Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

Flori Bruqi:Kush eshte Ernest Koliqi?

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 11:58 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi:Kush eshte Ernest Koliqi?

Flori-Press
ERNEST KOLIQI


1901 - Lindi në Shkodër me 20 Maj 1901, në nje familje te njohur patriotike.
1921 - Perfundon shkollën e mesme në Bergamo dhe në Milano, Itali, dhe kthehet ne Shqiperi, ku dy vjet me pas themelon se bashku me pater Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten "Ora e Maleve".

Ernest Koliqi (1901 - 1975) 1924 - Ben pjese ne Shoqerine patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. Per shkak te lidhjeve te tij te reja politike, detyrohet te emigroje per pese vjet ne Jugosllavi, per t'i shpetuar ndonje goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit te deshtuar te Nolit.
1929-36 - Kthehet ne Shqiperi per te punuar si mesues ne Vlore e Shkoder. Ne nje sere botimesh periodike dhe veprash te tij, Koliqi afirmohet si nje talent i letersise shqiptare.
1937 - Diplomohet ne Universitetin e Padoves me tezen "Epika popullore shqiptare".
1939-41 - Emerohet minister i Arsimit gjate pushtimit fashist.
1944 - Largohet ne Itali, i denuar nga qeveria e re komuniste, si bashkepunetor i fashizmit.
1957 - Emerohet drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, e krijuar ne kete vit si pasuese e katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Romes. Ne kete vit, nis te botohet edhe revista letrare ne gjuhen shqipe e Koliqit "Shejzat".
1975 - Vdes ne shtepine e tij ne Rome, i nderuar nga i gjithe komuniteti shqiptar ne emigrim, por i mohuar nga vendi i tij.
Ndër veprat e tij janë: "Kushtrimi i Skanderbeut", poemë dramatike; dy pjesë me novela të titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh", si dhe poezitë lirike "Gjurmat e Stinve".

Shkodra në mëngjese

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Kroni i katundit

Shtegu qi çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.
Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht... E shumta kalojnë habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue.