Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, tetor 12, 2005

Flori Bruqi per Art-Cafe shkruan:

DRITË E DITURISË nga Çerkin Bytyçi

Monografi

DRITË E DITURISË - Monografi  nga Çerkin BytyçiKushtuar Shkollës Shqipe "Lidhja e Prizrenit" në Rottweil të Gjermanisë me rrethinë dhe traditës 25-vjeçare të organizimit të mësimit në gjuhën shqipe në Baden Württemberg të Gjermanisë.


detajet e librit

Titulli: DRITË E DITURISË Autori: Çerkin Bytyçi
Faqe: 100 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 8.00 EUR.
Botues: Autori
Viti - vendi e botimit: Gjermani

SHKOLLA SHQIPE NË TUTTLINGEN TË GJERMANISË nga Çerkin Bytyçi-Maxhun Syla

Monografi

SHKOLLA SHQIPE NË TUTTLINGEN TË GJERMANISË - Monografi  nga Çerkin Bytyçi-Maxhun SylaMonografi kushtuar traditës shumëvjeçare dhe aktiviteteve të Shkollës Shqipe në Tuttlingen me rrethinë.


detajet e librit
Titulli: SHKOLLA SHQIPE NË TUTTLINGEN TË GJERMANISË Autori: Çerkin Bytyçi-Maxhun Syla
Faqe: 45 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 5.00 EUR.
Botues: Shkolla Shqipe/Klubi
Viti - vendi e botimit: Tuttlingen

SHKOLLË E RRITËS nga Nusret Derguti

Monografi

SHKOLLË E RRITËS - Monografi  nga Nusret DergutiMonografi kushtuar Shkollës Shqipe në Nürnberg me rrethinë, me rastin e 20-vjetorit të punës


detajet e librit
Titulli: SHKOLLË E RRITËS Autori: Nusret Derguti
Faqe: 66 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 8.00 EUR.
Botues: Autori
Viti - vendi e botimit: Nürnberg

VRUNDUJ KUJTIMESH nga Hamza Halabaku

Monografi

VRUNDUJ KUJTIMESH - Monografi  nga Hamza HalabakuDitë më parë, doli nga shtypi Ditë më parë, doli nga shtypi monografia kushtuar zhvillimit të Shkollës Shqipe në disa mjedise të Bavarisë Veriore të Gjermanisë, hartuar nga shkrimtari dhe punëtori i palodhshëm i arsimit Hamza Halabaku. Është ky botim i rëndësishtëm që ngërthen historikun shumëvjeçar dhe traditën e punës intensive me nxënësit mërgimtarë në këtë pjesë të Gjermanisë, ku me përkushtim mësohet dhe kultivohet gjuha shqipe.


Nga bankat e Shkollës Shqipe në Bavarinë Veriore deri më tash dolën qindra nxënës shqiptarë të cilët duke mësuar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, për historinë kombëtare, gjeografinë e vendit, kulturën muzikore e artin figurativ, thelluan dhe forcuan edhe më shumë ndjenjën e atdhedashurisë, mirkuptimin dhe tolerancën në këtë mjedis të Gjermanisë mike.

Ndërkaq, në këtë libër që ka vlerë të përhershme për historikun e shkollës shqipe në diasporë, në hollësi dhe me kujdes të veçantë, autori flet për rëndësinë e mësimit plotësues për fëmijët e mërgimtarëve tanë dhe faktin se arsimimi dhe edukimi kombëtar janë një nga çështjet më madhore të kombit. Janë për tu çmuar lart përpjekjet e mëdha, sfidat e pareshtura, sakrificat e vetmohimet e atyre bashkatdhetarëve tanë për formimin e shkollës, e cila tashmë ka një traditë të mirë dhe mbi rrënjët e forta e të thella të saj mund të priten suksese edhe më të mëdha.

Është për tu çmuar edhe kontributi i subjekteve arsimore të shteteve përkatëse dhënë shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, që krijuan parakushte të volitshme duke ofruar lokalin shkollor, mjetet mësimore etj., për nxënësit shqiptarë. Të gjitha këto, autori i këtij libri Hamza Halabaku sikundër edhe aktivitetet e gjithmbarshme të nxënësve shqiptarë në Bavarinë Veriore, i prezenton në mënyrë të detajizuar. Duke u rrëfyer në vetën e parë, në monografinë „Vrunduj kujtimesh“ pasqyrohen edhe vështërsitë e shumta rreth hapjes së shkollave shqipe në diasporë, kontributin e madh të individëve dhe subjekteve gjermane për të mbështetur këtë aktivitet të rëndësishëm shqiptar dhe në përgjithësi për vullnetin e pathyeshëm të nxënësve për të mësuar në gjuhën shqipe.

- Mësimi plotësues në gjuhën shqipe për mërgimtarët tanë është i nevojshëm aq sa edhe buka që e hanë dhe uji që e pijnë. Pa këtë mësim fëmijët e tyre nuk mund të kenë të ardhme të ndritshme. Sepse, nuk mjafton që fëmijët e tyre vetëm të dijnë se janë shqiptarë, por ata duhet edhe të marrin dituri nga gjuha amtare, nga historia e gjeografia kombëtare, arti, kultura dhe tradita jonë e begatshme. Ata nëpërmjet këtij mësimi frymëzohen me atdhedashurinë e pajisen me njohuri që lehtësojnë rrugën e zotimit të tyre për çështjen e mirëfilltë kombëtare, shkruan në këtë monografi H. Halabaku.

Ky libër i posabotuar është i ndarë në disa kaptina që pasqyrojnë rrugën e zhvillimit të shkollës shqipe. Ndërkaq, i ilustruar me mëse tetëdhjetë fotografi, paraqet një material të çmueshëm fotodokumentar që mund të shfletohet dhe lexohet shpesh dhe kudo, për të rikujtuar gjithë punën e madhe të bërë në arsimimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë përkatësisht në Bavarinë Veriore të Gjermanisë. Vend me rëndësi zë kontributi i arsimdashësve dhe miqve gjerman të cilët në çdo kohë mbështetën shkollën shqipe.

Njëri nga rezenzentët e këtij libri, Gani Bajrami, në parathënien e shkruar konstaton se autori hamza Halabaku, në këtë libër ka arritur të sjell informacione dhe dëshmi për realitetin e një kohe dhe materiale fotografike që librit i japin peshë dhe vlerë të veçantë. Ndaj, ly libër nuk mund të merret shkurt vetëm si një kronikë e kohës së caktuar, por është një plotësi dokumentare që len gjurmë për ekzistimin dhe funksionimin e Shkollës Shqipe në Bavarinë veriore.

Me këtë botim, autori Hamza Halabaku, kryen njëkohësisht një obligim morqalo-qytetar në ndriçimin e kësaj pjese të historisë sonë reale, duke pasqyruar kontributin e bashkatdhetarëve tanë si prindër dhe përpjekjet dhe sfidat e tyre të pareshtura për formimin e shkollës shqipe.

LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE nga Maxhun Smajli

Histori

LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE - Histori  nga Maxhun SmajliDitar interesant nga ditët e luftës i hartuar nga Maxhun Smajli

LIBËR SHUMËDIMENSIONAL DHE ME VLERË HISTORIKE

Literatura mbi historinë më të re shqiptare dhe në veçanti ajo e luftës për çlirimin e Kosovës, ditë më parë u begatua edhe me një libër shumëdimensional dhe me vlerë shkruar nga gazetari dhe publicisti Maxhun Smajli, opinionit shqiptarë i njohur si reporter nga ditët e luftës, informatat e të cilit priteshin me padurim dhe ankth, jo vetëm nga shqiptarët në Kosovë por edhe në gjithë botën. Ato përshkruanin rrjedhën e luftës por edhe ishin formë e komunikimit të pjesëmarrësve të frontit të luftës me popullin e kërcnuar nga masakrimet, vrasjet, torrturat dhe dëbimet jasht Kosovës.
„Lufta dhe dilemat shqiptare“ është libër që përmbledh kronologjinë e ngjarjeve të zhvilluara të atyre ditëve. I shkruar në formë ditari, me tërsinë përmbajtësore, fotoset e shumta, të dhënat e detajizuara dhe teknikisht i përgatitur në mënyrën eskluzive, ky libër është një lexikon shtuar lexikonit të gazetarisë shqiptare. Është model i trajtimit të hollësishëm të luftës i shkruar për të mbetur gjithnjë i vlevshëm, tash e gjithëherë.
Dhe nëse kihet parasyhë mendimi i A.Camus se „Gazetari është një historian i momentit, sidomos në rrethanat e luftës është një kronist i historisë“, lexuesi i librit „Lufta dhe dilemat shqiptare“ nga Maxhun Smajli, e ka lehtë të konkludojë se ky reporter i luftës, ka arritur me sukses, përkundër torrturave dhe persekutimeve të bëra nga forcat serbe dhe individët e tjerë, me pedantëri ti mbaj shënimet, ti mbarshtroj ato dhe duke i rievokuar në këtë libër, të ofroj një material që gjithsesi do të mbetet bazë për studimet e mëtejhsme të ngjarjeve të atyre ditëve të përgjakshme të cilat nuk do të harrohen kurrë nga shqiptarët por edhe opinioni ndërkombëtar.
Këtij autori të përkushtuar, nuk arriti askush tia mbyll shtigjet për të njohur dhe për ta shpërndarë të vërtetën. Lidhur me këtë, Maxhun Smajli në parathënjen e librit, lexuesit i bën me dije : „…Për ta përhapur atë (të vërtetën), gazetarit i duhet jo vetëm kurajo, por edhe dinakëri, që t`iu shpëtoj goditjeve të armikut dhe njerëzve që i mbyt e vërteta…“ dhe vazhdon: “..shpesh ndodh tek disa gazetarë që të mos jenë të ndërgjegjëshëm për vlerën dhe rëndësinë historike të asaj që po ndodhë. Për ta është e rëndësishme që ta kryejnë detyrimin e tyre ndaj punëdhënësve apo ndaj organizatave për të cilat punojnë. Pra për disa gazetarë shpesh është i rëndësishëm realiteti, çasti i dhënë, kurse nuk i preokupon fare historia“. Kjo njëherit ishte bazë e punës dhe angazhimit kombëtar të gazetarit Maxhun Smajli që nga dita e parë e deri në mbarimin e luftës. Mbase ai ishte aty ku ishin luftëtarët e lirisë, aty ku luftonte UÇK, aty ku zhvillohej lufta për jetë a vdekje, për liri a robëri.
Në këtë libër i bëhet përshkrim origjinal dhe në mënyrën më profesionale periudhës së vështirë për popullin shqiptar, vuajtjeve por edhe qëndrimit stoik para rrebesheve e të gjitha të kqijave të luftës. I bëhet një pasqyrim në formën e veçantë kësaj periudhe historike, nga më të rëndësishmet për ardhmërinë jo vetëm të Kosovës. Trajtohen me gjithë origjinalitetin aspektet nga më të ndryshmet të të gjitha sferave të jetës, organizimit dhe luftës së zhvilluar për çlirim, heroizmit dhe qëndrimit të vendosur e krenar shqiptar, pathyeshmërisë dhe këmbëngulsisë për të qëndruar stoik deri në çlirimin definitiv. Ishte kjo periudhë që karakterizohej edhe me disa kundërthënje, por qëllimi ishte një-çlirimi i Kosovës.

Publicisti i mirënjohur Besim Krasniqi duke shprehur mendimin meritor në faqet e këtij libri pos tjerash shkruan:“ Karakteristikë kryesore e librit „Lufta dhe dilemat shqiptare“ është forma origjinale dhe reale e përshkrimit dhe e interpretimit të ngjarjeve dramatike të një periudhe shumë të tendosur dhe kritike, pa tentuar asnjëherë që meritat, sukseset apo edhe dështimet t`i vihen në mënyrë të njëanshme ndonjë individi apo organizate politiko-ushtarake që nuk e ka merituar ti vihen si të tilla. Aty përshkruhen sukseset, rezultatet pozitive të organizimit politiko-ushtarak të shqiptarëve, por njëkohësisht edhe fërkimet e brendshme politike, konfliktet, përçarjet të cilat ishin bërë larg syve të opinionit, por jo edhe larg syve të gazetarit dhe reporterit Maxhun Smajli“.

Ndërkaq, publicisiti dhe autori i shumë librave Faruk Tasholli, në cilësinë e redaktorit të këtij botimi, në pasthënien e shkruar në këtë libër bën një përshkrim të shkaqeve dhe pasojave të luftës të nxitur e zhvilluar nga politika e pushteti serb dhe rezistencën e pathyeshme shqiptare.
Duke shkruar për librin „Lufta dhe dilemat shqiptare“, ndër të tjera thot se ky libër „është një nga pasqyrat më besnike të kësaj ngjarjeje madhore të popullit shqiptar. Autori e nis ditarin bashkë me luftën dhe flet për gjërat që i ka parë, prekur dhe përjetuar vetë, sa në mesin e popullatës, aq në mesin e luftëtarëve. Prirja e tij për ta ndriçuar zhvillimin e luftës nga poshtë, ku vetëmbrojtja lind si domosdo e dhunës, e rrumbullakëson një histori të shkruar përngut, por shumë besnike…“
Flitet në këtë libër për Klinën dhe historikun e saj, luftën e zhvilluar këtu e në Drenicë, në Loxhë e Dukagjin, për Llaushën e Prekazin, për Qirezin e Likoshanin, për Gllogjan e Resnik,e vendbanime të tjera të shumta ku ngadhnjeu dëshira për liri, përkundër humbjeve të mëdha. Flitet për UÇK-në dhe luftën e saj heroike. Flitet edhe për personalitetet që do të mbeten në kujtesën e shqiptarëve deri në amshim Shaban Jasharin me të bijtë Ademin dhe Hamzën dhe bashkëluftëtarët që kurdoherë kujtohetn me pietet, për shumë udhëheqës e luftëtarë trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë veprimtarë të palodhshëm e vetëmohues të LDK, për shumë atdhetarë e të devotshëm për çështjen kombëtare, por edhe për disa të cilët përziheshin aty ku nuk u takonte. Thënë shkurt, autori Maxhun Smajli është i kujdesshëm dhe si shpëtpon nga shkrimi asgjë, madje edhe imtësitë janë shumë të mëdha për ditarin e shkruar.
Se është libër i shkruar me kujdes të madh dhe nivelin e lartë profesional, lexuesi do të bindet pasi ti ket lexuar 237 faqet e tij, pasi ti ket shikuar afro 100 fotografitë e prezentuara në te.
I rëndësisë së madhe ky botim është edhe për faktin se përmes parathënjes dhe pasthënjes së shrkuar edhe në gjuhën gjermane, i ofrohet mundësi e madhe edhe lexuesit gjermanofolës të njihet më përsëafërmi me ngjarjet e zhvilluara, luftën dhe masakrat serbe ndaj popullit liridashës shqiptarë në Kosovë.
Tirazhi prej 1500 ekzemplarëve të botuar të këtij libri, vlerësuar përkah përmbajtja, materiali i shtruar dhe forma e shtjellur, gjithsesi është i vogël. Botimi i ardhshëm i këtij libri ndoshta do të ishte mirë të mendohet të shoqërohet edhe me përkthim në libra të veçantë në gjuhën angleze dhe atë gjermane. Opinioni ndërkombëtar, megjithatë, edhe tashti, pas përfundimit të luftës së armatosur, ka nevojë të informohet për ato ditë të tmerrshme nëpër të cilat kaloi populli shqiptar i Kosovës.

NGA THESARI KULTUROR I ATDHEUT nga Çerkin Bytyçi- Lekë Preci

Tekst mësimor

NGA THESARI KULTUROR I ATDHEUT - Tekst mësimor  nga Çerkin Bytyçi- Lekë PreciKy libër është një tekst-test i diturisë i cili mundëson që përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të mësohet për thesarin kulturor të trojeve shqiptare.
Margaritarët e kulturës shqiptare, thesari i pasur kulturor i popullit shqiptar, tradita e pasur muzikore dhe folklori tradicional, janë vetëm disa nga temat që janë përfshirë në këtë tekst-test të diturisë, që mundëson të bëhet një sheti në të gjitha trojet tona shqiptare duke rikujtuar njohuritë e arritura më parë dhe duke mësuar edhe diç të re nga kjo pasuri jona e madhe. Ky libër është i përshtatshëm dhe interesant sidomos për fëmijët dhe të rinjët në diasporë.


detajet e librit
Titulli: NGA THESARI KULTUROR I ATDHEUT Autori: Çerkin Bytyçi- Lekë Preci
Faqe: 87 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 6.00 EUR.
Botues: KASH-i
Viti - vendi e botimit: Gjermani

PLOTËSORI I ABETARES nga Prof.dr.Sh.Osmani,R.Hamiti, S.Gashi, S.Thaçi

Tekst mësimor

PLOTËSORI I ABETARES - Tekst mësimor  nga Prof.dr.Sh.Osmani,R.Hamiti, S.Gashi, S.ThaçiLibër ky që ndihmon përforcimin e tingujve të gjuhës shqipe si dhe jepen njohuri për botën që i rrethon fëmijët.
Plotësori i abetares përfshin 29 njësi mësimore. Çdo njësi fillon në faqen çift të librit dhe mbaron në faqen tek të tij. Kështu me të hapur të librit, syri i fëmiut me një shikim rrok të gjithë përmbajtjen e njësisë. Në faqen çift jepen kryesisht njohuri për temën e caktuar, të shoqëruara me figura, ndërsa në faqen tek ushtrime, ofrohen detyra e punë praktike për përdorimin e temës së dhënë. Çdo njësi mësimore duhet të përvehtësohet brenda një jave, si zakonisht, në shkollë dhe në shtëpi.
Plotësori është pajisur me një numër të konsiderueshëm figurash e skicash, me qëllim që nxënësit të lidhin lehtë emrin shqip të sendit me figurën e tij.
Me këtë libër është menduar se do t`u vihet në ndihmë nxënësve dhe mësuesëve, pa lënë në një anë prindërit, ndihma dhe kontributi i të cilëve lidhur me përvehtësimin e gjuhës amtare nga fëmijët e tyre është i pallogaritshëm.


detajet e librit

Titulli: PLOTËSORI I ABETARES Autori: Prof.dr.Sh.Osmani,R.Hamiti, S.Gashi, S.Thaçi
Faqe: 64 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 9.00 EUR.

FLETORE PUNE nga Prof.dr.Sh.Osmani,R.Hamiti, S.Gashi, S.Thaçi

Tekst mësimor

FLETORE PUNE - Tekst mësimor  nga Prof.dr.Sh.Osmani,R.Hamiti, S.Gashi, S.ThaçiKy libër u dedikohet nxënësve të cilët duke punuar në mënyrë të pavarur apo me ndihmën e mësuesit a të prindërve, thellojnë njohuritë mësimore. Është i hartuar në bazë të përvojës së Smueshme të autorëve në procesin edukativo arsimor dhe është një libër ideal për angazhimin e fëmijëve në arritjen e suksesit më të lartë.


detajet e librit
Titulli: FLETORE PUNE Autori: Prof.dr.Sh.Osmani,R.Hamiti, S.Gashi, S.Thaçi
Faqe: 55 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 9.00 EUR.
Botues: Autorët
Viti - vendi e botimit: Gjermani

GJUHË E ZEMRËS nga Çerkin Bytyçi

Tekst mësimor

GJUHË E ZEMRËS - Tekst mësimor  nga Çerkin BytyçiDitë më parë doli nga shtypi, botimi dytë i plotësuar i ushtrimores për nxënësit e shkollës shqipe në diasporë “GJUHË E ZEMRËS”.

Botimin e këtij teksti shkollor për nxënësit në mërgatë e lejoi Shtëpia botuese
“LIBRI SHKOLLOR” në Prishtinë dhe se kjo ushtrimore paraqet mundësi solide për
angazhim të pavarur të nxënësve si në orën e mësimit ashtu edhe në shtëpi.
Ky tekst është tejet i përshtatshëm për të përsëritur e përforcuar njohuritë
nga gjuha shqipe.


Është ky libër i vlerësuar si tejet i suksesshëm jo vetëm nga recenzentët
e botuesi por edhe nga arsimtarët dhe nxënësit që e patën në përdorim
viteve të shkuara. Mu për këtë rekomandohet të aplikohet në punën me
nxënësit e klasëve të larta e pjesërisht edhe me nxënësit e klasës së tretë e të
katërt të shkollës shqipe në diasporë. Gjithashtu ndihmon edhe prindërit në punë me fëmijët e tyre në shtëpi.
Libri “Gjuhë e zemrës” është diçë më i madh se formati A4, ka mëse 90 faqe,
kopertinë të plastifikuar, është i ilustruar me fotografi kolor dhe i shtypur me për-
kujdes e cilësi të lartë.
Me përmbajtjen që ka, zgjon interesim të duhur te nxënësit dhe ofron mundësi
për angazhim serioz të tyre në secilën njësi mësimore dhe ushtrim.

Si i tillë, ky libër ka vlerë të rëndësishme në mësim dhe se paraqet ndihmesë të
madhe si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët.

Ekzemplarët e porositur do të dërgohen brenda pak ditësh në adresën e porositësit.


detajet e librit

Titulli: GJUHË E ZEMRËS Autori: Çerkin Bytyçi
Faqe: 93 Pesha: 0.100 kg. Çmimi: 10.00 EUR.
Botues: Libri Shkollorë
Viti - vendi e botimit: Prishtinë

TROJET E SHQIPEVE nga Frrok Kristaj

Tekst mësimor

TROJET E SHQIPEVE - Tekst mësimor  nga Frrok KristajËshtë ky doracak i literaturës plotësusese për nxënësit në atdhe dhe diasporë që paraqet një atrakcion të vërtetë didaktik. Ky libër është në funksion të përparimit dhe thellimit të njohurive për gjuhën dhe historinë e kulturën shqiptare.


detajet e librit
Titulli: TROJET E SHQIPEVE Autori: Frrok Kristaj
Faqe: 55 Pesha: 0.000 kg. Çmimi: 5.00 EUR.
Botues: Autori dhe Mehmet Reçica
Viti - vendi e botimit: Gjermani