Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, shtator 20, 2005

Flori Bruqi:Lajme FLASH

Rugova vazhdon mjekimin
në Prishtinë

Prishtinë,20 shtator.-

Përmes një kumtese, zyra e presidentit ka bërë
të ditur se presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova,
nën mbikëqyrje të mjekëve amerikanë dhe kosovarë,
po vazhdon mjekimin në rezidencën e vet në Velani,
pas diagnostifikimit të sëmundjes së tij në qendrën
mjekësore amerikane të Landshtulit, në Gjermani,
në fillim të këtij muaji.
“Tani për tani, nuk bëhet fjalë për plane të tjera,
as për udhëtim të Presidentit në SHBA për mjekim,
siç ka spekuluar një pjesë e mediave në Kosovë dje
dhe sot” thuhet në kumtesë. Presidenti Ibrahim Rugova
ka deklaruar vetë publikisht javën e kaluar se do të
vazhdojë të ushtrojë detyrat e veta thelbësore si
President i vendit.


Sali Berisha: Pavarësia zgjidhja më e mirë për ta siguruar paqen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe rajonit

New York,20 shtator.-

Qeveria e Shqipërisë gjykon se pavarësia e Kosovës është
zgjidhja më e mirë për ta siguruar paqen dhe qëndrueshmërinë
e Kosovës dhe të rajonit. Deklaratën e bëri kryeministri Sali Berisha,
i cili saktësoi se çështjen e Kosovës e kishte temë kryesore të
bisedimeve në samitin e Kombeve të Bashkuara.
Berisha ka shtuar se Shqipëria mund të japë ndihmesën e saj
në dy drejtime për zgjidhjen e problemit, përfshi negociatat me
Beogradin për çdo gjë, përveç statusit të Kosovës.Kryeministri
Berisha kreu vizitën e tij të parë në këtë detyrë në Nju Jork në
selinë e Kombeve të Bashkuara.

Petersen takohet sot me përfaqësues të Grupit të Kontaktit Plus

New York,20 shtator.-

Administratori i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, i cili po
qëndron në New York , dje ka filluar takimet me zyrtarë të
lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë takimeve të djeshme është biseduar për përmbushjen e standardeve në Kosovë.
Ndërkaq, sot Petersen do të takohet me përfaqësuesit e
Grupit të Kontaktit Plus,si dhe me të dërguarin e Sekretarit
të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardave në Kosovë, ambasadorin Kai Aide, i cili do të shpalosë pjesë nga raporti i tij për
Kosovën.



Diplomatë të BE-së dhe KE-së vizitojnë Kosovën

Beograd,20 shtator.-

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Dejvid Gouen dhe diplomatët e 21 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian, prej sot do të qëndrojnë për vizitë dyditëshe në Kosovë.
Në kumtesën e Ambasadës britanike theksohet se në përbërje të delegacionit do të jetë edhe i dërguari personal i përfaqësuesit të
lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe siguri,
i ngarkuar për Kosovën.
Gjatë vizitës anëtarët e delegacionit, do të kenë mundësi të njihen
direkt me situatën në Kosovë. Ata do të takohen me udhëheqësit
politik të Kosovës, me zëvendësshefin e UNMIK-ut dhe komandantin e KFOR-it. Vizita në Kosovë, organizohet në kuadrin e kryesimit britanik të Bashkimit Evropian dhe, sikurse thuhet në kumtesë, po zhvillohet në momentin vendimtar për Kosovën.


Filip Goldberg, falënderon zv.kryeministrin Adem Salihaj, për mbështetje pas uraganit Katrina

Prishtinë,20 shtator.-

Shefi i Zyrës së ShBA-ve në Prishtinë, Filip Goldberg, falënderon zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Adem Salihaj, për mbështetje pas uraganit “Katrina”, i cili i kishte dërguar atij një telegram ngushëllimi ku kishte shfaqur bindjen se qeveria dhe populli amerikan do ta përballojnë me sukses edhe këtë sfidë, si edhe për ndarjen e 400.000 euro, nga ana e Qeverisë së Kosovës, për qytetarët amerikanë që ishin goditur nga uragani “Katrina”.
Lidhur me këtë mbështetje, Shefi i Zyrës së ShBA-ve në Prishtinë, Philip Goldberg, i ka dërguar një mesazh falënderimi zv/kryeministrit Salihaj, në të cilin e falënderon atë për ngushëllimet e sinqerta me rastin e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Katrina, në Amerikën juglindore. Ne në Zyrën Amerikane në Prishtinë, jemi prekur nga shprehja e përzemërt e ngushëllimeve dhe nga përkrahja e popullit të Kosovës. Jemi thellësisht falënderues dhe mirënjohës për përkrahjen tuaj në këtë kohë të tragjedisë kombëtare”, shkruan Philip S. Goldberg, njofton Zyra për informim publik e Kryeministrit.




U arrestuan 4 serb nën dyshimin për krime lufte

Prishtinë,20 shtator.-

Katër serbë janë arrestuar dje në rrethinën e Graçanicës, nën dyshimin për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit. Sipas shënimeve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, në masakrën e Sllovisë qenë vrarë të paktën 45 persona.
Gjatë këtij aksioni, policia ndërkombëtare dhe ajo vendore, të ndihmuara edhe nga KFOR-i, kanë bastisur shtëpitë e të arrestuarve ku janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.


Paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Graçanicë,20 shtator._


Gjykatësja hetuese ndërkombëtare në Prishtinë Klaudia Frenc ka caktuar 3O ditë paraburgim për Lubisha Periqin, një nga katër serbët e arrestuar dje për krime lufte mbi civilët shqiptarë më 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit. Ndërkohë, po sot pritet një seancë gjyqësore ku do të shqyrtohet për caktimin e paraburgimit edhe për tre serbët e tjerë të arrestuar.
Ndërkaq sot disa qindra serbë po protestojnë në qendër të fshatit Graçanicë për shkak të arrestimit të djeshëm të katër serbëve dhe nuk po lejojnë kalimin e automjeteve.

Kryeministri Bajram Kosumi përshëndet arrestimin e të dyshuarve për krime lufte

Prishtinë,20 shtator.-

Kryeministri i Kosovës përmes një deklarate ka përshëndetur aksionin e policisë së UNMIK-ut, SHPK-së dhe KFOR-it, që ka rezultuar me arrestimin e katër të dyshuarve për krime lufte në Badovc të Ri, afër Graçanicës. përmes një deklarate ai ka thënë se një nga objektivat dhe një nga vlerat më të larta të demokracisë së pasluftës në Kosovë, e ka emrin “ndëshkimi i krimeve kundër njerëzimit të kryera në Kosovë në periudhën e luftës nga regjimi represiv i Sllobodan Milosheviqit”.
Në deklaratë thuhet o ashtu se të gjitha viktimat e këtij gjenocidi dhe kësaj fushate represive, të udhëhequr nga ushtria dhe aparati shtetërorë serb, të vetmin satisfaksion për vuajtjet e tyre kanë ndjekjen, arrestimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës. “Dënimi i kriminelëve të luftës është parakusht për rivendosjen e marrëdhënieve të mira dhe të besimit në mes popujve, si dhe mundësi për të mësuar të vërtetën për luftën dhe tragjeditë që ka ndodhur në Kosovë në fundshekullin e kaluar. Shpresojmë se organet e ndjekjes, si Policia e UNMIK-ut, ShPK-ja dhe KFOR-i do të vazhdojnë të tregojnë sukses në kapjen dhe sjelljen e të gjithë kriminelëve para drejtësisë, dhe në veçanti kriminelët e luftës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Kosumi.






Në foto: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bledar Myftari


Ikën nënkryetari i myslimanëve



TIRANË ,20 shtator.-

Nënkryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe njëkohësisht Myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, jep dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni që mbante dhe nga çdo post tjetër. Ai e deklaroi dorëheqjen para Kryetarit të Komunitetit, Selim Muça, pasditen e djeshme, duke e shoqëruar atë me një deklaratë me shkrim. “Unë jap dorëheqjen pas përpjekjeve të panumërta për të përmirësuar çështjet në këtë komunitet. Disa drejtues të Komunitetit Mysliman nuk përfaqësojnë interesat reale të bashkësisë së besimtarëve myslimanë, por përfaqësojnë vetëm interesat meskine e nepotike personale të tyre”,-thuhet në tekstin e dorëheqjes së Bledar Myftarit, ku theksohen edhe një tjetër herë abuzimet e bëra në këtë Komunitet. Z. Myftari deklaron se për çdo shkak të paraqitur prej tij në kërkesën për dorëheqje, ai është i gatshëm të ballafaqohet me krerët e tjerë të Komunitetit Mysliman dhe konkretisht me drejtuesin e kësaj bashkësie, Selim Muçën, jo vetëm në praninë e organeve të tjera drejtuese të këtij komuniteti, por edhe para mediave. N/kryetari i dorëhequr, Myftari, thekson fuqishëm se në organet drejtuese dhe ato administrative të selisë qendrore të Komunitetit Mysliman, ka mungesë vizioni e profesionalizmi, si dhe mungesë dëshire për t’u shërbyer interesave të besimtarëve myslimanë.
Akuzat për pronat
Akuzat më të forta ndaj drejtuesve më të lartë të Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari i ka theksuar në keqmenaxhimin e pronave. Ashtu siç është përfolur edhe më parë në media dhe para organeve te drejtësisë në lidhje me administrimin, menaxhimin dhe disponimin e pronave, ka pasur difekte të rënda, duke i sjellë këtij komuniteti humbje të pallogaritshme. Disa herë në media është bërë publike çështja e namazgjasë së Elbasanit, të pronave në qytete të tjera të Shqipërise dhe sidomos çështjet e pronave në qendër të Tiranës. Në lidhje më këto prona, ka pasur akuza të forta nga besimtarë myslimanë, për keqmenaxhim dhe abuzim me pronat që llogariten në miliona euro. Për këto çështje, besimtarët myslimanë kanë bërë përgjegjës drejtuesit e atëhershëm dhe të tanishëm të këtij Komuniteti. Sipas Z. Myftari, Komuniteti Musliman ka neglizhuar degjenerimin fizik të infrastrukturës së institucioneve fetare në Shqipëri, duke mos marrë parasysh as nevojat dhe as perspektivat e këtyre institucioneve.
Akuzat Politike
Goditjet më të forta ndaj kryetarit të këtij komuniteti, Z. Selim Muça, dhe disa drejtuesve të tjerë kanë ardhur në lidhje me përfshirjen e tyre aktivisht në fushatën elektorale politike. Sipas burimeve brenda këtij Komuniteti, të shfaqura në disa media të shkruara dhe elektronike, Z. Selim Muça është “vënë në rreth” për pjesëmarrje në fushatën elektorale të kandidatëve të Partisë Socialiste në Dibër dhe Vorë. Sipas fjalimeve të mbajtura nga drejtues fetarë në disa nga xhamitë e Tiranës para dhe gjatë fushatës elektorale, u nënvizua se aktivizimi i Z.Selim Muça në fushatë elektorale, u shpërblye prej partisë në pushtet, duke emëruar si konsull në Stamboll djalin e tij. Drejtuesit e xhamive të Tiranës bënë thirrje për distancim nga politika të Drejtuesve të Komunitetit Mysliman, dhe ruajtje të imazhit të këtij institucioni, duke e akuzuar drejtpërdrejt Z. Muça për lidhje të forta me Kryetarin e Komitetit të Kulteve pranë ish-Kryeministrit, Z. Ilir Kulla. Lidhur me këtë çështje, Myftari pohon: “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një vegël në duart e shumë pak njerëzve, që kërkojnë përfitime të paligjshme në shkëmbim të shërbimeve politike.”


Akuzat në lidhje me arsimin
Sipas z. Myftari, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dëmtuar interesat e arsimit fetar, si të vetmet institucione ku në Shqipëri mësohej besimi islam sipas një programi mësimor të pranuar edhe nga Ministria e Arsimit. Këto akuza ngrihen sidomos sepse kohët e fundit, Komuniteti Myliman ka nënshkruar një kontratë 30- vjeçare për kalimin e medreseve nën administrim, sipas programeve të kolegjeve turke, duke cënuar programet fetare të këtyre shkollave. Zoti Myftari, në tekstin e tij të dorëheqjes e cilësoi këtë kontratë si : “mbyllje de facto e Medresesë së Tiranës.”

Klodian Rado


Bledar Myftari: Në Shqipëri s’ka grupe ekstremiste



TIRANË,20 shtator .-

Në deklaratën e dorëheqjes, nënkryetari Bledar Myftari ka shpjeguar të vërtetën e tij në lidhje me të ashtuquajturat grupe rivale në Komunitetin Mysliman. Sipas tij, drejtuesit aktualë të këtij Komuniteti kanë përhapur në mënyrë abuzive fjalë, sikur në Shqipëri ka grupe rivale. Kjo sipas Myftarit nuk është aspak e vërtetë, por vetëm është përdorur si alibi për të fshehur nivelin e ulët profesional të drejtuesve si dhe gjendjen e vërtetë të këtij institucioni. Me anë të kësaj alibie, krerët e sotëm kanë dashur të mbajnë ende nën drejtim këtë Komunitet, edhe pse abuzimet e tyre me pronat kapin vlerën e miliona eurove. Sipas Myftarit, kjo është e gjithë e vërteta në lidhje me grupet rivale apo ekstremiste në Shqipëri, të cilat sipas nënkryetarit të dorëhequr nuk kanë ekzistuar kurrë. “Këtë e dëshmon mospasja e asnjë incidenti sado të vogël nga grupe të tilla imagjinare”,-ka shkruar Myftari në tekstin e tij të dorëheqjes. Ajo që kërkohet me të vërtetë, sipas Myftarit, është demokratizimi i institucionit, përpjekja për rritjen e cilësisë dhe nivelit të përfaqësimit të myslimanëve të ndershëm pranë Komunitetit Mysliman, me qëllim ruajtjen e imazhit të pastër dhe të besimtarit, për të qenë një qytetar i denjë për të ndërtuar një shoqëri shqiptare të moralshme dhe me vlera shpirtërore. Myftari nuk ka lënë pa përmendur edhe akuzat që i drejtohen nivelit të sjelljes dhe të aftësisë profesionale të punonjësve të administratës apo drejtuesve në këtë komunitet. Që nga drejtuesit e Komunitetit, duke mos përjashtuar as kreun e këtij institucioni, Selim Muça konsiderohen prej ish nën/ kryetarit si të paaftë profesionalisht dhe me mungesë dëshire për të punuar.


NEPOTIZMI

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të përfaqësojë vetëm interesat mesike të rrethit të ngushtë e nepotik të disa drejtuesve të vet

VIZIONI

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vuan në mënyrë të pashërueshme nga mungesa e vizionit, e profesionalizmit, mungesa e dëshirës për t’u shërbyer besimtarëve dhe mungesa e vullnetit për t’iu përgjigjur interesave afatgjata të Islamit në Shqipëri

PRONAT

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka adoptuar skemën më të korruptuar të manaxhimit të trashëguara të bashkësisë së besimtarëve;

KRIZA

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përjeton sot krizën më të thellë të përfaqësimit, të drejtimit dhe të varësive nga struktura shumë larg Islamit dhe besimit në tërësi;

INTRIGAT

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është sot një çerdhe intrigash të ulëta dhe një qendër e cila cënon papushim imazhin e lartë të fesë islame dhe të besimtarëve të sinqertë myslimanë në të gjithë vendin

PAAFTËSIA

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfaqëson shkallën më të lartë të paaftësisë në kuptimin e nevojave dhe në gjetjen e zgjidhjeve për fatet e mijëra besimtarëve në vend;

POLITIZIMI

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një vegël në duart e shumë pak njerëzve, që kërkojnë përfitime të paligjshme në shkëmbim të shërbimeve politike;

ARSIMI

Duke qenë se Komuniteti Musliman i Shqipërisë në vijimësi ka dëmtuar interesat e arsimit islam duke arritur kulmin me mbylljen de facto të Medresesë së Tiranës

DEGJENERIMI

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka neglizhuar degjenerimin fizik të infrastrukturës fetare në Shqipëri, duke mos marrë parasysh as nevojat dhe as perspektivat e kësaj infrastrukture;

RIVALITETI

Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka shërbyer vullneteve negative që kërkojnë ta paraqesin Islamin në Shqipëri si një luftë mes grupesh rivalë më shumë sesa si përpjekje për rritjen e cilësisë së përfaqësimit;


REAGIMI

Muça: Pa takuar Myftarin nuk flas

TIRANË- Duket se i ka ardhur si “bombë” dorëheqja e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari. Kreu i këtij Komuniteti, Selim Muça, nuk ka pranuar të komentojë largimin e zëvendësit të tij, i pyetur nga gazeta “Shekulli“. “Pa u takuar me Bledar Myftarin nuk kam ç’të them”,-pohoi mbrëmë Selim Muça. Kanë qenë këto fjalët e vetme që kreu i Komunitetit Mysliman ka thënë dje për gazetën “Shekulli”, duke mos pranuar të komentojë as akuzat që i janë drejtuar atij. Kryetari i Komunitet Mysliman, si në të gjitha rastet, nuk pranon të flasë në lidhje me skandalet për të cilat akuzohet institucioni që ai drejton, po mjaftohet duke u shprehur: “ nuk kam asnjë dijeni“.


L.Çela

l

Al-Kaeda importoi sheqerin ne Shqiperi, SHBA bllokon pasurite e "shqiptarit" Saleh

Balkan web

logo e Departamentit Amerikan te Shtetit

TIRANE (20 Shtator) -Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur dje te bllokoje te gjitha pasurite e Abdul Latif Saleh. Jordanezi me shtetesi shqiptare, i cili ka drejtuar ne Shqiperi deri ne 13 nentor 1999 kompanine e ndertimit "Karavan", eshte shpallur ne listen e zeze te financuesve te terrorizmit. Sipas njoftimit zyrtar te Departamentin te Thesarit, ekzistojne prova te bindshme qe e lidhin Saleh me organizaten Al Kaida te Bin Laden, e cila gjate viteve te qendrimit te tij ne Shqiperi, ka organizuar disa biznese dhe veprimtari bamirese qe dyshohet se kane patur per qellim pastrimin e parave te terrorizmit. Raporti amerikan, deshmon se Saleh ka ardhur ne Shqiperi pasi ka siguruar nje financim prej 600 mije dollaresh prej Jasin Kadise, njerit prej personave te afert me Al Kaiden dhe qe ne Shqiperi njihet edhe si njeri prej financuesve te ndertimit te kullave binjake ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".

Fillimisht, Saleh eshte vendosur ne drejtimin e shoqates fetare bamirese "Shkenca dhe Jeta", dhe ne 1 dhjetor 1995 ka marre prej ish-presidentit Sali Berisha edhe shtetesine shqiptare. Nen petkun e bamiresit, Saleh ka marre besimin e Yasin Kadise per te drejtuar me pas edhe firmen "Alba-Medika", e cila importonte medikamente ne Shqiperi. Sipas raportit te Departamentit te Thesarit, zbulohet se Saleh dhe Kadi kane kryer gjate ketyre viteve edhe importin e sheqerit ne Shqiperi duke siguruar fitime te medha ne nje sektor ku ishte e veshtire te perballoje monopolin e krijuar nga firma te tjera. Nderkohe, gjurmet e Saleh pas viteve '97 zbulohen dhe ne drejtimin e kompanise se ndertimit "Karavan", e cila ndertoi disa pallate ne Tirane.

Por ndryshe nga teza e deritanishme e sherbimeve sekrete shqiptare, njoftimi zyrtar i departamentit te Thesarit, zbulon se Saleh kishte si detyre ne Shqiperi edhe "destabilizimin e situates se brendshme duke acaruar grupet e ndryshme fetare". Per kete qellim, jordanezi me shtetesi shqiptare financoi krijimin e nje grupi te Xhihadit egjiptian ne Tirane, gjashte prej te cileve u arrestuan ne vitet '98-'99 pas aksioneve te perbashketa te SHISH-it dhe CIA-s. "Saleh ishte personi qe siguronte mbeshtetjen e organizates ne Tirane, duke nisur qe nga pritja e tyre ne aeroport e te gjithe detyrat e tjera", thuhet ne raportin e Departamentit te Shtetit. Pas perzenies nga Shqiperia, Saleh ka humbur gjurmet dhe vendi i fundit ku eshte pare eshte Arabia Saudite



Kandidati per kryetar i PS-se, Rama: Do leme Berishen pa gjume

Balkan web

Edi Rama

TIRANE (20 Shtator) -Edi Rama rikthehet te flase ne shtyp. Per here te pare kandidimimit te tij per postin e kryetarit te partise, kryetari i Bashkise se Tiranes ka pranuar te shprehe per Gazeten Shqiptare opinionet e tij rreth temave te medha qe trazojne te majten shqiptare. Ai deklarohet i gatshem per ndertuar nje opozite te gatshme "jo vetem per te kritikuar qeverine, por edhe per t'u vendosur ne skenen politike si nje alternative qe nuk thote vetem si nuk behet nje pune, por edhe si mund te behet nje Shqiperi me e mire duke e bere punen ndryshe". Rama shprehet ne intervisten e tij edhe per doreheqjen e Nanos, per qendrimin ndaj Metes dhe LSI dhe ndaj rivaleve te tij Koci e Malaj. Duke folur rreth maxhorances dhe Berishes, Rama nuk mungon te leshoje kercenimin e tij "do e leme pa gjume kryeministrin", nderkohe qe nuk harron t'u beje nje premtim tundues socialisteve: "Kthehemi ne pushtet ne te parat zgjedhje legjislative".

A mund te na beni fillimisht nje koment per rezultatin e mbledhjes se fundit te KPD-se, ku u adoptua vendimi i kryesise se partise qe "conte uje ne mullirin tuaj" dhe ra poshte promemoria e pergatitur nga nje grup mbeshtetesish te Nanos? Ju falenderoj per kete pyetje sepse, qe ne fillim, do te doja te thosha se nuk jam ndjere mire kur pashe se te tere titujt dhe komentet e se nesermes e paraqisnin ate mbledhje mu keshtu sic e ndertuat pyetjen edhe ju! Nuk u ndjeva mire sepse ne te vertete nuk u ndjeva absolutisht as triumfatori qe pershkruanin mediat e as "ujembledhesi" qe thoni ju, dhe, njekohesisht, sepse nuk degjova ne sallen e mbledhjes te lexohej ndonje promemorie a te ngrihej ne kembe ndonje grup qe te kerkonte ku e di une se cfare. Pati debat, gje qe ishte mese e natyrshme per mbledhjen e pare te KPD-se ne opozite, pati edhe shkembime emocionale batutash pa shije apo ndonje shperthim te tepert ilariteti - gjera qe i shoh si shprehje e semundjes se vjeter te PS-se te cilen duhet e do ta sherojme me durim, te gjithe bashkarisht -, por nuk pati fitimtare e te humbur e aq me pak triumfatore dhe te mundur.

Perkundrazi, mendoj se vendimi qe u mor ishte ne rrugen e duhur, ne rrugen e reformimit, te vetekorrigjimit, te bashkimit e te solidaritetit ne parti, duke ftuar te tere anetaresine ne nje proces ringritjeje te Partise Socialiste, permes pjesemarrjes se drejteperdrejte te cdo anetari ne vendimmarrjen e pare te rendesishme pas 3 korrikut, qe do te jete zgjedhja e kryetarit te partise ne qender e ne cdo dege te saj. Fale ketij procesi qe u hap ne ate mbledhje, partia do te dale nga guacka e forumeve, do te kthehet ne nje arene debati per te ardhmen e vet, do te behet e gjalle dhe e prekshme per te gjithe anetaret e saj, do te jape per opinionin publik shenjen e pare te nje ndryshimi serioz, ne funksion te nje opozite te gatshme jo vetem per te kritikuar qeverine, por edhe per t'u vendosur ne skenen politike si nje alternative qe nuk thote vetem si nuk behet nje pune, por edhe si mund te behet nje Shqiperi me e mire duke e bere punen ndryshe. Te tjerat jane konsum i natyrshem, por per mua jo i nevojshem mediatik.

Konsum mediatik ishte edhe perkrahja e Rucit per ju? Do t'ju lutesha te mos spekullojme me tutje me kete rezultat te pelqyeshem te mbledhjes se pare te KPD-se ne opozite, ku u miratua hapja e nje procesi riperterites per Partine Socialiste. E meqe m'u dha rasti, do te doja ta falenderoja megjithe zemer Gramoz Rucin per vullnetin dhe militantizmin shembullor me te cilin e administroi qysh te nesermen e 3 korrikut kete periudhe kaq te veshtire e kaotike per Partine Socialiste, duke perballuar nje tension te vecante e duke marre persiper edhe shigjeta mediatike aspak te merituara ne planin njerezor. Duke u kthyer tek mbledhja ne fjale do t'ju siguroja se, edhe ne ate rast, zoti Ruci mbajti qendrimin e tij tashme te mirenjohur prej vitesh ne Partine Socialiste, qendrimin e administratorit te zot e luajal te besimit e te sensibilitetit te gjithesecilit, te Sekretarit te Pergjithshem qe di te mos e beje kurre te ndjehet keq ate qe gjate nje debati qellon te jete ne pakice brenda familjes sone politike. Pra shkurt, ne ate mbledhje ai argumentoi qarte vendimin e kryesise se Partise Socialiste, duke krijuar hapesire te plote per shpalosjen e cdo mendimi apo opsioni alternativ dhe duke e drejtuar procesin e votimit ne respekt te plote te gjithkujt. Te tjerat jane llafe.

Po por Petro Koci dha doreheqjen pasi nuk ishte aspak dakord me kete vendim dhe me pas beri nje prononcim shqetesues... Nuk ka shesh ne PS ku te mungoje Petro me personalitetin dhe origjinalitetin e tij. Ai i ka dhene shume PS-se e jam i bindur qe do te vazhdoje t'i jape, me dinjitet e perkushtim. Por duke kerkuar gjithnje e me cdo kusht te jete origjinal bie nganjehere edhe ne plagjiatura si ky prononcim i pafat, me nje argument te cilin e kane sterkonsumuar dhe jam i bindur se do te vazhdojne ta tejpertejkonsumojne kundershtaret tane te perbashket politike, nga Sali Berisha deri tek papagalli me i fundit i kafazit te tij. Sipas meje ne Partine Socialiste duhet te mbyllet njehere e mire epoka e shemtuar e akuzave, shpifjeve, insinuatave, thashethemeve dhe banaliteteve te gjithefarshme qe e kthyen jeten partiake te socialisteve ne nje makth per ne, per njerezit tane e per tere qytetaret.

Kjo eshte nje semundje qe e ka mberthyer PS-ne nga qendra dhe deri ne degen e saj me periferike, e qe u shfaq sporadikisht edhe ne ndonje moment te KPD-se se fundit nderkohe qe ne tanime duhet te jemi ne gare kush te jape me shume ide e energji pozitive per familjen tone politike, e cila po kalon nje periudhe shume te veshtire e ka nevoje me shume se asnjehere per dashuri, mirekuptim, zemergjeresi, bashkepunim e bashkejetese mes te ndryshmeve. Me kete s'dua te them aspak qe t'i shmangemi domosdoshmerise per te luftuar cdo fenomen abuziv e korruptiv, por, e para, duke bere nje reformim te sistemit tone te organizimit te partise e duke nxitur reforma ne organizimin e shtetit tone si edhe duke e mbyllur perfundimisht hulline e mbrapshte te dhunes verbale "katarsiste" e te ndarjes ne pro e ne anti brenda familjes. E dyta, duke u thelluar seriozisht ne arsyet qe na sollen deri ne kete derexhe e duke kuptuar te gjithe bashke se, mbi te gjitha, ne nuk jemi as ne Kongres, as ne KPD, as ne kryesi dhe as para publikut individe qe s'mbajme pergjegjesi per ate qe themi, po perfaqesues te nje vullneti qe i kalon caqet e unit tone e qe eshte vullneti i mijera e mijera socialisteve, te cilet, pa fare dyshimi, nuk duan me balte ne shtepine e perbashket politike.

Zoti Malaj ka deklaruar qe statuti i partise duhet te parashohe doreheqje automatike te kryetarit te partise ne rast humbjeje te zgjedhjeve legjislative: A jeni dakord? Padyshim. E pata propozuar kete pike ne paketen e vitit 2003, qe sic dihet u rrezua unanimisht e tera, dhe e hoqa nga paketa e Kongresit Elektoral te 5 majit 2005 sepse nuk doja absolutisht te nxisja keqinterpretime ne prag te zgjedhjeve. Por sot jemi ne kushte krejt te reja pasi ish-kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano krijoi nje precedent te pakapercyeshem, sipas te cilit me humbjen e zgjedhjeve duhet te ndryshoje edhe lidershipi i partise. Me vendosjen e kesaj norme te pashkruar te moralit demokratik europian ne jeten e Partise Socialiste te Shqiperise, futja e ketij paragrafi te ri ne statut eshte thjesht nje akt formal qe, edhe po te mos behej norme e shkruar, ne nuk do te mund ta kapercenim si precedent ne rast humbjeje. Pastaj shkojme duke u europianizuar e jo duke u ballkanizuar apo jo.

Si e gjykoni doreheqjen e Fatos Nanos? Sapo e dhashe pergjigjen e kesaj pyetjeje, nje precedent i pakapercyeshem ne drejtim te normimit te sjelljes politike ne rrugen e demokratizimit te Partise Socialiste e te partive tona politike ne pergjithesi.

E parashihni nje rikandidim te Fatos Nanos per kreun e partise? Eshte nje hipoteze absurde qe skualifikohet nga vete akti racional i doreheqjes se kryer.

Ilir Meta ka vene si kusht te bashkepunimit me PS-ne "fundin e nanoizmit". Sipas jush a ekziston qysh sot ky kusht apo nuk ka mjaftuar doreheqja e Nanos per te bashkepunuar me LSI-ne? Bashkepunimi yne me LSI-ne eshte nje ceshtje qe i kapercen kufijte e pikepamjes dhe vendimmarrjes personale. Per marredhenien tone me simotren e vogel socialiste une mbroj mendimin se duhet te pyetet anetaresia e partise si edhe duhet diskutuar gjere e gjate ne kuadrin e nje bashkimi sa me te vertete e te qendrueshem te te gjithe faktoreve progresiste. Leksioni i 3 korrikut eshte mjaft i vlefshem ne kete drejtim, por pa asnje dyshim duhet te arrijme me pare ne nje lexim sa me te njejesuar brenda nesh te ketij leksioni e pastaj te hedhim hapa te metejshem.

Le te supozojme se ju u zgjodhet: kur do te kthehet PS-ja ne qeverisje? Ne te parat zgjedhje legjislative qe do te behen ne Shqiperi.

Si do te jete opozita ne drejtimin tuaj? Diametralisht ndryshe nga c'ishte ne drejtimin e zotit Berisha. Duhet dhe do te jete nje opozite e afte per te lene pa gjume kryeministrin dhe 15 besnikministrat e tij, por jo qytetaret shqiptare, te cilet do te kuptojne shume shpejt se opozita do te jete gardiani i te drejtave te tyre dhe garancia se Shqiperia jo vetem do te dale nga llumi paralizues i konfliktualitetit shterpe, por edhe do te kete zerin e se ardhmes se saj ne gjuhen tone. Ne nuk do te tolerojme cenime te arritjeve te bera ne fushen e te drejtave e te lirive themelore dhe do t'i japim fund barbarizmit gjuhesor e kulturor ne politiken shqiptare, duke qene te vetedijshem se roli yne eshte te korrigjojme qeverisjen nga pozitat e interesit te qytetarit shqiptar e jo te frenojme zhvillimin per te stimuluar deshtimin e qeverisjes ne kurriz te ketij populli, qe mjaft ka hequr te zite e ullirit per shkak te politikes e te konfliktualitetit irracional te saj.

A ju kufizon te mosqenit parlamentar ne rolin tuaj si kryetar i opozites? Absolutisht jo, modeli i kryetarit te opozites qe une kam ne koke nuk ka kufizime te tilla. Ne Kuvendin e Shqiperise Partia Socialiste ka nje grup te cilit nuk i mungon eksperienca, kurajoja, profesionalizmi, vullneti dhe gojtaria e nevojshme per te ngritur shqetesimet e bere propozimet qe na takojne ne emer te shumices se shqiptareve qe e majta parlamentare perfaqeson duke qene pakice ne Kuvend. Ndersa me ane tjeter une nuk e shoh as opoziten e as veten ne krye te opozites si misherim i vullnetit te liderit, por si nje force e drejtuar kolegjialisht ku i pari eshte thjesht shprehje e nje ekipi qe, jashte mureve te Kuvendit te Shqiperise, do te duhet te kuvendoje me dhe per shqiptaret pergjate te 28 mije kilometrave katrore te atdheut tone. Dhe e kote te shtoj se me zhvillimin e sotem te teknologjise se informacionit e te komunikimit, muret mes kuvendit "te vogel" dhe kuvendit "te madh" jane praktikisht inekzistente.

Por si do t' i pergjig-jeshit kritikeve tuaj thone se ju jeni nje lider qe nuk punon ne ekip? Le te vijne ne Bashkine e Tiranes te bejne verifikimin e kesaj teze te ngritur ne hava. Duke me ndjekur ne pune do te kuptojne se suksesi im eshte ne fakt suksesi i nje ekipi, sepse do te shohin me syte e tyre sesi jo vetem degjoj po edhe shpesh dorezohem perpara argumentave te atyre qe bejne shumicen ne nje tavoline pune, ku debatohet fort e ku une sillem as me shume e as me pak po si i pari mes te barabarteve, i bindur se karrigia ku jam ulur apo statusi qe kam nuk perbejne nje argument ne nje debat per punen tone te perbashket. Por pak rendesi ka c'thone ata qe me shohin nga larg apo qe me gjykojne nga menyra e te folurit pa ditur menyren sesi punoj, rendesi ka c'thone veprat qe jane realizuar pikerisht fale punes ne ekip. Mund t'ju them me kete rast me shume krenari se keto dite te mbingarkuara per shkak te punes jashte Bashkise e jashte fushes se problematikes se saj, kam konstatuar se tashme bashkepunetoret e mi nuk jane vetem individualisht te zote, por jane pjese e nje ekipi drejtues kompakt, i cili e udheheq institucionin me shume kompetence e pa e ndjere aspak mungesen time ne funksionimin e mekanizmit qe me shume mund kemi krijuar bashkarisht. Ne debatojme per te marre vendimet, vendosim ne nje pike te caktuar se c'do bejme, pakica bie dakord me shumicen, e pastaj gjerat vihen ne levizje thuajse mekanikisht. Secili di dhe ben detyren e vet.

A do te mjaftoje rinovimi i forumeve te partise per ta nxjerre PS-ne nga kriza morale dhe psikologjike e pas 3 korrikut? Kam pasur debat interesant me miq te afert per konceptin tim se asnje rinovim mekanik, ulje - ngritje apo zevendesim njerezish, nuk na shpie gjekundi. Se pari duhet te kuptojme se problemi themelor ne Partine Socialiste nuk jane njerezit, po sistemi qe kemi aktualisht. Qe do te thote se duhet te nderrojme sistemin, duke filluar nga sistemi i komunikimit brenda partise, tek sistemi i organizimit strukturor e deri tek sistemi i organizimit te punes se perditshme. Une nuk besoj se nderrimi i njerezve sjell domosdoshemrisht nderrim te sistemit, perkundrazi, ne PS njerezit nuk eshte se s'kane nderruar e s'kane qarkulluar brenda per brenda, por gjithshka ka qene nje rrethrrotullim ne nje qerthull vicioz qe ka shkaktuar nje konsum marramendes ne raport me rezultatin gjithnje e me negativ. Per te ardhur ne piken ku jemi sot, ku duket sikur s'ka mbetur me asgje per te thene e bere mes nesh, nderkohe qe ne fakt eshte e kunderta. Te kuptohemi, situata s'eshte aspak e lehte per t'u kapercyer, duhet qe gjithesecili te jete gati te leshoje pak nga vetja dhe nga e vetja, gje qe sot, per hir te se vertetes, ne PS-ne e coroditur e pa koke ngjan si nje utopi. Megjithate une jam i bindur se do i'a dalim, ka shume eksperiece te vyer aty brenda, nga kjo pike duhet te fillojme.

Cfare fushate do te jete kjo per kreun e partise, spektakolare apo thjesht politike? Per mua duhet te jete nje fushate me dy plane, gara brenda partise dhe opozita me qeverine e zotit Berisha. Ne nuk kemi kohe per te humbur, duhet t'i bejme te dyja njekohesisht dhe per kete fushata duhet te konsiderohet nje rast i shkelqyer e jo nje problem me vete e i shkeputur nga misioni opozitar. Jemi te tere ne nje mendje se duhet te bejme fushate kryesisht te perbashket, te pakten ne te gjitha takimet e qyteteve ku socialistet do te mblidhen ne salla te medha per te degjuar kandidatet. Kjo nuk eshte nje gare per te fituar mbi njeri-tjetrin, po per te rikthyer ne qendren e sheshit te betejes per nje Shqiperi me te mire Partine Socialiste, kauzen dhe idete tona. Ja pse perfshirja e tere anetaresise ne vendimmarrjen e madhe, pavaresisht veshtiresive objektive logjistike, s'duhet te ngjalle asnje ngurrim, por perkundrazi duhet te na mbimotivoje te gjitheve per te garantuar nje proces sa me te shendetshem debati e zgjedhjesh.

Ky eshte rasti ideal per te rigjetur njeri-tjetrin, duke debatuar per te sotmen e te nesermen e Partise Socialiste e duke i lene, njehere e mire, thashethemet, fyerjet e vulgaritetet jashte dyerve te shtepise sone te madhe. Askush nuk eshte i mjaftueshem per qellimin e perbashket, por te tere jane te nevojshem, te mos harrojme asnjehere se nuk perfaqesojme veten po ata qe na kane dhene zerin e tyre per te folur per interesat e tyre e te Shqiperise e jo per t'u baterdisur mes nesh me fjale te renda e per ceshtje te rendomta. Shumica e shqiptareve nuk e kane votuar Sali Berishen dhe aleancen e tij, ata kane nevoje per nje force te denje e te madhe politike qe t'i mbroje e t'i inkurajoje ne kete moment, per nje bashkim te shendetshem e te qendrueshem njerezish te pergjegjshem e te vetedijshem per misionin e politikes ne shoqeri, per nje projekt politik e perspektive te qarte per te cilen ata, shqiptaret ne shumice, te mund te investohen moralisht. Dhe ne do t'ua plotesojme me cdo kusht kete nevoje.


Lajmet flash per art-cafe,floart dhe flori-press i pergatiti Flori Bruqi me bashkepunetoret.-