Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, shtator 25, 2005

KOSOVA : Materjale te marra nga forumi www.kumanova.li

KOSOVA : Kodi i përkohshëm penal i Kosovës dhe VIP-at

Postuar nga kumanovalija

Shkup 11.09.2005 postuar nga Dr.sc.Albana Ferati

Ne media te majta te Kosoves ("Epoka e re","Koha ditore","Expres" etj) si dhe ne ca web-faqe interneti "Kosovapress" etj., dhe ne mjetet audiovizuele te Kosoves dhe Shqiperise është duke u perfolur per korrupsionin ne Kosove, qe është një dukuri e shëmtuar (sidomos për VIP-at Kosovare). Por është shume interesant se këto mjete informative janë duke e anashkaluar korrupsionin ne partitë politike te majta Kosovare(PDK,ORA ,AAK etj)si dhe ato te djathta(LDK etj)...Deri me tash sukses te veçante ne këtë drejtim për zhbërjen e korrupsionit pati vetëm ne Komunen e Gajkoves,fale Kryeshefit te Ekzekutivit te KK Gjakoves ,z.Tomorr Buza i cili i pezulloi nga puna disa drejtore te drejtorive komunale te kësaj komune(Atifete Zuna, Fakete Pasha,Besnik Jonuzi,Simon Deda etj).Deri me tash askush ne asnjë komune te Kosovës nuk u gjykua nga ndonjë Gjykate Kosovare për korrupsion. Pra,korrupsioni është duke lulëzuar ne hëndetësi,arsim

apo ne ndonjë nga ministritë kosovare(sidomos ne Ministrinë
e Shëndetësisë apo ne ndonjë spital te Kosovës shume te përfolur ne mjetet informative si fjala vjen ne Qendrën Klinike Universitare te Kosovës; Autoritetin Shëndetësor te Qarkut ne Regjionin e Mitrovicës etj., ku akuzohen drejtpërdrejte personat udhëheqës te këtyre institucioneve shëndetësore)... Ne kohe te fundit nga mediat e majta(Epoka e re,"Koha ditore","Expres") etj.,u sulmua ashpër kryeministri i Kosovës, Mr.sc.Bajram Kosumi,i cili nga miku i tij -ministri Mr.sc.Ethem Ceku (me te cilin ishin familjarisht ne pushim)siguroi biletën kthyese me një aeroplan privat qe te vije ne takimin zytar ne Prishtine)...Keto media akuzojnë Kosumin per marrjen e mitos(30.000 Euro) nga familjaret e ministrit Ceku. Sa absurd? Këto media shpifin shume gjera edhe per aferat seksuale te z.Bajram Kosumi...,dhe harrojnë se gati te gjithë udhëheqësit e partive te majta kane nga një dashnore duke filluar nga z.Hashim Thaqi...Marre si ta marrësh pyesim publikisht lideret Kosovare te partive te majta (Hashim Thaqin,Jakup Krasniqin, Xhavit Halitin,Veton Surroin, Dugaxhin Goranin,Baton Haxhiun etj)se a vlen edhe për ata Kodi i Përkohshëm Penal i Kosoves, pra neni 343(paragrafët 1,2,3,4)kur dihet se pasuria e tyre është bere pas lufte dhe kap vlerat marramendëse (mbi miliona euro). Valle athua kush ja mbaroi shtëpinë zotit Hashim Thaqi ne Dragodan, apo Jakup Krasniqit ne Tasligje! Pra,do te ishte mire qe këta liderë qe janë pasuruar ne kurriz te korrupsionin te heshtin, se njerëzit nuk hanë bare, por kane fakte konkrete te cilat se shpejti do ti plasojmë ne internet. E gjithë kjo afere kundër Bajram Kosumit është duke u bere me qellim qe pushtetin qeveritare te marrin partizanet e Fatos Nanosit, pra Hashim Thaqi,Veton Surroji, Xhavit Haliti,Jakup Krasniqi,Rame Buja etj,te cilët janë pasuruar ne këto gjashte vjetet e fundit këta"minsitra" te Qeverisjes se Mire(PDK)qe po përpiqen me çdo kusht te rrezojnë "trashëgimtarin" e gjeneral Ramush Haradinajt, i cili doli burrë edhe ne lufte edhe ne burg e edhe ne këtë "gjysme" liri i cili ruhet nga policia ndërkombëtare dhe kombëtare ngase majtistet dëshirojnë qe me çdo kusht ta heqin nga skena politike bashkëmendimtarin e tij zotin Bajram Kosumi. Ne fund pyesim publikisht a vlejnë Kodet e Përkohshme Penale te Kosovës për Korrupsion edhe për Partine e Hashim Thaqit dhe Veton Surrojit dhe mendimtarëve si këta?...

(Marre nga:http://kumanova.li/modules/news/article.php?storyid=156)


NEVOJA PER SHTET : Motra me shtatë vëllezër në humnerën e harresës
Postuar nga kumanovalija


Fëmijët e familjes Fazliu nga Kumanova në mungesë të dokumenteve mbeten pa shkollëMë së vështiri e kemi gjatë dimrit kur bën ftohtë dhe të gjithë grumbullohemi në një dhomë. Që tani ne mbledhim shkarpa dhe karthje nëpër rrugë vetëm e vetëm që gjatë dimrit të ngrohemi, thotë Kudreti, njëri nga vëllezërit.


SELAJDIN SHABANI
Kumanovë, 31 gusht
Shtatë vëllezër dhe një motër të familjes Fazliu nga Kumanova nuk posedojnë kurrfarë dokumenti të identifikimit dhe as shtetësi të Maqedonisë. Si pasojë e skamjes dhe e mungesës së dokumenteve të identifikimit, gjashtë fëmijë të kësaj familjeje nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë.Ata nuk e dinë se kur janë lindur. Datat e lindjes i thonë me hamendje, ndërkohë që mosha e tyre dallon për dy vjet. Faredini thotë se ka 20 vjet, ndërsa dallimi i moshës te fëmijët tjerë është dy vjet: Ferdi (18), Kudreti (16), Muazezi (14), Nurani (12), Orhani (10), Nuriu (8) dheIsmaili (6). Këta fëmijë e kanë vështirë edhe të qarkullojnë e ku më të lëvizin në një hapësirë më të gjerë. Ata nuk mund ta identifikojnë veten para asnjë institucioni.


Faredini, më i madhi i familjes, duke folur për kujdesin e familjes flet shkurt “jetojmë, jemi gjallë me punë private dhe punojmë ku të mundemi”. Motra e vetme në mesin e shtatë vëllezërve Muazezi thotë “nuk kam qenë as një ditë në shkollë edhe pse dua shumë të shkollohem”. Gjithë shkrim leximin e kam mësuar nga vajza e hallës.
Ajo, duke e ndjerë veten të lënë anash nga shoqëria dhe rrethi mezi edhe flet për gazetë ngase siç shprehet “nuk dua të dal në gazetë dhe të tjerët të tallen me ne”.
“Di shkrim-lexim, të cilin e kam mësuar nga të afërmit dhe lexoj nganjëherë libra. Mundohem t’i mësoj edhe vëllezërit më të vegjël, por s’kam shkollë, s’kam dokumente se jam e gjallë edhe pse jam njeri”, ndërhyn në bisedë, Muazezi.
E gjithë jeta e këtyre fëmijëve sillet në dy dhoma me një televizor të vjetruar dhe një dhomë tjetër të quajtur kuzhinë, e cila është e mbuluar me najlon dhe gjësende të lëna për toke .
Dy vëllezërit Nurani(12) dhe Orhani(10), edhe pse të moshave të ndryshme thonë se shkojnë në një klasë.
“Shkojmë bashkë në shkollë, por nuk kemi as libra as fletore e as çanta”, thonë që të dy përnjëherë. Kur i pyet për dokumente ata vetëm rrudhin krahët dhe të shikojnë në sy dhe sikur shfaqin habinë “çfarë janë ato”.
“Më së vështiri e kemi kur sëmuret ndonjëri”, thonë vëllezërit Fazliu, duke shtuar se “sikur jemi mësuar dhe gjendemi disi, duke gjetur ndonjë librezë tjetër, varësisht se cili sëmuret duke ia përshtatur moshën”. Por shyqyr, Zoti na ruan, thonë ata.
Ferdi, është edhe lojtar i shkollës së futbollit “Bashkimi”i cili luan për juniorë dhe ka shkathtësi të mira të bëhet lojtar i njohur, por mungesa e identifikimit sikur e shtang.
Fëmijët po ashtu flasin pa komplekse për gjitha problemet me të cilat ballafaqohen edhe pse se nuk dinë më shumë se sa emrin e mbiemrin për të shkruar. Në fytyrat e tyre hetohet një ndjejnë përbuzjeje dhe injorimi.
Remzije Ramushi, nëna e fëmijëve me mbiemër të vajzërisë, thotë se“disa herë kam qenë në Entin për Punësim Social. Atje më kanë refuzuar pasi që nuk kam kurrfarë dokumenti dhe as që kanë dashur të bisedojnë më tutje për hallin tonë”.
Sipas saj partitë politike vetëm kanë shprehur interesim dhe kanë iu kanë premtuar, por asgjë më shumë nuk kanë bërë. Ka shtatë vite që nuk i kam vizituar të afërmit në rrethin e Bujanocit, shton më tej ajo.
“Shpeshherë na ndalin edhe rrymën elektrike organet kompetente, por ne e lidhim vet, sepse nuk kemi mundësi ta paguajmë”, thotë, Faredini. Sa për ujë ,shton ai, mbushim ku të mundemi.
“Më së vështiri e kemi gjatë dimrit kur bën të ftohtë dhe të gjithë grumbullohen në një dhomë. Që tani ne mbledhim shkarpa dhe karthje nëpër rrugë vetëm e vetëm që gjatë dimrit të ngrohemi”, thotë Kudreti, njëri nga vëllezërit.
Shoqatat humanitare shumë pak i ndihmojnë ose aspak. Remzija nuk lë pa përmendur kohën e fitrave të besimtarëve islam, kur disa shprehin mirësinë e tyre. “Kjo nuk është e mjaftueshme” thotë ajo.
Vëllai më i vogël Ismaili ka lindur në Spitalin e Kumanovës, më 1999. Shpenzimet e lindjes së tij i ka mbuluar UNHCR-ja. Këta fëmijë vetëm zoti i ruan. Asnjëri nuk posedon nënshtetësi. Anëtari BL të lagjes “Bahshqet” apo siç e quajnë tani “Dardania”, Samet Nuhiu thotë se “disa herë kemi bërë përpjekje për nxjerrjen e dokumenteve por më kot. Vërtet e kemi vështirë dhe nuk dimë si t’ia bëjmë. Askush nuk ofron ndihmë juridike dhe njerëzore”.
(Marre nga:http://kumanova.li/modules/news/article.php?storyid=149)


Postuar nga kumanovalija Kyqur 2005/9/23 20:48:42 (39 Lexime)
NGA FLORI BRUQI-Prishtinë

”...bandat e Zani Qaushit të Vlorës dhe disa kriminelëve që vepronin në Shqipëri, të cilët e shkatërruan Shqipërinë përmes atyre shqiptarëve që kishin lidhje me Arkanin, me ndihmën e këtij të fundit dhe formacioneve paramilitare e destabilizuan dhe goditën rëndë Shqipërinë....shërbimet sekrete serbe pasi e humbën luftën në Kosovë, organizuan disa vrasje të fshehta...”

Tërësisht duke filluar nga e kaluara deri më sot, shërbimet sekrete serbe, kanë pasë një qasje dhe veprimtari të veçantë në relacion me Kosovën. Kuptohet ato e kanë pasë fjalën kryesore gjatë pushtimit gati njëshekullor serb, gjë që në korelacione të ndryshme kohore dhe historike, Kosovës i kushtoi shtrenjtë, duke qenë gjithherë një laborator i eksperimenteve të tmerrshme që përjetoi populli ynë. Për këtë arsye, nga këndvështrimi im në këtë fejton jam përpjekur të bëj një analizë të këtyre shërbimeve, gjithnjë duke u bazuar në shtypin tonë ditor dhe peroidik, çasjes në internet, të dhënave të botuara në shtypin serb e malazez por edhe në shtypin evropian. Në këtë kuadër, shërbimet sekrete serbe pasi e humbën luftën në Kosovë, organizuan disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb, konkretisht mbi elitën që kishin marrë përgjegjësinë e krimeve mbi popullatën e pafajshme civile në Bosnjë e Kosovë. Edhe pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të jetës politike, ekonomike, por edhe strategjike. Në Kosovë shërbimi serb ka instaluar dhe ka bërë për vete një rrjet të fuqishëm të rrjetit elektronik të spiunimit të mediave elektronike. Për gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanë kompetenca as policia e UNMIK-ut, as SHPK-ja
(marre nga http://kumanova.li/modules/news/article.php?storyid=167)


: POLICIA SERBE DHE SPIJUJT SHQIPTARË
Postuar nga kumanovalija Kyqur 2005/9/23 20:03:54 (34 Lexime)

23.09.2005 postuar nga flori-press

Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj.
E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar.

Njëri ndër kolaboracionistët dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturës "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj. Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet. Piromanët sadistë e kolaboracionistët me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë. Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999 :
Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë), Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë), Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë), Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë), Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë), Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë), Nue upi (Ujzë, Gjakovë), Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë), Binak Dema (Vogovë, Gjakovë), Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë), Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë), Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë), Fran Marku (Doblibare), Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë), Martin Hasani (Bec, Gjakovë), Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë), Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë), Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë), Arif Rama (Molliq, Gjakovë), Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë), Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë), Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë), Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë), Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë), Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë), Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë), Xhafer Halili (Bec, Gjakovë), Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Florim Rama (Piskotë, Gjakovë), Sylë Brahim Sylaj (-).
Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS (Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë...

Marre nga:http://kumanova.li/modules/news/article.php?storyid=166

Komentet mund ti postoni me E-mail info@kumanova.li