Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 15, 2005

Cukel poezishe nga 3 poete te rinj shqiptare

Art-Cafe & Flori –Press & FloArt

Redaktoi poezitë

Flori Bruqi

3 poetë të rinj shqiptarë

SOKOL DOLLANI

LYPSARJA
Me çantën bosh në shpinën e kërrusur,
Me rrecka veshur trupin e bukur,
Ecte rrugës se madhe një lypsare e shkretë,
Thua të jemi diku në vitet tridhjetë.

Ecte dhe ngado "Zoti të dhashtë!" dëgjonte,
S' mërzitej aspak dhe veten kështu mashtronte.
-S'ka gjë, tjetri me siguri diçka do të më falë,
Në mos pak bukë, patjetër ndonjë qindarkë.

E trokiste kështu me shpresë në çdo portë,
Rrallë e më rrallë dëgjonte ndonjë fjalë të ngrohtë.
Dhe kështu e shtynte jetën e shkreta.
Tashmë për të, asnjë kuptim s'kishte jeta.

Donte medoemos dikujt t'i zbrazej haptazi,
T'i thoshte se zemra po i plaste nga marazi.
Po kujt?! Mua me siguri, patjetër, që jo,
Do të mbyllja sytë e do të bëja sikur s'e njoh.

As ti, s'ia vlen barra të marrësh mundimin,
Të shohësh me sytë e tu përfaqësuesen e mjerimit.
Ashtu si ne, edhe shoqëria këtë pjesë të saj e mohon,
Harron se uria dita-ditës jetë njërëzish gllabëron.

DON ZHUANI MODERN
Mjaft më, boll të kam duruar tërë këta vjet!
Vallë si nuk e kuptove se unë s'të desha?!
Gjithçka qe vetëm një lojë e ndyrë.
Ku viktima e saj ishe ti, me naivitetin tënd.

Femijët merri, s'i dua ato krijesa fatkeqe!
Nëse të pyesin për mua, u thuaj se s'të kujtohem.
Harroje ditën kur me mua bashkë u njohe!
Dhe mos m'u pergjero! S'më prekin aspak lotët!

Njoha një vajzë tjetër më të bukur se ty,
E me të njëlloj si me ty do të formoj familje.
Dhe kur të mos ketë më shije nektari, trup i saj,
Do ta flak, pa u menduar për herë të dytë.

Unë jam abuzuesi i dashurisë në vatrën familjare,
Krimineli që kënaqet duke kryer gjëra mëkatare.
Jam një endacak që i prish tjetrit lumturinë.
Shkatërrimtari i rinisë tënde, pra, mos më harro!

***
Kini me shumë respekt për të,
A se shikoni se si është katandisur?
Vallë, si nuk e keni kuptuar akoma,
Që ai është një viktimë dashurie?!

KUR VDIQ MBRETI
Kur po kaloja rrugës,
Dëgjova tellallin të thërriste
Se mbreti vdiq.
Po, po! Mbreti ndërroi jetë,
Dhe vendi na ngeli pa mbret.
Të tëra gazetat shkruan
Dhe këtë datë me të zezë e shënuan.
Disa thonë se mbreti vdiq me natë,
Disa të tjerë thonë se qe atentat.
Shumë e shumë gjëra u thanë,
Dhe fjalët u hapën anë e mbanë.
Po atë natë që vdiq mbreti,
Në një vend të largët ra termeti.
Ra dhe gjithçka e rrafshoi,
Këtë vend të largët mjerimi e mbuloi.
Asnjë gazetë nuk shkroi
Qoftë edhe një paragraf të vogël,
Ndërkohë që artikujt për mbretin
Mbushnin faqe të tëra gazetash.
Një gazetë lokale që donte të shkruante
Nuk e lejuan, duke i thënë se
E rëndësishme ishte varrimi i mbreti,
Dhe jo riparimet e dëmeve të tërmetit.
Shumë para u shpenzuan ato ditë
Për cermoninë mortore të mbretit,
Ndërkohë që njërzit vdisnin
Nën gërmadhat e tërmetit.
Një javë më vonë qyteti ziente përsëri,
Zhvilloheshin zgjedhjet për monarki.
Vite të tëra me radhë kaluan
Dhe këtë ngjarje kurrë s'e kujtuan.
E harruan se ditën që vdiq mbreti,
Një vend i largët, u zhduk nga tërmeti.

S.O.S
Dhe tani në udhëkryqin e jetës.
Mundohem të zgjedh mes ateizmit dhe fesë,
Por më parë këto pyetje i bëra vetes:
Kush jam unë? Nga erdha? Ku shkoj?
Vallë edhe sa vjet do të jetoj?
U linda dhe do të vdes, po më pas?
Ushqim për krimbat a në parajse?!
Ju lutem, më ndihmoni!


DËSHMITARËT
Atomet, gurët,
Rrugët, drurët,
Pyjet, toka,
Azia, Evropa,
Hëna, Dielli,
Gjithësia, Universi,
Vetëm Ty të dëshmojnë,
O Zoti im!

***
N.q.s mëkatova, përgojova,
Mohova, përgënjeshtrova.
N.q.s s'iu binda urdhëresave të Tua,
Të lutem të më falësh,
O Mëshiruesi i Mëshiruesëve!

***
Dëshiroj të shkoj në Parajsë,
Po aq sa edhe e urrej Ferrin.
Por nuk adhuroj as Ferrin, as Parajsën,
Por të adhuroj Ty, o Krijuesi i Gjithësisë!

***
Pjesa më e madhe
E pjesëve të mia të trupit,
Ranë pre
E mashtrimeve të kësaj bote.
Por dua që zemrën time,
Sa nuk është vonë,
Të ta flijoj Ty,
O Mëshirëplotë!

LUTJE
Zemrës së nxirë e të pluhurosur,
Mu shkrep një dite t'i jepja shkëlqim.
Mora pak ujë e detergjent,
Dhe e fërkova me trishtim.
Tepër vonë! Ajo filloi të thyhej,
Ndryshku i kish arritur deri në palcë.
Zot, të lutem, më jep një zemër tjetër!

EMIGRANTI
Pasi i ra edhe pika e fundit e gjakut,
Në udhën e shkretë mbushur plot pluhur,
Pa diellin e përskuqur tejet në kufi,
Dhe mbylli sytë e drejtuar nga vendlindja.

NË NJË QOSHK TË PARAJSËS
Sonte dua të jem vetëm,
Larg udhëve mëkateplota,
Pluhurit e vapës mbytëse,
Diku në ndonjë cep të parajsës.

S'dëshiroj ta braktis këtë qoshk parajse,
Dhe të rikthehem në tokën zullumqare,
Ku njerëzit tallen me njëri-tjetrin,
E kafshët qeshin me njeriun.

Dhe me gotën plot verë mbushur,
Harroj gjithçka nga kjo botë kalimtare.
E i gëzohem Zotit tim,
Që më dha mundësinë t'i përjetoj këto mrekulli.

***
Kur të dëgjosh fëshfërimat e shelgut,
Hapi dritaret dhe zbukurohu.
Në mos vetë, do të dërgojë patjetër,
Një dallëndyshe a një ylber shumëngjyrësh

NA ISHTE NJË HERË...
Dimri me shi, dëborë e stuhi,
Çdo pemë e la në lakuriqësi.
Ato të shkreta s'i dhimbsen aspak,
Përkundrazi, me dëborë i mbulon pak nga pak.

Pemët e ngrata presin me padurim,
Një shenjë, një dritë a një shpëtim,
Por dimri dëborën më shumë ua shton,
Kërkon t'i shfarose njëherë e përgjithmonë.

Por pranvera s'duron më, "Mjaft,- i thotë,
Gjithçka që kërkon të bësh e ke të kotë!
Shporru dhe lëre të qetë pyllin tim,
Nuk është lutje, është kërcënim!"

Dhe s'kaloi shumë kohë kur në përralla,
Gjyshet thonin: "Na ishte një herë..."
Ne të ulur pranë oxhakut, shiheshim me habi,
Secili nga ne kërkonte të ishte një pranverë.

TASHMË JAM BURRË
Vera me kapriçot e saja lozonjare,
I gëzohet diellit në qiellin blu.
Qesh e luan si një sorkadhe,
Dhe si për inat më shkel njërin sy.

Më fton të luajmë së bashku,
Të vallëzojmë e qeshim si dikur.
Dhe befas fillon ta hajë meraku,
Por unë s'mundem, tashmë jam burrë.

Nuk merrem më me lojëra fëmijësh.
Fëmijërinë e lashë pas në harresë.
Prandaj, verë të lutem të ikësh,
Në jetën time ti s'ke më ftesë.

Largohu, pra shumë larg hijes sime,
Dhe s'do të shihemi më kurrë.
Lërmë të jetoj përgjithmonë në trishtime,
Më vjen keq, tashmë jam burrë!


JAM POETI
M'i prenë këmbët e duar,
Por nuk ndejta.
M'i verbuan sytë,
Por nuk fjeta.
M'i helmuan mendimet,
Por nuk harrova.
M'i sakatuan vargjet,
Por nuk ndalova.
Brohorita me zë tërmeti:
Më lini të shkruaj,
Jam Poeti!

PAK DHE SHUMË
Kjo botë ka mjaft këngëtarë,
Por pak që muzikën dëgjojnë.
Ka shumë shkrimtarë e poetë,
Por pak që librat lexojnë.
Ka mjaft piktorë e artistë,
Por pak që artin kuptojnë.
Ka shumë shkence e dije,
Por pak ata që i mësojnë.
Kjo jetë ka pak kohë,
Por të shumtë që e shpërdorojnë.
Ka shumë punë për të bërë,
Por të paktë ata që punojnë.
Ka shumë thesare e pasuri,
Por të paktë ata që i zotërojnë.
Ka shumë paqe e lumturi,
Por të paktë ata që i dëshirojnë.
Ky univers ka vetëm një Krijues,
Por të paktë ata që e adhurojnë.
Ka vetëm një parajsë,
Por pak që për në të veprojnë.
Ka vetëm një ferr,
Por të shumtë ata që e harrojnë.
Ka vetëm një vdekje,
Por që të gjithë e shijojnë!

LOT VAJZËRIE
Deti mbushur plot me lot vajzërie,
Rënkon e buçet nga keqardhja për djemtë.
Disa e kaluan, por shumë të tjerë jetën lanë,
Kurse nënat shkulin flokët e bardhë.

E unë nga inati i vura zjarrin detit,
Gjithçka të digjet, dhimbje më të mos ketë.
Por për çudinë time më të madhe,
Uji avulloi, por kripa mbeti në det.

SHPIRTIT
Rënduar nga mëkatet mundohesh të çlirohesh,
Por barra e tyre edhe më shumë t'i shton vuajtjet.
Këputi vargonjtë e ndryshkur, hidhi tej!
Si një shqiponjë, sulu drejt parajsës!

***
Vodha, preva, mëkatova,
Përgojova, mohova, injorova,
S'lashë gjë të keqe pa e provuar.
Një minutë të vetme
S'e lashë djallin të pashoqëruar.
Por kurrë nuk i humba shpresat,
Tek mëshira jote o Zot!

ERA DHE VAJZA
Era çapkëne si gjithnjë,
I rrëmben kapelen vajzës dhe luan me të.
Ajo me flokët lëshuar rend pas kapeles,
Dhe dashje pa dashje bën lojën e erës.
E unë rri e i vështroj plot me habi,
Me mua s'flet, me erën bën shoqëri!

NJERIU
Njëherë u linda në këtë botë,
Erdha vetëm për një vizitë të shkurtër,
Rinjoha Krijuesin për herë të dytë,
Iki përsëri plot gëzim e shpresë,
Unë që vdekjen e përdora si urë-kalim midis dy botëve.

KESH-it
U linda në errësirën e natës,
Jetova nën dritëzën e qiririt.
Vdiqa në terrin e një pusete.
Por në varr, ju lutem dua drita!

ÇUDI
Një mëngjes i freskët tetori,
Më gjen të ulur në bankat e universitetit.
Çudi! Sa shpejt që kaluan vitet!
Nga një fëmijë i vogël e grindavec,
E sheh veten krejt papritur në universitet!

RRETHIMI
Me tanke, ushtarë,
Dhe me tela gjembash,
E rrethuan poezinë,
Por ajo u bë pëllumb
E fluturoi,
Sepse për moto ka lirinë.

***
Ti me plumbat,
Unë me poezitë,
Iu sulëm njerëzimit,
Si dy ujqër të babëzitur.
Por me një të vogël ndryshim:
Ti për vrasje,
Unë për kushtrim!

II

Alban Tartari

kur une te vdes

ketu s`do jem do jem larguar,
nen toke i tretur si te tjeret...
Agolli

kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...

dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur...

dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

e ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule...

dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...

Kuja

kosoves martire
***
ulerijne kukuvajkat ne mbremje,
valle syte e vegjel c`u pane,
cjerr naten kuja e nje nene,
dhe vaji i djalit qe i vrane babane.
ulerijne kukuvajkat ne mremje...

shi i kuq bie ne keto vende,
nga rete e zemres se kosovarit,
dhe s`pushon kuja e asaj nene,
per birin e saj te shtrire ne fund te varrit.
se shi i kuq bie ne keto vende...

KOSOVE, KOSOVE me vjente qaj,
per ty malet zvarre ti zarris,
guret druret token me dysh ti ndaj,
serbin ta burgos ne ferrin e zi, pis.
kosove per ty me vjen te qaj...

shkrepetijne vetetimat qiellit,
sonte mbi trupin tim te lagur,
valle c`semundje ju ngjit diellit,
qe nuk ndricon varrin tim te hapur?
shkrepetijne vetetimat qiellit...

mendoj nenen, motren, nusen,
te gjoren KOSOVE mendoj,
dhe plaget me gjak me mbushen,
mes gjakut te kuq si shqiponje qendroj.
mendoj nenen, motren, nusen...

do ulerijne kukuvajkat gjithe naten,
mbi trupin tim, ketu ne mes te baltes,
ulerime e tyre me kall daten,
thellimi me pret si tehu i shpates.
ah do ulerijne kukuvajkat gjithe naten...

Dhimbja e kesaj bote !

te gjitha lutjet drejtuar Zotit,
rrodhen e rrodhen nga buzet,
dhe me pas pikat e lotit,
shkane nga syte e rane mbi udhet.

ne balten e ketij qyteti te shurdhet...


te gjitha thirrjet drejtuar njerzve,
u coptuan ne gerxhet e mosperfilljes,
u betova te hesht ne jete te jeteve,
si derish, larg botes,prane dhimbjes.

si nyje qe si dorezohet kurre zgjidhjes...

ushtat e fatit me qelluan sot,
e une rashe ne balten e jetes me dhimbje,
ilact e kesaj bote s`me sherojne dot,
as hena as yjet as dielli i kuq ne lindje.

mes baltes jam, me boten ne grindje...

qesh bota me syte e mi te vdekur,
ne balten e peshtire te kesaj jete,
e i lutem Zotit me nje ze te mekur,
qe te me marre dhe mua atje ku eshte, me vete.

larg cdo gjeje, genjeshtre ,te vertete...
********
te gjithe njerzit bien ne deshperim, dhe pesimizmi behet pjese e pandare
e jetes sone. nuk me pelqen po ja qe biem ne te dhe askush nuk mund te na
nxjerre.me vjen ne mendje nje strofe qe nuk di se ne c`fletore e kisha
shkruar: shpesh

nuk me pelqen
te rri si i braktisur,
dhe kur jam i merzitur kot se koti te qesh.
as ngushellim
te kerkoj per ate qe ka ikur,
nuk e pelqen, po detyrohem ti bej shpesh...

Poezi pa emer

nuk mjaftuan netet, ditet,
nuk mjaftuan kohet qe u ngrohem ne diell,
s`mjaftuan mundimet qe na rraskapiten,
as krenaria jone qe endet ne qiell.
jo s`mjaftuan netet as ditet...

nuk mjaftoi dhimbja deshperimi
thyerjet e zemres qe i beme zakon,
buzeve ndoshta ngeli gezimi
se as mua as ty askujt si takon.
s`mjaftoi dhimbja deshperimi...

s`mjaftuan fyerjet thashethemet,
ne rruget e jetes zenkat dhe merite,
fjalet me banale nga me ekstremet,
te na benin te heshtnim nje dite.
s`mjaftuan fyerjet , thashehemet...

s`mjaftoi denimi qe na dha Zoti,
nuk deshem ti mblidhnim mendte e kokes,
i harxhuam ditet ashtu kot se koti,
duke prishur e shkatrruar cdo skaj te botes.
se nuk mjaftoi denimi qe dha Zoti...

prishem dhe shkaterruam mijra zemra,
mijra fytyra shpesh i ngurtesuam,
dhe qeshem pastaj te lumtur si kucedra,
kucedra qe vdekjen tone harruam.
ne prishem e coptuam mijera zemra...

ngritem koken pastaj kerkuam fajtoret,
hodhem tonalata balte mbi njeri tjetrin,
e mbrojtam veten me fjalet me te mira qe kane fjaloret,
dhe kurre nuk heshtem te degjonim te vjetrit.
se ne ngritem koken kerkuam fajtoret...

s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote,
megjithese jetuam si te babezitur,
dhe tani cdo gje eshte e kote,
heshtim fajtore vdekjen duke pritur.
s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote...

s`mjaftuan as profetet me thirrjet e Zotit,
as engjejt e Tij qe po na keqyrin,
s`mjaftoi jeta qe shkoi kot se kotit,
se vec nj grusht dheu do t`na mbushe syrin.
se nuk mjaftuan as profetet e Zotit...

maria

kam rene ne pusi te dashurise tende
dhe armet i kam dorezuar pa kusht maria
nuk di per cfare te te pyes sonte
je engjell apo djall qe more mendte e mia?
se kam rene ne pusi te dashurise tende...

mes territ te nates kerkoj tenden fytyre
flak tej batanien qe te mbuloj terrin
se ti dreqi ne gjak me ke hyre
se thonjte e mallit perbrenda me cjerrin
mes territ te nates kerkoj tenden fytyre...

kur lutem mengjeseve buzet me dridhen
dhe ti je aty mbi buzet e mia
te fshehura lutjet aty me mblidhen
formohet nje emer emri yt maria
kur lutem mengjeseve buzet me dridhen

koha kalon tashme si nje tren ekspres
zgjatem pertej saj qe te te arrij
pse s`ndalet ky tren qe diku te zbres
e prane teje nga dheu si xhind te mbij
se koha kalon si nje tren ekspres...

mbeshtet ballin mbas murit te ftohte
se muri eshte shoku im me i mire
me grusht kur e godas asnje fjale s`me thote
ai hesht po dridhet grushti im i nxire
mbeshtes ballin mbas murit te ftohte...

shkova e rashe ne pusi te dashurise tende
pas kusht ti dorezova armet maria
me lutje ne buze ketu po te pres sonte
si engjell te vish bashke me enderrat e mia
maria rashe ne pusi te dashurise tende...

UNE e rrembeva Helenen...

1.
Paridi nuk e rrembeu
Helenen!
UNE e rrembeva, mes nates
duhe e terhequr prej krahu,
dhe lajmi mori dhene...
e kemba-kembes,
si nata-diten na ndoqi Menelau.

Nuk na kapi dot kurre,
megjithese na ndoqi nder
shekuj e mijvjecare,
dhe kur bota i tha: Ti s`je burre!!!
U nis drejt Trojes, gjoja Helenen
per te marre.

Shpiku nje kale, nje dreq,
dhe u fsheh si nje mi
brenda saj,
Naten i hapi dyert pa te keq.
Dhe Troja u mbyt le lot e ne vaje...


Per nje Helene u dogj Troja,
nen kembet e Menelaut qe psheretinte,
UNE ia rrembeva Helenen
si thelen nga goja,
Ne nje nate kur qielli vetetinte.

***
2.

Dhe ikem pastaj, te fshehur qendruam,
me vite me shekuj me mijevjecare,
se mos Menelau dinak diku na shquan,
dhe vjen te dyve ne gjume per t`na vrare.


Dogji ai nje Troje te tere,
Re zie la mbi faqet e kohes,
e beri qe bota mend te zere,
Te zene mend gjithe grate qe ikin
mes shiut dhe llohes*.


E beri te trembte mua capkenin,
Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun,
dhe kur e pa qe s`kishin c`te me benin,
Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.


UNE jam shkaktari i vdekjes se Trojes,
Dashuria ime helm-cmenduri,
mi mori mendte dhe mua
dreqi tundonjes
Ate nate kur shiu binte me furi...

Mbi vithet e kalit e hodha Helenen,
dhe ngraha mes territ,
mes nates e viteve.
Dhe erdha ketu, dhe mora penen
T`ju them se me Te kohrave vertitem.

***
3.
UNE e rrembeva ate nate Helenen,
Jo! Paridi qullash, neper nate
nuk ngrahu...
dhe lajmi mori dhene...
e kemba-kembes
si dita-naten, me ndoqi Menelau...

une me vrap kali,
ai me vrap kau...

Dashuria jote

Dreq o dreq!
me mbyte me kete furine tende,
ashtu sic mbyt cdo sekonde
vala bregun,
si buke me djathe shpirtin ma hengre,
me do te gjalle apo te vdekur?

s'te pelqej keshtu sic jam?
une s'mund te ndryshoj,
s'jam prej plasteline,
s'jam serbi qe naten te te sulmoj,
ti s'je thika tradhetare
qe me ngulet mbas shpine.

C'ben keshtu, me shterngaten tende,
me mbyte ashtu sic mbyt
vala shkembin.
si Prometeut melcine ma hengre,
gjithe qelizat e trupit me therin,
me dhembin.

Djall o djall!
me fundose , sic fundos vala bregun,
s'e kuptoj,
ti, me do te gjalle apo te vdekur?

Mundesia per te me dashuruar...

Dhe u merzita se qeni nje udhetar i lodhur,
ne stacionet e ftohte e te larget te autobuzeve inter-urbane,
dhe nga canta plot me letra te cjerra
mbushur me vargje te palexueshem e pa vlere...

Une do ti nderroja keto,
me nje kafe te pire bashke me ty, te Bar Dashuria,
ne nje mbremje tiranase te bere qull...

Atehere ne Tirane, s'pushonin shirat,
Dhe politika e kish helmuar cdo pellg ne rruge
e cdo gota ne lokale...
emisionet e lajmeve, propozonin udhetime,
hedhje stresi, piknik ne Dajt
e budallalleqe te tjera si keto,
kurse une,
do ti lija te gjitha, thjesht per nje capitje
krah teje andej nga Shetitorja...

Dhe emisionet genjeshtare te lajmeve, udhezonin te visheshim trashe,
te flisnim per politike, e te merrnim pjese
ne mitingjet protestuese ne sheshin me te madh te Shqiperise,
e une,
nuk nuk pata kurre ftohte, rrugeve te Tiranes,
dhe kurre s'fola per te flamosuren politike,
une thjesht, preferoja te kembeja dy fjale me ty,
ulur mes qetesise se lagur te shiut,
ne stolat e kalbur te Qytetit Studenti...

Dhe atehere une behesha autobuzi qe hipje ti,
dhe beja gare me gjithe taksite,
e perhere,
enderroja ecjen tone te shkujdesur krahperkrah,
nen veshtrimin e pemeve dhe te zogjve te lagur,
nga Kodrat e Liqenit...

Dhe perhere, emisionet e lajmeve,
rekomandonin ilace e mjeke popullore,
e mua asnjeri s'me beri derman,
dhe as syte e ftohte fshehur mbas syzeve nuk me thane gje,
une enderrova vec nje shikim tendin,
ne mbasditet e perbaltura nen shi,
neper rrugicat e Qytetthit Studenti...

Dhe si perfundim, u merzita se qeni
nje rrugetar i rraskapitur neper stacionet e ndritshem e te ftohte
nderkombetare, dhe nga biletat e lemuara te avioneve pa shpirt,
e une, une,
Desha vetem mundesine, qe ne te dy te rrinim
mbeshtetur te njeri tjetri
ne nje autobuz-urban,te shkaterruar qe gulcon
rrugeve te Tiranes...

Ndersa emisionete merzitshem te lajmeve, benin reklama llotarish,
e ulje cmimesh fluturimi,
dhe njerzit s'me kuptonin neper mbasditet e qullura te Tiranes,
kur une, shkruaja vargje te palexueshme e te pavlera per ty,
e kur vizatoja emrin tend ne xhamat e mjegulluar
te autobuzeve te lodhur urbane...

une,
te gjitha keto, do ti flakja tej, vetem per mundesine
qe ti te me dashuroje...


kthim i pamundur

ketu,
s'degjon nje gje te mire,
mes te ftohtit te dimrit,
kur ngrin liqeni,muroset si beton,
kur mbart peshen e ndarjes se peshtire,
"do kthehesh?"-pyet zeri i
nje gruaje ne telefon
"a ka mbetur tek ti ndopak
mall e deshire?"...

s'degjon nje fjale te mire nga miqte,
nga televizori llafazan
ngjyra-ngjyra por pa shpirt
asnje lajm zemerngrohes
nga horizonti i ngrire,
pervec ndonje avioni rrugehumbur
qe shket ne qiellin e hirte.
"s'ka mbetur ne zemren tende
asnje fije meshire?"...

prape,s'merr nje shenje te mire e te mbare,
kur nisesh nxitimthi-nevrikosur,
tendosur si nje tel
shtenguar fort ne kitare
eshte vone ta riparojme dashurine e leckosur,
i vone zeri i nje gruaje
qe therret mbas duke qare...

ketu,s'degjon njeriu nje gje te mire,
ne hasmeri me dimrin,brenda ngujuar,
nje zile telefoni,
e zeri i saj i mpire
me lot i lagur,me boren qe bie ngarkuar.

"a do vish,ta perzesh dimrin
me diellin ndaj te gdhire?"...

Udha e mbare, Trim!
TE PESEVE*
Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...

*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
forcat maqedonase.
DESHMORET NUK VDESIN!

Dy syte e Vlores

dua te lahem
ne dy syte e tu te kalter,
te pllaquris duart si
femije nje vjec,
te rrezohem
te gjakosem ne brigjet e ashper,
dhe per mua shkembit, detit
t`i vije keq.

dua te kridhem
ne dy syte e tu te kalter,
te me kerkojne pastaj njerzit
perreth duke therritur,
e une te fshihem si djalli i prape,
aty poshte nen uje:
te iriqet gjembangritur.


dua te mbytem
ne dy dyte e tu te kalter
dhe mbi uje te m'i bejne
homazhet, nderimet.
aty i shtrire mbi zallin e paster,
te degjoj si labet
me qajne me vajtime...

dua te lahem
ne dy syte e tu te kalter
te qesh me ga-ga-ga si
femije nje vjec,
e te me kerkojne tek brigjet e ashper
kur te me gjejne te thone:
`po ku humbe mor dreq?!?`...

e s`do me rrahin,
se per mua do t`ju vije keq...

Shallvaret e gjysherve

hoqem shallvaret
qe gjysherit na i kishin lene
kur iken,
dhe pushket e tyre ne lume i hodhem,
se te tjera arme ne shpikem.

u zbritem gomareve,
qe dikur me ta
ngjitnim rruget e fshatit,
i lidhem ne hunjte e gardheve,
i leshuam pyjeve siper monopatit.

i nderruam qylafet,
me kapelet moderne
qe nje dite ngjeshem ne koke,
jane shkruar mbi to mijera emra,
Nike, Adidas, Paris, New York...

i harruam kenget,
qe dikur kenduam ne dasma e gezime,
dhe tani tundemi si
drunj te shtrember,
nen ritmet amerikano-latine...

harruam gjithcka.
takimet mes rrugeve
fjalet pershendetjet,
luften e gunave mbi tela,
dhe i zgjuam nga gjumi merite,
urrejtjet.
i hoqem shallvaret,
qe gjysherit na i varen para
syve kur iken,
dhe pushket e tyre me mureve s`varen,
se arme te tjera vdekjeprurese shpikem.
i hoqem shallvaret,
qe bota te na shohe sa poshte zbritem...

Shqiptar e shkuar shqiptarit!...

UNE, jam shqiponja e
Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

UNE, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

UNE, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

UNE,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

UNE, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

UNE, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit
te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...

UNE,
jam shqiptar e shkuar shqiptarit...

Dhurata e Zotit...

Dheu im!
I embeli! perkulem te puth,
Ti me le mbi buzet e mia
nje cope balte te dashurise tende,
S'kam vend tjeter ne bote vec teje,
ku mund te ngre nje kasolle,
te mbjell hardhi,
te kullot bagetite
qe Naimi mi la amanet,
ku mund te luaj me shoket si cilimi,
te cjerr gjunjet, te gervisht hunden,
te pi uje ne pellgjet,
te mbledh molle , e manaferra,
e te fle mbi ty,
te martohem pastaj,
dhe femijet e mi harrkate te
laterzhyhen ne balten,
ne mjalten tende...
Ty te kam, Dheu im,
Ti je dhurata e bukur nga Zoti,
mjere ata qe nuk ta diten vleren,
dhe u enden neper shkretetire...
Te puth,
ndiej ne gjuhe shijen e djerses,
se gjyshit,
Adhetine e gjakut te deshmoreve,
Lotet e kripur ne grave,per burrat ne kurbet,
Shijoj Dashurine Hyjnore,
Ate te paren, qe Adamin e krijoi
prej baltes tende...
Dheu im!
I embeli, shtrihem te vdes,
e shpirtin t'ja dorezoj Zotit,
Dhe pastaj mbulohem me ty,
Sepse ti me do edhe keshtu, te vdekur.
Dheu im!
I embeli im!

valixhja

jam nje valixhe
e humbur ne nje aeroport te larget
me harrove ndoshta nga nxitimi
te humbe mes turmes
sic humbasin avionet ne qiellin e laget

nuk di ne je kujtuar
duke i rene ballit
se brenda meje kishe gjera te cmuara
a e more mundimin per te me kerkuar
apo thjesht me shenove
ne listen e gjerave te harruara

pres me kete aeroport
dhe asnje avion s'do te me marre me vete
jam mbuluar me pluhur me harrese
mbi betonin e ftohte
ndersa avionet mes reve tutje treten

kam brenda ca konture nga koherat
dhe ditet e bukura
copeza lumturie gezimi
i ruaj se ku i dihet
vjen me gjen nje dite duke marre
fryme shpejt nga nxitimi.

aty i ke edhe ditet
qe kane djersitur nga vera
ke oret qe ti jetonim s'ditem
ke gjethet qe na prag
na hidhte cdo nate nga zilia era

une jam thjesht nje valixhe
ketu ne kete aeroport bosh e te larget
humbur
si avionet ne qiellin
dimerak e te vranet...

Puthja e duarve te rrudhura..
(Gjyshes time)
Me ler te ti puth duart
qe jane rrudhur,
si kodrat e ketyre aneve,
ato duar,qe dikur
buke u dhane partizaneve.

Dhe te ve koken,
ne preherin tend,
te me tregosh si dikur perralla,
nga ato qe s'gjenden ne asnje vend,
dhe te ma kete ziline gjithe mehalla.

gjumi te me munde,
ne ritmin e ninullave
qe ti kendon per mua,
te me lemosh ballin,
aty ku fati im u shkrua.

te me mbulosh pastaj,
kur te zbulohem naten,
kur te kollitem...
te shqetesohesh kur me humb,
se mos ujrave mbytem.

me ler te ta puth ballin,
ate te rrudhurin,
mbushur me brazda hallesh,
mua te paudhin,
te perkedhelurin tend
djegur mallesh.

kam malli per ty ketu ne shpirt,
qe ushtaon
si mijera zera tellallesh...

eja...

"eja me diellin,
eja, dhe perpije detin,
merre boten, falma qiellin"...
Xh.Spahiu


eja,
ahere kur era te gremise
mes baltes dhe gjethet e fundit,
kur lumenjte kalteroshe
(dhe syte e mi)te turbullohen,
kur pemet e zhveshura me paturpesi
deget lakuriqe te tundin,
kur pellgejt mes kalderimit me akull te mbulohen.

eja,
me henen ndricuar muzgjeve,
kur veshet te te dhembin
prej zhurmes te makinave,
kur kerrkush mos te te njohe me rrugeve,
shfaqu si nje afishe larushe ne xhamat e vitrinave.

eja
ahere kur bota e ndyre
ne surrat te te plase deren,
kur si xhind i xhidosur duart te te dridhen,
s'ka gje!sill me vete dhe shterngatat dhe eren
dhe kujtimet hidherake qe s'mund te hidhen...

eja,
se ne qilar kam ruajtur per ty ne torbe me molle,
dhe mbi prush dy misra te pjekur,
u pa puna,te jap bluzen time se je veshur holle,
e ne mesnate si lugate
rreth oxhakut do hame buke te thekur...

eja,
duku kur ditet te filloje te numroje dhjetori,
kur lumenjte dhe syte e mi
kalteroshe te turbullohen,
jo kur te plakur, te jetojme nga zorri,
jo ahere kur varret me ferra te ne mbulohen.
eja,tani se malli si dreqi na mori,
jo ahere kur emrat ne kete bote te na harrohen...

eja,
me muzgun e zverdhur nga hena,
eja para se buket e thekura te ftohen...

Vdekja e Omar Kajamit

Omar Kajami s'i hodhi kupes vere,
Ndersa rinia rendte
me karvanet ne nje nate Semerkande,
s'e kish pare pleqerine tek priste ne dere,
Ndaj...
Poeti shkruante e qante...


Poetit i bente shoqeri nata,
kur mes baltes se jetes e kishin lene
te gjithe,
Me poezi te penduara pastrohej nga balta,
Dhe tashme vargjet e digjnin si hither.


Mendonte poeti plak me syte ne qiell,
Dhe pastronte vargjet prej mekatesh,
Poeti qe dikur shndrinte si diell...
tashme mekatar shkruante e qante.

Dhe kendonin me radhe gjelat udheve,
Dhe nata miratonte ne heshtje vargjet,
diku te dashuruarit poezite e tij derdhnin buzeve,
kujtonin se zemren j'ua plagosi Erosi,
me shigjetat qe leshonte nga harqet.

Kajami poet, me s'i derdhi kupes vere,
Kur i vetem mbyllte syte ne nje nate Semerkande,
Per te nuk trokiti kush ne dere,
e kurrkush s'u kujtua ta qante.

Ndersa vargjet e tij merrnin dhene,
dhe bota buze me buze magjine shperndante...


Poeti,iku...kur bota pinte vere,
Ne nje nate te dehur Semerkande.

Kerkimi

dhe vazhdoj
te kerkoj veten time
ne poezite e Poradecit
ne romanet-largesi
te Petro Markos se burgosur,
ne mallin e Serembes pertej detit,
ne rrugen ku ecte Naimi i vrerosur...

kam humbur padashur vetveten
e copat me dhembin
ne cdo cep te botes
zgjatem ti mbledh
ne maje te rrokaqiejve,
matane oqeaneve
ne Vendin Tone te prektisur
nga te zotet...

dhe rremoj i rraskapitur
ne veri ne jug
une, kosovari,cami,
labi dhe malsori
nuk jam asnje nga keto,
e te gjithe keto jam une,
nje shpirt kacak luftetari,
nje trup i pavarrosur deshmori.

jam ne hall
dhe veten kerkoj me ngulm
ne vargjet e Azem Shkrelit,
ne kengen e harruar
te Isuf Gervalles se pergjakur,
ne kullen e djegur te Bace Ademit,
ne dheun tim,ne varrin tim te hapur.

kam frike,
vetja copash do me mbetet,
ne maje te rrokaqiejve,matane oqeaneve
larg dheut tim, te rrudhur e te plakur...

III

DRIEN LEVANI

Se shpejti mund te lexoni diçka per jeten e autorit.

Pastaj askush

Nese dikush
do i percaktonte
ditet tona
Vertet
s'do dija si ti quante


Dite te duhanit
gripit & motorrave
Gangstera ne rruge
Unaza
udhetime gishtash

Do ti quante
Ri-zbulimi i Amerikes
Epoka zemer-ngurte
Diçka
Diçka tjeter

Pak me te afert
Pak si me afer zemres
Ditet e fundit
Ne keto fare menyrash


Zvarritjes himn


Te pelqen
nuk e di
Te humbasehs en emdnjen tende
Je si mua


Jo, jo
kerkoj diçka tjeter
Te gjej mendjen time
Kam nevoje
per nje Zot te mire

Atehere
ne te gjithe kerkonim
diçka
ose dike te bardhe
E gjetem!! E gjetem!!

Kur ta dish
se ke marre,
kuptuar
nje pjese timen
Te lutem
Mos me thirr
Mos me thirr

Kurre / Bota qe urrej

Mos eja me mua
nese s'do te mesosh
Fluturimin

Mos me ndiq
ne do shkeputje
ne do iluzionin
te harrosh
Mundimin & lotet
Qe jeta dhuron

Ik larg
Ik larg
Bli diçka romantike
e (zh)genjehu

Une s'i kendoj jetes perfekte
meqe te tille se pata kurre
Ti?
Une jam
nje tjeter
vetegjykim
i se vertetes

Ti mund
Ti mundesh
te lexosh diçka tjeter

Une jam mundimi i vjeter
& s'do te çoj
ne lendina me bar
dashuria e paster
larg droge, duhani.

Ti do nje bote te bardhe

Une i pashe
engjejt qe qanin
demonet ne fron

Kurre
Kurre me
S'do ta le
Boten qe urrej

Por ke nje shans
te mos me njohesh

Te mos i dish
brengat qe zemra mban
gjarprin & zotin
lypes & presidenta
te gjithe po vdesin
& ti

(une te fola
valle s'tu rrefeva)

Per te vazhduar

Une ju urrej
Urrej ju njerez
Vete

Ejani
Merre & frymen e fundit
Por lerme te qete pastaj

Une u mundova
U perpoqa
U perpoqa

Tani
bishta cigaresh harruar
Bllok kujtimesh

Gjarpri po flinte i qete
Po kush beri zhurem?
Kush me zgjoi?

Emigrante, ecur
Vend i huaj
Duaji

Mbaji forte miqte
Mundohu
Une u mundove

Me pare!!
Zot me pare
Po çfare ndryshoi??

Ndoshta moti
Ndoshta zemra
Bejme nje loje te re

Ngjitu akoma me larg
Zbrit
Zbrit & preke fundin

Une e di
Te mjeret
& gjurmet ua njoh

Eja zemer
Me merr me vete
Me jep pak besim

Do ja dalim!!
Valle!!
Eja provojme

Une u mundova
Po, u mundova.

Viti zbulon

Nese ti sot nuk besoje te oazet
Nese shiu te lagu pa asnje arsye
do gjesh dike qe te do
Patjeter
Nje dite e ngrohte neper dimer rend
Eja
Mund t'i besosh shoket e vjeter
Mundesite ne ajer

Shpirt
& krishterimi per t'u humbur
ne shtepine e Zotrave
(me ftuan diten me shi)

E di
mund ta shikoja une boten
Sa here te doja
E s'mund te ikja

Por s'mund te ikja
Sepse shume kane vdekur
qe nga poezia e pare

Po
mund te qash sa here
do deshirosh
Kurre t'me zhgenjesh
Je miku im
Te gjithe do japin pergjigjet

Vdekja & alkoli
E di qe jam nxenesi jot.

Gjete

Po
ndonjehere ndihem vetem
Humbur mes turmes
Eshte vendi im?

Keto dite
takove perseri dike
etj
Dilema e madhe u kthye

Jeta & Vdekja
Duhani, poezite
Miqte
Udhetimet

Ata po me kerkojne
Shume, shume larg
ku mund te fshihem
une jam ketu
Vetem ketu me gjen

Ec ne gjutmet emia
mos me ndiq
Femijeria, adoloshenca
Une jam ketu

Atdheu i huaj
Qytete - vajza
Universiteti-mbremje
Jashte po bie bore

Une..
ecja ngadale
po ata me kapnin
Tani nuk vrapoj
Eci akoma me ngadale

Historia...
Te meson zemer
Te mos jesh vetem
Qaj & bertit
Mbreme fjete vone
ndersa sot...
ndoshta sot...

Neser do jete me mire
(pikepyetje)

Vete - vras iluzion

Ti qeshe
& nuk e di
se te pelqej marrezisht
apo genjej veten

Tani po mbyll nje dere
Hap nje tjeter
(me te vertete?)

Rri e te shikoj
Valle...
fundi i botes
Ti qeshe

Vajza-projekte Blerje te reja
Mos e kthe koken mbrapa
Nese kjo s'do te thote
Te ecesh perpara

Vajtim i Kohes Tone

Une mesova sot
Kane vrare nje njeri
Une lexova vetem kaq


Ish nje vrases? nje student?
shtepiak a femi?
Askush ndoshta se di

Meritonte te vdiste?
Meritonte te vdiste?
Meritoj te vdes?

Zgjohu mik
s'ke me nje moter
Zgjohu nene
vajza jote iku


Zhveshur dhe
ftohte naten e gjate
dhe
shitur trupin e saj
dhe
vrare kur mbaronte
dhe
rrahur nga premtuesit
dhe
lidhur me pengje
dhe
larg atdheut
dhe
e vdekur


(A harroj gjithçka
nese pi nje cigare?)
Nese mbyll syte
dhe s'lexoj gazetat
as flas, as degjoj
Ti mendon do kaloje?

Ata jane akoma te lumtur
Ata qeshin akoma
(Femijet)
Ej vellezer
mos i vrisni femijet
Nese ti thua
"Ky vend, vdes"
Atehere te lutem
Ik larg prej ketej


Lerme mua
Lerme mua
Ketu vella
Une ketu do rri

(çfare ndryshon mes nesh?
vetem nje kendveshtrim?)

Femijet po vijne
Shihni si rriten
Jane fildishta
jane ujitur me gjak, mik

Diktature e kohes sone
Kopshtaret me te mire, ne Evrope..
Shihe te rrjedhe...

Diku une pyesja
Kush valle na mallkoi?
A qe nje mysafir
qe deren sia hapem?
Na fal mik
na fal ne s'te degjuam
A qe nje kurve?
nje plak? a dramaturg?
Nena nazistesh?

(Tani une besoj e di
askush s'na ka mallkur)


Pse atehere?
Perse valle?
Perse?
Askush s'na premtoi nje te ardhme!
Askush s'na tregoi nje rruge!
Perveç luftes
Perveç luftes
te lutem mos qaj & vdis
miku im


Do tregoj nje histori
Nje histori te vogel


Lindur ne diktature
qe po shkonte
dhe rritur
kohe te turbullta
(premtime genjeshtra)
Une pashe ca tanke
qe çane Tiranen
(se dija qe ecnin
aq shpejt)
15 vjeç preka nje arme
metali i ftohte rus
Une pashe njerez qe vdiqen
Pashe politikane ne gaz
Une pashe lypes pertoke
Deputete ne ring

Tani jam larg
Shume larg
Kurre mjaft.


Dhe Perseri

Dikur ne qeme bashke
Dikur ne te gjithe qeme bashke
Tani endemi, dhera te huaj
E s'flasim gjuhen tone


Çfare na solli kaq larg
te ky duhan i zbardhur
fundnetet e dehura
Dhe nje mik ne spital


Ne lufte njohjesh vende te rinj
Ti mos e humb vendin nga vjen
Mos me shiko ashtu te lutem
Si atdheu jot me s'gjen


Eshte e bukur te rrish ketu
me makina , miq e floke te lyer
Ti vazhdo, fitoje jeten
Ne kemi per t'u kthyer

Ketu jemi veç kalimtare
as gjurme, ne kohen tjeter
Ketu jemi veç kalimtare
ne nje fare bote tjeter

Shpejt do çohesh miku im
Shpejt do qeshesh me ne.

Jashte Mureve

Jashte mureve
te gjithe po lypin
ne nje fare menyre

Po vazhdojme te jetojme
& te hiqemi
sikur e dime "PERSENE"

S'kerkova une te lindesha
as ti
jo, jo , s'kerkova une

Mbreti ne kembe
prostitute & fatura
Netet
jane gjithmone & me te ftohta

Ngadale. shume ngadale
por ditet po me mbarojne
& une se di

Asgje
perfundimisht
asgje

Jezusi ne qiell
mban shenime
Ka njerez
qe besojne akoma vajzat

Krishtlindje etj
mendime, iluzione
Po a s'jane bere te gjitha
njehere?

Ah, po perserisim
Perse mendohemi shume??

Llogari te ftohta
makina luksoze
miq, te tjere
Nje lendine ne ndonje pyll

Akoma po presim
akoma da vdesim
logjika eshte e ftohte
netet gjithashtu
me shume
me shume sesa ti

Nje fare energjie
(kush e solli te une?)

"Mesues letersie "-tha
Ka droge mbi tavoline
ne i jemi ulur anash

Akoma
Shpejtesi ne autostrade
Po largohemi!!
U larguam!!
Lutju Zotit tend.

Pastaj askush

Nese dikush
do i percaktonte
ditet tona
Vertet
s'do dija si ti quante


Dite te duhanit
gripit & motorrave
Gangstera ne rruge
Unaza
udhetime gishtash

Do ti quante
Ri-zbulimi i Amerikes
Epoka zemer-ngurte
Diçka
Diçka tjeter

Pak me te afert
Pak si me afer zemres
Ditet e fundit
Ne keto fare menyrash


Zvarritjes himn


Te pelqen
nuk e di
Te humbasehs en emdnjen tende
Je si mua


Jo, jo
kerkoj diçka tjeter
Te gjej mendjen time
Kam nevoje
per nje Zot te mire

Atehere
ne te gjithe kerkonim
diçka
ose dike te bardhe
E gjetem!! E gjetem!!

Kur ta dish
se ke marre,
kuptuar
nje pjese timen
Te lutem
Mos me thirr
Mos me thirr

Kurre / Bota qe urrej

Mos eja me mua
nese s'do te mesosh
Fluturimin

Mos me ndiq
ne do shkeputje
ne do iluzionin
te harrosh
Mundimin & lotet
Qe jeta dhuron

Ik larg
Ik larg
Bli diçka romantike
e (zh)genjehu

Une s'i kendoj jetes perfekte
meqe te tille se pata kurre
Ti?
Une jam
nje tjeter
vetegjykim
i se vertetes

Ti mund
Ti mundesh
te lexosh diçka tjeter

Une jam mundimi i vjeter
& s'do te çoj
ne lendina me bar
dashuria e paster
larg droge, duhani.

Ti do nje bote te bardhe

Une i pashe
engjejt qe qanin
demonet ne fron

Kurre
Kurre me
S'do ta le
Boten qe urrej

Por ke nje shans
te mos me njohesh

Te mos i dish
brengat qe zemra mban
gjarprin & zotin
lypes & presidenta
te gjithe po vdesin
& ti

(une te fola
valle s'tu rrefeva)

Per te vazhduar

Une ju urrej
Urrej ju njerez
Vete

Ejani
Merre & frymen e fundit
Por lerme te qete pastaj

Une u mundova
U perpoqa
U perpoqa

Tani
bishta cigaresh harruar
Bllok kujtimesh

Gjarpri po flinte i qete
Po kush beri zhurem?
Kush me zgjoi?

Emigrante, ecur
Vend i huaj
Duaji

Mbaji forte miqte
Mundohu
Une u mundove

Me pare!!
Zot me pare
Po çfare ndryshoi??

Ndoshta moti
Ndoshta zemra
Bejme nje loje te re

Ngjitu akoma me larg
Zbrit
Zbrit & preke fundin

Une e di
Te mjeret
& gjurmet ua njoh

Eja zemer
Me merr me vete
Me jep pak besim

Do ja dalim!!
Valle!!
Eja provojme

Une u mundova
Po, u mundova.

Viti zbulon

Nese ti sot nuk besoje te oazet
Nese shiu te lagu pa asnje arsye
do gjesh dike qe te do
Patjeter
Nje dite e ngrohte neper dimer rend
Eja
Mund t'i besosh shoket e vjeter
Mundesite ne ajer

Shpirt
& krishterimi per t'u humbur
ne shtepine e Zotrave
(me ftuan diten me shi)

E di
mund ta shikoja une boten
Sa here te doja
E s'mund te ikja

Por s'mund te ikja
Sepse shume kane vdekur
qe nga poezia e pare

Po
mund te qash sa here
do deshirosh
Kurre t'me zhgenjesh
Je miku im
Te gjithe do japin pergjigjet

Vdekja & alkoli
E di qe jam nxenesi jot.

Gjete

Po
ndonjehere ndihem vetem
Humbur mes turmes
Eshte vendi im?

Keto dite
takove perseri dike
etj
Dilema e madhe u kthye

Jeta & Vdekja
Duhani, poezite
Miqte
Udhetimet

Ata po me kerkojne
Shume, shume larg
ku mund te fshihem
une jam ketu
Vetem ketu me gjen

Ec ne gjutmet emia
mos me ndiq
Femijeria, adoloshenca
Une jam ketu

Atdheu i huaj
Qytete - vajza
Universiteti-mbremje
Jashte po bie bore

Une..
ecja ngadale
po ata me kapnin
Tani nuk vrapoj
Eci akoma me ngadale

Historia...
Te meson zemer
Te mos jesh vetem
Qaj & bertit
Mbreme fjete vone
ndersa sot...
ndoshta sot...

Neser do jete me mire
(pikepyetje)