Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, shtator 25, 2005

Nga Flori Bruqi:Kush eshte Alban Kraja



Gazeta “Rimini” për rastin e senatorit Umberto Boss-it kundër shkrimtarit shqiptar Alban Kraja

Gjykata italiane hedh poshtë aktakuzën kundër shkrimtarit Alban Kraja

Pas 8 vjetësh gjykata italiane i ka dhënë fund çështjes duke e cilësuar si të pabazë aktpadinë e senatorit Italian Umberto Bossi për fyerje kundër shkrimtarit shqiptar Alban Kraja,shkroi të shtunën gazeta italiane “RIMINI”.

Për 8 vjet rresht senatori Umberto Bossi i inatosur dhe i shoqëruar nga një sere avokatësh të njoftun italian,akuzonte shkrimtarin e njoftun shqiptar Alban Krajën,për fyerje publike përpara qindra miliona shikuesve dhe dëmtim të prestigjit të tij si politikan për rrjedhojë të të cilit senatori ka pasoja.

E tërë historia e kësaj ngjarje fillon në vitin 1997 më shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga Shqipëria në shtetin fqinjë-Italinë.

Tetë vjet më pare gjendja në Republikën e Shqipërisë ishte e katandisur,ku mijëra shqiptarë kishin tentuar që të strehoheshin ne Italinë fqinje.

Asaj kohe Partia Lega Nord,e kryesuar nga senatori Umberto Bossi,deklaronte: “T’i qëllojmë dhe t’i vrasim në det shqiptarët që kërkojnë të vijnë në Itali”.

Pikërisht pas këtyre shprehjeve raciste antishqiptare e antinjërzore,sjkrimtari dhe pubicsti Shkodran më vendbanim në Itali ,Alban Kraja,i ftuar në emisionin “Moby Dick” gjatë një transmetimi drejtpërdrejtë të televizionit “ITALIA 1”,në mes të tjerave,duke ju referuar këtyre kërcnimeve të Bossit e kishte quajtur senatorin Italian: “Umberto Bossi,është pijanec që nuk di se ç’thotë”.

Gjithsesi,pas 8 vjetëve,Alban Kraja i mbrojtur mjeshtërisht nga Studioja Ligjore “Giunchedi”e Bolonjës,por i mbështetur edhe nga zgjuarsia e tij prej eruditi,i mbeshtetur edhe pa rezerva edhe nga qindra mijëra shqiptarë me banim në Siudhesën Apenine,arrijti të hedhë poshtë dhe t’i gjunjëzoj aktakuzën ndaj tij në gjykatën italiane.

Kush është shkrimtari ALBAN KRAJA?

Lindi më 1970

U lind në Shkodër. Ka kryer dhe studimet e larta ne degën Gjuhe shqipe – Letërsi ne Universitetin “Luigj Gjurakuqi” në Shkodër. Është një nder pionieret e shtypit te pavarur Shqiptar.

Qe nga viti 1993 banon ne Rimini te Italisë ku ka botuar disa libra ne gjuhen shqipe dhe italiane.


Tituj e veprave nga letërsia:

  • 24 perandorë e 4 pape shqiptar në krye të Romës - (italisht dhe shqip) 24 imperatori albanesi alla guida di Roma”(2004)
  • Kosova - mbijetesa e një populli - (italisht) Kosovo la sopravvivenza di un popolo”-1999.
  • Skenderbeg - fushata e Italisë - (italisht) Skenderbeg -La campagna d'Italia”-2003.