Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 31, 2005

DEKLERATE PER SHTYP

Për protestë në Tuz për Komunën e plotë të Malësis

Detroit, Michigan - Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe ashtu sikur dhe e gjithë diaspora Shqiptaro – Amerikane në Shtetet e Bashkuara, përkrah, promovon dhe mbron demonstratat paqësore që ndodhën në Tuz, Mal të Zi me 18 Tetor, 2005, ku përafërsisht njëmijë Shqiptarë u mblodhën për të protestuar para shtetit Malazez, Europës, dhe të gjithë botës padrejtësitë dhe keqpërdorimet e shqiptarëve që jetojnë nën juridikcionin e Podgoricës, me çrast ata me të drejtë dhe në mënyrë ligjore kërkuan që të krijohet komunë e veçantë dhe e plotë në mënyrë që të sanojnë gjendjen ekonomike, politike dhe sociale e cila është në ramje nëmes Shqiptarëve që jetojnë në kët regjion.
Brengat që ka Diaspora Shqiptare janë të njëjta me ato të komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi: që qeveria Malazeze të formojë dhe të vejë në jetë komunë të pavarur si bazament pë mbrojtjen e minoriteteve, implementimin e saj në praktikë, si dhe institucioninet nacionale përgjegjëse për mbrojtjen e minoriteteve. Formimi i komunës do të mundësojë monitorim ndaj diskriminimit të përqëndruar në fushat e edukimit, punësimit, shëndetësisë, pronësisë dhe gjyqësisë, dhe do të promovonte vetëm stabilitet dhe prosperitet, e përveç kësaj edhe vlerat demokratike, duke përfshirë edhe mbrojtjen e minoriteteve. Demonstrata në Tuz vërteton se Shqiptarët janë të trajtuar ndryshe për arsye të pa justifikuara. Planet dhe programet do të duhej të jenë të drejtuara që të lejojnë Shqiptarët që të ruajn dallimet e tyre në mënyrë që ti iket asimilimit të detyruar në kulturën e shumicës Malazeze. Të drejtat anti-diskriminuese dhe të minoriteteve janë përgjegje komplementare ndaj problemeve me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në Mal të Zi sot, të cilët ballafaqohen me rrezikun e përjashtimit dhe asimilimit. Demonstratat e të Martës janë përpjekje për të tërheq vërejtjen ndaj planeve diskriminuese që kan për qëllim të pengojnë përparimin e minoriteteve etnik