Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 03, 2005

Flori Bruqi:Kolec Traboini(Kole Shkodrani)

KOLEC TRABOINI

Kolec Traboini - autoportret '97

Kolec Traboini ka lindur ne Shkoder, dhe ne moshen feminore, pas vdekjes se babait ka jetuar per disa vjet ne Shtepine e Femijes ne Shkoder.
Ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane.
Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne fabriken e Fibres se Kombinatit te Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve. Shkrimtari Naum Prifti ne ate kohe botoi nje recension vleresues per tregimet e autorit si dhe stilin liriko poetik te rrefimit te autorit te ri.
Pervec nje tregimi ne gazeten"Studenti", Fosforeshenca", dhe nje tjetri ne gazeten "Drita", me pas K.Traboini nuk do te shkruante tregime letrare.
Gjate shume viteve ai shkruan skenare per filma dokumantar, vizatimore si dhe realizon nje sere dramatizimesh per femije ne Radio Tirana, nder te cilet spikat dramatizimi me nente pjese "Kreshniket e Jutbines". Ne kinematografine dokumentare ai do te fitonte per skenaret e shkruar prej tij e te realizuar ne filma, mjaft çmime duke perfshire dy kupat e festivaleve te I-re dhe te VIII-te, "Asdreni" 1976, dhe "Keshtjella e kengeve" 1989, bashkautor me poetin Agim Shehu, si dhe nje sere cmimesh per filmat "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina" e tjere.
Ne vitin 1990 realizon me regji e skenar te tij filmin dokumentar "Deshmi nga Barleti" i cili u shpall filmi me i mire dokumentar i Kinostudios Albafilm per vitit. Ne projektet e tij per realizimin e filmave autor-film, regji e skenar ai nis punen edhe me dy filma te tjere "Fluturimi i pellumbave" dhe "Requiem" mirepo rrjedha e intensive e ngjarjeve ne fundin e vitit 90-te dhe fillimin e 91-shit, solli edhe prishjen e programeve te filmimit.
Ne Kinostudio, si kudo ne Tirane dhe rrethe, nis te fryje vrullshem era proceseve demokratike qe do te sillte permbysjen e shtetit despotik monist.
K. Traboini eshte nder organizatoret e pare te formimit te deges se Partise Demokratike per Kinostudion dhe bashkeinisiator me Mark Topallajn e Saimir Kumbaron per organizimin e metingut te madh te intelektualeve te kryeqytetit para stadiumit Qemal Stafa, ku u nguten te dalin ne tribune per te folur edhe ata qe nuk kishin kurrfare lidhje me idete demokratike.
Merr pjese ne demonstratat e medha te zhvilluara ne kryeqytet, dhe ne kete atmosfere shkruan e boton shkrimin "Vlera e Simboleve Kombetare" ne numurin 3 te gazetes RD me 16 janar 1990 ku nder te tjera thuhet se kish ardhur koha per te hequr simbolet komuniste duke perfshire heqjen e yllit te kuq nga flamuri dhe nga stema e Republikes.
Acarimi i gjendjes e detyron K.Traboinin pas shembjes se bustit, e kur komunistet kerkonin revansh monumentesh e ndoshta gjaku, te largohet nga atdheu familiarisht ne drejtim te Malit te Zi ku kishte fshatin e babait te vet Traboinin e Hotit, per te kaluar me pas ne Greqi.
Ne Athine punon ne ndertim, mekanik, pastrues e soj e soj punesh te tjera per te mbijetuar, nderkohe i revoltuar nga propoganda anti-shqiptare dhe cpifese ndaj emnigrandeve shqiptar, me kursimet e pakta qe kish investon hapjen e nje gazete per emigrandet shqiptar.
Gazeta "Emigrandi" (me pas "Egnatia") u shpernda ne sheshin "Omomia" nder emigrande diten e 10 Prillit 1993.
Gazeta doli ne kushtet jo legale ashtu sic ishin ilegale botuesi i gazetes K.Traboini dhe qindra e mijera emigrante shqiptare ane e mbane Greqise. Mizoria e Qeverise Micotaqi mbi emigrandet shqiptar me operacionin çnjerzor "Skupa" (Fshesa) e detyroi botuesin ta nderpriste gazeten ne disa numura per ta vazhduar serisht ne vjeshte me nje ambicje per ta bere gazete serioze dygjuheshe nen okielon "Drejt Europes" dhe shtimin e faqeve te saj nga 4 ne 12 faqe.
Ne vitin 1995, me materialet e botuara ne gazeten "Egnatia", K.Traboini botoi te parin liber shqip ne Greqi, albumin poetik te emigranteve "Ballada e largesive", i cili do te pasohej me dy libra te tjere te tij po shqip "Gjurme ne histori", letersi dokumentare si dhe "Kreshniket e Demokracise", ky i fundit me satira politike bashkohore.
Albumi poetik i emigrandeve "Ballada e largesive" pati nje jehone shume te gjere ne Greqi dhe vecmas ne Athine, ne rradhet e intelektualeve greke. Ne Shkrimin e tij "Ana tjeter e medaljes se emigrandeve", botuar ne revisten "Arvanon", shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola shkruan me entusiazem per bijt e nje populli qe edhe ne kushte shume te veshtira te luftes per te mbijetuar, krijon edhe nje art te madh poetik, sepse populli shqiptar, bijt e te cileve jane emigrantet, eshte nje popull me frymezim e shpirt poetik.
Nderkohe shkruan me nje fryme teper miredashese edhe shkrimtari grek Kostas Valeta krijimtaria e te cilit ishte botuar e bere e njohur ne Europe.
Ne veren e vitit 1995 K.Traboini emigron familiarisht ne Amerike, vendoset ne Filadelfia e me pas sistemohet ne Boston ku jeton familiarisht.
Duke qene nje njeri qe nuk i buzeqesh fati ne mergim, edhe ne Amerike vazhdon te beje pune te renda e jasht profilit te tij profesionit si kineast. Kete mungese ai e ploteson duke u marre me krijimtari letrare. Gjate kohes se qendrimit ne Amerike, shkruan e boton dy libra te tjere "Katerkendeshi i mundimeve", Tirane 2000 dhe "Mos vdis dashuri", Tirane 2002, shtepia Botuese "GlobusR", te cilet jane pritur shume mire nga lexuesit ne Shqiperi dhe jashte dhe jane botuar shkrime vleresuese ne gazetat shqiptare te Komunitetit Shqiptar ne SHBA "Illyria" dhe "Dielli".

Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar antar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur antar i keshillit drejtues te LSHB.

Jeton dhe vepron në Boston-SHBA.

Nga puna në kinematografi e Kolë Shkodranit


Regjisor-skenaristi i filmit dokumantar "Deshmi nga Barleti", Kolec Traboini bashke me operatorin Ibrahim Kasapi, gjate xhirimit te nje episodi ne rrenojat e keshtjelles se lashte te Drishtit, qe ndodhet ne veri-lindje te qytetit te Shkodres. Pranvere 1990

Kolec Traboini gjate diskutimit ne seancat e Festivalit te Filmit Dokumentar e Televiziv Shqiptar, zhvilluar ne Prill 1986. Ne foto jane edhe krijuesit Ilia Terpini, Atalanta Pasko, Ylli Demneri, Neriman Furxhiu, Peri Mato dhe te tjere.

Redaksia e filmit dokumentar ne vitet 85-90.
Muharrem Skenderi, Ilia Dede, Adriana Elini-Xhajanka, Donika Muci, Liri Brahimi, Dolorez Sinica. Ne rreshtin e dyte, Qerim Mata, Niko Treni, Kolec Traboini, Kujtim Gjonaj, Todi Bozo, Abdulla Kenaci. Ne rreshtin e trete Halil Doci, Halil Kamberi dhe Ibrahim Kasapi.
Hyrj
Çmime Kombëtare të fituata nga Kolec Traboini



Kupa në festivalin e parë të filmit shqiptar, 1976 - për skenarin e filmit Asdreni Kupa e fituar për filmin Kështjella e këngëve 1 - Kupën e Festivali i Parë të Filmit Shqiptar 1976 për skenarin e filmit dokumentar "Asdreni"
2 - Kupën e Festivalit të Tetë për skenarin e filmit "Kështjella e Këngëve" në 1989.
3 - Çmim inkurajues në Konkurs Kombëtar për vëllimin në tregime "Petalet e bajames së Hidhur" 1974.
4 - Çmimi i tretë në Konkurs Kombëtar për skenarin e filmit dokumentar "Hasan Prishtina".
5 - Çmimi i Tretë i Festivalit 7-të për filmin dokumentar "Kol Idromeno" 1987.
6 - Filmi më i mirë dokumentar i Kinostudios ALBAFILM për regji e skenar të filmit "Dëshmi nga Barleti" 1990.



Nje cast pushimi ne mes te seancave te Festivalit te Pare te Filmit Shqiptar, Tirane 1976. Ne bisede tre krijuesit kryesore te filmit dokumentar "Asdreni" qe fitoi cmimin e Pare dhe Kupen e Festivalit per Filmin dokumentar: nga e djathta skenaristi i filmit Kolec Traboini, ne qender regjisorja Vitore Celi, dhe majtas operatori Niko Theodhosi.

Grupi i xhirimit te filmit dokumentar "Kol Idromeno" fitues i cmimit te trete ne Festivalin e 7-te te Filmit Dokumentar e Televiziv Shqiptar 1987, dale ne sfondin e kalase se Rozafes dhe lumit Buna gjate diteve te xhirimit te filmit ne Shkoder. Ne foto, djathtas i vecuar, skenaristi Kolec Traboini, redaktorja e Radiotelevizionit, poetja Valdete Andoni, regjisorja e filmit Adriana Elini (1937-1994) dhe operatori Ibrahim Kasapi.

REQUIEM

Dikur në vitin marramëndës '90 kur pozova në këtë fotografi në oborrin i Kinostudios Albafilm, kur kisha ende ne duar skenarin e filmit dokumentar "Requiem", që mbeti harruar sirtareve në fillimin e vitit 1991, kurr nuk e mendoja se sa shumë do të më digjte malli për t'u kthyer prap aty në Kinostudion tonë të bukur, për të qëndruar tek borduret e lulishtës, si dikur, e për të pirë një kafe në klubin e vogel në fund të këtij sheshi, nën hijen e pishave...
Digjem nga malli edhe pse e di që koha nuk ka kthim, e bashkë me kohën nuk ka kthim rinia e as vetë jeta e mjegulluar, që nga largësia e viteve më ngjan me një anije të braktisur imazhi i së cilës ankoron trishtushëm në celuloid.
Edhe në u kthefsha ndonjëherë, ...i them vehtes, nuk do ti gjejë kurrë më kolegët me të cilët kam krijuar modestisht në artin e ekranit, sepse të shumtit u shpërndanë nëpër botë si zogj të tromaksur e të harruar, ca prehen në gjumin e përjetshëm nën hije qiparisash si miku im Ismail Zhabiaku, shpirti prej ëngjëlli i quajtur Adriana Elini-Xhajanka, Diana Diamanti-Kasneci me gërshetin e bukur e të gjatë, Ndrek Luca ai gjeni e shpirt i revoltuar, Xhemal Koçi që e takova për të fundit herë tek vraponte në Shkodër pas tufave të kuajve për filmin"La Amerika", e mjaft miq të tjerë që nuk janë më...
Ata që kanë mbetuar, kanë mbi supe peshen e rëndë të mbijetesës, që shpesh herë thërmon si kum deti, edhe artin edhe jetën.
Dhe duke u plakur ndjehem si guacka një molusku, që tallazet e jetës e kanë përplasur diku në një kënd të botës, ku kujtimet marrin vlerën e një realiteti të vdekur...
Requiem për shokët e miqtë tanë, që nuk rrojnë më, requiem për artin e vdekur nëpër "këngë të pakëndueme", requiem për shpirtat tanë të terratisun neper botë, requiem për kujtimet tona...

Kolec Traboini
Boston, 16 Janar 2003

Mos vdis dashuri

Në vëllimin poetik "Mos vdis dashuri" botuar nga shtëpia botuese GlobusR, Tiranë 2002, autori ka përfshire krijime të tij në një periudhe të gjate kohore me poezi që datojnë nga viti 1985 e deri në 2002; të periudhës së poezisë së fshehtë nën diktaturë, poezisë së hapur në demokraci dhe të jetës plot peripeci në emigracion. Ky libër është pritur mirë nga shkrimtarët e lexuesit dhe është vleresuar si një sukses për autorin nga gazeta shqiptaro-amerikane "Illyria" në New York si dhe në shtypin e Tiranës.
Nokturn

"Nokturn" botuar nga shtëpia botuese GlobusR, Tiranë 2004, është vëllimi i dytë në krijimtarinë poetike personale të Kolec Traboinit, që bën një hap me tej në ambicjet e veta artistike. Në këtë libër të ri përfshihen 112 krijime të reja gjatë vitit 2003, ku spikatin përpjekje për të pasqyruar jo vetem boten shpirtërore të poetit, por edhe shqetësimet qytetare, gjithnjë nepërmjet lirizmit e perjetimeve të thella emocionale.
Libri ndahet në 6 kapituj: Antikoha, Shën Valentini Poet, Vjeshtë Italiane,Porta e Dritës, Epistolar Poetik dhe Impresione.
Në këtë të fundit përfshihen mendime të shprehura në Shtyp dhe Internet mbi krijimtarinë letrare poetike të autorit, nga 12 njerëz të fushave të ndryshme që nga studiues e shkrimtarë të afirmuar, kolegët në fushën e levrimit të artit e deri tek lexues e admirues të poezisë. Shënojmë emrat e tyre: Aristidh P.Kola 1944-2000 (Athinë-Greqi), Naum Prifti (New York), Vllasova Musta (Tiranë), Spiro Gjikondi (New York), Kosta Valeta (Athinë-Greqi), Dalip Greca (New York), Ejvis-Maria Xhajanka (Gjeorgjia-USA), Zhuliana Jorganxhi (Trieste-Itali), Arben Çokaj (Gjermani), Klajd Kapinova e Uk Lushi (New York), Pilo Llanguri (Meriland USA).
Balada e largësive


"Balada e largësive" është i pari libër i botuar në gjuhën shqipe në Greqi. Ky album poetik i botuar në Athinë në 1995, që përfshin krijime të 32 autorëve emigrantë, është pritur shumë mirë nga opinjoni letrar dhe lexuesit në Shqipëri dhe Greqi. Kanë shkruar për të në Athinë, në revistën arvanitase "Arvanon", revisten greke "Radiotelevizioni" , si dhe janë botuar shkrime vlerësuese në shtypin shqiptar në Tiranë. Në bazë të krijimeve të këtij libri, emigrantët shqiptarë në bashkëpunim me drejtuesit e Shoqatës së Arvanitasve dhe Bashkinë e Iliopulit, organizuan koncertin e fjalës artistike në Athinë në Korrik të vitit 1995 ku moren pjesë edhe shkrimtarë të afirmuar grek me krijimtarinë e tyre poetike. Ky eviniment ishte shprehje e dëshirave të krijuesve emigrantë dhe shkrimtarëve përparimtarë grekë, për ndertimin e urave të miqësisë e të shkëmbimeve të përvojave artistike në mes të dy popujve me deshiren për harmoni, mirëkuptim e paqe.


Petalet e bajames së hidhur


PETALET
E BAJAMES SË HIDHUR
Shtepia Botuese "Naim Frashëri" 1973


Eshtë libri i parë i autorit, botuar kur ishte student në Universitetin e Tiranës në vitin 1973 e i vleresuar me çmim në konkursin Kombëtar të Letersisë e Arteve 1974. Në shtypin e Lidhjes së Shkrimtarëve është cilësuar si vëllim me tregime të ngrohta lirike plot frymëzim.
Në atë libër studenti gazetarisë Kolec Traboini, kishte mbledhur tregimet e botuar prej tij nëpër periodikët e gazetat e kohës, kryesisht në faqet letrare të gazetave "Zëri Rinisë"dhe "Puna".
Vëllimi kishte 9 tregime, redaktor i librit ka qenë shkrimtari Odhise Grillo, piktore Safo Marko, tirazh 6 mije kopje.


Katërkëndëshi i mundimeve


KATËRKËNDËSHI I MUNDIMEVE
Shtëpia botuese GlobusR, Tiranë 2000

Autori i këtij libri për shume vite ka punuar në kinematografi në seksionin e filmave dokumentarë ku profesioni i ka dhënë mundësi të njihte realitetin anë e kënd Shqipërisë dhe të përjetonte dukuritë e shoqërisë së shtypur e të ndrydhur shqiptare. Në një projektfilm dokumentar, në verë 1990, ai pëson "disfate" krijuese sepse objekti ku ai kish nisur xhirimet e filmit "Fluturimi i pëllumbave", shkolla e korrektimit për adoloshentët, në periferi të Tiranës, u shkatrrua si institucion për ti lënë vëndin forcave të sigurimit të shtetit monist që po jetonte grahmat e fundit të jetës së vet të dhunëshme. Fletet e skenarit, që ishin një dramë e gjallë e fateve njerëzore, shpesh herë të sakatuara prej fatit dhe pushtetit absurd, autori nuk i la në sirtar, por i hodhi në faqet e një libri, të cilin kritika e ka quajtur me të drejtë se nuk është roman, sepse i mungon një hapësirë e gjerë ngjarjesh të mpleksura rreth një boshti; por nuk është as tregim a përmbledhje tregimesh, sepse nuk shtjellohen ngjarje të veçanta e të shkëputura. Autori i ka quajtur shkurt "Rrëfim" ato "fletë skenari" të një filmi të parealizuar që në saj të idese që mbartin e falë një narracioni situatash dramatike nga bota e adoloshentëve, ku përdoren me mjaft sukses edhe figura letrare të gjetura artistikisht, bëjnë që libri të të mbajë të tensionuar deri në fund.


Gjurmë në histori


GJURMË NË HISTORI
Botuar ne Athinë, 1995

Libri "Gjurmë në histori", letërsi dokumentare, në të cilën përfshihen dokumenta dhe dëshmi nga jeta e Palok Traboinit si dhe pjesë nga shkrimet e tij botuar në shtypin shqiptar në vitet e luftës për pavarësi, u botua nga i biri Kolec Traboini pas hulumtimeve të gjata nëpër vite, në arkivat, biblotekat dhe kujtesen e njerëzve, sepse nga babai tij i vdekur nuk kishte arritur te ruhej asnjë dokument, madje vete origjinali i poemës "Lufta e maleve" shkruar në Prizren në 1911 dhe botuar tashmë në këtë libër për herë të parë,ishte zhdukur dhe pak shpresa mbeteshin të gjëndej. Libri ne mënyrë të dokumentuar përfshin veprimtarinë atdhetare të Palok Traboinit si një kryengritës e bashkëluftëtar i heroit Ded Gjo Luli, si mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1908 e për katër dekada me rrallë, si publicist i shtypit të pavarësise dhe poet, krijues i një poemë me rreth 1600 vargje mbi kryengritjen e Malësisë së Madhe në vitin 1911, dëshmi autentike të ngjarjeve me rendësi historike. Vlerën e librit e shtojnë edhe fotografitë origjinale të ruajtura me kujdes nga Fototeka "Marubi" Shkodër.


Rapsodi ushtore


RAPSODI USHTORE
Ironi bashkëkohëse, 1995

Në punën e tij si gazetar e drejtues i gazetës "Egnatia",autori krijoi në zhanre të ndryshme të publicistikës, si artikuj, analiza, pamflete, por një vend të rëndësishëm do të zinin edhe fejtonet, alegoritë, satirat si në prozë ashtu edhe në vargje. Këto të fundit do të përbënin materialin letrar për krijim e librit "Rapsodi ushtore", ndarë në dy libra, pjesa e parë poema ironike "Kreshnikët e demokracisë" dhe e dyta proza satirike "Vrimat e Saçit". Në këtë libër në format xhepi, satirizohen veprimet e papërgjegjëshme të politikanëve të vjetër e të rinj që dolën në skenen e historisë me makinacione e prapaskena që e kanë burimin tek psikologjia e ruajtjes së pushtetit me çdo kusht prej atyre që kishin kaluar nëpër shtratin e Prokustit të ideologjisë komuniste. Për mbrapshtitë e veta në politikë dhe ekonomi, në këtë libër, e gjejnë vehten rreth 50 persona të politikës shqiptare, që lëvrijnë gjallnueshem e të përqeshur në "Rapsodinë ushtore" të vitit 1995 për meritat e veçanta që kanë për gatimin në mënyrë aq të përvajtueshme të Kacamakut tonë Kombëtar, çfarë ngjarjet e mëvoneshme tashmë e kanë vertetuar katërcipërisht.

Rapsodi ushtore

SHKODRA

Vendlindja ime,
Rozafa ime
me fat te pikellueshem

Qytet dymijevjecar qe zgjohet
me ninulla e vaje nga lashtesia,
nen hijen e nje keshtjelle te rene ne gjunje
qe u falet ujrave te Drinit e te Bunes,
dhe Taraboshit, vellait te cveshur,

i perveluar nga dielli, i rrahur nga shiu,
si cadra ciganesh nen mjegull.

Qytet i sterlashte, - hija e mocme e vetvehtes,
senderzuar prej fantazise si Panteoni i Ilireve,
mbretereshe hyjnore mes malesh e detit
me emrin Teute;
veshur me parzmore trimerie.

E pathyer ne luftra,
e metamorfuar prej absurdit,
si nenemadhe kockedale mbeshtjellur me te zeza,
qe vajton e cjerr fytyren nen qinarin e Zorbes
qe nuk eshte me,
per kohen qe nuk kthehet e njerzit qe iken,
e mjerueshem merr fushen e Rrmajit,
aty ku nje korb me krra-krra pershendet
qefinet e rinj,

percjellur nga karvanet e gjakut te shpagimit.

Ndersa me lart,
ne katakombet e errta
te keshtjelles me emrin Rozafe,
fshihet ende fantazma nuses se murosur,
besnike e mjerueshme e fjales se dhene,
lakuriqesi e mermerte e gjinjeve te bardhe
qe pikellushem ende (fantazisht) pikojne
qumeshtin e hidhur te nuserise se mohuar.

Qumeshti jete-vdekjes pikon prej guri
si makth i mocem i nje legjende te vrare,
ne thellesi te mureve te heshtura te keshtjelles,
ne shtepite e perhimtura te qytetit verior,
qe kerrusur vajtueshem pikellojne dhe ato
se mbeten shterpe, e koha nuk pjell me,
nje Barlet i ri
a nje Migjen modern
per ti kthyer qytetit lavdine e dikurshme...
Pikellimin e udheve te qytetit e shton:
imazhi i nje nena plake qe hiqet kembezvarre
si Rozafe e ringjallur,
me gjoksin e mardhur,
qe me frymen e paket perpiqet te ngrohe,
sqepin e bardhe
te nje pellumbi te vdekur.

Boston, 1 mars 2002


ZEMRA

Zemra fare e vogël është
sa një grusht
po janë malet brenda, fushat, lumejt
janë pyjet, ograjat,lirishtat e bjeshkeve
rapsoditë brenda janë

kasollja e vjeter- shtepia e re
njerzit e dashur, të vegjël e të mëdhej
të gjithë që i njeh dhe s'i njeh

baballarët edhe pse kanë vdekur
me mijra të tjerë luftëtarë
çdo gjë që mban siper ku dhe
çdo gjë që brenda vehtes mban

zogjtë këngëtare aty bëjne folene
aty ka qiell - aty ka re
në zemer ështe deti- dallgët janë

ka diell sa të duash
bien rrufe

...të gjitha ne kete zemer
në ketë zemer të vogel sa një grusht
brenda janë!


RAPSODI

I erdhi dita rapsodit kokën ta mbështeste në gur,
lahutën mori e tërë bjeshkët e çetinat u drodhen:
- Ku ështe Gjeto Basha Mujë?

Tridhjetë kuaj shkrofëtinin - tridhjetë jataganë
tridhjetë krerët e Jutbinës, mbledhur në kuvend:
- Gjeto Basha Mujë është me Kralin në mejdan!

Lahuten s'e ndaun- frymë pak po merr,
pishnaja tundet e krisma shpatësh sjell:
- Ky bejlek s'ju nda Mujes për njëmije vjet

Frymen e fundit mbi lahutë e hodhi,
pa diellin e bjeshkës si shege - gjaku, e tha:
- Tash Muji krajlin po vret!

...e puthi gurin
si te tokte burri- burrin:
- Thonë rroku Gjeto Basha Mujin!


VDEKJA E OMERIT

Ç'është kjo gjamë që po sjell era
mbi Jutbinë pse po ushton?

Si ortek vinë trimat malesh
breshër lotësh syri rrëzon.

Mos në trup ju rëndojnë plagët
e i kerrusën gjer përdhe?

A ndonje lisi ju prenë degët
kur i ranë njëqint rrufe?

Gjoku i bardhë i kryetrimit
hingëlline e s'hyn në prag

pas një reje fshihet dielli
syri i Mujit pikon gjak.

1986


MICI I BJESHKES

Kur a çelë ky syri i Bjeshkës
kur pranvera desh me ardhë
shumë armiku paska ra

paskan vra nja dyqint vetë
paskan pre nja dy-tre mijë
paskan mbytë nja dymbedhjetë mijë

me shtat varr ky Mici i bjeshkës
kur ka pa plagët e shokëve
prap në kambë na qenka çue

ka hedh sytë për kah Jutbina
paska pa një gjok të kuq
paska pa një vraç të zi

me një krah na qenka ngritë
doren tjeter përmbi shpatë
treqint vetë i ani nji

kur për tokë ka zatet kokën
paska pa prap kah Jutbina
gjok të kuq e vraç të zi.

Tiranë 1983

Pergatiti:Flori Bruqi