Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 10, 2005

Akoma s'është dëgjuar gongu nga Rudina Berdynaj

Poezi

Akoma s'është dëgjuar gongu - Poezi  nga Rudina BerdynajRUDINA BERDYNAJ – lindur me 23.12.1977. Ky eshte libri i saj i pare.
Rudina ka mbaruar shkollen e baletit "JORDAN MISJA" ne Tirane sot
akademia e dansit) si dhe eshte diplomuar ne fakultetin Histori Filologji Dega Gjuh-Letersi ne Tirane.
Ky Librer eshte i ndare ne tri pjese ku pjesa e pare titulohet "PARADOKS", pjesa e dyte "SYRI I JETES" dhe pjesa e trete "SHKURTIMA".

Disa POEZI te marura nga libri:

PARADOKS(nga pjesa e pare)

Shkel mbi ty e dhembja me qeshet ne gjoks
Gjak me pikon shpirti ,te shoh s'te shoh
Une eci mbi ty te shoh e cmendem
Ty te shkel e vete shembem

Te qaj nuk dua, te qeshem nuk mundem
Mendja me eshte trazuar, s'di ku humbem
Mbytur ne lot plot gaz e vaj
pa mundur te te puth,pa mundur te te shaj
...

SY BOSH (nga pjesa e dyte)

Sy andej
Sy kendej
Sy te kafte
Sy te kalter
Sy gri
Sy te zi
Sy.Sy.E mbytur bota ne sy
Sy perpara
Sy mbrapa

Dikush kerkon te bleje disa kilograme sy
E ndresa i verbri qesh me boten qorre.
...

PERGJIGJE (nga pjesa e trete)

Nuk eshte veshtire te urresh
Nuk eshte veshtire te duash
Nuk eshte veshtire te qash
Nuk eshte veshtire as te qeshesh
Veshtire eshte te harrosh.
...

Redaktor - NAZMI RRAHMANI