Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, shtator 25, 2005

Flori - press:Kendi letrar i Tan Portal-it

To: afp.pristina@caramail.com, akrasniqi@hotmail.com,
albanian.section@bbc.co.uk, aminatirana@compuserve.com, andetvlora@hotmail.com,
ars@soros.org.mk, ata@email.telpress.it, atoslukasaqi@yahoo.it,
blueskypr@hotmail.com, bogdani@gwis2.circ.gwu.edu, bota@mt.net.mk,
bqatipi@cq.com, buzeqeshjaime@hotmail.com, doni@online.no, dritam@hotmail.com,
eandrea@juno.com, edreni@hotmail.com, ekspresi@yahoo.com, emdon2@aol.com,
enter@albmail.com, floribruqi@hotmail.com, g_ajgeraj@hotmail.com,
gazetari@yahoo.com, i_prokshi49@hotmail.com, iiconn@aol.com, jmdhosi@mit.edu,
kic@kosova.dk, kosova@pasqyra.com, kosova@tronet.de, lazerivalter@aol.com,
linda_dana@yahoo.com, lindagusia@hotmail.com, meritai@yahoo.com,
mhasanaj@lynx.neu.edu, na21na@hotmail.com, nfo@ap.org, npistulli@yahoo.it,
nurfo2002@yahoo.it, pendekaltri@yahoo.com, pretparadajtit@yahoo.it,
qik_kic@yahoo.com, radiokfor@yahoo.com, redaksia@kohaditore.com,
rtvera@freemail.org.mk, sdune76306@aol.com, shehuengjell@hotmail.com,
teamshqipe@yahoo.com, valuadd@interalb.net, VanChristo@frosina.org,
vebaj@aol.com
Bcc:
Subject: Këndi Letrar në TanPortal - 25 Shtator 2005
Date: Sun, 25 Sep 2005 19:55:13 +0200

Këndi Letrar në TanPortal - 25 Shtator 2005

Dërguar të Saturday, 24 September @ 16:16:52 GMT nga tan


E Djela Letrare me z.Engjell Shehu dhe z.Ismail Kadare

Moti dhe besa
z.Engjell Shehu

Nuk doja te shkruaja dy vargje
tani vone kur muzgu ka rene
Sepse qejfi me shume ma kishte
te shëtisja malet te gjitha ne këmbe

Kur moti pa dashje ndryshon
dhe qielli mbushet i gjithi ne re
Ashtu ndodhe pothuajse përherë
me njerëzit qe na rrethojnë ne

Sic duket nga erërat qe frynë
e dalëngadalë bëhen te forta
Frika ka pushtuar me shume
ata qe nen këmbë u dridhet toka


Mire bene qe koha ndryshon
se nuk është ajo ne dorën tone
Po njeriun çfarë valle e shtynë
sot burri mire nesër te mohon

Eh kjo bote kaq e ngatërruar
e përzier me frike dhe interesa
Unë kurrë vetes nuk ja lejoj
qe te luaj nga fjala dhe nga besa

Pse valle gjithë kjo hipokrizi
ka mbërthyer pa dashur njerëzit
Ne vende qe te tregohen burra
na dalin me dy fytyra sheshit

--------------------------------------------------------------------------------


Kristal
z.Ismail Kadare

Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë, dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka
Tani kërkoj unë posht' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë, notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallë prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do të dimë as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.



Ky Dimër
Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
I mpirë është gëzimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga një lëngatë e gjatë.
S'do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i ftohtë ish.
Në pusin e ndërgjegjjes mezi ndihen
Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqën, dot s'i ngjall,
Sa gjëra u vyshkën, më e keqe se vetë vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot.

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i pashpresë ish.
Kinezët që s'duken më në udhëkryqë rrugësh
Por vetë ata s'kanë vdekur: qelqe dritaresh
Të stilit q'ata sollën vezullojnë ngriraz
Duke dërguar ftohtësinë e tyre
Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh

Sa kohë vallë do ti duhet
Genit të racës atë maskë të shpëlajë.
Apo në luftën e maskës me lëkurën
Maska do të fitojë më në fund?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i acartë ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie.
Ka gjumë a s'ka nën dhč?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
Nën pluhur tempujsh,
i lodhur shpirti im



Laokoonti
Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
qindra vjet kam që vuaj
ngaqë sflas dot

Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në qenien time
s'është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri pëson një ndryshim.

Po s'ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.

Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s'më mbytën gjarpërinjtë
por trojanët më vranë.

O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
kur unë i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse
monologun të thurr.

Ju e dini se përpara Trojës ahere,
kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda
armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit,
unë "kundra", kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë ahere se hyjnitë
gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.

Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm.
Po ç'ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi.

Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, këtë s'do të ma falnin përjetë.
Më në fund "vijë e butë" fitoi mbi të "ashprën",
dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.

Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.

Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodët anembanë përhapën
versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.

Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.

Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojës
si floknajë e kuqe më rrinë në sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetësi.

Trojë e braktisur.
Gërmadhë.
Hi i ftohtë;
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur
u ndje diçka që atë çante përmes.

Ç'ish kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?
Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj
përmbi qendrën e qytetit me parmendë lëronin
për të thënë se Troja përjetë vdiq.

Ja më në fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na çante më dysh!
Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,
ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.

T'i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.
Kështu thërritnin atëherë ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë
veshët më kapën edhe këtë hata.

Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,
se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë
s'depërtoni dot deri në gjoksin tim?

Gumëzhima juaj si zhaurimë deti
më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh,
nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje
shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.

Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si ahere ka mbetur njëlloj.

Prej potkonjve të tij unë rrëqethem akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

në pafshi ndonjë ditë të behem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak"
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.



Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

--------------------------------------------
Poezia "Mall" është, pas shumë gjasash, i vetmi rast në krijimtarinë e
Kadaresë ku shiu nuk është përdorur si simbol i grisë, por është përftuar në
ndërgjegjen kritike të kohës thjesht si shi, i padyshimtë, produkt i natyrës
së madhe, fenomen i zakonshëm në botën tonë që quhet tokë, madje, në të
kundërtën, jo si shenjë errësire, por si simbol bardhësie, gjë e habitshme
kjo për faktin e thjeshtë që tashmë ai përbënte një figurë të paragjykuar.
Malli, kjo dhunti përjashtimore e njeriut qysh prej kohëve më të lashta,
është i pranishëm në tërë veprën e Kadaresë. Kadare zbuloi mungesën dhe
mungesa vetvetiu lind mallin. Ai përjetoi mungesën e atdheut, të qytetit të
lindjes, të bisedës së plakave katënxhika në oda me dylbi në duar, të miqve
dhe njerëzve të dashur. Ishte malli për gjërat e munguara që e ktheu
shkrimtarin e madh nga rruga e kotësisë në atë të krijimit.
Fenomeni i mungesës e ka tërhequr Kadarenë që në fillimet e kriiimtarisë.
Këtë ai e pohoi edhe shprehimisht me largimin nga atdheu.
Poezia "Mall" është, si duket, shprehja më e përkryer e këtij fenomeni.
Ndoshta pse malli i saj vinte nga një mungesë jo e largët, përkundrazi, nga
një mungesë që të bën të çuditesh. "jetojmë të dy në një qytet dhe rrallë
shihemi, sa rrallë!'
E prandaj ai mall kryeneç lind këtë poezi të bukur, intime



Në Parkun që e Mbuluan Fletët
Në parkun q'e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'e kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti..



Malli i Shqipërisë
Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush
Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh me gjuhën e shqiptarëve
Mua bashkëatdhetarit

Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
Me njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnë,
Kokën do ta tundin,
Po unë s'do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
Gjethe të thara gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë;
Për atë qiell të madh, të gjerë e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike
Për retë që në muzg si kështjella digjen,
Për alpet mjekërbardha e mjekërgjelbra,
Për netët e najlonta që nga flladet fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indianë të kuq
muzgjeve shtegtojnë.

Për lokomotivat e kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë, e varret
Malli më ka marë, malli më ka marë,
për shqiptarët.

Më ka marë malli e së shpejti vij atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do të dridhet nga uturima
Mjegulla do të rrijë pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë
ndonjëherë.



Në Leksion
Shi në rrugë bie pa pushim
Ç'po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç'të mundon?
S'mban shënime, vija vizaton.

Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t'i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?

Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s'do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh



Edhe kur kujtesa ime
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...



Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...

Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë

Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.

---------------------------------------------------
Në fillim qe fjala! Zor se mund të ketë poet me të vërtetë të shquar që të
mos i ketë kushtuar një shkrim gjuhës së tij.
Ismail Kadareja ka pasur rastin të shprehë disa herë vlerësinůn e tij per
gjuhën shqipe, duke veçuar sidomos karakterin e saj të dyfishtë, të përzier,
si gjuhë me elemente analitike e sintetike njëherësh, gjë që i jep asaj
mundësi të pakufizuara shprehjeje, pasurimi. Në një rast, madje. e ka parë
atë edhe në raport me shumë gjuhë të tjera të mundshme komunikimi duke
pranuar për një çast hipotezën e ekzistencës së qytetërimeve jashtëtokësore
në galaktikat e tjera të universit. Poezia "Gjuha shqipe", e bashkërenditur
me shumë vjersha të tjera në vëllimin "Koha", është kushtimi më i
rëndësishëm i Kadaresë për shqipen. Është për t'u vënë re se këtë vjershë ai
e krijoi në kulmin e njohjes e të lavdisë në rrethet letrare ndërkombëtare,
atëherë kur kritikët tanë i kishte zënë meraku se mos fama e jashtme do ta
joshte së tepërmi autorin për t'i marrë mendtë. "Gjuha shqipe" e prishi
traditën e vjetër. Ajo nuk është poezi himn, si kushtimet e poeteve të
mëparshëm Kadareja e sheh gjuhën si qytetërim. Ai e vlerëson forcën
shprehëse të saj si potencial për art të madh. Njohjen botërore, siç dihet,
ai ia dedikon më së pari frëngjishtes, por për të, si poet, ajo është
thjesht një teknikë marrëveshjeje. Kurse shqipja është frymë dhe ndërgjegje
kombëtare, është informazioni më i rëndësishëm shpirtëror i kompletuar i
mbërritur prej të parëve, është shenja e parë e të dhënave bazë të të qenit
shqiptar.



Kërcënimi
Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.
Kështu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndërsa eposi po hynte në shekullin e tetë.

Erdh' pas tij i nënti, i dhjeti rradhazi.
Sa ngadalë në epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.



Kinema e Vjetër
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s'lozin filma të përsëritur,
Ku s'bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S'shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n'asnjë prej tyre s'kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s'e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.

Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s'i prishte.

T'i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.

Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.

Bota fund s'kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.

Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t'i marr me vete.



Koha e Pamjaftueshme
S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjiket e vjetër e shkreptimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këtë peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.