Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, shtator 23, 2005

Nuk njofim poet më emrin Nue M.Ukaj?

Të nderuar moderatorë të forumeve FLORI-PRES dhe FLOART

Ju shkruajmë juve ngase ju më sa duket i njifni të gjithë POETET e Kosovës,pasiqë jeni në Asociacionin e Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe më siguri do t'a njifni këtë "poet"pa
asnjë poezi të botuara në shtypin shqiptarë,po e quajkan NUE UKAJ.A di dikush të na tregoj
ndonjë vjershë të tij të botuar diku në ndonjë gazetë apo faqe në ndonjë tabelë muri?...Nëse është"poet"atëherë poezitë e tij le ti dërgojë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës,të kryetari Adem Demaçi,apo sekretari i Lidhjës poeti Kadrush Radogoshi,që edhe ne ta njofin se kush është ai...
Apo ato vargje le t'i poston në forumet tona për botim...Larg ka shkue deri në ALBEUROPË,tek zonja Vitore,apo qëllimi është të promovohet zonja në fjalë ngase asaj i ka humbur rejtingu në internet dhe tash ajo krijon emajla të rinjë sa për afirmim.

Rrustem Shabanaj,prof.
RR.Adem Jashari 17/II Prishtine
Prishtinë,22.IX.2005.
---------------------------------------------
Da:: Nue Ukaj
Data:: Mer Set 21, 2005 12:08 pm
Oggetto:: Re: {QIKSH «ALBEUROPA»} Te njihemi me poet dhe shkrimtar qe jetojne ne diaspor
nueu2000@...
Invia email Invia email
pershendetje vitore stefa / leka
deshiroj te njihemi sepse edhe une jam nje poet qe po formohet ngadal por sigurt. jam gazetar me profesion dhe punoj ne nje organizat te madhe ne kosove. se shpejti do te jam ne nje shtet evropian dhe ateher do te kisha kenaqesine te ju takoja dhe te llaffosemi per preokupimet e krijuesve.po bej perpjekje te botoj librin e pare i cili eshte gati per botim, mirepo kjo kisha dashur te me prezantohet edhe neper manifestime te ndryshme evropiane ne menyre qe te me shtohet kurajo per vepra te reja.
ndoshat do te vjen interesant qe ky email eshte nga une sepse eshte i pari komunikim me ju mirepo une nuk kam dashur te ju shkruaj me heret sepse me eshte dukur shume heret. kurse edhe tash, nese keni interesim te njihemi, do te jete mundesia sepaku permes e-mailit.
duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, ju pershendes zemersisht duke ju deshiruar te gjitha te mirat
me respekt nue m. ukaj

I dashuri Rrustem,
Letrën Tuaj e publikuam pa ndonjë ndryshim.Poashtu edhe letren e poetit Nue M.Ukaj,të botuar në " Albeuropë".
A ekziston ky poet në Kosovë nuk e dijmë?Poezi të tij deri më tash
nuk kemi lexuar.Kurse poetën Vitore lexuesi ynë e njef si poete të mirë.Unë personalisht e njof virtualisht dhe më andje i lexoj poezitë e saja në forumet virtuale"Art-Cafe" dhe "Albeuropë".

Përshendetje
Moderatori Flori Bruqi