush nuk u ka vue veshin. Atëhere studentat kane kerkue ndihme nga disa fuqi te medha te asaj kohe. Si nga Austro Hungaria e Franca. Studentat gjithmone kane punue per vatan. Atehere kane hype ne deti ne nji vapor dhe kane shkue ne Austri. E kaue zotnue gjuhen frenge dhe turqishten. Jane ankue, sidomos te qeveritaret e Austro Hungarise. Ata i kane keshillue qe te kthehen dhe te vazhdojne punen qe e kane nise. Te mesojne por edhe te protestojne per te padrejtat qe baheshin ne kurriz te popullit shqiptar. Studentat tane gjithmone jane kone te percjellun nga organet e pushtetit. Atehere dhe tashe. Por zani i type asht ndegjue forte. Kete te drejte e kane studentat kudo ne bote. E kane edhe sot, apo jo?. ( Ishin vitet '80 ta kur po bisedonim). Ismail Qemaili, Hasan Prishtin a e ndonji tjeter, jane kthye ne Stamboll. Me short e kane ba. Dhe shorti i ka ra Haxhe Mustafes me ba atentat ne Sadriazemin. A ju kuj tohet ajo kanga qe e kendojshin Dervish Shaqa dhe De mush Neziri. E kendojshin edhe Lan Dobra e Hysen Uka. Tashe vone edhe Shaqe Avdia: Ndal pajtonin o ti djal'e, a je shurdhan a je budall'e!
TRAZIRAT E STAMBOLLIT Ne Stamboll aso kohe kure qene vetem 37 studenta shqiptare. Studentat perhere e kane pase mandatin me i dale zot ketij vendi. Ketu edhe perjashta. Hasan Prishtina ka hy ne Parlamentin turk si deputete... Ju thashe se e kane ba me short. studentave u ka ra shorti me e vra Sadriazemin. Mbas tre muejve e kaue nxjerre prej burgu Haxhe Mustafen. Lirat e kure nxjerre. Nje ndodhi n'e parlamentin turk Talat Pasha tue i ngue toske e gelte. Ismail Belt Vlora flet, po duem shkolla shqipe dy, ore ose para dite, ose mbas dite. Prej komjetit te Zyl Karnenit e kam te drejten time te gjuhes dhe te shkolles shqipe. I kaue ra shuplake Ismailt. Hasan Prishtina e ka nxjerre revolen. Buhet toIlovi. Kane nderhye parlamentaret tjere. Hasan Prishtina thote, kesaj shuplake kane me ja ndi zanin krej Evropa. Isa Boletini a kane me familje te vet dhe me te birin e mixfies ne Stamboll. Aty asht njohte me Ismail Qemailin. Kane ardhe deri ne perfundim se duhet me u takue e me shkue ne Gjermani per me kerkue mjete ushtarake e me i fute ne Shqipni. Ata njerez qe i ngon populli me i zgjedhe ne krye te kryengritesve. Isa Boletini thote se duhet me e dhane te katerten e mademit te Trepçes dhe te xeheroreve tjera, qe sadokudo t'i terheqim fuqite e medha qe te na ndihmojne. Me ju dhane edhe Banjen e Pejes. Me u premtue edhe pasuni te tjera. Hasan Prishtina ka thane, se mbas nji kohe edhe ai do te kthehet ne Kosove dhe do te bisedoje me njerezit ma me ndikim per pregaditjen e krvengritjes...


ALI PASHE GUCIA


U ba nji e perzime ne Peje. Çaushin e vrane. Erdhi nji i Rugoves te Kurtula. Tha: thuej Ali Pashes se jam ardhe me u shkrue qaush se e kane vra çaushin. Ulu djali i mire. Cka kemi te re? jam ardhe me u shkrue çaush. Hajte, se te therras ma te parin. Mue Pasha me tha me ardhe e me u shkrue çaush. Kur te vjen koh a kam me te thirre, mos ke gajle. Jane kone çue do fjale te keqija. Ju, Kurtula po thon e...Jo, po i vret cubat. Edhe do fjale te tjera. jo, po i man cubat. Hajt i ki pa thane Kurtula djalit qe erdhe me u shkrue çaush dhe e kish percjelle. Ali Pash Gucia e pat ba Kurtulen, Kryeçaush e disa dreqen ne Kapeshnices ishin kundra Kurtules... Ai djali nuk pret por shkon menjihere te Ali Pashe Gucia. Keshtu a kone. Na taneve nuk iu kemi friksue asnjihere. Vetem te huejve dijme me iu nenshtrue. Atehere u bane edhe tonet neper poste. Ali Pasha yni. Kurtula yni. Hallku yne thone: Ta di shtepine! Eh, çka jemi na?!
"Veç me me shkrue çaush", i thote ai djali Ali Pashes se Gucise. "Prit pak se i therras edhe te paret e shehrit dhe ti ke me kone ma i pari ne teftere!". "Mirepo, une due qe te me merrni qysh tash, se perndryshe..." "Ndal pak djali i mire!" "S'ka ndal" dhe disa fjale te tjera... Adem Gocka dhe ai djali qe dojke me u shkrue çaush jane kone te Rugoves. Djale ma te pashem se Adem Gocka nuk ka pase ne krejt Pejen. Atij i erdhi rande qe Pasha ia ktheu ate djalin. Qysh me ardhe Ali Pasha prej Gucije ketu e me sundue ne Peje? Si me komandue ai me qytetin? Por ketu a kane edhe nji gverr tjeter. Per gra Jane ba gjaqet shpesh here ne keto troje. A kone nji grue e bukur. çike. E lypi Haxhi Zeka. Nuk ia dhane. Nuk ja dhane as Adem Gockes. Keta te dyte e bane muzhevonen dhe ia bane gropen Pashes se Gucise. Ai djali shkon perseri te All Pushe Gucia. Vec ke me me murre ~aush. Hajt 5c ne keto dy dite e ndreqim kete pupe, i thotc Pasha i Gucise. Kesaj pune ke me ia pa sherrin, i pret djali dhe del. Adem Gocka e ruen Pashen kur don me shkue te sejmenet. Te Dulia a kone nji furre buke. Aty asht vra Ali Pashe Gucia. Gocka e vrau. Atë dit dhe sot iu ka dhane e mbrapshta tokes sone. Qysh se u vra, Pasha i Gucise... Thone se katerqind qese te asaj kohe i muer Mahmut Begolli per kete vrasje. Kush i dha keto pare? Paj shkjenia se kush tjeter. Atehere u bajke lufte. Hypke Haxhi Zeka. Mullfite e Haxhi Zekes Jane kone te njohtun dhe ai ka mujte me i dhane buke krejt ketij mileti. Ai i ka fike keto troje. Ai a kone gjakpirse i madh. Ai nuk e ka çue as edhe nji kali per komb te vet. Beglereve me iu nxjerre eshtnat prej vorrit dhe me u shtyp asht pak. Me ju nxjerre eshtnat prej vorrit dhe ma ju blue si kafja nuk u dalim hakut. Po, po begletet kane pas dukat e pasuni, sa me i nxjerre tokat shqiptare prej robnise... Pasoj nje heshtje e gjate... Ne te pranishmit shikohemi mes vete. Ai sikur kotet duke pire çaj mali. Mendohem gjate per keto fjale. Po ne per tjeter e dijme Haxhi Zeken. Sa kenga eshte per te. A ka pasur njerez qe nuk e kaue ldihmuar çeshtjen kombetare? Ata njerez populli i ka shpalle tradhtare. Po me popullin çka eshte bere? Nga tradhtia e disa njerezve ne kemi mbete ne roberi. Po Haxhi Zeka nuk ka qene i tille. Ne disa kenge, por edhe ne shume shkrime te ndryshme historike ai permendet per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per krijimin e nje shteti shqiptar edhe duke pasur, qofte edhe njifare vazaliteti nen Angline. Vetem e vetem per te themeluar dicka te qendrueshme dhe te sigurte per te ardhmen e Shqiperise... Hima sikur permendet..."Me keni ba nder! ", thote. Tash e sa dite qe jemi bashke...Nuk deshta t ju tregoj, mirepo, mbrame kam ndeje, me Isa Boletinin. Kemi bisedue bukur shume per situaten e sotme. Edhe te djeshmen, poashtu. Mos mendoni se jam plak e matufe. Po, po kam ndejte, ashtu si po rri sonte me ju. Keto pyetjet tueja me kane detyrue te rrije me te. Isa kishte nje dhimbje ne dore. Pastaj Hima na tregoi se si ia kishte prere gishtin i vellai rastesisht me sopate.Vellau i tij Ahmeti ia ka pase pre. Shume vete me kane pyet per ate fotografi, ne te cilen sh ihet me Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij, kur kane udhetu per ne Londer, ku mbahej Konferenca e Ambasadoreve. Aty i shihet gishti i keputur i Ises. Te gjithe mendojne se plumbi ia ka kepute gishtin. Por jo. Isa dhe Ahmeti jane kone tue punue diçka. Isa a kone tue ia mbajte nji hasten muri dhe Ahmeti ia ka pre... A 'eshte plagosim Isa neper beteja? I plagosun nga plumbi?Po, po a kone i plagosun disa …

Flori Bruqi