Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, tetor 13, 2005

Flori Bruqi :Me shkas per Arvanitet (2)

From : Flori Bruqi
Sent : Thursday, October 13, 2005 9:58 AM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi :Me shkas per Arvanitet (2)


Art-Cafe; FloArt dhe Flori-Press

Nga Flori Bruqi


Problemi i gjuhes së mistershme të etruskeve të lashtë në Italinë Qëndrore.


Per një kohë të gjatë mendohej se ajo nuk ka patur asnjë lidhje me gjuhë të tjera të njohura. Megjithatë, vitet e fundit, një studiues italian, Filipo Koareli, në shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske të Italisë, deklaroi se gjuha misterioze e etruskeve ishte ngushtësisht "e lidhur me gjuhën parahelene të Lemnosit". Lemnosi është një ishull pellazg në perëndim te Trojës pellazge. Studiuesja bashkëkohëse me origjinë shqiptare, Nermin Vlora Falaski, është autore e një studimi të dytë rreth qytetërimit evro-mesdhetar, të titulluar Gjuha Etruske, një gjuhë e gialle. Duke shfrytëzuar veprat e studiuesve të tjerë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, dhe duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti në përfundimin se etruskët ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve, që populluan pjesën me të rnadhe të trevave mesdhetare. Teksti prej 176 faqesh, në italisht dhe anglisht, është ilustruar me 49 fotografi me ngjyra dhe 53 riprodhime origjinale të mbishkrimeve etruske. Gjithashtu, jepet edhe një transkriptim me shkronja latine i cdo fjale etruske, përgjegjëset e saj në italisht, anglisht e shqip, si edhe një pasqyrë e alfabeteve përkatëse. Teza e saj mjaft bindëse pretendon se këto mbishkrime etruske mund të interpretohen vetëm nëpërmjet idiomës pellazgo-ilire, të ruajtur në gjuhën shqipe.
Studiuesit shqiptare mund të mos jenë shumë objektivë, por fakti është se, pas studimit të epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikën etruske, të gjetura në Peruxhia e gjetkë në Toskanë, ata mund ta krahasonin këtë gjuhë vetëm me dialektin toskë të shqipes. Edhe vetë emërtimi italian per këtë trevë etruske është Toskana, vendi i Toskëve, emër ky identik me atë të shqiptarëve të jugut. Megjithatë, kjo cështje u takon specialistëve. Sidoqoftë, mund të thuhet se, padyshim, këtu nuk bëhet fjalë per një koincidencë të rastit.
Hulumtimi i fjalorit karakteristik të këtij populli parahelen bëri që studiuesi francez Luis Benlov të arrinte të njëjtin përfundim në librin e tij "La Grèce avant les Grecs (Greqia para grekëve), të botuar në Paris me 1877. Ai vërejti se "shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, te cilat nuk mund te shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mire nëpërmjet një gjuhe jogreke. Deri me sot vetëm një gjuhë eshtë e afte te hedhë dritë mbi këto emra: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i këtij punimi ështe i detyruar të mbështesë tezën se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis" (x,xi). Halis ishte një lume në lindje të Azisë së Vogël.

HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOÇARI 1790-1823)
Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip

Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli

Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.

Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj

Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’

Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’


Arben Llalla

"Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve"

Arbereshi Gjyzepe Katapano, ka bere nje studim shume te mirefillte shkrimeve etruske, dhe poashtu kam lexuar para disa viteve ne Prishtine disa shkrime te botuar ne nje fejton te nje gazete prishtinase, te marra nga libri i arbereshit Zahari Majani, dhe tani sapo kam porositur librin e tij ne anglisht.
Per arvanitasit eshte shume interesant nje gje, po e cek tani Kolen ketu nga libri i tij "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve"
Nevojitet pra:
-Dije. Helenet e Greqise, Shqiperise, Italise Qendrore dhe Azise se Vogel, te mesojne te verteten historike, se jane pjese te kombit helen., por ne shtete te ndryshme ndaj te cilave kane per detyre tua njohin ekzistencen.
-Duhet te kuptojme nevojen e respektit te ekzistences shteterore te Shqiperise dhe Greqise. Cdo perpjekje e rivendikimit te territoreve si ndaj njeres ashtu edhe ndaj tjetres eshte e pakuptimte dhe e demshme per kombin. Nuk eshte e nevojshme te hame nga mishi yne.
-Nuk ekzistojne pakica greke ne Shqiperi, ashtu sic nuk ekzistojne pakica shqiptare ne Greqi, sepse nuk ka kuptim ekzistenca e dy kombesive te grekeve dhe shqiptareve, por vetem ekzistenca e dy shtetve njekombeshe.
-Kombi i plote helen u nda ne dy shtete me kritere ekskluzivisht fetare. Gjuha nuk ishte kriter dallues sepse ne Greqine kryengritese dhe parakryengritese gjuha e popullit ishte ajo arberishte. Greqishtja nuk quhej me kete emer por "sklirishte" pra gjuhe e pedanteve , katharevuse.
Faqe 556.
Eshte per tu cuditur, ky fakt ne lidhje me arvanitasit, ata thone se ne jemi i njejti komb, e keshtu del se ne jemi i njejti komb gjithashtu edhe me italianet.
Sa per ate qe thote Kola se nuk ishte kriter dallues gjuha , por feja ne krijimin e dy shteteve, nuk qendron sepse nuk ka qene feja ajo qe ka ndare arvanitasit me shqiptaret (sepse sic e dijme shqiptare kemi te te gjitha feve edhe sot e edhe atehere), kurse gjuha po sepse poqese arvanitasit do te benin shqipen e tyre dhe tonen gjuhe zyrtare te gjithe shqiptaret do ju bashkoheshin atehere por edhe tani, dhe do te benim nje shtet, por ketu eshte puna se ata morren nje gjuhe te krijuar po nga arvanitasit ( sic e thote edhe vet Kola) dhe shume nga ta braktisen gjuhen e te pareve te tyre. Ketu edhe qendron problemi i tyre.
Mirepo pamvaresiht kesaj, neve duhet tu bejme presion qeverive shqiptare e greke, por edhe atyre nderkombetare nepermjet shkrimeve, botimeve e pse jo edhe me protesta ne gjithe boten, qe te hapen shkollat shqipe per te gjithe Camet ( camet jane nje kapitull me vete, nga ceshtja e arvanitasve), kthimi i cameve te shperngulur, si dhe hapja e shkollave per gjithe shqiptaret tjere (arvanitasit qe kane shpetuar gjuhen dhe ende flasin gjuhen e tyre).
Une mendoj se per momentin kjo eshte e tera qe ne mund te bejme, e me vone patjeter qe Cameria do ti bashkangjitet Shqiperise dhe ate ne nje te ardhme jo te larget.

Duke parashtruar këtë fjalor etrusk-shqip-anglish dola paksa jashtë nga tema e Arvanitasve, dhe kërkoj pak ndjes për këtë. Por gjuha Arvanitasve është e folura më përafërt e gjuhës shqipe me atë Etruske, dhe në saj të kësaj mendova se do të ishte interesant parashtrimi i këtij fjalori të shkurtër.

faqe 8
Fotografitë e Bashkëngjitura

faqe 9
Fotografitë e Bashkëngjitura
Unë kam përshtypjen se emri Suljot është shumë më i vjetër sesa përmëndja nga fiset e Boçarëve dhe të të tjerëve. Unë po ashtu kam një shok me të njëjtin mbiemër në Tiranë që e ka prejardhjen nga i njëjti fis, dhe di se ata u shpërngulën nga Suli për faj dhe me vullnet të Ali Pash Tepelenës. Familja e shokut tim kanë në pronësi një mal të tërë në Labëri, dhe atë e kanë trashëgimuar që nga vendosja e tyre në atë zonë pas largimit nga Suli. Them se Emrin Sul e kam dëgjuar nga shkrimet e Homerit (me të vërtetë e çuditshme). Kur kam qënë duke bërë kërkime në përkatësi të faltores më të hershmë të Zotit (Zeusit) që të kuptoja më shumë lidhjen e emrave të 12 Zotërve grek me shqipen, kam lexuar se faltorja më e vjetër e Zotit ishte në Dodonë (një qëndër shumë pranë Janinës), dhe se Homeri i emërtonte banorët e kësaj treve si "Sul". Një gjë e tillë më ka habitur pa masë sepse isha i vetëdijshëm se ajo treve, në lindje të Janinës ku ndodhet Dodona, në kohët tona kanë pas jetuar fiset e famshme Suljote. Por mendoj edhe se nga etimologjia e fjalës Sul ose Suljot fjala e ka prejardhjen nga fjala të Sulesh, duke u Sulur, pra një veprim luftarak, çka bën shumë kuptim dhe lidhje me karakteristikat e Suljotëve si një popull që luftonte për liri. Emrat e disa prej Zotërve Grek vijnë nga tokat e Sulit: Zeus = Zoti, Hera = Era, Athena = E thëna, Hydra = Edra (nga Kuçedra, kuç është thjeshtë një folje), Aphrodite = Afërdita, etj. Përveç faltores së Dodonës ngaku vjen prejardhja e Zotit më të fuqishëm në mitologjinë Greke, në Çamëri po ashtu kemi edhe ferrin e mitollogjisë së tyre Hades që mesa kam lexuar ndodhet diku afër Finiqit. Gjithashtu një nga gjërat që i bëjnë toskët dhe gegët pak të ndryshëm nuk janë vetëm pellazgët por edhe egjyptjanët të cilët erdhën në Epir, që nga emri Finiq e ka prejardhjen nga Phoenice. (si qyteti ku ndodhesh Burim!) , pra një fis prej egjyptjanëve. Por disa prej egjyptjanëve flisin gjithashtu një lloj shqipjeje pasi sipas disa shkrimeve kam lexuar se një nga alfabetet e para mund të interpretohet vetëm nga shqipja, një burim nga ku mund ta gjeni këtu (Thoti fliste shqip): http://www.mjellma.net/mjellma1/htmls/Shkrime/Thoti.htm

Po bashkangjis një tregim të një plaku Çam i cili na tregon gojdhënat dhe prejardhjen e tyre. Gjithashtu ai flet edhe për faltoren e Dodonës, ngaku erdhe edhe Zoti, dhe ku toka e të cilëve është sot e Sulëve. Më pëlqen shumë gjuha krahinore që përdoret, dhe mendoj se si gjuhë letrarë ne duhet të përzjemë dhe të gatuajmë më shumë këto përbërje të ndryshme nga krahinizimet gegë dhe toskë. Kjo është siç parashtrohet:
Dëshmimet e të vjetërvet.
Shkaf asht emën hyjnijet që së vonit u vadituna prej kombesh të kandeve të dheut, i muaren prej Pellazgjësh,16 ose prej atyne njerzve të egër e bjeshkana, njerzve gavej a vigaj që në gjuhë tonë edhe sot thirren "Katallaj" e që ishin me një sy në ball si thotë Homeri,17 njerëz që quheshin "Farkëtoret e Rrufeve të Zeusit" si e dëshmon Hesiodi e "Ndimëtarët e Vullkanit Etnes" si don Virgjili.18
Horodoti prej Halikarnasit i cili jetoi në 500 e mje në 424 vj. para Kishtit, i cili edhe thirret "At i historisë" na rrëfen se hyjnitë që besoheshin prej helenësh ishin të pellazgve.19
Ma vonë pellazgët e permirësuan në njëfarë mënyret trajten e sjelljeve e të lutunave. Mbas t'ardhunt të egjiptasvet, pellazgët e vendit rindreqën besimin e tyne, tu ju a njitë hyjnive emna të rinjë, tuj i lutun me sjellje të reja, e që mandej u pelqyen e u perqafen edhe prej grekëvet (Herodoti, ibid, 50).
Me hy me folë permbi seicilin hyjni t'etenve tonë, permbi emna e shkadomethanë të tyne të shemtueme e t'mbrapshtueme prej helenësh, latinësh e prej kombesh tjera 20 kisha me lakue prej shtekut që e kam mësy, e prandej po i la anash e nder hyjni të panjehuna, po i permendi nja disa të cilave s'u a zhgulë rranja ende prej tokës shqiptare.
Hyu - Zojsi - Ejti - Gjuesi - Jovis.
Emni i të Madhit Perendi Jehova i hebrejve gjithduer emnash mbajti: Jao, Jove, Jobe, Jahue. Jehave thirrej prej samaritansh; Jao prej grekësh; Jova prej latinësh e prej këtyne emnavet doli Jovis.
Ky hyjni i paganvet a i gentilvet u qujt:
Hy, Zojës, Ejt, Gjues prej shqiptarësh,
Jehova prej hebrejsh,
Aesar prej etruskësh,
Esgi prej indianësh,
Syre prej persianësh,
Zeus, Jao, Dhios prej gregësh,
Zain prej japonezësh,
Esgi - Istu prej sarmatësh (polakët),
Zeno prej rumenësh,
Jehove prej samaritaish,
Jova - Jovis prej latinësh.
(arciprete Bilotta, Gli Enti, Sacri della Bibla në numi Mitologici).

Perthanat e madhnia e Zeusit
Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupiteri, (Horat, Od. I. XII. I).
At i hyjnive edhe i njerzimit, (Virg. Aeneid, 13 254).
At ndihmëdhanës. (Cicer. N. D. 11. 23).
Jovi At. (Gellius. V. 12.).
Hy (Hyjni) (Centerus, p. 23).
Jupiter hedhës. (Jupiter Stator) (Dion Halic. II. 34: Propert. IV. El. XI).
Jupiter Qendrues. (Dion. Halic. II, 50).
Jupiter Shtys, (Jupiter Elecius) (Ovid. Fastor. III. 32).
Jupiter Kapitolini. (Liv. I. 20 et I).
Jupiter Tarpej (Tarpejus). (Juven. XII. 6).
Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).
At i ditës e i dritës. (Horat. Od. I. 34).
Shkëlqyes. (Gell.V. 12).
Jupiter Gur. (Gell. I.12).
Zeus mirëpritës, zemergjanë, bujar. (Virg. Eneida. I. 781 et. )
Zeusi Vaj. (Gell. V. 12)
Tertuljani (in Apoleget. 14) thotë se edhe me treqindë emna të tjerë qe thirrë Zeusi, si e dëshmon Varroni, e së vonit të gjithë këto ju shkruene "Zeusi Creten", Zeusi i Kretës.
Oroe: Nder perdhanat që i jepnin Zeusit e hyjnive të tjerë, kam për të zanë në gojë në këtë shkrim vetëm ato, që u kanë mbetun në trashëgim shqiptarvet të sotshem sidomos nder malsinat tona.
Lindja e Hyut.

Kroni i biri i Uranit mësoi njerzimin në bujqësi. Titanët ishin vllaznit e Kronit. Ky qe at i shumë fëmijve të cilët por sa lindnin i perpinte, e prej të cilve shpëtoi vetëm Zoti (Zeusi), sepse e ama Rea 21 e dergoi në Kretë e Kroni i gënjyem perpiu gurin në vend të foshnjes.
Emni i Kronit e ka rranjën nga gjuha shqipe e don me thanë Mbret a kryekunoruem. - Per nderim të Kronit shqiptarët ngritën një kështjellë në maje të Gurit të Kuq, i cili gjindet në fushë të Finiqit, ku u ishte edhe qyteti i Kronit. Sot në atë vend asht fshati që quhet Krongji, në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme të kohës pellazgve.
Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote** nuk u lind në Dodonë në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër Butrint me lunder e në Kretë. - Këtu e muarne në kujdes priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të malit "Id". - Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave, që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za, e këto e rritne Zeusin. - Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.
Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. - Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi të atin - Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë mbi Hyun: "Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera. - Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashëm. - Në këtë luftë Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët). - Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). - Gegët të mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fëmijët e ti.
Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin laber.
Oroe: Shumë fshatra të Kretës kanë emnat e fshatravet toskërisë; si bj. fj. Selinon, Selija e Delvinës; Zvaqja, Sfaka e Gjinokastres etj, si edhe shkronjat "nj" e "lj" i perdorin tepër kretasit si edhe labët.
Permbi vajtjen e Zotit në Kretë, Z. Basil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasë rrëfye ketë gojëdhanë që e kishte pasë ndigjuar nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinës: "Mbreti Zoti (Zeusi) kishte luftë me kretas, pse këta nuk donin t'i napin të lamet (pagesat, si edhe sod nepër Shqipni!!!). Dergoi e thirri nji mbret çalaman nga një vend shumë i largët. Kur ju afrue shtëpisë së Zotit mbreti çalaman, Zoti i doli perpara per me e pritë e me e pershëndet.Tuj u ulë prej kalit mbreti çalaman, i shpëtoi sqepari nga brezi edhe e çau kokën e Zotit (Zeusit). Nga varra e kokës së Zotit doli një vashëz e bukur edhe e armatosun që e qujshin "Thena". Mbreti çalaman e shëroi Zotin, edhe i punoi armë si thika, shpata, shtiza, heshta, shigjeta e këso tjerash. Tuj u nisë per ma mësye Kretën Zoti, e la Martin si mëkambës të vet në Epir.
Me shumë laber mbërriti Zoti në Kretë e me pak mundime i shtroi edhe i vuni nden sundim të vetë. Permbasi u krye lufta, Zotit (Zeusit) i pelqeu vendi e nguli per shumë kohë aty në Kretë.
Si u rrit Thena, Zoti e martoi me një trim të mirë në një vend të largët edhe i dhuroi shumë kështjella e për nder të sajë ngrehu një qytet të ri të ciliin equejti n'emën të vashës, Thena ose Athena e sotshme."
* *
*
Si u rritë Zeusi, e ç'veshi të atin nga mbretnimi edhe e ndau me vllazen të vet:
Mbreti e sunduesi i Erës e i tokës u ba Zeusi,
Neptuni (nep të tundun) i ra sundimi mbi detin,
Plutit (plotit) sundimi mbi pasunitë,
Zeusi perfytyrohej ndejun me madhështi në një fron të trajtuar prej eshtnash të dhambëve të elefantit, tuj mbajtë purtekën e sundimit në dorë të majtë, e në të djathten rrufenë. Per bri i rrinte rrogesha e kryesja e deshirave të tij shqipja, e cila si mbretëneshë e puplishteve ishte e trueme këti, edhe Ganimedi kupëmbajtësi i Zeusit. Nder landë të trueme Zeusit ishte bungu (shpardhja). Njëkto janë lumtime që i nepeshin Zeusit prej kombeve të botës.
Tashti të shohim se shka na ka mbetë në trashëgim ne shqiptarvet kah besimi e bindja ndaj këti e tjera hyjni pagane.
Zeusi në Shqipni
"Ndivenesa e Dodonës"
Para se të filloj me shtjell lamshin e ngatërruem të kavaljetavet të Katallajve, po u permendi atdhetarvet të mij se edhe në Shqipnin tonë kishte pasë ngulë rranjë të trasha idhujnijake. Që të mbërrijë me e vu per fije këtë lamsh më duhet me i dhanë vedit një të hovun për të gjatë të tokës së dashtun shqiptare, e të shkoi me zanë vend në ato maje të bindueshme tëmadhnushme të Dodonës, nga mundem ti sodisë rrethet e atmes teme deri në të ngimë. Mbi ato krahina, nga zu fill lumnija e jonë, lumnija e pellazgve, e të ulem nder ato gomile rrenimesh të Ndivënesës së Dodonës, nga filluen e u perhapen besimet e para, asht ma e arsyeshme t'u tham, hutimet e para, që u thadruen aq thellë nder zemra shqiptarësh. Këto kanë mbërri mje në breza të kohës që gjalliojm na, sikurse e ban dëshmi kombi i jonë, sodomos i malsinave shqiptare të sotshme.
Këto punë po i shkruej këtu o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po më ka anda me e ndrique me to vjetersinë e kombit tonë e mos o zot, se më ka lind në zemër me i pelqye vetë a me hutue kend me këso gojdhanash të paganëvet. Por ta marrë vesht bota se hyjnitë, mendyrat e sjelljet besimtare, si grekët si edhe latinët e vjetër i paten prej etenve tonë pellazgë. 22
Dodona
A gjindet kush në jetë që s'ja ka ndigjue zanin Dodonës shqiptare?
Mbas Permbytjes së Pergjithshme të rrozullimit (e cila ndodhi në vjetin 1675 mbas krijimit të botës. - P. Fr. Finetti, S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende të parrahuna të kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni dheun tonë e mu n'atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit tonë toskët.
Me emën të Dodanimit pra u qujt Ndivënesa e Dodonës e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të rruzullimit e të cilën Homeri e thërret "Zeusi Pellazgjik", "Dodona Pellazgjike" (Iliada. II. 93). Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu; këtu u jepte të gjegjun hutave të botës ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e të tana të gjegjunat i shqiptonte të dyzueme ky rrenës i territ, që të mundej të arrinte qellimin e mbrapësht per me mbajtë njerzimin të ngerthyem nder hutime, e tuj jau hedhun ka një grusht pluhun nder sy, të mos ti binin në fije rrenave të dyzueme, e tuj i percjellun me "Po-Jo! - Jo-Po!"- Po u doli e pëvetmja e edhe po nuk u doli atyne të marrve, nuk e tirshin ma gjatë: "Ndivënesa - e foli!"
Ky brinoç i madh, të cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun e i papasun me gjithë shka kishin, e pati fshehun emnin e vetë e qe thirrë prej botës Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, që paten arrit me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mnishem të hyjve të rrejshëm. Keta mbasi e shtrinë sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen për mnerë tuj u gjendun gati natë e ditë per me pritun ata që vinin me kerkue ndihmë prej ti, e me u ba mirë (!) të gjithë njatyne që ndodheshin ngushtë, tuj i marrë mendësh edhe ma ër mner nepërmjet të sherbëtorvet të vetë, ashtu që nder e pa nder ata ja falnin shpirtin, e Zeusi, per me i patun sa ma parë nder gaca të mbretnisë së territ, i shtynte turravrapthi me këputë zverkun a në ndonjë luftë a në ndonjë tjetër rrezik!
Kesh të din të flasin ato rrenoja, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e ai kumbim i kupave të remta (bakerta), që rrinin gati me i dhanë të gjegjun të gjithënjatyne që shkonin me kerkue fatin e jetës! Kesh të dinë të flasin, thashë, e të na dëftojnë me emën të gjithë ata të mdhajtë e botës që e mësynin këtë Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanti të madhnueshme, që i mbështeteshin mbi trevezë të Zeusit në mirënjohje të rrenave të rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me një grusht miza!
Aso botet i paten zgavernue sytë e curratë veshët tuj pritun me kureshtje kumbimin e kupave për kohëdina që do tu diftonin tuj parafolun. Të atyne kupave që paten bindë botën e që bota mbarë qe marrë mendësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vinin nëpermjet tyne e që mandej qe ba përrallë, si Ndivënesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba që të pushonte fjalëgjati (llafazani), sillnin kokën mënjananë e thonin: "Na shurdhoi si remet në Dodonë! (Aes Dodonaeum).
Vetëm veshët e shqiptarvet tonë as nder ato kavaljeta as nder kohët e vona të sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitë njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritë gurgullimi i asaj gurre a buçile e ushtima e rrebtë e zhaurimës që derdhej e dredhej si shakllori nepër lisni tuj e dridhun mbarë vendin kur hovej nder shpella të mnershme e nder zgavra e plasa currash.
Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.
Shiptari, i cili kurdoherë e ka ruajtë edhe e ruanë fjalën e porosinë e të parvet si sytë e ballit e që gojë-thana për kombin tonë asht aq e bindueshme, e ka ba që të ruhen të pa fueme e të pa ndrrueme shume punë e doke e me jau vu mendjen djal mbas djalit për të mos i qitun në harresë.
Janë sa e sa gojë-thana që i mbajnë e pa ditë se për të kuajin nderim po i mbajnë; asgjamangut shqiptari i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasë prej të parësh, e me ba me ja vu në lojë a në qesti at besim, atë doke e atë fjalë që i ka ngelun prej të parve, veç në mos i punoftë zemra ndonjë të ligështumit, se s'kishte me e lanë me kalue lehtë.
Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepër të vjetrueme shqiptarit, që ka pasë prej të parvet, sepse a të gabushme a t'egra, detyra e mirnjohjes do ta shtyjë që ta ja madhnojnë besën në në të ruajtun të fjalës e të porosisë së parvet.

______________________________
16). Pellazgët populli ma jetik që banoj dheun e Greqisë, i cili para se të quhej Hella qe thirrë Pellazgji, e këtij populli do t'i dihet qytetnimi i Greqisë. (Dikcjonari mitologik Villarosa. Napull 1841) - ... Homeri kryeshtjellësi i kombeve të lashtë Thesalinë e quan Argo Pellazgjik, e Falëtoren e Didonës (Dodonës, që ishte ma jetikja në atë kohë e quan Zeusi Pellazgjik. (Saggio Filos fiso antica Grecia. G. C Tipaldo, Napulli 1869, sopra la il Iliade v. 98).
17). Të quajtun "Kiklopes" prej perkrenarjet që u mbulonte kryet dhe fytyrën e cila kishte birë drejtë me sy edhe sepse mbanin një dritar (pishtar) në ball per me ju ba dritë sa rrekeshin nder gropa duke nxjerrw minerale. (C. Danti. Compendio della Storia Universale VIII. Greqia.
18). Prof. Dr. G. Garollo Piccola Enciclopedia; U Hoepli. Milano 1892.
19). Banorët e parë të tokave greke edhepse jetonin si shpellarë të vertetë të shtymun prej ndjesivet të permbrendshme të lumnisë adhuronin Hyun në natyrë duke i perngjitun vetitë e emnat e natyrës vetë të dukshme. (Tipaldi. Saggio Filosofico etc.) Pellazgët ma parë luteshin masandej u dhuronin kushte hyjnive. Asnjë hyjnije nuki jepnin emën as mbiemën. Popuj që erdhën mbrapa, prunë hyjni të tjera, ose ju a ndërruan emnat hyjnive që gjetën. Priftënt e tyne sollën me vedi ttemele besimesh e sjellje besimtare. Në ato kavaljeta priftënija pellazge kishin të vlerësuar mikpritjen si edhe bashkatthetarët e tyne. (Herodoti. lib. II, 52).
20). Gjuhë të ndryshme me emnat e hyjnive shkaktoishin ngatrrime fjalësh e kuptimesh, prej të cilavet shtoheshin emna e numëri i hyjnive . (Tipaldi. Saggio ect.).
21). Amulium patruum Rhaea sacerdotis, amore ejus captum, nubilo coelo obscuroque aëre (vrant me re) cum primum illucescere coepisset, in usum sacrorum aquam petenti insidistum in luco Martis compressisse eam... (M. Octavii. Lib I cap. 19).
22). "Dii quos coluerunt Romaniii, fuerunt fere innumeri (Vide Plin. H. N. II. &' Juvenali. XIII. 46).praesertim cum procedente tempore et prolato Imperio omnia fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint. (Min, Fel. p. 15 ed Rigal. G. H. Nieupoort' De Sacris Romanor. c. I. De Diis).

Nga një burim tjetër kam gjetur gjithashtu një shpjegim të hollsishëm për faltoren e Dodonës. Aty njërzit dëgjonin fjalët nga zhurma që bënte hera, dhe analogjia shkon kështu: pema e dushkut ishte Zoti, Era që kryente lëvizjet ishte gruaja e tij më e afërt. Një ditë nga lëvizja e Erës nga koka e Zotit (kurora e pëmës së dushkut) filluan të dilnin të thënat pra E thëna ose Athena. Kjo pemë u quajt Zot sepse Sulloit (Suljotët e sotëm) i shpjeguan fjalët dhe të thënat që dilnin nga pema si fjalët e Zotit, dhe prandaj Athena doli nga koka e tij siç përshkruhet në mitologji. Ajo vërtetë u dërgua në një vënd të largët, ose mund të ketë qënë huazuar në nga grekët, duke i dhënë emrin qytetit të Athinës. Gjithësesi ky është shrimi:
Pagan Gods and Goddess of the Dodona Oracle

Dodona was the oldest of the Pagan Greek oracles, located in the mountains of northern Greece, 5 miles SE of the southern most tip of modern Albania and 30 miles inland from the Ionian Sea. There was an Oak grove near a year round stream which dried during the evening and ran during the day. Some claim this was a Beech grove, depending on which of the Tree-month-Gods was being promoted at the time. However, Socrates speaking to Phaedrus (275) says, "There was a tradition in the temple of Dodona that oaks first gave prophetic utterances." Which confirms what Homer says, when he speaks of the, "spelling lofty leaved oak of the God" at Dodona. (Odyssey 14:326-7)
The three Priestesses who kept the shrine and interpreted the Oracle of Zeus, were known as Selli, though in later years, both priest and priestess of Zeus at Dodona were called Selli, or Selloi; and the most ancient name for people of the area was also Selloi.
The priestesses went barefoot, never washed their feet and slept on the bare ground, or as Homer has Achilles say,
"Lord of Dodona, King Zeus, God of Pelasgians, O God who dwells afar, who holds harsh wintery Dodona in your sway, where your interpreters the Selli dwell with feet like roots, unwashed, and make their beds on the ground..." The Iliad 16:127 (authors translation)
These Selli received their Oracle by listening to the clinking of bronze vessels hung in the branches of the trees, the cooing of doves, the sounds of other birds, the rustling of the oak leaves, or the Oak itself when they placed their heads on its heart.
Herodotus (Book II 54-58) has this to say about the origin of the Oracle at Dodona:
"The priests of the Zeus of (Egyptian) Thebes told me that two Priestesses were carried away from that country by Phoenicians, who, as they heard, sold one in Libya and the other in Greece, and these two women established the first oracles in either place. When I asked how they knew this, they said that the Egyptians has searched diligently for these two women, but in vain, and afterward they had learnt what they now told me.
"This account I had from the priests at Thebes; but the prophetesses at Dodona say that two black pigeons flew from Thebes of Egypt, on to Libya an the other to Dodona. The second perched on a beech-tree, and uttered human speech admonishing the people of the place to set up an oracle of Zeus; and they, believing it be a divine revelation, obeyed. They add that the pigeon which flew to Libya commanded the establishment of an oracle of Ammon, also dedicated to Zeus. This is said by the priestesses at Dodona, the oldest of whom is named Promeneia, and the next Timarete, and the youngest Nicandra; and the other servants of the shrine said likewise.
"But my own belief is this. If the Phoenicians did indeed carry off the holy women and sell one in Libya and one in Greece, the part of Greece (called in those days Pelasgia) where they sold the second was Thesprotia. Being kept as a slave there, she consecrated an alter to Zeus under a beech-tree; for we may suppose that she, who had been a priestess of His temple at Thebes would be mindful of His worship in another place. Later she made of it a place of divination, when she had learnt the language of Greece; and she must have said that their sister had been sold in Libya by the same Phoenicians.
"The people of Dodona, I suppose, called these women pigeons because they were foreigners and their speech was no more understood than the chattering of birds; then, when one could speak their language, they reported that the pigeon had spoken with a human voice; for while she spoke a foreign tongue they would think her voice like that of a bird. But how could a pigeon utter the speech of men? And they said the pigeon was black meaning that the woman was an Egyptian.
"Moreover, it is true that the ways of divination at Thebes of Egypt and at Dodona are much alike..."
Historically, Herodotus is close to the truth, but Herodotus knew nothing about spiritual matters, and failed to understand what the Egyptians said. Manetho, the Egyptian historian would later find "great fault with Herodotus for his ignorance and false relations of Egyptian affairs", and Plutarch (On the Malice of Herodotus, 14) accused Herodotus of "using worthless Egyptian stories to overthrow the most solemn and sacred truths of Greek Religion."
However, Herodotus was correct is stating that the original priestess of Dodona was taken from Egypt, [the second to the temple of Ammon in Libya]. This occurred in early Cretan [pre Greek] times, about 500 years before the Trojan War, or about 1750 BCE. This was a time of turmoil not only in Egypt but throughout the mid east. Sumer-Akkad was under attack by Hammurabi and the balance of power in the entire mid east was tilting, just as Taurus, the Bull, which had long been the stable force in the heavens, was giving way to Ares the Ram. It was during this period that the followers of Aries, the Arians (Aryans), invaded northern Akkad and India and the Hyksos invaded Egypt. And so it was that the Egyptian priestess went to desolate and primitive Dodona where she introduced the worship of Isis, Goddess of Magic, and Ra, God of the Sun. The Aryan had not yet formulated their own myth, but rather they borrowed from the peoples they conquered as is evident from the complete lack of continuity of the later Aryan religions. This was the time when Zeus was born on Crete, but Zeus was never a Sun God, and the change of the oracle from that of the Goddess to that of a Greek God reveals just how ancient the oracle at Dodona was. Oracle was given by the Greek God, Apollo, at Delphi and in Greek myth, it was Zeus who sought revelation from Metis and Prometheus. It appears that it was sometime after the fall of Troy, and perhaps even after the Dorian invasion, that Ra would be worshiped under the name of Zeus, and the priestesses of Isis would become the priestesses of Zeus and first augmented then replaced by male priests.
But this was only the latest of the oracles of Dodona, as Dodona had been the seat of oracle for at least a millennium before the Egyptian priestesses arrived. And it is quite likely that the various methods of divination at Dodona were derived from these earlier rites of those Goddesses.

Një pjesë e madhe e këtyre vlerave janë një pasuri e tërë e Suljotëve, dhe Çamëve, dhe vërehet qartë sesi shumë prej këtyre dukurive shpjegohen vetëm në shqip. Të mos harrojmë se kultura jonë e ka themil e saj në Gojdhënë, pra prej gjuhës tonë mund të shpjegohet kultura jonë.