Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 15, 2005

Flori Bruqi:Kujtime nga Ekrem Bardha






Afer dhe larg Shqiperise

Kujtime dhe dokumente nga Ekrem Bardha

I botuar nga shtepia Botuese "Onufri" libri "Afer dhe larg Shqiperise" eshte ndertuar duke u mbeshtetur ne jeten e shqiptaro-amerikanit Ekrem Bardha.

Ekrem Bardha u lind ne Radanj te Leskovikut me 13 maj 1933. Ne moshen 19 vjec arratiset nga Shqiperia me nenen dhe dy vellezerit,per shkak te keqtrajtimit qe i bente regjimi komunist familjes se tij. Pas shume peripecish vendoset ne Amerike,ku me mund dhe djerse ngre nje jete te re.

Per 38 vjet rresht ate nuk e lejojne te shkele ne token shqiptare.Rikthehet vetem pas renies se diktatures komuniste dhe ardhjes se demokracise ne vend.

Merr pjese ne zhvillimet e reja qe ndodhen ne Shqiperi pas viteve 90 duke shtrire ketu nje pjese te biznesit te tij, e duke investuar ne fusha te ndryshme te jetes shqiptare si arsim,kulture etj. Mesazhi qe percjell ne kete veper vjen i qarte dhe i mbushur me besim:

"Jeta ne demokracine amerikane me beri te reflektoj mbi shume gjera. Kuptova qe nuk duhet te hakmerremi me te shkuaren,por te punojme per te ardhmen,te ndihmome ne perparimin dhe mbarevajtjen e atdheut tone. Cdo shqiptar duhet te pyese veten se cfare ka bere dhe cduhet te beje per Shqiperine. Dhe se bashku kemi shume per te bere...."

Libri ka 344 faqe me kapake te forte dhe mbeshtjellese.Libri eshte hartuar me nje gjuhe te kulturuar e te zgjedhur nga shkrimtari Naun Prifti dhe vjen tek lexuesi me redaktimin e kujdesshem te Albana Nexhipit.

ISBN 99927-45-74-6

Shtepia Botuese "Onufri" 1992