Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 16, 2005

Flori Bruqi:Kush eshte Albana M Lifschin?

Art-Cafe dhe Flori-Press

Flori Bruqi

Albana M Lifschin

Ka mbaruar fakultetin e gazetarise ne Tirane (1970). Prej vitit 1992 ndodhet me banim ne New York.
Eshte autore e disa librave ne proze dhe poezi si "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" 1999, "Fundjave ne Hillsajd" 2000, "Poezi" nen pseudonimin Blerta Tirana, 2000. Ne tregimet e saj si edhe ne poezi autorja dallohet per sinqeritetin e krijimt e nje stil te rjedhshem e clodhes. Po kete vit Albana mbledh dhe boton me shpenzimet e saj Antologjine me poezi te te rinjve ne mergim me titull "Zera Nga Larg" Albana M Lifschin eshte autorja e librit te mirenjohur "Children Of Kosova - Stories of Horror" (anglisht dhe shqip) ku pershkruhet tragjedia e Kosoves nen kendveshtrimin e femijeve kosovare. Libri eshte konsideruar si nji dokumentar i tragjedise kosovare . Aty shihet egersia njerezore kunder qenjeve njerezore qe nuk kane te njejten kombesi, besim, ose bindje politike.' Libri u vleresua jo vetem nga komuniteti shqiptar por nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut i cili e aprovoi si tekst shkollor per studimet sociale, per klasat e 6-12. Libri i fundit i autores Alban M Lifschin "Udhëtim në Historinë Amerikane" eshte nje kontribut tjeter i saj per komunitetin shqiptar ketu ne SHBA por edhe per te gjithe atdhetaret brenda e jashte atdheurt qe jane te interesuar te mesojne historine e Amerikes. Libri ka marre vlersime maksimale nga profesore te nderuar, kopetente shqiptaro-amerikane dhe intelektuale te degjuar botuar ne organet e shtypit shqiptar


Fundjave
ne Hillsajd

nga Albana Melyshi Lifschin

Libri "Fundjave në Hillsajd"- libri i tretë i shkrimtares Albana Melyshi-Lifschin, në një vështrim duket si një zhvillim i mëtejshëm i "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" Në fakt, Albana këtë radhë hulumton jo vetëm në jetën e emigrantëve të rinj shqiptarë ne Amerikë të dhjetëvjeçarit të fundit, por njëkohësisht edhe në vetë jetën amerikane, madje hyn thellë ne skutat e saj. Nga kjo pikpamje ky është një hap i shpejtë e i madh per të. Dhe të bie në sy që ndërsa zhvillon këtë proces, zemra e saj nuk është e

shëputur nga vëndlindja prej nga ajo merr kujtimet e së shkuarës e me mjeshtëri artistike dhe sinqeritetin që e karakterizon i derdh ato në dy nga tregimet me të bukura të vëllimit "Kujtimi i saj" dhe "Mbresa nga e kaluara" Eshtë krejt e dukëshme që situatat jetsore të cilat autorja i ka kaluar vetë jane edhe më të arriturat e më të spikaturat. Këtë mund ta themi edhe për tregimin "Një vjehërr amerikane" që të mbetet në mëndje pasi mbyll i kënaqur kapakun e librit që porsa e ke mbaruar dhe e mban ende në duar.


II.

Veçori e dallueshme e stilit te Albana Melyshi Lifschin eshte se tipat e karakteret ne vepren e e saj jepen me aq vertetesi, sinqeritet dhe nje mjeshteri artistike te atille sa te duket sikur i njeh dhe i ke para syve. Dhe kjo te shkakton ndjenja emocionale te forta. Karakteri i vajzes, Elira, ne tregimin "Kujtimi i saj" eshte nje karakter i te fuqishem, i ralle e i skalitur me dashuri prej autores. Nje personalitet te mrekullueshem gjen lexuesi edhe tek Jona , vajza shqiptare e cila hyn ne jeten amerikane duke befasuar ambjentin ku leviz me natyren e saj te çilter e te sinqerte. Autorja e ngre lart figuren e femres shqiptare ne menyre bindese e te admirueshme. Elira ne tregimin "Kujtimi i saj" dhe Jona ne "Fundjave ne Hillsajd" jane karaktere te bukura te femres shqiptare qe veshtire se gjenden ne nje bote jo shqiptare. Jane karaktere vajzash te cilat nuk ke se si te mos i dashurosh.
Nga tregimet qe prekin jeten amerikane me ka bere pershtypje e me ka falur kenaqesi tregimi "Nje vjeherr amerikane". Autorja ketu perdor nje humor te lehte e gjuhe terheqese. Mesazhi i tregimit eshte i qarte: Miresia dhe dashuria jane njerzore e nuk njohin kufij shtetes e kombesish.
Kenaqesia estetike qe te jep leximi i tregimeve te vellimit "Fundjave ne Hillsajd" te shoqeron deri ne fund çka deshmon per pjekurine e veçorine e
Albanes si krijuese.
Me kete rast i uroj sukses te metejshem ne vepra te ardhshme te cilat une personalisht do t'i prisja me shume kenaqesi.

Vitet?

Ç' janë këto vite që thoni ju,
unë nuk i takova vitet..
Ato i u afruan avllisë sime
më panë tek kërceja në litar,
e thanë se ngatëruan derën,
të qeshur fëmije më dhanë
e më kthyen sërish pranverën..

Korrik, 2001

Dashuria ime

Një gjethe e varur nga vjeshta kishte mbetur,
e vetme në trupin e dimrit te lagësht e te bardhë,
sot kallkan u këput e ra mbi pezulin e dritares sime,
ndoshta kështu do kisha rënë edhe unë at’her
e mbetura pezull mes jetes edhe vdekjes,
sikur të mos më kishte mbajtur ti Dashuria ime!

Që atëhere mësova të dua jetën mbi gjithshka,
të kuptoj atë qe të tjeret s’e kuptojnë,
të falë dashuri dhe aty ku mirënjohje s’ka,
të fal edhe miqtë që ne të nxituar gabojnë,
të fal edhe atë që kupën e helmit mbushur ka,
e mbi tavolinë për darkë si verë kërkon ta pijë,
që edhe fjalën e mirë më nga e keqja s’e ndan ,
jetën vehtes i nxin më shumë se ç’e ka nxirë..

Zgjimi

Nje pellumb i bardhe
Me hyri ne dhome
E me perplasje krahesh
Zgjoi qetesine time

I shpupurisi te gjitha:
Kujtimet e harruara,
ndjenjat e lënduara
poezite e braktisura
dhe ato te panisura..

Te gjitha u shkunden
u gjalleruan, u bene tok
e pastaj dy nga dy
erdhen te te zgjojne edhe ty…

After graduating from Tirana University in Albania, branch of Journalism, I had been employed for many years as a Television journalist in Albania. Since 1992, I have lived in New York City, NY, USA. My first book, "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", is a collection of short stories describing life of an immigrant woman in New York. "Children of Kosova - Stories of Horror" is my second book. This chronicles the experiences of Kosovar children as they were forced from their homeland.
My third book, "Fundjave në Hillsajd", is my second collection of short stories. It goes one step further than "Kafe Shkodra" has done. "Fundjave në Hillsajd" deals not only with the attempts of new immigrants towards adjusting to a new reality. This book goes deeper into American life. There are also stories of life in Albania.
"Kafe Shkodra e Nju Jorkut" and my third book, Fundjave ne Hillsajd, are written in Albanian language. "Children of Kosova" is available in English and Albanian.
In the year 2000, I started to write poetry. I enjoy writing poetry and I have also gotten positive responses from my readers. This has inspired me to compile my poetry into a book called "Poezi" - Blerta Tirana. I loved my pseudonym, Blerta Tirana, which reminds me of the city where I grew up. My readers have also become attached to Blerta Tirana, which enticed me to publish my poetry book under that name. You too, can read and hopefully enjoy my poems on my poetry page.

My most recent book is A Journey Into American History "Udhëtim në Historinë Amerikane" written in Albanian language. This book received excellent reviews from distinguished Albanian-American professors in USA, as well as well known journalists in America and Europe, some of which you will find on my home page. My purpose was to help new immigrants to learn American history, the history of the country where they will spend the rest of their lives, in an easy and interesting way.

Marsi nuk ardhka dot ndryshe

Po bie me duf ky shi pranvere,
kujtimet e ikjes, dhimbje na zgjon,
foshnjat mbi karroca ngarkuar,
familjet shtrydhur në një furgon

Helikopter ti gjëmë mallkuar,
përsëri mbi kokat tona ti,
S’u ngope me ne dy vjet të shkuar
I babëzitur je për gjak të ri?!

A thua do thahen lulet e mollës
përsëri syve do na shkasin lot,
Marsi nuk ardhka dot ndryshe për ne,
veçse me krisma e erë barot?

Mars 2001

Ulu prane meje

Ulu ketu prane meje, me thua
te presim bashke edhe nje here
ardhjen e mengjezit, si atehere
bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashke ardhjen e Diellit,
te mos flasim, te mos bejme ze,
kujtimeve te tretemi, se s'do shihemi me!

Kjo poezi eshte per..

..nje ndjenje te harruar
qe ngriti koke, u gjallerua,
qe para se te gezohesh
u turperua, se i thane
s'je e vogel, por je grua
qe u terhoq me dhimbje
e u fsheh me lot
ne nje skute te shpirtit,
thelle, ku s'gjendet dot
ku leshon klithma,
që njerzit s'i kuptojne,
po marrin pishtaret
e zene ta kerkojne,
duan ta kthejne
por s'e kthejne dot me
ajo rriti thonjte,
egersire u be.

E di per çfare me ka mare malli?

..per te ngrene si atehere
buke, djathe(nga djathi yne)
domate e nje cope kastravec
(me arome kastraveci)
apo Fergese me gjize
me ka marre malli..
rrobat ne oborr per te ndere,
kur ka diell edhe ere
me ka marre malli,
per tu takuar me ty ne errresire,
fshehurazi tek shkolla,
per shetitjen e gjate ne bulevard
oh, sa me ka marre malli!
Per te ndjere pak te ftohte dimrit,
dhe veres per nje gote dhalle
oh, sa malli me ka marre!


Te ka marre malli?!

Për c'fare i dashur?
Për fjalet e mia,
që u kthyen
ne psherëtima,
për psherëtimat
që u kthyen ne lot,
për PO -të që si thamë dot..
..per netet pa gjumë,
per fantazite lume,
per enderat
qe ne mes i keputëm,
të mos na marre malli më,
edhe Zotit i u lutëm?
Per çfare?