Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, shtator 28, 2005

Flori - press: Shkruan Flori Bruqi :Seksi dhe ne...

A dini se...


Kërkuesit kanë hedhur dritë mbi shumë sekrete të seksualitetit femeror. Duke arritur në përfundimin se nuk ka të bëjë vetëm me anën psikike të saj. Kanë një rëndësi të dorës së parë edhe sjelljet biologjike, për të cilat më parë dihej fare pak.

Si përfundim, ilaçet e reja, të efektshme për mashkullin, janë po aq të vlefshme edhe për femren

Jane ato, grate, kufiri i fundit i seksologjise dhe i endokrinologjise. Por edhe i shtepive farmaceutike. Nderkohe qe Viagra, me 837 milione pilulat e shitura ne te gjithe boten, feston 5 vjetorin e saj, per gruan vazhdojne ende te kryhen studime, eksperimente dhe te nenshkruhen konventa. Kjo per shkak se nga crregullimet seksuale vuan pothuajse gjysma e universit femeror, nje e dhene kjo e dale nga kongresi i Issir-it (International society for sexual and impotence research), i cili u zhvillua ne Montreal, Kanada vitin e kaluar. Tani se fundmi, ne Vankuver u mblodh edhe "Society for the study of woman's sexual health" me synim shkembimin e rezultateve te kerkimeve ne nivel nderkombetar.

Seksologe, gjinekologe dhe endokrinologe arriten ne perfundimin se nuk ishte vetem gruaja ajo qe duhej t'i nenshtrohej kurimit, por vete cifti.

Edhe ne Universitetin e Pavias ne Itali, u debatua ne nje kongres nderkombetar, pikerisht per crregullimet seksuale te grave. "Eshte fillimi i nje studimi e cila synon t'i shoqeroje te gjitha specialitetet mjekesore (qe nga andrologu e deri tek seksologu dhe sociologu) drejt nje "tjetersimi" te ri te kerkimit dhe praktikes mjekesore. Duke ndihmuar ne kete menyre edhe ne realizimin e nje riperteritjeje te "cilesise se marredhenies njerezore ne pergjithesi dhe asaj seksuale ne vecanti", shprehet nje specialist i kesaj fushe.

Por, a do te arrijme t'i zbulojme sekretet e seksualitetit femeror? Nje gje eshte e sigurt: fijet qe duhen cmbeshtjelle per te hedhur drite mbi teresine e pergjigjes seksuale te gruas jane te shumta. Me pare gjithcka i vishej psikikes, pra vetem sferes se shpirtit femeror ne kuadrin dashuror.
Por gjate viteve te fundit kerkuesit filluan te hetojne mbi trupin e gruas, mbi mekanizmat dhe vendet e kenaqesise se saj. Anatomia e klitoridit u be e njohur ne vitin 1998 nga austrialiania Helen O'Konell. Ndersa vitin e kaluar, nje kerkim i Emanuel Xhaninit, seksolog klinik italian, nxorri ne pah se pika G ekziston dhe funksionon me te njejtat mekanizma qe cojne ne kenaqesine mashkullore. Enzima qe modulon ereksionin, fosfodiesterazi 5, eshte e pranishme edhe ne ate zone te vagines ku gjinekologu gjerman Ernest Grafemberg, ne vitet '50, identifikoi piken G (duke i huazuar edhe shkronjen e pare te mbiemrit te tij), e cila ne rast se nxitej, shkaktonte orgazmen vaginale. Kerkimi i Xhaninit i hap rrugen perdorimit te molekulave si sildenafili ose tadalafili (pilula e re e verdhe per mashkullin), te cilat veprojne mbi fosfodiesterazin me nje kohezgjatje veprimi prej 24 oresh.

"Nuk duhet ta quajme pika G", thote Xhanini. "Me mire prostata femerore", ashtu sic e ka percaktuar organizata boterore e cila merret me nomenklaturen anatomike. Nje mbetje embrionale, nje organ i seksit tjeter, qe mund te jete i pranishem ne dimensione te ndryshme tek grate". Per te qene te sigurt nese eshte vertet prostat, ekipi i Xhaninit po perdor nje marker, antigenin prostatik specifik, i cili ka dhene perfundime pozitive. "Por jo te gjitha grate e kane piken G dhe per kete ato nuk duhet te hidherohen", sakteson seksologu. "Mosmarreveshja orgazem vaginale apo klitorid mund te zgjidhet keshtu: cdo grua ka vendet e saj te kenaqesise".
Nderkohe, megjithe deshtimin e eksperimentit te pare masiv te Viagres se kuqe, aktualisht jane duke mberritur lajme te mira. Do te perfitojne si grate pa probleme te sferes seksuale, ashtu edhe ato me crregullime te eksitimit seksual ne post- menopauze ose me isterektomi. Ky kerkim i fundit thekson permiresimet ne lubrifikimin vaginal dhe ne arritjen e orgazmes. Edhe prostaglandina Pge1 krem, ka dhene rezultate te mira, megjithese eshte duke iu nenshtruar ende fazes eksperimentuese.

"Te dhenat qe kemi ne dispozicion ne lidhje me ilacet per grate jane me te pakta se ato te dokumentuara per burrat", veren nje specialist i Qendres se gjinekologjise dhe seksologjise mjekesore ne Milano. "Vetem ne vitin1998, ne Konferencen nderkombetare per klasifikimin e crregullimeve seksuale femerore u perfshi edhe shkaku biologjik ne diagnozen e crregullimeve te grave. Por tani, duke kopjuar mashkullin, ekziston rreziku i perqendrimit te vemendjes tek organet gjenitale dhe tek gjithcka qe nuk funksionon ne nivel biologjik. Ne fakt, gjithnje me ndihmen e te dhenave dhe shenjave, nje diagnoze e sakte do te nenkuptonte percaktimin e elementit qe ka me shume peshe. Dhe ne kete sfere luan nje rol te rendesishem edhe natyra e marredhenies. Kjo pasi hyjne ne loje edhe nxitesit e ndryshem qe aktivizohen, si per shembull, ai i degjimit. Shume cifte praktikojne nje seks te heshtur, pa fjale dashurie. Ata nuk preken, nuk perkedhelen dhe puthen fare pak".

Por shume kerkues jane te mendimit se jo gjithcka mund te permblidhet tek nje hapje mrekulliberese. "Se pari, duhet te kerkohen shkaqet organike te nje crregullimi: faktoret hormonale, te eneve te gjakut, muskulore dhe te sistemit nervor, nderkohe qe grate priren drejt ndjenjes se fajit, lodhjes dhe stresit. Me pas vjen edhe mireqenia mendore e cila ka rendesine e saj. Nuk duhet te harrojme te shtojme ne kete kontekst se edhe humori i mire varet nga hormonet", veren nje specialist. "E dhena me interesante e kerkimeve te ketij viti ka te beje me rolin e hormoneve mashkullore, te cilet luajne nje rol te rendesishem ne pergjigjen seksuale femerore. Nga ata varet epshi, nxitja dhe marrja e iniciatives nga ana e saj".

Per te gjalleruar seksualitetin femeror, jane duke mberritur kremra, sprajt dhe pilula. Nderkohe, eshte vene ne dispozicion edhe nje pompe e vogel, e miratuar kjo nga Fda-ja amerikane, e cila sherben per te nxitur fluksin e gjakut ne klitorid. Te gjitha keto produkte vijne ne emer te nje gruaje gjithesesi kontradiktore. Nje grua, e cila ndoshta kerkon edhe per vete pilulen e kenaqesise, "por kur partneri turret tek Viagra, ajo tkurret. Dhe mendon: nuk me deshiron dhe nuk me do me. Nuk ben asgje per te ndryshuar gjendjen dhe nuk ka dyshim qe kerkon te ndahet prej meje", shprehet nje studiuese seksologe. "Grate jane te mendimit se ereksioni i arritur me ilac nuk vlen sa ai i ardhur ne menyre spontane". Ne fund te fundit, ato kerkojne me cdo kusht qe t'i vene noten formes se partnerit. Kjo sikur ereksioni te ishte mundesia e vetme per nje seksualitet ekspresiv, i cili gjithesesi merr ngjyrimet e nje paragjykimi: nese nuk ka bashkim seksual, nuk ka asgje. "Vuajne ende nga nje fare analfabetizmi erotik", perfundon nje esperte.

"Nuk do te mjaftoje as pilula e ereksionit dhe as ajo e orgazmes. Ciftet duhet te mesohen te bejne llogarite me pranine e ilacit mes tyre. Nje prani ndoshta e vlefshme, por qe gjithesesi nuk duhet tepruar me te. Sepse seksualiteti eshte shume me teper se nje molekule: eshte nje alkimi ne te cilen biologjia dhe psikika jane te gershetuara.


Te rinjte dhe seksi?
Pa komplekse, nuk paragjykojne dhe pa tabu? Vetem me fjale. Pas maskes adoleshentet fshehin brishtesine, turpin. Dhe mijera pyetje. Qe u kemi dhene pergjigje.

Pushimet e para te pashoqerura nga mami dhe babi. Oret e vona jashte me miqte. Vera per adoleshentet eshte stina e "takimeve te zjarrta". Eshte pikerisht periudha kur kontrolli i prinderve nuk eshte dhe aq i rrepte dhe mbremjeve mund te vonohesh pak me teper se zakonisht... Dhe eshte me e thjeshte te shijosh pervojat e para. Sigurisht, per ata qe nuk jane perballur me debutimin e madh te dashurise. Por dyshimet jane te shumta. Nje studim mbi adoleshentet evropiane ka nxjerre ne drite nje injorance te pashoqe. Pershembull 11 per qind e te intervistuarve nuk njohin as edhe nje metode kontraceptive, 67 per qind nuk e dine se cila eshte koha riprodhuese e ciklit. Per te mos folur pastaj per pasigurite qe kane lidhje me pamjen e jashtme, mundesise per te dashuruar, frikes nga braktisja. Keshtu qe per ndokend seksi kthehet ne nje pervoje shkaterruese. Keshtu sic e ka ka treguar Melisa P., nje pesembedhjete vjecare qe ka tronditur Italine me botimin e nje libri te titulluar "100 goditje me kreher para se te shkosh te flesh", ditari erotik i adoleshentes qe kalon nga nje shtrat ne tjetrin. Po c'mund te bejme per te ndihmuar te rinjte per ta kaluar sa me qete dashurine? Hapi i pare eshte nje informim korrekt. Kemi mbledhur 26 pyetje "te zjarrta" te formuluara nga vajza dhe djem dhe kemi marre pergjigjet e tre eksperteve: nje psikologe, nje seksologe dhe nje gjinekolege. Dhe ja pergjigjet.

FRIKAT E ASAJ
Dhimbja e heres se pare. Lidhjet e "rrezikshme". Pilula e dites se neserme. Te gjitha ato qe duhet te dine vajzat
1. A eshte e dhimbshme hera e pare?
Kjo varet nga himeni juaj (cipa e virgjerise), qe mund te jete me pak apo me shume elastik. Rezultati: ndoshta do te ndjesh pak dhimbje, por nuk eshte e thene. Nje gje eshte e sigurt: sa me e qete, sa me komode dhe sa me e binndur te jesh per ate qe je duke bere, aq me i vogel do te jete probabiliteti me te ndjere dhimbje. Dhe nuk eshte e thene qe te kesh gjakrrjedhje. Edhe kjo varet nga himeni. Nese kjo cipe cahet, atehere do te keni nje gjakderdhje te vogel. Por ka raste qe kjo nuk ndodh, pikerisht kur himeni eshte elastik dhe nuk cahet.

2. Jam 15 vjec dhe do te doja te filloja te pija pilula. A eshte shume heret?
Asnjehere nuk eshte shume heret, mund te marresh pilula qe ne raportin e pare seksual. Pilula ka efekte anesore shume te vogla, dhe ne moshen tuaj, gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte nje shtatezani e padeshiruar. Pilula eshte ideale nese keni raporte seksuale te shpeshta ne nje lidhje te qendrueshme. Por nese behet fjale per raporte te rastit, atehere me mire eshte prezervativi.

3. A eshte e vertete qe pilula te shendosh (trashë)?
Absolutisht jo. Pilulat e viteve te fundit, qe kane nje doze te ulet hormonesh, nuk e provokojne rritjen e peshes.

4. Pilula a te ndihmon per pastrimin e lekures nga pucrat?
Sigurisht. Ndoshta nuk e dini, por aknet shfaqen si pasoje e prodhimit me shumice te hormoneve mashkullore, ato androgjene: lekura behet e yndyrshme, me shkelqim, dhe shfaqen pucrat dhe pikat e zeza. Estrogjenet qe permban pilula balancojne veprimin e ketyre hormoneve "shqetesues" dhe riekuilibrojne lekuren.

5. Pilula, ndikon ne uljen e pjellorise?
Perkundrazi, pilula e ruan pjellorine. Dhe kjo sepse e mban trashegimine e qelizave te vezes ne nivele me te larta. Keshtu, ka me pak rreziqe qe pas tridhjete vjetesh pjelloria jote te ulet. Per me teper, ndihmon per te mbajtur ne shendet te mire aparatin riprodhues, duke parandaluar cistet dhe tumoret ne vezore.

6. Duhet te vizitohem tek gjinekologu para apo pas raportit te pare?
Idelja do te ishte te shkonit me pare, madje te shkonit menjehere sapo te vinin menstruacionet per te paren here. Vizita duhet te kthehet nje takim te perhershem, te pervitshem. Keshtu do te shkosh deri tek kontakti i pare seksual e pergatitur dhe e pergjegjshme per rendesine e kontracveptiveve.

7. Jam minorene. A mund ta marr pilulen pa e marre vesh prinderit e mi?
Pyetje me spec kjo. Pasi ne te gjithe boten firmat farmaceutike kur reklamojne produktet kontraceptive, u drejtohen pikerisht moshave te reja. Keshtu teoriksht gjinekologet duhet t'ua rekomandojne pilulen te rinjve, por jo te gjithe mjeket e bejne kete pa kerkuar autorizmimin e prinderve. Me teper sesa per arsye shendetesore, per ceshtje etike.

8. Si funksionon pilula e dites se neserme?
Thjesht: E ndalon vezen e fekonduar te zbrese ne miter. Nese merret deri ne 24 ore pas raportit seksual, funksionon ne 95 per qind te rasteve. Sa me teper kalon koha, aq me teper ulet edhe efikasiteti i ilacit, qe pas 72 oresh zbret deri ne 50 per qind.

9. Jam minorene. A mundem ta marr pilulen e dites se neserme pa e marre vesh prinderit?
Sigurisht, mjafton te shkosh ne farmaci dhe mund ta blesh menjehere pilulen, qe nuk kushton me teper sesa 350 leke (te reja). Nderkohe, ne Italine fqinje, adoleshentet nuk jane kaq me fat, ato nuk mund ta blejne pilulen pa receten e mjekut. Kurse ne France, jo vetem qe eshte ne shitje te lire, por shperndahet edhe falas neper shkolla. Por gjeja me me mend qe mund te behet, eshte qe te shqetesoheni per kontraceptivet perpara aktit te pambrojtur. Pasi pilula e dites me pas perdoret vetem ne raste urgjente.

10. A ka rrezik te marr infeksione?
Sipas statistikave, moshat me te rrezikuara jane nga 15 deri ne 19 vjec. Mes infeksioneve, me i perhapuri eshte "clamidia". Dhe eshte me i padukshmi, ne shumicen e rasteve nuk ka simptoma, ne raste te tjera shtohen sekrecionet dhe ka edhe djegie. Kurohet me antibiotike. Nuk duhet lene pas dore: ne disa raste mund te shkatoje infeksione me te renda qe shkojne deri ne sterilitet. Shume i perhapur eshte dhe "candida" (myku), i shkaktuar nga nje kerpudhe e vecante qe riprodhohet me shume shpejtesi ne rastet kur jeni duke perdorur antibiotike ose merrni pilulen. Per ta kuruar, ka kremra ose ovula, apo kompresa dhe lavazhe me perberje kunder mykeve. Kurse per bakterret, nuk ka kura te perhershme per t'i zhdukur. E vetmja gje qe mund te behet eshte te zvogelosh veprimin e virusit me nje mjekim specifik dhe te perdoresh gjithmone prezervativin, per te shmangur cdo lloj infeksioni.

11. Kam maredhenie seksuale prej nje viti, por nuk e kam aritur orgazmen. Eshte normale?
Per fat te keq po. Ka edhe gra te rritura qe e kane problemin tend. Te duhet fillimisht te kuptosh nese mund te arrish ne orgazme klitorike apo jo. Ne rast se jo, atehere duhet te shkosh tek gjinekologu: ndoshta ke ndonje anomali vaginale qe nuk te lejon te eksitohesh. Ne rast te kundert nuk ka problem. Ka shume femra qe arrijne vetem orgazme klitorike dhe kane nje jete seksuale mese te kenaqshme. Gjithashtu mund te provosh ta gershetosh penetrimin me stimulimin e klitorit. Ne kete menyre mund te arrish edhe orgazme vaginale. Nuk arrin edhe keshtu? Mos u tremb, vazhdo te besh ate qe te jep kenaqesi pa u shqetesuar, je plotesisht brenda normes.

12. Dua gjithmone te bej dashuri kur eshte erresire qe ai te mos shohe celulitin tim. A eshte normale?
Le te themi qe eshte nje sjellje mjaft e perhapur. E cuditshme, sepse, sipas statistikave, djemte nuk i vene re gjerat joperfekte tek femrat. Gjithsesi, ne shtrat, asnje djale nuk mund ta vere re celulitin, pasi me teper perqedrohet tek kenaqesia qe merr prej teje. Dashuria nuk eshte sfilate mode. Eshte mekat qe ti nuk e lejon te te shohe kur zhvishesh. Pasi eshte gjesti ai qe eshte erotik, dhe jo ajo qe ke nen rroba

. 13. Jam 18 vjec, mjaft e turpshme. Nuk kam pasur asnjehere ndonje lidhje. Eshte normale?
Sigurisht, pasi ne dashuri nuk ka parametra te normalitetit, cdokush ben ate qe ndien. Keshtu qe nuk ke pse shqetesohesh. Mikeshat e tua kane pasur lidhje? Shume mire, por nuk jemi te gjitha njelloj. Heret a vone do ta gjesh dike qe te te beje te ndrrosh mendje. Por nese nuk ke lidhje pasi ke frike, ketu ka njefare problemi. Nese flet me ndonje moter me te madhe, apo me mamane, nese me te hapesh, do te te beje mire.

FRIKA E TIJ

"Permasat e duhura" dhe zgjatja ideale. Ankthi i refuzimit dhe misteret e orgazmes femerore. Shume pikepyetje, dhe nje ankth i madh: po sikur te mos jem ne lartesine e saj?

1. Cila eshte mosha e duhur per raportin e pare?
Teorikisht mund te fillosh te besh dashuri ne momentin kur arrin zhvillimin seksual, pra duke filluar qe nga 14 vjec. Realisht nuk eshte keshtu: vec pjekurise fizike duhet edhe ajo psikologjike. Duhet te jesh i gatshem ta ndash intimitetin tend me dike tjeter, keshtu mosha e duhur eshte subjektive. Gjithsesi, me mire do te ishte pas moshes 16 vjec.

2. Nuk kam pasur kurre raporte. Jam pak i shqetesuar per heren e pare: e nese asaj i dukem i paafte?
Duhet te kemi parasysh se dashuria nuk eshte nje provim, e dashura nuk do te vere noten. E as nuk do marresh pjese ne ndonje olimpiade seksi. Qetesohuni: eshte normale te ndiheni te pasigurte. Dhe ndoshta jo gjithcka do te jete perfekte. Po c'rendesi ka? Pasigurite dhe gabimet e vogla i bejne njerezit me humane, me afer njeri-tjetrit. E rendesishme eshte te jeni mire se bashku.

3. Eshte e vertete qe heren e pare vajzat nuk rrezikojne te mbeten shtatezena?
Vertet qe mes djemve te sotem qarkullojne ende keto legjenda? Kujdes: vajzat mund te mbeten shtatezena gjate cdo raporti, madje edhe kur jane me menstruacione (eshte e rralle por ndodh). Keshtu duhet te mendoni gjithmone per kontraceptivet.

4. Gjithmone kam praktikuar "dredhjen jashte". A eshte e sigurte?
Eshte gjeja me e rrezikshme qe mund te besh. Duhet ta dish qe edhe perpara orgazmes, jane te shpeshta derdhje te vogla te spermes. Probabiliteti qe ta lesh shatezane te dashuren, eshte i larte. Jo vetem kaq. Nje raport i ketij tipi nuk eshte dhe aq i kenaqshem, ku qendron kenaqesia e te berit dashuri nese nuk i shkon deri ne fund? Lereni "derdhjen jashte" dhe perdorni prezervativet.

5. Nje shok me ka treguar qe e dashura e tij kalon tre orgazma rresht kurse te dashures sime nuk i ka ndodhur. Eshte faji im?
Nuk eshte rasti te shqetesoheni. Po a eshte e sigurte qe shoku juaj ju ka thene te verteten? Sepse shume djem per te treguar potencen e tyre seksuale, u pelqen ta ekzagjerojne. Orgazma e shumefishte, ekziston, por nuk eshte norme, sidomos tek moshat e reja. Eshte dicka qe disa e mesojne me eksperiencen qe kalon. Ideja eshte kjo: seksi nuk ka te beje me konkursin. Fjalia: jam mire, por me keq se te tjeret, nuk ka kuptim. Ajo qe ka rendesi, eshte kenaqesia jote dhe e te dashures tende. Mos i degjo te tjeret: ajo qe bejne dhe provojne eshte puna e tyre.

6. Ka kohe qe kam degjuar te flitet me pak per SIDA-n. A jemi ende te rrezikuar?
Sigurisht, dhe je me i rrezikuar kur ndihesh i sigurte dhe e ul mbrojtjen. Duhet te dish: 80 per qind e infektimeve ndodhin ne ciftet heteroseksuale. Kujdes, sa here qe ke te besh me nje partnere te re, duhet te perdoresh prezervativin. Ne te kundert, hiq dore.

7. Do te doja ta perdorja prezervativin, por kam frike se prishet magjia e dashurise.
Perse nuk provon ta vendosesh ne formen e nje loje? Nuk duhet te fshihesh per ta veshur, perkundrazi, transformojeni ne nje ritual erotik, zgjidhni nje model me ngjyre dhe te lezecem dhe provoni ta vendosni te dy. Pastaj duhet ta dini se prezervativi ka edhe nje efekt tjeter: te ndihmon ta kontrollosh kenaqesine, keshtu qe mund ta vononi me teper kohen e orgazmes.

8. A eshte e vertete qe nga maredheniet e pambrojtura mund te te ngjitet hepatiti?
Eshte tamam keshtu, hepatiti B transmetohet edhe ne rruge seksuale. Ne shumicen e rasteve, organizmi prodhon antitrupa qe frenojne semundjen, por 5 per qind e njerezve nuk arrijne ta kurojne infeksionin dhe behen mbartes kronike te virusit. Zhvillimi i hepatitit con ne ceroze hepatike dhe kancer te melcise. Morali: me mire eshte te parandalohet duke praktikuar seks te sigurte.

9. Sa duhet te zgjase nje raport normal?
Nuk ekizton ndonje kohezgjatje ideale, e njejte per te gjithe. Metri per ta matur duhet te jete kenaqesia e te dashures tende. Teorikisht nje raport i kenaqshem zgjat aq sa t'i jape kohe edhe te dashures te arrije kenaqesine.

10. Si mund ta kuptoj nese ajo po shtiret?
Nga kontraktimet, qe gjate orgazmes shoqerojne ofshamat. Megjithate kujdes: nuk eshte rasti te shnderroheni ne dedektive. Nese keni dyshimin se ajo ben kot, nuk duhet t'i shtosh ankthin apo te perpiqesh ta demaskosh. Mos thuaj asgje, por perpiqu te ndryshosh ndonje gje per te pare cfare i pelqen asaj.

11. Jam i shqetesuar per permasat e mia. A do arrij te kenaq ndonje vajze?
Kurajo, duhet ta dish qe nuk jane permasat ato qe japin kenaqesi. Vagina eshte elastike, mund te zgjerohet ose mbyllet, keshtu qe centimetrat nuk kane rendesi te dores se pare. Perqendrohuni tek kohezgjatja dhe cilesia e raportit.

12. Jam teper i shpejte. Gjithcka mbaron sa hap e mbyll syte. Si te permiresohem?
Eshte nje nga problemet me te perhapura mes djemve te moshes tende. Ndoshta je ne ankth, ndoshta ke veshtiresi te besh zap emocionet. Mos ki frike, problemi eshte i zgjidhshem. Duhet vetem te mesosh te marresh fryme dhe te degjosh trupin tend. Dhe mbi te gjitha te njohesh ate moment te vecante te raportit, gjate te cilit e ndjen se kenaqesia fillon te rritet por ende mund te kthehesh mbrapa. Per te bere kete, megjithate ke nevoje per ndihme. Me ndihmen e nje seksologu mund te mesosh disa ushtrime, shume te ngjashme me jogen, te cilat jane enkas per te vonuar ejakulacionin.

13. Duhet te marr iniciativen per te filluar. Po sikur ajo te me refuzoje?
Frika e refuzimit eshte nje genjeshter qe e tregojme kur s'kemi kurajo per te bere dicka. Nese e merr iniciativen, gjeja me e keqe qe mund te te ndodhe, eshte qe ajo te te thote jo dhe ti nuk arrin ate qe doje. Por edhe nese nuk e provon, prape nuk do ta arrish. Keshtu humbet qe ne nisje.



Flori Bruqi


C'eshte kriza seksuale? Te bukura, inteligjente, te deshirueshme dhe megjithate te vetmuara. Ne nje fare pike te jetes ngelen vetem. Me pare ishte cifti, tani eshte boshlleku. Ndoshta ndonje histori ose vazhdohet te rrihet se bashku pa deshire te madhe. Raporti terhiqet zvarre.

Faji i kohes ne te cilen jetojme? Faji i femrave? Te jete nje problem stresi? Po ju a e keni pyetur veten ndonjehere nese dini se c'te beni? Po sikur te jete sjellja juaj ajo qe duhet ndryshuar e para?

Fituese ose te lira
E pakenaqura e perjetshme, e paparashikueshmja, martirja, prishesja e festave. Apo e kundrta,mikesha, bashkepuntorja, pra ajo me kembet ne toke qe kane pushuar se besuari ne princin e kalter. Sipas psikologeve amerikane femrat ndahen ne dy kategori: ato qe i duan burrat dhe ato qe i lene. Pjesa me e madhe e maredhenieve vdes pa e kuptuar akoma partneret, por cilesia e nje maredhenieje nuk varet nga fati. Njohja e pikave te dobeta reciproke eshte hapi i pare per te ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partneret nuk jane te hapur per te pranuar ndryshimet mes tyre. Ja tipat klasike dhe e kunderta
e tyre, pra objektivi qe duhet te arrijne.

E pakenaqura e perjetshme
Ne maredhenie eshte e pasigurte. Arritur ne te tridhjetat mendon se jeta po i iken. Do te deshironte nje familje, femije. Edhe pse ka nje shok qe tregohet i dashur me te,pavendosmeria e saj e shqeteson dhe kjo maredhenie nuk i mjafton me. Ai ka frike nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetesuar. Keshtu ndodh
gjithmone. Sapo nje shprese transformohet ne zhgenjim, ne vend qe te konkludojme se ndoshta veprimet tona ishin te ekzagjeruara, e veme gishtin ne dobesite e partnerit. Te nisesh nje raport mbi iluzionet, pa shprese per te arritur fale tjetrit ekuilibrin qe nuk e kemi vetem, eshte nje sjellje tipike e asaj
qe ka tendence t'i lere rastet t'i shpetojne nga duart. Kjo sjellje te con ne humbje sepse kerkon te realizoje raportet ne nje bote vetem ideale.
E KUNDERTA E SAJ. Eshte femra qe
pranon dobesite e partnerit, ajo qe eshte e afte te respektoje ritmet pa idene qe perfeksionizmi ben pjese tek dashuria.

E paparashikueshmja
Joshese, e pavarur, e suksesshme. Ka pasur shume histori, por kurre definitive. Forca e saj e ben terheqese, por shume siguri shkurajon ata qe e duan.Per tu mbrojtur nga zhgenjimet ka mesuar te klasifikoje problemet duke kultivuar perfeksionin. Ne maredhenie eshte e paparashikueshme. Fytyra e saj prej
femre te sigurte ne vetvete shpeshe ftoh pasionin.
E rendesishme eshte qe edhe ne shtrat te arrije ne nje fare menyre te evitoje intimitetin. Pika e saj e dobet eshte pikerisht kjo. Ajo ka frike te afrohet teper se mos zbulon anet e saj te dobeta. Siguria fsheh nje det me dyshime.
E KUNDERTA E SAJ. Eshte konfidentja , ajo qe gjen kohen per te degjuar te tjeret, per te ndare emocionet e saj me intime, sepse ajo beson tek te tjeret.

Martirja
Sakrifica eshte gjithcka per te. Dikush ben dicka te kendeshme per te? Ne rastin me te pare ajo tenton "t'ia laje borxhin", madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh nje deshire? Qe nga ajo dite per te behet nje detyre. Per te qene e sigurt qe e duan, ajo heq dore nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjeter.. Shume perkushtim e merzit partnerin. Ne fund te fundit e gjithe kjo nuk eshte tjeter vecse kercenimi i atij qe ndjehet ne borxh me dashurine
dhe ve ne dyshim faktin e te qenit i pranuar. Ne praktike perdorin nje strategji te afte per te frymezuar miresi dhe dashuri.
E KUNDERTA E SAJ. Te jape ne proporcion te drejte me ate qe merr, per te mbajtur te paprekur edhe ne dashuri dinjitetin e saj dhe respektin per tjetrin. Ajo nuk i kerkon vlerat e vetes jashte saj.

Prishesja e festave
Per te cdo gje eshte e gabuar. Ai shkon te luaje letra me miqte? E ben per ta evituar. E fton ne shtepi per te pare nje ndjeshje ne Tv? Eshte nje egoist. Ajo ankohet per faktin qe nuk eshte ne qender te vemendjes dhe e ben gjithnje me faj partnerin.
Pasiguria e saj e shtyn te kerkoje ta dominoje. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet ne familje, me pas me miqte dhe se fundi me partnerin. Mekanizem i personave qe megjithese kane nje koncept te larte per vetveten eshte i paafte te kontrolloje realitetin dhe ben kaprico duke i shkarkuar tek te tjeret pasigurite e saj. Te lidhe marreveshje per te eshte e pamundur.
E KUNDERTA E SAJ. Toleranca e shoqeruar me mirkuptimin dhe nga pak kompromis.Cfaredo problemi qofte, e rendesishme eshte qe te sforcohemi e te kuptojme dobesite tona para se ato te behen patologji.






Përse asaj i pëlqen më shumë të qëndrojë siper?

Sepse keshtu mund te provoje ndijesi me te thella. Ne kete pozicion stimulohet ne fakt ne maksimum nervi pudendo, nje terminal nervor qe eshte i ndare ne tre dege: ne ate perienale (gjendet ne pjesen e poshtme te bacinit), ate kurrizor i klitoridit dhe ate anale.

Vec kesaj, nese ajo qendron siper, eshte me i theksuar ferkimi i organve gjenitale te jashtme dhe shuma e ketyre stimulimeve i sjell kenaqesi shume me te madhe dhe perfshirese nga c'mund te kete kur siper eshte ai. Pa llogaritur pastaj qe ne kete pozicion gruaja ndjehet me e lirshme per te pasuar ritmet dhe ndjesite e saj. Avantazhe shume te cmuara per ate qe ka nje partner mbipeshe apo per ate qe vuan nga ankthi: disa gra, ne fakt, ne te ashtuquajturin pozicion te misionarit (ai siper dhe ajo poshte), ndjejne t'u merret fryma.


Përse burrat nuk kanë nevojë per parapërgatitje?

Tashme shume studime shkencore kane treguar ate qe te gjithe burrat dhe grate e dine nga eksperienca: tek ai deshira rritet shume shpejt, ndersa eksitimi femeror rritet ne menyre te embel dhe graduale. Vec kesaj, burrat ndjehen me meshkuj nese "nuk humbin kohe" me puthje dhe perkedhelje (e ne fakt thuajse 50 perqind e grave ankohen per kete). Por problemi me kryesor eshte ky: Si t'ia bejme me ate 32,8 perqind te grave qe, duke iu permbajtur statistikave me te fundit, vuajne nga renia e deshires? Ka nje zgjidhje: psikologe dhe seksologe jane te nje mendjeje se per te rigjetur kenaqesine para se te arrihet ne depertim, do te ishte e nevojshme gjysme ore e mire puthjesh dhe perkedheljesh.



Përse disa burra nuk arrijnë fare të përmbahen?

Nese ai nuk arrin ta mbaje orgazmen ne pergjithesi do te thote se ndjehet psikologjikisht nen trysni (shpesh eshte nje fakt i pavetedijshem, te cilin nuk e percepton plotesisht) dhe kjo shkakton nje tension ne bacin: zona plevike ngurtesohet dhe behet e paafte per te mbajtur ejakulacionin. Per kete arsye, kura ne rastet e ejakulacionit te parakohshem konsiston ne ndihmen qe duhet dhene per te gjetur nje qetesi emotive. Por nganjehere ai nuk arrin ta mbaje sepse kenaqesia eshte shume e thelle. Ne kete rast edhe ejakulacioni eshte shume i forte dhe i bollshem.


Përse ai nuk ka qejf të përdorë prezervativin?

Sepse mund te pengoje kalimin natyral nga parapergatitjet ne depertim. Nese ai duhet te ndalet, te hape kutine dhe te vendose profilaktikun, eksitimi mund te ulet. Dhe duke u ndjere ne siklet, mund ta kete te veshtire te rifilloje nga e para. Vec kesaj eshte edhe paragjykimi qe e konsideron prezervativin nje pengese per ndjeshmerine e penisit. Por ai eshte aq i holle dhe puthites sa nuk e justifikon mungesen e ndjeshmerise. E nese prezervativi hyn natyrshem e zakonisht tek cifti, mund te kthehet ne nje moment intimiteti, pa u nderprere momenti erotik i vendosur mes te dyve.


Përse disa burra, kur bëjne dashuri eksitohen duke thënë fjalë të ndyra?

Per disa burra, thenia e fjaleve te ndyra ka nje efekt clirues. Eshte njesoj sikur thyerja e skemave te sjelljes se mire, t'i ndihmoje te jepen. Disa te tjere provojne nje kenaqesi per te ndaluaren, e ngjashme me ate te femijeve dhe kjo e shton deshiren e tyre. Dhe nuk eshte e thene, sic mund te mendohet, se grave nuk u pelqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nese shahen arrijne me kollaj te largojne nga vetja bllokimin dhe turpin.



Përse pas orgazmes burri ka nevojë për shumë kohë per t'u rikarikuar?

Sepse orgazma e tij, me shume se ekstazes femerore i ngjan nje shkarkimi te mirefillte. Dhe menjehere niveli i testosteronit (hormoni mashkullor qe ndikon deshiren seskuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjehere. Qe te rikthehet deshira per te bere dashuri, nje burri i duhet nje periudhe pushimi nga dhjete minuta tek te rinjte deri ne 48 ore tek me te vjetrit.



Përse "më pas" ai fle gjumë?

50 perqind e grave thone se partneri, pas dashurise eshte indiferent ndaj perkedheljeve. Ai fle gjume menjehere, ose fillon te lexoje gazeten, te shohe TV apo te haje. Ka nje shpjegim dhe kete na e japin shkencetaret. Pas orgazmes, ai hyn ne nje faze relaksi. Kjo per shkak te endorfinave, te ashtuquajturat substanca te mireqenies qe organizmi yne prodhon edhe pas nje ore aktiviteti fizik dhe qe kane nje efekt te lehte ctensionues. Nese ai eshte i stresuar, ky relaks mund ta vere ne gjume. Por nganjehere edhe per grate seksi eshte nje moment relaksi qe mund te rreshkase me kenaqesi ne gjume.


Përse burrave u pëlqen të shikojnë?

E dini qe meshkujt e vegjel te shimpanzeve shikojne amplekset e te rriturve dhe i riprodhojne duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafsheve i kane gjenitalet e ngjyrosura per te terhequr veshtrimin e meshkujve? Syri ka shume rendesi ne takimin seksual dhe deshira, sidomos tek meshkujt, eshte e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo eshte theksuar me evolucionin: U pakesua sitmuli nga feromonet, aroma qe trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, per te joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh nje minifund.



Përse në krevat shumë gra kanë qejf që t'u flitet?

Sepse, ne pergjithesi, grate duan me shume komunikimin se sa veprimin e mirefillte. Nje karakteristike qe, natyrisht, shfaqet edhe ne seks. Nje hapje e mire me partnerin, para, gjate dhe pas raportit seksual, i ben te ndjehen te futura ne nje lidhje te pasur, te plote dhe shume me teper perfshirese se sa nje "takim seksi" i thjeshte. Dhe eshte edhe nje kenaqesi me e madhe fizike.


Përse shumë burrave u duket eksituese të shohin dy gra që bëjnë dashuri?

Deshira e shume burrave per te pare gra qe perkedhelen nuk lind vetem nga pasioni mashkullor per imazhet erotike. Ne fakt eshte fjala per nje "variant" njekohesisht eksitues dha pak kanoses. Shpesh ai, ne kete fantazi, nuk eshte i trembur nga ballafaqimi me burra te tjere. Dhe mund te perfytyroje te futet ne loje si protagonist i vetem e i padiskutueshem.



Sexi ne mengjes?


Degjohet te thuhet shpesh, por eshte dicka e zakonshme.

Nuk ekziston nje orar "seksi" ideal per te gjithe burrat. Ka tipa mengjesi, pasdreke dhe mbremjeje. Varet nga bioritmi individual. Por shpesh, kush ben pune shume te lodhshme apo stresuese, ka me shume fuqi seksuale pas pushimit te nates. Pastaj ne mengjes mund te kete nje tjeter avantazh. Cdo nate nje burre ka kater ereksione ne perputhje me endrrat (kjo ndodh e dhe tek gruaja: ne gjume klitori fryhet kater here). Nese i fundit nga keto ereksione te pavullnetshme ndodh rreth ores gjashte te mengjesit, mund te shkaktoje nje zgjim te shoqeruar me nje deshire te forte. Por nese orari eshte nje faktor subjektiv, per te gjithe ka shume rendesi stina.

22-Përse shumë gra kur janë shtatzëna kanë më shumë dëshirë për të bërë dashuri?
Pas tre muajve te pare te shtatzanise, disa gra gra hyjne ne nje faze euforie erotike. Shkaku fizik eshte per t'u kerkuar ne shtimin e fluksit te gjakut ne zonat e poshte barkut, qe i shton stimujt seksuale. Por ka edhe nje arsye tjeter psikologjike. Ne kete periudhe ajo ka me shume nevoje per ledha: prej kohesh periudha e shtatzanise eshte konsideruar ne antiteze me joshjen. Dhe nje grua shtatzene, qe ka nje trup i cili i ndryshon perdite, do te ndjehet akoma e deshiruar nga partneri. Ne tremujorin e fundit, frika e demtimit te femijes, pesha dhe veshtiresite e mundshme te frymemarrjes dalin ne plan te pare. Dhe deshira mund te zvogelohet. Por nuk ka rregulla: cdo grua reagon ndaj shtatzanise ne menyre te ndryshme.

23-Përse ai duhet të besojë se udhëheq lojen?
Sepse per arsye kulturore, pushteti seksual ka qene gjithmone pasuri e mashkullit. Ndersa gruaja aktive dhe eksperte ne seks konsiderohej "e rendomte". Keshtu, akoma edhe sot e kesaj dite, nuk eshte e lehte per nje burre t'i shpetoje rolit te vjeter si regjisor i madh i lojes erotike. Madje nje nga shkaqet e impotences mashkullore eshte pikerisht ankthi i formes ne seks.: perballe kerkesave te partneres, tek ai krijohet frika e mos qenies ne lartesine e duhur. Nje problem ky qe nuk eksziston tek ciftet sadomazokiste, tek te cilat ai zgjedh te luaje pasivin. Por ketu nuk eshte fjala per nje raport te barabarte, ne te cilin secili kerkon dhe merr ne te njejten kohe. Sigurisht, ne raportet ndermjet dy sekseve shume gjera kane ndryshuar por, per te luftuar perfunfimisht friken dhe paragjykimet, ndoshta duhet te pritet nje tjeter Mijevjecar.

24-Përse është aq e vështirë të flitet me partnerin për dëshirat seksuale të secilit?
Per dy arsye: turp dhe delikatese. Keshtu, me mire se t'i thuhet partnerit: "Nuk ndjej kenaqesi" duhet shkuar tek seksologu. Ndersa per delikatese, mbyllet nje sy per te metat e nje partneri te nxituar, egoist, apo te pastervitur. Frita se mos e fyesh tjetrin del mbi deshiren per te zgjidhur problemin. Por gabimi kryesor eshte te besosh se seksi eshte nje instinkt natyror dhe, per kete shkak, duhet te funksionoje mire vetvetiu, pa reflektuar. Seksualiteti si aspekte te tjera te jetes, duhet kultivuar me kujdes. Kush nuk kujdeset per te ka hequr dore qe ne fillim nga kenaqesia.

25-Përse kur gruaja është shtatzëne ai është i bllokuar dhe e dëshiron më pak?
Ky nuk eshte nje rregull, por kjo ndodh nese gruaja shtatzene peson nje transformim te thelle, jo aq ne trup sesa ne identitet. Dhe per nje burre nuk eshte e lehte t'i pershtatet idese se nje gruaje qe nga dashnore behet mama. Nje figure qe, ne syte e tij, eshte krejt ndryshe nga ajo erotike. Shpesh ai refuzon te beje dashuri sepse, duke mos e pare se c'ndodh ne barkun e saj te madh, ka frike se mos demtoje femijen. E nganjehere eshte dhe frika parrefyeshme dhe irracionale se femija mund te shohe ndonje gje. Por keto jane tabu qe duhen mposhtur qe ne muajt e pare te shtatzanise. Nje seksualitet normal edhe ne ate periudhe eshte i rendesishem dhe e ndihmon gruan te mos ndjehet e vetmuar.

26-Përse shumë grave nuk u pëlqen seksi oral?
Kjo praktike ve ne kontakt direkt me gjenitalet e partnerit. Tek disa gra shkakton nje sens neverie per shkak te eres se spermes. Ne fakt, ne pergjithesi, jane vete grate qe nuk duan te bejne dashuri gjate mestruacioneve. Por pas refuzimit te nje raporti oral, mund te jete edhe frika e poshterimit ne syte e partnerit. Ne nje fare tradite popullore, kjo lloj praktike konsiderohet degraduese. Madje pikerisht burrat kane shpikur nje numer termash qe i cilesojne ne menyre fyese dhe vulgare vajzat qe praktikojne pa probleme seksin oral. Sidoqofte, nuk ka kuptim dhe nuk eshte e drejte te detyrosh partnerin te beje gjeste qe nuk i pelqejne.

27-Përse edhe kur ekziston një raport dashurie i përhershëm, nganjëherë dikush jepet pas masturbimit?
Ne moshe te re e bejne te gjithe: 80 perqind e adoleshenteve (meshkuj dhe femra) masturbohen cdo dite. Ndersa ne moshe te rritur behet nga mos arritja e kenaqesise. Madje statistikat thone se 33,6 perqind e grave e arrijne orgazmen duke u masturbuar. Ne disa raste, masturbimi disa here ne dite eshte nje menyre per te njohur trupin, per te shkarkuar tensionet apo per t'u ngushelluar nga mungesa e partnerit. Kruesorja eshte qe kjo te mos zevendesoje raportin cift.

28-Përse, në shumë raste, në krevat ajo është më pak aktive se ai?
Nuk ka vetem nje pergjigje per kete. Sot, ndryshe nga dikur, grate kane nje jete me aktive. Nevoja (e perse jo edhe deshira) per te angazhuar nje pjese te mire te energjive te tyre ne shume aktivitete, mund t'i shtyje, me momentet e intimitetit me partnerin, te deshirojne nje rol tjeter: ate qe tradicionalisht eshte cilesuar grua "pasive". Por ka situata ne te cilat, ajo vete e le veten te udhehiqet sepse ka frike se mos e ofendoje, sepse nuk arrin te kaperceje bllokimin e vet dhe nuk di t'i shfaqe deshirat. Ose eshte ai vete qe ta beje te ndjehet se preferon keshtu.

29-Përse thuhet se gratë e bukura pëlqejnë të shemtuarit?
Duket se grate jane te terhequra para se gjithash nga sensi i sigurise qe transmeton nje burre. Bukuria nuk eshte pa rendesi, por nuk eshte kriteri i pare i zgjedhjes. Mendoni, per shembull, ate qe ka konstatuar psikologu vienez Karl Grammeer: grate, ne ditet pjellore, terhiqen nga burrat me fytyre simetrike, qe eshte tipike per ata qe kane nje sistem te mire imunitar. Keta, duke pasur me pak mundesi per t'u semurur, u pergjigjen me mire pyetjes se pavetedijshme te grave : "Mund te jete nje baba i mire?"

30-Përse në 90 përqind të rasteve, çifti i mbetet besnik të njejtave pozicione?
Per komoditet ose nga nevoja per te qene te sigurte. Statistikat thone se 75 perqind e cifteve bejne dashuri ne pozicionin e ashtuquajtur te misionarit, ku eshte burri qe rri siper. Nese ky normalitet eshte i kenaqshem, nuk ka arsye per ta ndryshuar. Shume shpesh mendohet se ekzistojne rregulla per te qene mire ne krevat, por rregulli i vetem eshte te ndjehesh i lire per te gjetur rrugen me te pershtatshme, pa u krahesuar shume me te tjeret. Por eshte edhe e vertete se ciftet me me shume fantazi, ato qe arrijne te futin gjithmone ndodnje te re ne menyren e tyre te te berit dashuri, jane me te qendrueshmet. Dhe fantazia behet shume me e rendesishme nese raporti zgjat me vite. Kjo edhe per faktin se ajo qe pelqehet ne moshen 20 vjec, nuk mund te kenaqe me ne moshen 50 vjec.


Pyetjet dhe pergjigjet per sex-in ?pyetjet që na bëjnë të skuqemi


Përse për të tërhequr vëmendjen e partnerit duhet ta tërheqësh nga xhaketa?


Perderisa behet fjale per te joshur, perdoret gjithcka, shikime intriguese dhe simpati. Por pas muajit te mjaltit, kete gjeste zhduken. Tjetri behet nje prani e zakonshme. Sa keq, se mungesa e joshjes, sipas eksperteve, shkakton probleme edhe ne krevat.

Pas moshes 35 vjec ciftet e qendrueshme bejne dashuri vetem kater here ne muaj. Ekspertet nuk kane dyshime: cdo cift duhet te gjeje menyren per te joshur njeri tjetrin.

32-Përse edhe në një çift shumë të lidhur, me kalimin e viteve bie deshira?
Fillohet me 200 raporte seksuale ne vit. Pas pese vjetesh, behen 50 dhe, pas dhjete vjetesh, vetem 20. Sipas eksperteve eshte nje ndryshim normal. E ne fakt, me kalimin e kohes, zakoni dhe dashuria, terheqja fizike, qe eshte e perbere edhe nga misteri, e humb forcen e vet. Ka cifte qe i bashkon nje lidhje e jashtezakonshme erotike. Per te tjerat, truku eshte te arrijne te sjellin pak loje (erotike) ne perditshmerine.

33-Përse disa çifteve u pelqen "ta bëjnë çuditshem"?
Seksi i "cuditshem" mund te duket dicka e pazakonte, por eshte pjese e normalitetit te disa cifteve. Ka burra dhe gra qe arrijne te bejne dashuri vetem cdo here qe e bejne ndodhen ne nje vend te ndryshem, ose kur kane nje stimul te ri. Ndryshe nga te tjeret, te cileve u duket eksituese vetem nje situate kur ndjehen te sigurte e qe e bejne ne te njejtin vend e madje edhe ne te njejten ore. Kush sjell ne krevat fantazine eshte i terhequr nga idea e trasgresionit, e shoqeron kontaktin seksual me nje rritje te vecante ku mund te shemben shume barrikada. Por ama nuk jane shume ciftet qe hedhin pak piper ne intimitetin e tyre: 40 perqind lexojne se bashku revista pornografike, 10 perqind frekuentojne lokale me shkembime partneri dhe vetem 9,3 perqind e cifteve pranon te perdore sadomazokizmin. Per ata qe duan pozicionet apo situatat me ekstravagante, trasgresioni luan rolin e nje afrodiziaku te fuqishem, sidomos kur shkon kunder konvencioneve me te konsoliduara sociale.

34-Përse në një farë moshe shumë njerëz mendojnë se nuk e bëjne dot më?
Njerezit qe jane perqendruar shume tek imazhi, e jetojne me me shqetesim plakjen, qe padyshim sjell ndryshime hormonale. Per burrin, kur e ve re se ka nevoje per stimulime me te zgjatura per te arritur hereksionin apo pakesimi i lubrifikimit per gruan mund te sjelle shqetesime. Pastaj edhe muskujt jane me pak elastike duke bere qe disa pozicione te mos jene me te praktikueshme. Por nese e gjitha kjo eshte nje ligj i natyres, sidoqe te jete ekziston mundesia per te gjetur nje seksualitet te ri. Ose me mire nje stil te ri. Pas arritjes se nje fare moshe, seksi nuk eshte me i lidhur vetem me gjenitalet, por behet nje kenaqesi me e gjere, me e embel dhe qe kerkon kohe me te gjate. Cifti qe arrin te plaket mire, pa e refuzuar kete moshe te jetes dhe gjithcka qe ajo sjell, zakonisht nuk ka frike ta praktikoje seksualitetin e vet.

35-Përse grave u pelqen vetëm nëse zgjat shumë?
Pas dy vjet raportesh seksuale, kohezgjatja mesatare e nje raporti te tille eshte me pak se dhjete minuta. Dhe natyrisht qe konfidenca con ne shkurtimin e kohes, por nese atij i mjaftojne dy minuta per te arritur orgazmen, per grate duhen te pakten 11 minuta. Qe ketej e ka burimin edhe pakenaqesia e vazhdueshme e grave ndaj dashurise se "shpejte". Zgjidhja nuk eshte gjetja e nje partneri "rezistent", sic eshte kengetari Sting, tashme i famshem per performancat e tij seskuale qe zgjasin pese ore, por eshte te kesh nje partner te kujdesshem per kenaqesine e tjetrit. Nuk eshte vetem kohezgjatja ajo qe e ben cilesor nje raport.

36-Përse burrave u duket eksituese pornografia?
Shtatedhjete perqind e burrave "perdorin" pornografine per t'u eksituar, kundrejt 50 perqind te grave (qe gjithsesi e bejne thuajse gjithmone ne cift). Jo vetem kaq. Tridhjete perqind e burrave frekuentojne sexy shop, lokale me shfaqje hard, kundrejt 12 perqind te grave. Sipas eksperteve, arsyeja kryesore eshte se tek mashkulli eksitimi kalon ne nje mjese te mire te tij permes shikimit. Imazhet kane nje efekt stimulues te shpejte. Gje qe, zakonisht grave, u ndodh me pak, sepse ato, me shume se te shohin preferojne te fantazojne.

37-Përse gratë kanë dëshirë më rralle se burrat për të bërë dashuri?
Sepse gruaja, me shume se burri shperqendrohet nga seksi. Disa e kane nga arsye kulturore apo fetare, disa te tjera, pjesa me e madhe, sepse jane thjesht selektive. E keshtu preferojne qe seksi te jete nje eksperience e plote, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmone ndjehen te gatshme e madje e humbin edhe interesin per shkak te ndonje grindjeje apo nga lodhja. Ndersa deshira mashkullore eshte me fizike dhe me pak emotive.

38-Përse, më pas, ai kërkon gjithmonë t'ua tregojë miqve?
Ky qendrim, qe mund te jete pak a shume i theksuar ne varesi te karakterit te njeriut, duket se vjen nga sjellja e kafsheve: neper kope mashkulli me i forte respektohet dhe ciftohet me shume femra, qe siguron edhe riprodhimin e species. Edhe njeriu, kur fiton nje grua e jeton si nje shenje te pushtetit te tij. Edhe kur ishte femije, i konsideronte me te njejten fryme ereksionet e para: i shikonte dhe gezohej sepse ndjehej se po behej i forte. Problemi eshte se disa burra fshehin pas kesaj menyre te beri seks, pasiguri, brishtesi dhe ndjenje inferioriteti.



Përse dashurohemi ?!...


Kur dikush vertet na pelqen, nuk eshte vetem ceshtje ndjenje apo terheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi i tij imunitar. Po perse? Sepse, qe prej miliona vitesh u nenshtrohemi rregullave te sakta biologjike dhe evolutive...


Gruaja e cila parakalon pranë hotelit GRAND Prishtina ,e cila eshte e veshur me nje fustan te holle nen te cilin duket kemisha terheq vemendjen e te tre burrave qe jane ulur ne taverne.

Me koken e perkulur anash ajo flet dhe qesh nderkohe qe here pas here kalon doren ne floket e saj te zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me te. "Po sillet ne menyre te perkryer" pohon miku im Iljaz Prokshi...

"Koka e perkulur anash, krahet e zhveshur, te gjitha keto jane sinjale pritjeje". Prokshi vezhgon me kujdes, tek qendron i ulur diku me tutje ne taverne. Hoteli me 5 yje ,me popullori ne Prishtine. Si gazetar dhe shkrimtar , ai i frekuenton lokalet prej me shume se 30-vjetesh, duke vezhguar burra dhe gra, me synimin per t'i dhene nje pergjigje te sakte pyetjes lidhur me mbijetesen e llojit.
"Njerezit nuk i zene bese aq lehte njeri tjetrit, ne fund te fundit kjo eshte karakteristike edhe per peshqit. Atehere lind pyetja: Si eshte e mundur qe dy trupa arrijne te bashkohen aq sa te nxjerrin ne drite nje qenie tjeter?". Si fillim flirtojne. Me syte qe kerkojne sy te tjere, njerezit synojne nje afrim i cili funksionon, megjithese shpesh ngjan disi mengjarash. Ai i ofron dicka per te pire, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyren e tij, ai synon te kuptoje qellimet e saj. Njeri nga te dy gjen kuraje sa te kerkoje nje numer telefoni. Me pas nje takim, nje dreke e shpejte, nje kafe, nje film. Dhe me pas ndoshta nje takim tjeter.
Pas misterit dhe magjise se dashurise qendrojne ligjet themeltare te biologjise dhe gjenetikes. Arti i flirtit drejtohet nga sinjale qe i kane rrenjet thelle ne historine tone evolutive, megjithe pranine e kulturave te ndryshme. Shkencetaret kane zbuluar se keto sinjale jane rrjedhim i kodeve te terheqjes te cilat kane ekzistuar miliona vite me pare. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurise, na drejtojne tek shoku i zemres. Sepse terheqja fizike qe provojme ndaj dikujt ofron mundesi me te medha per tu ciftezuar dhe per t'ia transmetuar genet tona brezave te ardhshem.
"Nuk ka bukuri pa shendet", nenvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Qe prej 20 mije vjetesh, burrat pelqejne ije dhe bel te permasave saktesisht te percaktuara, sepse ato jane tregues te riprodhimit,thote Prokshi...

Shkencetaret kane zbuluar se grate preferojne burrat e gjate, sepse ata bejne me shume femije se burrat e shkurter. Pra megjithese dashuria mund te jete nje ndjenje shume teresore nga pikepamja psikologjike, dridhja e pare e deshires merr pamjen dhe formen e nevojes per bashkim dhe per riprodhim,them une(Flori Bruqi)...

Si eshte sistemi yt imunitar?
Miliona vjet me pare paraardhesit tane e gjenin shokun e zemres pa ndihmen e forumeve per dashuri ne Internet, analizave te A.D.N-se, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kerkonin gra te gatshme per te riprodhuar, me ije te beshme, te domosdoshme keto per te perballuar shtatzanine; nderkohe qe grate kerkonin burra me gene te shendosha, shprehje e te cilave jane gjatesia dhe trupi i lidhur.

Ose me nje sistem te forte imunitar.
Zogjte, nen puplat e tyre kane nje eksperience me te hershme se te njeriut: te kesh pupla te bukura do te thote te harxhosh shume energji per t'i mbajtur. Nje shembull domethenes eshte palloi me bishtin e tij te famshem. Natyralistet shtrojne pyetjen: Per se keto energji te vajtura dem? Te cilat mund te perdoren fare mire per tu ushqyer. T'i harxhosh per te rritur nje bisht te gjate i cili ka vetem funksion zbukurimi, kjo nenkupton se edhe shperblimi qe pritet te merret duhet te jete jashtezakonisht i madh. Dhe shperblimi ne fakt qendron ne mundesite me te medha per ciftezim. Loja funksionon mire, sepse bishti nuk eshte vetem nje demostrim i bukurise por edhe i forces. Zogu thote: "Une kam trup te lidhur dhe nje sistem te forte imunitar, sa mund te luftoj parazitet dhe te siguroj ushqim duke terhequr pas edhe kete bisht. Kam gene te shkelqyera".
Te njejten gje bejne edhe burrat, pohon biologu Rendi Tornil, autor i librit "Historia natyrore e perdhunimit" (A natural history of rape). Tek burrat, hormonet jane percaktues per nje sistem te forte imunitar. Meqenese eshte e pamundur te kontrollosh hormonet tek nje njeri, atehere hetohen shfaqjet e tyre te jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet ne fytyre. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele te larta te testosteronit, kur rriten kane mjeker me te gjere dhe fytyre me te terhequr. Fytyra e terhequr flet per nje trup te lidhur, ashtu si bishti i palloit.
Ajo qe ne fakt terheq vemendjen e burrave eshte momenti kur estrogenet transformojne nje vajze ne grua duke depozituar ind dhjamor ne ije dhe duke zvogeluar rrethin e belit ne raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik eshte nje bel, rrethi i te cilit shkon ne 60 - 70% te mases se ijeve. Arsyeja per te cilen ky konfigurim eshte kaq terheqes ende nuk eshte e qarte, por me siguri kjo ka te beje me nje deshmi te qendrueshme evolutive mes ketij lloj trupi dhe sistemit riprodhues. Mijera vjet me pare, hahej ne menyre te parregullt, atehere kur gjendej ushqim. Keshtu indi dhjamor ne ije, tek kofshet dhe tek te ndenjurat ishte dicka e vyer. Edhe sot ky raport bel-ije eshte treguesi me i mire per nje ngjizje te sigurt.

Behet fjale per simetri


Simetria eshte nje tjeter shenje prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo ne proporcionin e dy aneve te fytyres, kraheve, duarve dhe kyceve.

Tornil dhe Stiven Gangestad kane zbuluar se semestria vleresohet nga te dy gjinite. Dy riprodhime te nje geni jane gjithnje me mire se nje, ne rastin kur njeri do te ishte i manget. Ideja e "genit te sigurise" shtrihet edhe tek syte, duart dhe krahet. Pra, mesa duket, simetria eshte kaq e rendesishme sa grate jo vetem e shohin por edhe e nuhasin. Kerkuesit kane bere nje eksperimet interesant: nje kampion grash, te marra ne momentin e afshit gjate ciklit te tyre mujor, pohuan se bluzat e veshura nga burrat me fytyre simetrike kishin nje ere me terheqese se te tjerat.
Por, ecuria e terheqjes parashikon nje ndryshim interesant: megjithese per ciftezim grate preferojne burrat simetrike me shume testosterone, per te krijuar familje ato zgjedhin tipa te tjere fytyre. Kerkues te universitetit skocez te St.Andres kane vertetuar se grate, kur nuk gjendeshin ne momentin e afshit, i konsideronin me terheqese fytyrat mashkullore me tipare femerore. Nofulla me te vogla dhe sy me te medhenj. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtesi.
Por, per burrat eshte ndryshme. Viktor Xhonson, psikobiolog ne Universitetin e New Mexico-s, ka zbuluar se burrat i terheq me shume nje femer me fytyre ne forme zemre, me nofulla te vogla dhe sy te medhenj. Ai ka organizuar ne Internet nje program te "krijimit te fytyrave": ky program konsistonte ne ndarjen e fytyrave me te famshme ne kategori si bukuria dhe rinia, per t'i perzjere me pas ne menyra te ndryshme te cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra ne forme zemre perputhej me rinine me shume rreth moshes 22 vjecare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorine maksimale; dhe meqenese nje grua pjellore ofron me shume mundesi per te transmetuar genet e saj, nisur nga pikepamja evolutive eshte logjike te ndihesh i terhequr nga nje grua e re e afte te riprodhoje.
Me mire me gene te ndryshem.
Ekzistenca e nje fare llojshmerie gjenetike brenda nje trungu familjar eshte e domosdoshme per luftimin e semundjeve. Mesa duket, burrat dhe grate ia dolen mbane perseri kur percaktuan menyren se si te gjejne nje partner jo vetem te shendoshe, por edhe gjenetikisht te afte, pa i bere analizat e A.D.N-se. Disa kerkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kane zbuluar se grate terhiqen nga era e burrave me gene te ndryshme nga te tyret.
Por nuk eshte vetem ceshtje ere. Elemente te vecante kimike, te paere, te quajtur feromone ndikojne ndjeshem ne sjelljen seksuale te kafsheve. Kjo mund te jete e vertete dhe per qeniet njerezore. Kjo hipoteze u perforcua, kur me 1998 psokologia Marta Meklintok vertetoi se feromonet ishin te pranishme edhe tek njeriu. Nje kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe nje tjeter e nderpret. Ky zbulim ishte prova e pare domethenese qe njerezit i nenshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte ne aktivitetin seksual. Tek kafshet, jane feromonet qe percaktojne se cilet brejtes ciftezohen dhe se cili nga elefantet meshkuj mbreteron mbi te tjeret. Majmunet femra ne fazen e afshit leshojne nje feromon me efekt afrodiziak. Meklintok thote se efektet e feromonit nuk jane aq te dukshme tek qenia njerezore, per shkak se sjellja e saj eshte shume me komplekse. Megjithate efektet kimike jane te pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi eshte e mundur qe grate te "nuhasin" simetrine.

Perfundimi eshte seksi
Burrat dhe grate duhet te marrin parasysh edhe dicka tjeter ne raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Duke e lene menjane bukurine e puplave, fakti qe mund t'i afrohesh dikujt qe mund te te sqeptoje ne koke, sigurisht qe nuk perben menyren me te mire per te siguruar te ardhmen e geneve te tua. Ketu hyn ne loje sjellja, e cila ofron siguri ne fazen e njohjes midis dy njerezve.
"Ardhja rrotull eshte nje varg i pafund lejesh qe gjithsesi duhen marre, per te arritur aty ku duam",thote Givens. Dikush tregon njefare interesi, tjetri nuk refuzon, atehere dikushi i pare ndihet i terhequr per te marre vesh se c'ndodh. Ështe per tu theksuar fakti se te dy desherojne te duken mossulmues. Dhe te sigurt, gje kjo qe eshte e perbashket si tek njerezit dhe majmunet. Te mbledhesh shpatullat ose te perkulesh koken jane dy shembuj domethenes: shprehin pasiguri, frike te natyrshme per te mbrojtur nje pjese te ndjeshme sic eshte qafa. Te dyja keto levizje perdorin muskuj dhe fije nervore, te cilat i gjejme tek kafshet e miliona viteve me pare, por qe ekzistojne edhe sot: jane shenja te sprapsjes. Si pellembet e ngritura te njerit nga burrat qe flet me gruan ne Havanas Bar. Levizja kontrollohet nga fije nervore qe gjenden ne anatomi te thjeshta si truri i peshqve dhe shtylla kurrizore, pra edhe ne pellembet e duarve. Ështe nje refleks muskulor qe e con trupin dhe qafen pas, larg rrezikut: tkurrja e ketyre muskujve i drejton lart edhe parakrahet dhe pellembet e duarve.
Sinjalet vrapojne nga duart tek kembet. Givens i cili ofron keshillime per nderrmarjet drejton pyetjen: "E keni vene re shefin qe flet me vartesit e tij? Shihni pozicionin e kembeve; kembet e tij jane te drejtuara nga jashte, shenje kjo e sundimit, nderkohe qe ata qe i qendrojne rrotull i kane kembet e drejtuara nga brenda". Po te shohesh filmimet e bera nga Givens, i njejti pozicion kembesh te drejtuara nga brenda shihet edhe tek nje burre i cili i vjen rrotull nje gruaje.
Mendja e mund trupin.
Si perfundim nuk mund te thuhet se qeniet njerezore i nenshtrohen vetem instikteve baze. Pervec biologjise, eshte eksperienca personale ajo qe i shtyn njerezit ne drejtime te ndryshme, pohon Ajala Malah Pains, psikologe ne universitetin e Ben Gurionit ne Izrael dhe autore e librit "Te Dashurosh: Pse zgjedhim te dashurit qe zgjedhim". "Ka pjese te kodit tone romantik te cilat jane te perbashketa me kulturat e ndryshme dhe me njerezit e tjere, te tjerat jane tejet personale".
Vecanerisht eksperiencat e para jane shume domethenese. Pains ka bere kerkime tek ciftet amerikane dhe izraelite dhe ka arritur ne perfundimin qe shume gra shohin tek partneri nje ngjashmeri te madhe me baballaret e tyre, nderkohe qe burrat shohin tek shoqet shembelltyren e nenave te tyre.
Sot teknologjia u lejon cifteve te evitojne teresisht boten fizike. Kjo u jep shprese atyre qe nuk kane nofulla perfekte apo raport te sakte bel-ije. Nje burre, i cili megjithese nuk mund te konsiderohet sinonim i mashkullit muskuloz, mund te jete nderkohe nje shok i dashur dhe i kujdesshem, duke ofruar gjithe avantazhet qe kane keto dy cilesi. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje grua e cila nuk ka sy te medhenj te mrekullueshem. Hilja qendron ne shprehjen e ndjenjave qe ne kontakin e pare, duke patur gjithnje parasysh se ne fund te fundit edhe simetrite e persosura kane nje kufi: supermodelja Sindi Crawford ka nje nishan fantastik, por vetem ne nje ane te fytyres.
Shtytje biologjike
Hapin e pare drejt partnerit e ben trupi yne, i cili di cben. Ate e drejtojne sinjalet qe leshon trupi i partnerit: levizjet, era, tingujt, shijet, per te cilat ne ato momente as qe mendojme. Te ndjekesh instiktin eshte rruga me e thjeshte dhe me e shpejte per te bere dashuri.


Me i hijshem, me shume femije
Grate, sipas nje studimi te fundit, pelqejne burrat muskuloze dhe sidomos te gjate, sepse keta jane te afte te bejne me shume femije.


Perqindja e joshjes


Grate e hijshme kane gjithnje nje gje te perbashket: nje proporcion te sakte bel-ije. Megjithe trupat e ndryshem, grate e ketyre fotografive i permbahen ketij proporcioni: beli i tyre eshte 60-70% i mases se ijeve.