Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, tetor 13, 2005

Flori Bruqi: Pak histori me shkas rreth Arvaniteve me fakte...

From : Flori Bruqi
Sent : Thursday, October 13, 2005 9:06 AM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi: Pak histori me shkas rreth Arvaniteve me fakte...

Kjo është pamja e një pllake nga Magliano, Itali.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Më poshtë shifni disa fragmente që i kemi ndarë për t'i deshifruar:

Qartë mund të vëreni fjalinë MADI NY MENDYA,e që përbëhet nga fjalet MADI = madh, i madh; NY = në; MENDYA = mendja

Pas fjalëve "madi ny mendya" vinë fjalët "hija e panjohur", prandaj mund të jetë që bëhet fjalë për Zotin (I Madh në Mendje - hije e panjohur).
Fotografitë e Bashkëngjitura
Jam duke lexuar librin "Etruscans begin to Speak", nga Zacharie Mayani dhe është me të vërtetë shumë interesant! Është gjithsej 460 faqe, dhe unë jam akoma në fillim të librit. Zacharie është i pari studjues i cili ka bërë vërtetimet e para që analogjisë iliro-etruske. Ai është për tu vlersuar për çka ka harritur, dhe librin e tij e rekomandoj fuqishëm që të lexohet sepse përmban informacione shumë të pasura dhe të dëndura.
Po bashkangjisë fjalorin etrusk-shqip-anglisht që të shihni ngjashmërinë gjuhësore.
Hyrja
Fotografitë e Bashkëngjitura
Mbas disa vjet studimesh, kerkimesh dhe udhetimesh neper trevat e Epirit, te Follorines, te Konices, te Thraqise, te Korinthit, te Atikes dhe Viotise, ku banojne arberoret (arvanitet) dhe kendohet kenga e tyre ne Greqi, shkrimtari muzikant dhe kengetar Thanasi Moraiti na sjell nje Antologji me vlera te medha shkencore dhe historike, gjuhesore dhe muzikore qe permban mbi 140 materiale muzikore te shkruara me tekste te transkriptuara ne greqisht dhe perkthyer ne shqip.
C'thote politikani grek Teodor Pangallos ?
Per ne qe u lindem ne shtepi ku gjyshja jone fliste arvanitika, kete gjuhe qe nuk eshte sic degjojme te thone ca “karafila”, greqisht me ca fjale te tjera, por eshte shqip, shqipja e paster e shek.14 kete na e vertetojne edhe emigrantet e sotem shqiptare qe ndodhen ne Mesologjia dhe na thone; “Ju flisni shqipen e vjeter”. Dhe, kjo eshte shume e logjikshme nga pikepamja gjuhesore, pasi gjuha e shqiptareve qe u vendosen ketu ne shek.14, pane gjuhen e tyre te evoluoje ne greqishten dhe ajo qe erdhi deri ne ditet tona, ishte idioma e vjeter e shqipes.
Per ne, humbja e gjuhes arvanitase eshte si te kemi humbur atdheun, sepse permban nje kulture te cilen jo ne kushtet e nje shtypje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush ne Greqi, ata udhehiqnin Greqine, ishin gjenerale, kryeministra, presidente dhe pronare te kryeqytetit, por vete ata e “gelltiten” te shkuaren e tyre sepse ne menyre fanatike qene bindur se ishin greke, dhe me ndihmen edhe te mesuesve arriten ta zhdukin gjuhen arvanitase, te cilen askush nuk e flet sot, te pakten nga mosha ime e poshte. Tani, lavdi Zotit, na kane mbetur ende ca gjysher e gjyshe qe e flasin.
Mirepo eshte gjynah qe kjo gjuhe te humbase dhe besoj se puna qe ka bere Thanasis Moraiti ndihmon qe te mos jete arvanitja nje atdhe i humbur. Duhet te dalin ne drite, gjuha, kultura, zakonet, doket sepse perndryshe, po mbeti ne erresire do te jete vertete nje atdhe i humbur".
“Mos kujtoni se mund te zhdukni arvanitet. Greqi pa arvanite, arvanite pa Greqi nuk behet” thonte Aristidh Kolia.
Flori Bruqi:
Duke patur parasysh se kohet e fundit eshte botuar gjithashtu dhe ne Tirane, perkthimi i librit te studiuesit arvanitas, Aristidh Kolia, " Arvanitasit", cfare me intereson nga e gjithe kjo teme, eshte thjesht te zhvillojme nje diskutim mbi historine e popullates shqiptare ne Greqi te njohur si arvanitase dhe zakonet, gjuhen, historine e tyre.
Unë jam në kërkim të ndonjë fjalori të kësaj gjuhe sepse e di që është shumë e rëndësishme për kulturën tonë. Gjuha etruske me atë arvanitase janë shumë të përafërta me njëra tjetrën, dhe kjo ka filluar të vërtetohet nga vet studiuesit e etruskisë. Por megjithatë unë shpresoj me gjithë zemër që arvanitasit të mos shuhen, dhe që ne të çlirojmë edhe popullsinë Çame nga thundra e të padrejtëve. Shpresoj se s'di ç'të bëj tjetër!

Ose, ose dhe thjesht, cfare mendoni pasi keni lexuar deklarimet e Pangallosit?
Deshifrimi i gjuhës së lashtë etruske dëshmon se Etruskët ishin Ilirë

nga - Arjeta Thëllënza


Me një analizim të artefakteve etruske mund të vërehet se gjuha aq misterioze etruske në të vërtetë nuk ka kurrfarë misteri në vete dhe është shumë lehtë të deshifrohet. Qartë mund të vërehet se fjalët e shkruara etruske në të vërtetë janë pothuajse 100% të njëjta me fjalët e sotme shqipe! Ajo që bie në sy është: pse qindëra shkencëtarë deri tani nuk e kanë vërejtur këtë, apo nuk kanë dashur ta vërejnë?
Ekzistojnë deri tani shumë vepra dhe studime shkencore të cilat kanë tentuar, por njëanshëm, që këtë gjuhë ta shpallin për greke, madje edhe sllave, mirëpo siç mund të shihni edhe ju vetë nga këta shembuj, është fare e qartë se bëhet fjalë për gjuhën ilire gjegjësisht shqipe, me pothuajse vetëm disa variacjone në disa fjalë, por shumica janë madje plotësisht të njëjta me fjalët shqipe që edhe sot janë në përdorje! (shih p.sh. fjalën "mendja" ).

Siç e dinë ndoshta shumica, besohej se etruskët ishin popull i vjetër që krysisht jetoi në trojet e Italisë së sotme dhe përreth. Shpjegimet klasike të deritashme kanë qenë të mbështjellur me një perde të misterit, dhe është thënë se ata janë zhdukur dhe kanë lënë pas veti vetëm artefakte arkeologjike me domethënie të çuditshme.

Teorisë se ata mund të jenë në të vërtetë ilirë, shkenca klasike praktikisht nuk i ka lënë mundësi të ekzistojë, kjo edhe më shumë nga ana e armiqëve të shqiptarëve. Ka pasë raste që studjuesit e pavarur janë bërë objekt i përqeshjes me thënje si "po, ata tash thonë ndoshta se edhe banorët e Antlantidës kanë qenë ilirë", e kështu me radhë. Është fakt se shumë arritje historike dhe vepra artistike, si dhe shkencore, në të vërtetë u takojnë ilirëve/shqiptarëve, mirëpo fatkeqësisht, kjo në shumicën e rasteve i është përshkruar të tjerëve, kështu që sot kemi "antikën greke", "filozofët grek", "zotat grek në Olimp", emrat e të cilëve, për habi, nuk kanë kurrfarë domethënie greke por shqipe - hyjnesha Afrodita (Afërdita), Zeusi (Zoti) , Hera (Era) , etj.

Do t'i tregojmë edhe disa pjesë nga punimet e vjetra etruske, meqë fatkeqësisht pothuajse asnjë nga muzeumet dhe institutet shkencore, të cilat kanë artefakte etruske, nuk shprehet i gatshëm t'i japë këto në analizim, prandaj shumica e skemave këtu është marrë nga librat e ndryshëm mbi etruskët.
Ky është Disku i Phaestos nga viti 1700 p.e.r. dhe është shumë i njohur për shkak të stilistikës së figurave. Disa madje i kanë dhënë atij edhe vlerë aritmetike si një dëshmi e kulturës së lartë minoite (Kretë ) .

Disku përbëhet nga 52 simbole si dhe 3 të posaçme që paraqesin "apostrofime" që do të thotë secili i përgjigjet një fjale bazë.

Në këtë figurë shohim anën B të diskut. Në anën A gjindet një poemë me aspekte intenzive seksuale, prandaj mendojmë se njerëzit kanë mësuar leximin në kohën e pubertetit, kur temat seksuale gjejnë interesim të madh. Është zbuluar edhe lidhja në mes secilit simbol dhe fonemëve - shikoni disa shembuj më poshtë:

Simboli i një femre të trashë (AITURA) përdoret për "AI". (krahaso "enjtura" )
Simboli i kërcyesit (KITSI) përdoret për "KI". (krahaso "kce", "kërce" )
Simboli i shkallës (SIKALA) përdoret për "SI". (krahaso "shkalla" )
Simboli i thëllënzës (THLINTZA) përdoret për "TH" (no comment!)
Simboli i lëkurës (NEKURA ) përdoret për "NE" (no comment)
Fotografitë e Bashkëngjitura




Faqe 1
Fotografitë e Bashkëngjitura
faqe 2
Fotografitë e Bashkëngjitura
faqe 3
Fotografitë e Bashkëngjitura
faqe 4
Fotografitë e Bashkëngjitura
faqe 5
Fotografitë e Bashkëngjitura
faqe 6
Fotografitë e Bashkëngjitura
faqe 7
Fotografitë e Bashkëngjitura