Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

DEMOKRACIA dhe tipologjia e formes qeverisese

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, October 7, 2005 2:46 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Post.F.Bruqi:Shkrim nag Alban Daci






DEMOKRACIA dhe tipologjia e formes qeverisese

Demokracia eshte term qe rrjedh nga greqishtja ( Demos,“popull“ e kratein,“pushtet“ qe shpjegon nje sistem politike te bazuar mbi sovranitetin e shtetasve, te cileve ju njihet e drejta per te zgjedhur formen e qeverisjes dhe per te zgjedhur ne menyre direkte ose jo direkte antaret e trupit legjislativ te shtetit, perfaqesuesit e pushtetit lokal, dhe jo gjithmone kryetarin e shtetit.Ketu mund te kemi parasysh forma te ndryshme qeverie, ku kryetari i shtetit nuk zgjidhet ne forme te drejtperdrejte nga populli.

Per shembull: Forma parlamentare nuk parashikon zgjedhjen e kryetarit te shtetit ne forme te dreperdrejte. Ne Itali kryetari i shtetit zgjidhet nga nje «Kolegj i Madh».Ne analizen e diteve te sotme, termi demokraci perfshin edhe barazine juridike te shtetasve ne ushtrinim e votes, nga e cila nuk duhet perjashtuar askush per arsye race, feje, seksi. Kemi edhe raste kur ekzistenca e disa kushteve sherben per te garantuar liri ne ushtrimin e votes. Keto kushte zakonisht mund te jene: pluraliteti i opsioneve ne dipozicion, mundesia e veteformimit te nje opinioni te vertete.Ne pergjithesi behet ndarja mes demokracise perfaqesuese, ku aktiviteti i pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ u besohet perfaqesuesve te zgjedhur, me mandat te limituar,por jo urdherues ( pra te revokuar), dhe demokracia direkte, ku pjesa me e madhe e aktiviteve te pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ vendosen ne menyre direkte nga shtetasit me vote maxhorance, ndersa per perfaqesuesit qe merren me entet kyce nuk eshte e mundur ushtrimi i nje kontrolli direkt dhe jane te revokueshem ne cdo moment.Eshte oportune te ndash mbi planin teorik demokracine nga monarkia kushtetuese, ne te cilen jane zgjedhur vetem antaret e trupi legjislativ, nga ku eshte zgjedhur kryeministri dhe kabineti; shume monarki kushtetuese funksionojne sot si demokraci, me nje sovran qe ushtron nje funksion te perhershem simbolik.Gjithashtu eshte e rendesihme te bejme nje dallim mes demokracise dhe republikes: Ne historine moderne perendimore te dyja shpesh jane te bashkuara dhe sot pjesa me e madhe e demokracive jane te organizuar sipas qeverisjes republikane, te dy termat nuk jane sinonime.Republikat faktikisht jane themeluar mbi hyrje jo demokratike dhe shprehin faktikisht nje sitstem politik te bazuar mbi pushtetin e aristokracise, mbi diktaturen ose mbi totalitarizmin.Qytet-shtet greke dhe Roma gjate viteve te para te republikes ishin demokraci direkte: ne asamblete antike mblidheshin te gjithe shtetasit ( te perjashtuar ishin sklleverit dhe grate) dhe kishin te drejten e votes dhe te fjales. Arsitoteli ne tipologjine e tij dallon tre foma qeverisje “pure“ dhe forma te “prishura”, forma puro eshte quajtur politia ( qeveria e maxhorances ose e shumices), forma e “prishur” eshte quajtur ( qeveria qe favorizon te varferit).Tek ndarja qe ben Aristoteli koncepti demokraci interpretohet si legjitimiteti i nje pjese te se njejtes qeveri. Per shume arsye ky dallim do te vazhdonte te ishte i perdorshem deri ne periudhen e filozofeve te viteve 800, te cilet do te merrnin si shembull referimi dhe studimi tipologjine e Arsitotelit ( pershembull Kant dhe Hegel).Kjo tregon qe ne menyre te vecante nga Aristoteli, mendimi perendimor politik ka trashguar koncepte themelore per te kuptuar “boten e konbeve” ne format e ndryshme gjate rruges se ndryshimeve dhe evolimeve historike. Si cdo sistem konceptesh te ndertuara mbi bazen e disiplinave historike dhe sociale edhe tipologia e fomave te qeverisjes mund te jete punuar dhe faktikish ka qene e punuar dhe perpunuar ne bazen e tre kritereve: a) per te pershkruar dhe klasifikuar format e qeverisjes historikisht te dhena, sipas asimilimit te ngjashmerive dhe dhe venien ne pah te ndryshimeve, b) per te shprehur nje preference persa i perket nje forme ose sipas nje rregulli baze, ku format e ndryshme te nje sistemi nuk jane vetem antologjik por edhe jo sociologjik, c) per te pershkruar etapat e ndryshme historike sipas hapesirave te se njejtit sistem konceptual,Disa forma jane te percaktuar nga nje rregull kronoligjik qe zakonisht n uk koncidon as me rregullin antologjik dhe as me ate jo sociologjik.Keto tre kritere vlejne dhe na ndihmojne per te dalluar formen e mire nga e keqja, dhe te keqen nga me e keqja, ose per te perfaqesuar rrugen historike si kalim ( te detyruar) nga nje forme e percaktuar ne nje tjeter.

Alban Daci

Student për Marrëdhenie Ndërkombetare dhe Diplomatike

Universiteti i Gjenoves-Itali