Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 16, 2005

Flori Bruqi:Kush eshte Luigj Shkodrani?...

ART-CAFE;ALBEUROPA DHE FLORI - PRES

KRIJUESIT E MEDHENJE

PAK FLASIN PER VETEN

LUIGJ SHKODRANI


Luigj Shkodrani lindi ne Shkoder. Ka te kryer universitetin "Luigj Gurakuqi ", degen gjuhe letersi,ka te perfunduar edhe degen e gazetarise,ku per nje kohe ka punuar si gazetare ne nje gazete lokale.Eshte marre me shume me organizimin e aktiviteteve te rinise.
Ne vendelindje eshte marre me pune te ndryshme kulturore.Per nje periudhe kohe ka pregatitur edhe emisione te rinise ne radion lokale ne Shkoder.
Me ardhjen e tij ne emigracion,ka kontribuar ne te gjitha veprimtarite kulturore e artistike qe jane organizuar nga komuniteti shqiptare i Danimarkes.
Me qe Komiteti shqiptare kishte nje radio shqipe ku imitohej nje emision per femijet mergimtare,Luigji ka krijuar poezi per femijet qe i ka recituar cdo te diele ne Radio (Danimarke).
Luigj Shkodrani eshte Kryeredaktor i revistes "Aktuale",e cila botohet ne Skandinavi.
Krahas aktivizimit ne te gjtha aktivitetet qe i ka organizuar komuniteti shqiptare, ai ka marre pjese dhe ne nje festival te kenges e te poezise shqipe qe organizohet ne ´Suedi i vetmi i ftuar qe perfaqesonte Danimarken,ne kete festival.Morri pjese me nje krijim te tije.
Tani eshte duke punuar ne nje permbledhje te krijimtarise se tij nder vite,ku shpreson se shpejti do ta perfundone.
Ndersa tani emirembane faqen e lajmeve te komunitetit shqiptare ne Danimarke,ku i ka vene vehtes detyre qe te sjell ne kete faqe punen e mire e te lavdrueshme qe bejne miqte e koleget e tij ne diaspore e vendelindje.
Siq thote Luigji "...ti njohim e ti lidhim shqiptaret ane e mbane botes,te jemi nje ure lidhese ne mes te shqiptareve ane e mbane globit qe rinia dhe femijet tone ta dine se ne po punojme tu leme dicka atyre,si ne histori ,ne kulture dhe ne te gjitha sferat e jetes.Ku gjuha jone te degjohet ne cdo vater shqiptare ane e mbane botes ku ka shqiptarte.
Besoj se keshtu te gjithe se bashku duke vendosur nga nje gur ne kete kala do te ngrejme kalane e madhe te shqiptarve".
Luigj Shkodrani eshte nga ata krijues qe nuk deshiron te flas shume per vete,por per te eshte e rendesishme qe komuniteti ku ai punon e jeton te jete i kenaqur me punen tije.
Flori Bruqi