Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

Flori Bruqi:Kush eshte Leke Gjoka?...

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 11:43 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi:Kush eshte Leke Gjoka?...

Flori-Press

Lekë Gjoka

Lekë Gjoka

Autori ka lindur në Kallmet të Lezhës dhe tani jeton në Jacksonville të Floridës, USA. Ka botuar deri tani vëllimin poetik "Lotët e puthjes" dhe herë pas here ka botuar poezi në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" të New York-ut. Këto ditë ka dalë nga botimi edhe libri i tij i dytë me poezi "Diellin e kapa për veshësh". Poezitë e Lekë Gjokës janë të mbushura me mallin dhe dashurinë për atdhe, me metaforat e udhëtimit të tij larg, me ndjenjat e fuqishme ndaj fatkeqësive, që e shoqërojnë si re Shqipërinë. Filozofia që ndjek poezitë e Lekë Gjokës është abstraguese, e thjeshtë dhe metaforike. /Arben Çokaj

Lotët e Puthjes

Larg në dhé të huaj
kur sytë veç në ëndërr t'i pashë
në buzë qëndrojnë pakëz lotë të puthjes
pakëz lotë të puthjes së thatë !...
Nata rend mbi dallgë të lodhjes
ndjenjat marrin udhë të gjatë
qëndrojnë pak në oborr të shkollës
Në vjeshtë pemët s'di pse qajnë?
(Mos kjo stinë iu vodhi rrobat ?!)
Ah e dashur, buzët qajnë
këtu larg në dhe të huaj
katër stinët vjeshtë janë
s'po shterojnë lotët e puthjes !..

Ç'mu rishfaq Migjeni udhëve të Athinës

Ishte çmendur makina e pronarit dhe me vrap
si kalë i hazdisur rendte autostradës
por semafori i kuq për krahu e kap
dhe ia nxierr kllapinë.
Kokën kthej mënjanë, sytë shohin në dritare një vocërrak
që asnjë pikë gjaku në fytyrë s'i kish mbirë!
- Më fal pesë lekë se dua të jetoj - më tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashë, u mbyllën vetë sytë
përpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Është ca e lasuar Athina dhe bën zhurmë
s'i bie ndërmend se ka ndonjë vocërrak shqiptar
që për shtëpi ka lulishten
e për mbulojë ajrin e verës
Vallë vargjet kush për fyti po m'i kap
lotët e zemres?
- Ik në Shqiperi ! - mu duk se i thashe
se vetëm atje do të të falin ndonjë copë jetë
se si m'u zhduk papritmas ai vocërrak
se makina sërishmi m'u çmend !...

Kush e solli dashurinë?

Mëngjesi i lau faqet
mesdita i krehu flokët
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotët !

Ora ia dha vrapit
sytë me qiellin ndërrohen
detrat po bërtasin
detrat zemërohen !

Se s'ka më ujë lotësh
se u shterr trishtimi
s'kanë si mbushen botët
e këtij zemërimi !

Nuk shterrojnë dot këngët
por buruan puthjet
dita lind për sytë
nata vjen për buzët!...

Ora ia tha vrapit
dhe në planetin tjetër
u takua më djalin
e me puthjen e vjetër !...

Një vajzë ecën nëpër shi !

Ecën një vajzë nëpër shi, si në legjendë
s'ecën me kembë, ecën me zemër
dhe s'pyet nëse gjiri i resë rrjedh
shi, bore apo breshër !

Ecën ajo si legjenda drejt legjendës
vezullimi i syve të saj, të gjitha retë i zhduku
e di, shumë larg rri fshehur një zemër
që pulson njëherësh me zemrën tënde flutur !...

Ëndërr vajzërore...

Padashje tej xhamit
hyre ti tërë ngrohtësi
hyre mu në zemër të fustanit
me një afsh të madh në gji.

E sytë anash i hodhe
të shihje ndonjë dhëndërr
por syve s'di pse s'iu besoje
s'e dije gjithçka ishte ëndërr...

Im bir, Donaldi, lindi me 30 qershor 1997

Përjashta spitalit këngë e zakonshme armësh
si vajtim mortor a kush djallin e di
qershori i lodhur çapitej ngadalë
diktatura në shtratin e vdekjes u shtri.
E dashura ime në sallë të operacionit gjumë flë
Doktorat i kishin prehur thikat e jetës
qajnë ndienjat, e prapë vetja më thotë: "Hë mo burrë je!"
... por jo s'i ndaloj dot lotët e zemrës.
Dhe vargjet pikojnë lot
se lot buron e tërë Shqipëria
se dhe nuset në të zeza ndërruan njyrën e vellos sot
e për orkestër kishin vajtime e krisma!
Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im birë Donaldi
e tamli i nanës që pi, ka aromë baroti
dy orësh më thotë: "babë ç'po ngjet kështu në Shqipëri
apo na ka mallkuar zoti!?...
Përkëdhel tim birë që trokiti në jetë
ditën e parë të riçlirimit të tretë,
zemra e tij e re pulson e duket sikur flet:
"Ishalla ripushtim tjetër të vetvetes s'do të ketë !"...

Porositni librin nga autori, Lekë Gjoka
* * *
Poezi nga libri "Diellin e kapa për veshësh"
Trokitmë dhe mua në derë !...

Shqipni shihmë drejt e në sy
sërisht me ty po flas prapë
pse ule kryet unë e di
por jeta ngajherë tregohet e praptë !...

Shikon ti vashat e tua t'fildishta
që këmbët e turpit hapin Europës
ato që nuk do shpërthejnë kurrë filiza
ndal Shqipni, mos i bjere me grushta kokës !...

Shihme Shqipni vijë nga larg
atje ku nderin s'e peshojnë peshoret
për krye të bjeshkëve nuk po të rrej sak
pse më sheh ashtu Shqipni, a s'të besohet ?...

Më buzeqesh pak nana disi e turpnume
e nga sytë i thehen si qelq dy bulëza loti
shtrin duart të ashpërsume
e më merr në prehër, që kundërmonte erë baroti !...

- Eh birë! - psherëtin nana prej përmallisë
dhe nis të numëroje thinjat me rradhë
kur ikët ju prej shtëpisë
veç dritë e shpresë iu shpërthente në ballë !...

E di moj nanë se malli m'i mbolli thinjat
dhe trishtimi m'i vadiste papushim
me bojë shpirtërore do t'i ngjyros ndienjat
e prapë do ngarkoj në shpinë djalërinë !...

Më fal nana, se ndaloi treni i shpresës
e do nisem prapë se biletën e kam prerë
kur të vish ndojherë tek bijtë mëngjesesh
tokitmë lehtë edhe mua në derë !...

Shtator 2002

Në mërgim takoj Shqipninë

Larg ku varfërinë kam vrarë
shoh Shqipninë këtë zanë të bardhë !
Dhe ngadalë nis t'kuvendoj
n'udhë t'mërgimit e takoj !
Heej Shqipni moj nanë baroti
ktheje kokën t'flasim pak
turivaruna retë prej soti
kanë me ikun prej teje larg!
Qesh nanëmadhja, psherëtin
dhe me dorë flokëve iu jep
ah more birë, këtu n'mërgim
ajri n'fyt se si më djeg !...
Ah moj nanë mos u pshterit
ti veç bijtë ke ardhë me pa
prapë n'shtëpinë tane ke me ikë
herë t'u qesh e here t'u kja !...
Eh more birëe! - prapë m'kthehet nana
unë po kthehem me retë në qiell
s'kam nevojë për vizë, a gjana
e prapë tek bijtë kam me erdhë!...
T'lutem nanë mos ik dhe pak
se unë mallin du me vra
ikën nana se n'shpi bijtë kanë ba shamatë
e shumë dasina janë t'u ba !...
(në qiell retë filluan me kja !...)
-- 2002 --

Diellin kapa për veshesh !...

Diellin kapa për veshesh naten një dite
dhe ai me pa me inat
në trup e kapluan ca të dridhura si mornice
e një të zbehtë fytyres i trokiti në prag !..

Ah !- shfryu dielli - kur ia lëshova veshet
e tonëlata vransire i shpërthyen sytë
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e në pellgjet e trishtimit notonin merzite !..

Me shikonte dielli si i turrullosur
- çfarë ke me mua ? - më tha
ta dish unë Shqipërinë nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..

- Më fal !- i thashe me një shikim
dhe desha prap për veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipërinë
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontë tere merak !...

E tash Shqipni vaun e gjete !...

Shqipni tash shtrimna dorën
me gjuhën e erës po të flas
n'rrokullime e larguam kohën
e n'udhen e mallit rreshkas !...

Po tash folmë lumi ka va
një sy t'loton
e dhimbja s'nxierr za
e bjeshka shpirtrishtuar rënkon !...

... Por prapë ti nanë hijshëm e man shtatin
e më nis me postën e shpirtit një buzëqeshje
që kishte ngarkuar në shpinë fatin
në këtë udhë me kthesa e leqe !...

Krahët udhës së shekujve t'i prenë
por duan edhe shpirtin ta marrin
heeej shqiptar ktheje kokën shihe folenë
mjergull e tym ecën në një udhë me shqiptarin !...

... Pakëz dritë, pakëz shpresë
si një syth lisi, që do të ringjallë lisin e prerë
hap dritaren e shpresës pa përtesë
e shfryj kur fryn idhshëm e helmuara erë !...

E tash Shqipni në lumë ke ra
por vaun buzëgaz e ke gjetë
dhe ecën me ngulm, se syri s'loton e dhimbja n'varr ka ra
e buzëqeshja jote hap portën e shpirtit ashtu lehtë-lehtë !...