Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, tetor 05, 2005

Albstudent shkruan

Në shumicën e universiteteve perëndimore çdo student duhet të mbajë
një numër të caktuar referatesh, pra duhet të punojë për një temë të
caktuar dhe duhet ta prezantojë atë. Jo pak studentë apo doktorantë
shqiptarë në perëndim (veçanërisht ata që studiojnë në degë shoqërore)
zgjedhin tema që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi. Për këtë
arsye Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare
"Albstudent" publikon rregullisht prej disa muajsh në një seksion të
veçantë të faqes së tij të internetit studime apo referate shkencore
në gjuhë të ndryshme të studentëve apo doktorantëve shqiptarë (shih
www.albstudent.net për informacione më të hollësishme mbi këtë
projekt).

Në këtë kuader "Albstudent" publikoi sot dy punime respektivisht nga
Anisa Kospiri studente e Shkencave Politike në Universitetin e Bonit
dhe i diplomuari në degën e Pedagogjisë e Sociologjisë në
Universitetin e Bochumit, Driton Gashi.

Punimi i Anisa Kospirit me temë „Sistemi Politik i Bashkimit Europian"
ka për qëllim përvec paraqitjes së lindjes dhe zhvillimit
institucional të BE-së, të rrjeshtojë dhe analizojë institucionet
aktuale që përbëjnë strukturat ekzekutive e ligjore bazë të BE-së. Më
tej do të trajtohen dhe partitë politike në planin e BE-së dhe
vecoritë e tyre duke përmendur partitë më të rëndësishme në
Parlamentin Europian. Punimi është shkruar në gjuhën gjermane.

Tema e punimit të Driton Gashit është „Shoqëritë paralele". Objekti
kryesor i këtij punimi përreth 8 faqësh është përmbledhja e
definicioneve të ndryshme të termit „Shoqëri paralele" si dhe
diskutimi mbi rolin e zonave brenda qyteteve me përqindje të lartë
emigrantësh, ne integrimin apo hermetizimin e emigranteve në shoqeritë
ku ta jetojnë. Punimi është shkruar në gjuhën gjermane.

Albstudent do ti gëzohej referateve të ardhura nga ju në adresën
http://by107fd.bay107.hotmail.msn.com/cgi-bin/compose?mailto
=1&msg=3F8FDE04-9FB6-4539-A0B1-8A2B8E2B3B0C&start
=0&len=22583&src=&type=x&to=
mailto:punimeshkencore@albstudent.net&cc=&bcc=&subject=
&body=&curmbox=00000000-
0000-0000-0000-000000000001&a=41fe5e87352738
4032a419e
4ae967270ffb7ec373c218cffd1cf414ab9d4e999
për botim tek faqja jonë. Përfundimisht
ne i urojmë Anisës dhe Dritonit suksese në studimin dhe
profesionin e
tyre!

www.albstudent.net
http://by107fd.bay107.hotmail.msn.com/cgi-bin/compose?
mailto=1&msg=3F8FDE04-9FB6-4539-A0B1-8A2B8E2B3B
0C&start=0&len=22583&src=&type=x&to=
info@albstudent.net&cc=&bcc=&subject=&
amp;amp;body=&curmbox=00000000-0000-0000-0000-000000000001&a=41fe5e873527384032a419e4ae96727
0ffb7ec373c218cffd1cf414ab9d4e999