Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, shtator 15, 2005

Floart




From : Flori Bruqi
Sent : Thursday, September 15, 2005 2:57 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi: Lajme nga rajoni i Shqiperise Etnike...



ALFRED MOISIU TAKOHET ME BUSHIN

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, mori pjese ne pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush per nder te kryetareve te shteteve e qeverive pjesemarrese ne Samitin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit, qe mbahet gjate Takimit Plenar te nivelit te larte te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Gjate pershendetjes se shkurter qe Presidenti Bush pati me Presidentin Moisiu, kreu i shtetit shqiptar perseriti edhe nje here solidaritetin e popullit shqiptar me ate amerikan pas fatkeqesise se Uraganit Katrina, i cili mori shume jete njerezore. Presidenti Moisiu theksoi se "Shqiperia eshte dhe do te jete nje vend mik dhe aleat i Shteteve te Bashkuara si dhe nje mbeshtetese e forte ne luften kunder terrorizmit nderkombetar". Duke vijuar me faktin e perfundimit te procesit zgjedhor ne Shqiperi, kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje se ne vend u krye nje transferim i qete i pushtetit dhe tashme funksionon parlamenti i ri, si dhe eshte formuar qeveria e re.

ALFRED MOISIU, FOL SOT NE SAMITIN E OKB-se

Presidenti Alfred Moisiu do te mbaje sot nje fjalim ne samitin e jashtezakonshem te OKB-se, ne 60 vjetorin e krijimit te kesaj organizate. Presidenti ka qene i pranishem edhe ne pritjen qe dha presidenti Bush. Gjate pershendetjes se shkurter me Bush, kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqiperia eshte dhe do te jete nje vend mik dhe aleat i SHBA-se, si dhe nje mbeshtetese e forte ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Duke iu referuar perfundimit te procesit zgjedhor ne Shqiperi, Moisiu vleresoi se ne vend u krye nje transferim i qete i pushtetit.

Sali BERISHA FTON BUSHIN NE SHQIPERI



Kryeministri i sapo dekretuar ne detyren e tij ekzekutive, Sali Berisha fton presidentin e SHBA-se, Bush per nje vizite ne Shqiperi. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha gjate qendrimit te tij ne Nju Jork, per Samitin e Kombeve te Bashkuara ka takuar Presidentin e shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush. Sipas nje njoftimi te zyres se shtypit prane kryeministrit pas mberrtijes ne SHBA gjate pritjes se organizuar nga Presidenti amerikan George Bush per nder te kryetareve te shteteve e qeverive pjesemarrese ne Samitin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit ne Ealdorf-Astoria Hotel, kryeministri Sali Berisha shtrengoi duart perpara mediave me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush dhe shkembeu me te mesazhe per vazhdimin e bashkepunimit te ngushte te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu behet e ditur se Presidenti Bush ka uruar kreun e ekzekutivit shqiptar per fitoren ne zgjedhjet e 3 korrikut dhe e inkurajoi ate per thellimin e reformave dhe luften kunder korrupsionit. Nga ky takim i shkurter kreu i qeverise shqiptare ka perfituar nga rasti per t'i bere ftesen presidentit amerikan. Nderkohe ne kuader te axhendes se punes kryeministri Berisha eshte takuar dhe me Presidentin e Rumanise, Traian Basescu, pjesemarres ne Samitin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Sipas njoftimit per mediat behet e ditur se bisedimet midis dy personaliteteve u perqendruan ne zhvillimin dhe forcimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve, duke u ndalur ne menyre te vecante ne bashkepunimin dypalesh ne fushen energjitike, si dhe mbi zhvillimet dhe te ardhmen e Kosoves. Gjate takimit te dy perfaqesuesit kanevleresuar marredheniet midis dy vendeve dhe shprehen vullnetin per intensifikimin e bashkepunimit ne te ardhmen. Kryeministri Berisha u nis dy dite me pare drejt SHBA-se si pjese e delegacionit shqiptar ne Samitin qe po zhvillohet ne Nju Jork te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Para nisjes Berisha deklaroi se do te paraqese ne kete samit gjendjen reale ku ndodhet vendi yne si dhe ne te njejten kohe do te kerkonte ndihma per sektoret strategjike. Pjesemarrja ne Samitin e OKB-se eshte dhe prezantimi i pare i Berishes si kreu i qeverise se re pas zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut. "Axhenda eshte e ngjeshur. Jane takime te fiksuara nje numer i konsiderueshem, por jane dhe shume te tjera te cilat zhvillohen ne sallonet e pritjeve. Do te paraqes ne te gjitha rastet, Shqiperine dhe problematiken e saj. Natyrisht do te kerkoj ndihma per Shqiperine", u shpreh Berisha per mediat para nisjes se tij drejt Nju Jorkut. Qeveria e re ka premtuar se me ane te zbatimit te programit te saj do te beje te mundur zhvillimin e reformave kryesore ne vend, plotesimin e kushteve per mbylljen e negociatave per asociim stabilizimin, si dhe krijimin e kshteve per hapjen e negociatave per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Nderkohe kryetar i delegacionit shqiptar eshte presidenti i Republikes Alfred Moisiu i cili do te mbaje dhe nje fjalim gjate zhvillimit te samitit. Ne Nju Jork nisi dje samiti tre ditor i Kombeve te Bashkuara, ku reforma e ketij institucioni dhe lufta kunder varferise do te jene ceshtjet kryesore. Ky samit pritet te mbledhe se bashku 175 lider te vendeve te ndryshme te botes mes tyre dhe delegacioni shqiptar. Ne takim do te rishikohen te ashtuquajturat objektiva te mijevejecarit te vendosura ne vitin 2000.

SALI BERISHA, SOT TAKIM ME KARAMANLIS-IN E ERDOAN-IN

Shefi i qeverise, Berisha pritet te takohet ne mesditen e sotme me homologun grek Kostas Karamanlis dhe ate turk Taip Erdogan. Takimi do te zhvillohet ne Nju Jork, ku Berisha ndodhet per te marre pjese ne punimet e Samitit te Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Ne mbremje kryeministri shqiptar ka planifikuar nje darke me komunitetin shqiptar ne Shtetet e Bashkuara. Nderkohe mesohet se dje kryeministri ka zhvilluar nje takim me presidentin amerikan Xhorxh Bush, te cilin madje e ka ftuar per nje vizite ne vendin tone.



Çështja e SHISH përplas Moisiun e Berishën në SHBA

Kalimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) nga varësi e kryeministrit në atë të ministrit të Brendshëm, ka kristalizuar një përplasje të fortë institucionale midis Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu dhe Kryeministrit Sali Berisha. Përplasja u bë publike në një moment që të dy ndodhen në SHBA, në Nju Jork për një vizitë në OKB. Përkundër kërkesës së Moisiut se hapat në drejtim duhet të jenë të kujdesshëm dhe ftesës së tij për "të gjykuar bashkërisht", drejtuesit më të lartë të Kryeministrisë shprehen se tashmë është marrë vendimi që SHISH të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Këta të fundit bënë të ditur se pavarësisht nga rezervat që janë shfaqur në shumë drejtime rreth kësaj çështjeje, tashmë është marrë vendimi politik që SHISH të kalojë në varësi të ministrit të Brendshëm. Ajo që bie në sy në gjithë këtë debat, është fakti se kryeministri nuk ka zhvilluar asnjë konsultë me Presidentin, i cili, sipas Kushtetutës bën emërimin dhe shkarkimin e kryetarit të SHISH, me propozim të kryeministrit. Nisur nga kjo, shihet qartë se lidhja e Presidentit me këtë shërbim është e drejtpërdrejtë. Megjithëse, sipas zv/kryeministrit Ilir Rusmajli, vendimi që SHISH të kalojë në varësi të ministrit të Brendshëm është marrë, Presidenti deklaron nga ana e tij se këtë e ka ndjekur nëpërmjet shtypit, "por me kryeministrin akoma nuk kemi diskutuar ndonjë gjë konkrete". Praktikisht, Presidenti Moisiu po vendoset përpara faktit të kryer. Përpjekjet për të anashkaluar Presidentin në këtë proces, të bëjnë të dyshosh për qëllimet që po propagandon Kryeministria, për të justifikuar kalimin e SHISH në varësi të ministrit të Brendshëm.

Rusmajli
Zv/kryeministri Rusmajli është prononcuar dje lidhur me debatin për pozicionimin institucional të SHISH, duke mbrojtur variantin e Qeverisë për kalimin e këtij institucioni në varësi të ministrit të Brendshëm. "Do të doja të informoja se në kuadër të reformave të thella që nevojiten për t'i dhënë përgjigjen e merituar krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, fenomene që në statukuonë aktuale kanë marrë përmasa të rrezikshme dhe kërcënuese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Evropës, është përcaktuar që SHISH të kalojë në varësinë e ministrit të Brendshëm", ka deklaruar Rusmajli. Sipas tij, ky vendim nuk bie ndesh, siç pretendohet, me asnjë lloj statusi "pavarësie kushtetuese" të institucionit, sepse në Shqipëri sikundër në të gjitha vendet e tjera të botës, qofshin këto republika parlamentare, presidenciale apo monarki kushtetuese, shërbimet informative janë pjesë e ekzekutivit. "Në të gjitha vendet e Evropës shërbimet informative janë pjesë e Ministrisë së Brendshme. I tillë do të jetë Shërbimi Informativ edhe në Shqipëri, tani që struktura e re qeverisëse ka krijuar Ministrinë e Brendshme. Interpretimi se kjo formon përqendrim të pushtetit është i gabuar, sepse kalimi i institucionit nga varësia direkte dhe ekskluzive e kryeministrit në varësi të ministrit të Brendshëm është decentralizim, jo centralizim", ka komentuar Rusmajli.

Presidenti
Kreu i shtetit Alfred Moisiu, në një intervistë dhënë për "Zërin e Amerikës", në përgjigje të pyetjes për ndryshimin e varësisë institucionale të SHISH, u shpreh se "këto hapa duhet të jenë të menduara dhe të peshuara mirë, të gjykuara bashkërisht, duke parë të gjithë legjislacionin dhe duke parë dhe përvojën e hidhur të së kaluarës". Më pas, sipas tij duhet parë se si do të arrijmë në konkluzione të përshtatshme. "Të mos harrojmë se Shërbimi Informativ shqiptar ka një përvojë shumë të hidhur që në kohën e Gazi Dedes e më vonë, kur kemi pasur përvojë të hidhur në politizimin e këtij shërbimi. Unë mendoj se kohët e fundit kemi arritur ta depolitizojmë këtë shërbim që t'i shërbejë interesave të vendit dhe atyre kërkesave që parashikon ligji dhe Kushtetuta", ka deklaruar Moisiu. Sipas tij, ky shërbim ka edhe detyrime dhe marrëdhënie shumë të ngushta me aleatët, veçanërisht përsa i përket luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe fenomeneve të tjera negative, për të cilat rajoni i Ballkanit është i njohur dhe në drejtim të vendit tonë ka pasur herë pas here akuza për këto probleme. "Pra unë gjykoj se mbase ky problem do të shikohet me kujdes, sepse janë hapa që duhen hedhur në mënyrë shumë të menduar", ka deklaruar Moisiu.

SHISH NE VARESI TE OLLDASHIT


Me te ardhur ne pushtet, kabineti i ri qeveritar parashikoi, qe institucioni i Sherbimit Informativ Shteteror te perfshihet ne Ministrine e Brendshme. Nje gje e tille u hodh si hipoteze nga vete Kryeministri Sali Berisha, gjate nje konference per shtyp, pak kohe me pare. Ndersa u mbeshtet edhe nga zevendeskryeministri Ilir Rusmajli, fare pak dite me vone. Eshte menduar "jo shkrirja e sherbimeve informative, por perfshirja e Sherbimit Informativ te Shtetit ne Ministrine e Brendshme. SHISH-i mendohet te jete nen varesine e ministrit te Brendshem, dhe jo me te Kryeministrit", ka sqaruar Rusmajli, javen e kaluar, duke shtuar me tej se kjo ide "tashme ka hyre ne kete rruge".

Nderkohe, ne nje reagim ne lidhje me kete ceshtje, ish-ministri i Brendshem, Neritan Ceka, eshte shprehur teper i befasuar. Sipas Cekes, nje hap i tille i qeverise "Berisha", do te ishte nje hap i pamatur dhe me pasoja te renda per vendin. "SHISH-i eshte nje institucion kushtetues, ne baze te se ciles ai varet nga Presidenti i Republikes dhe nga Kryeministri, por jo nga nje minister", ka vijuar Ceka.

"Me Kryeministrin ende nuk kemi diskutuar gje konkrete. Hapat per kete vendim, duhen hedhur te menduara mire, te peshuara mire, te gjykuara bashkerisht dhe duke pare te gjithe legjislacionin e pervojen e hidhur te se kaluares dhe pastaj se bashku do te arrijme ne perfundimin me shume te pershtatshem. Te mos harrojme se Sherbimi Informativ Shqiptar, ka qene nje sherbim me pervoje shume te hidhur. Qe ne kohen e Gazidedes dhe me vone, kemi pasur probleme, sidomos me politizimin e ketij sherbimi. Une mendoj se kohet e fundit, kemi arritur vertet te depolitizojme kete sherbim, ne menyre qe ai t'i sherbeje interesave te vendit, atyre kerkesave qe parashtron ligji dhe kerkesave te Kushtetutes".

"Ky sherbim ka edhe detyrime dhe marredhenie shume te ngushta me aleatet tane, vecanerisht persa i perket luftes kunder terrorizmit nderkombetar, krimit te organizuar, trafikut te droges dhe fenomene te tilla negative. Une gjykoj, se ky problem do te shikohet me kujdes, sepse jo vetem qe ka ato detyra qe ka, por jane hapa qe duhen hedhur ne menyre shume te menduar".

Persa i perket detyrimit kushtetues, qe Drejtori i SHISH-it emerohet nga Presidenti i Republikes, ajo eshte taksative. As qe diskutohet qe mund te ndryshoje, sepse kerkon ndryshim kushtetues dhe ndryshimi kushtetues, kur te gjykohet i nevojshem edhe per probleme te tjera, mbase kur t'i vije koha vete".




FATOS KLOSI: SHISH TEK MINISTRIA, STRUKTURE POLITIKE

Pas deklarates se bere nga kreu i shtetit qe Sali Berisha duhet te mendohet mire para se te kaloje SHISH-in ne varesi te MB, si dhe deklarates se ardhur nje dite me pas nga numri dy i qeverise qe perfshirja e SHISH-it nuk bie ne kundershtim me Kushetuten, eshte ngjallur reagim serish ne qarqet politike dhe ish drejtuesit e SHISH-it. I vetmi ish-kryetar SHISH-i qe ka mbetur ne Shqiperi, Fatos Klosi, ne nje prononcim televiziv, e kundershtoi me force kete ide, duke e cilesuar ate si nje hap te gabuar. Sipas tij, ligji ekzistues i SHISH-it i jep te gjitha mundesite ketij organi per te kryer detyren e mbrojtjes kombetare. "Tentativa e perfshirjes se SHISH ne Ministrine e Brendshme eshte nje tentative per perfshirjen e Sherbimit Informativ ne politike, fakt qe bie ne kundershtim me punen tone te deritanishme per ta mbajtur kete institucion larg politikes", vlereson ish-kreu i SHISH-it duke shtuar se nje ndermarrje e tille do ta kthente SHISH-in ne nje institucion rutine. Po keshtu, edhe ish-kryetari i komisionit te Rendit dhe SHISH-it, Neritan Ceka, e sheh si te parakohshem kete varesi duke e cilesuar madje te rezikshem per policine dhe ministrine e Rendit. "Ministria e Puneve te brendshme eshte nje institucion veprimi, nderkohe qe SHISH eshte institucion informimi dhe per me teper merret me ceshtje te nje shtrirjeje shume me te gjere dhe te nje rendesie shume me te madhe, si terrorizmi, lufta kunder krimit te organizuar ne bashkepunim me vende te tjera, etj", vuri ne dukje Ceka. Sipas tij, pervoja te tilla ku SHISH eshte ne varesi te Ministrise se Brendshme funksionon me se miri ne France dhe Itali ku demokracia eshte e konsoliduar, por ne vendin tone sipas tij do te ishte e rrezikshme.


Në ligj është ende emri i vjetër, SHIK



Ligji aktual për Shërbimin Informativ ka një kontradiktë në lidhje me emërimin e tij. Ndërsa rëndom në shkresa zyrtare ai quhet Shërbimi Informativ Shtetëror në ligj quhet Shërbimi Informativ Kombëtar ose SHIK. Ndryshimet e propozuara në ligj pas përplasjes shumë të fortë mes ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-shefit të SHIK Fatos Klosi 7 vjet më parë, nuk u miratuan në Kuvend. Ndërkohë që është përgatitur një tjetër projektligj këtë herë me asitencën e shërbimeve analoge kryesisht të CIA-s me të cilin SHISH ka një marrdhënie tepër të ngushtë.


Superministria, në pritje të transformimit

Prezantimi me zëvedëskryeministrat e emëruar para 3 ditësh nga qeveria “Sali Berisha”, ka startuar ditën e djeshme nëpër disa ministri të shtetit shqiptar. Përjashtim nga kjo ka bërë zëvedësministri i Ministrisë së Brendshme për Pushtetin Vendor, Ferdinand Poni. Këshilltarëve dhe drejtorëve të Ministrisë së Pushtetit Vendorë do t’u duhet të përgatiten sërish sot për t’i uruar mirëseardhjen shefit të ri. Ndërsa në Ministrinë e Brendshme deri tani janë dorëhequr këshilltarët dhe 1 drejtor drejtorie, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për 4 këshilltarët dhe 8 drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Pushteti Vendor dhe Decentralizimit. Po dje sekretarët e Përgjithshëm të dy ministrive i janë drejtuar zyrës së minisitrit të Brendshëm, Sokol Olldashit, dhe e kanë venë në dijeni mbi zhvillimet e deritanishme, arritjet dhe mangësitë e punës në dy ministritë. Gjithashtu, ata e kanë njohur kreun e ministrisë së re me planin mbi ecurinë e punës për vitin 2006. Struktura e MPVD-së pas bashkimit të saj me Ministrinë e Rendit,do të ndryshojë. Mësohet se kjo ministri do të funksionojë në bazë departamentesh, pra prirjet do të jenë drejt zvogëlimit të numrit të drejtorive dhe shtimit të numrit të sektorëve. Drejtoria e Prefekturave, Drejtoria e Përgjithëshme e Mbrojtjes nga Zjarri, Drejtoria e Situatave Emergjente dhe Drejtoria e Gjendjes Civile janë 4 drejtoritë kryesore të kësaj minsitrie.


Kosova pa pavarësi, rrezik për Ballkanin

Shqipëria ka qenë, mbetet dhe është, ka edhe një vendim të Parlamentit Shqiptar, në favor të pavarësisë së Kosovës. Kështu është shprehur dje Presidenti Moisiu, ndërsa ka shtuar se rruga për të arritur në këtë konkluzion është në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, sepse vetëm kjo mënyrë zgjidhjeve, kjo mënyrë trajtimi mund të na çojë në një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të pranueshme nga të gjitha palët. “Unë mendoj se ka ardhur koha që problemi i Kosovës të shtrohet në tryezë për t’i dhënë një zgjidhje konkrete dhe praktike. E kaluara, veçanërisht këto vitet e fundit, tregon se sa më shumë të zgjatet aq më keq është për të gjitha palët”-tha Moisiu. Ai shprehu bindjen se të gjithë janë pak a shumë të mendimit se ky problem nuk mund të zgjatet më tej. “Vetkuptohet se ka reagime nga të dyja krahët. Secila palë kërkon të përfitojë sa më shumë. Por një gjë është e qartë. Ky problem duhet zgjidhur, sepse është në interes të stabilitetit të gjithë rajonit tonë”, tha Presidenti. Sipas tij, për këtë çështje nuk janë të interesuar vetëm shqiptarët dhe serbët, por janë edhe maqedonasit, malazezët, bullgarët e i gjithë rajoni i Ballkanit. Çështja e Kosovës përmban një potencial rreziku që nuk është i pranueshëm jo vetëm për Ballkanin, por në tërësi për Evropën dhe shtetet kryesore të politikës botërore.


Kush e synon postin e kryetarit

Pandeli Majko

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se një nga kandidaturat e mundshme për postin e kryetarit të PS-së është edhe ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë do të jetë hera e dytë që Majko garon për kreun e PS-së, pas përballjes me kryetarin e dorëhequr, Fatos Nano. Një nga arsyet e daljes së mundshme të kandidaturës së tij, përveç moshës së re dhe ruajtjes së një imazhi të pastër publik, është edhe përvoja në punët e partisë.

Petro Koçi

Ish-sekretari organizativ i PS-së, aktualisht anëtar i kryesisë së saj, kat’harsisti Petro Koçi, është tashmë praktikisht kandidatura e dytë për postin e kryetarit të partisë. Edhe pse ende e pazyrtarizuar, kandidatura e Koçit, mbetet një nga opsionet më të forta përballë kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Profili i qëndrueshëm moral dhe votëbesimi i gjerë që Koçi mori në Kongresin e dhjetorit 2003, në garën për sekretar të Përgjithshëm, bëjnë që ai të shihet si një nga figurat më të pranueshme për të drejtuar Partinë Socialiste.

Edi Rama

I vetmi kandidat zyrtar për postin e kryetarit të PS-së, kryebashkiaku i Tiranës, kandidon për të dytën herë radhazi. Edhe pse ka rreth 2 vjet që aderon në PS, Rama nuk ka ngurruar që të shpalosë platformën e vet politike, për zgjidhjen e krizave që kanë përfshirë selinë rozë kohët e fundit. Mbështetja e gjerë që ai gëzon, si pasojë e suksesit në drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, si dhe të imazhit të një politikani ndryshe, e kanë evidentuar Ramën si një alternativë të fortë brenda PS-së.

NGA ARSIMI ,KULTURA DHE SHKENCA GJITHESHQIPTARE

Eno Koço promovoi në MZK kompozime të Gjokës dhe Nolit



Përfaqësues të institucioneve kulturore shqiptare kanë qenë të pranishëm ditën e djeshme pranë Muzeut Historik Kombëtar, në promovimin e CD-së me vepra të kompozuara nga Martin Gjoka dhe Fan Noli. Eno Koço ka prezantuar këtë CD ditën e djeshme, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë Zhani Ciko, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, si dhe mjaft artistë të tjerë. I është përgjigjur me një “ok” dhe me mjaft kënaqësi ftesës edhe ministri i sapoemëruar i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, zoti Bujar Leskaj. Ai e ka konsideruar të këndshme një ftesë në një përvjetor, siç është 600-vjetori i lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Një CD enkas për heroin kombëtar Skenderbeu

Për heroin kombëtar janë shkruar mjaft libra. Së fundmi, Eno Koço, pas një studimi dhe hulumtimi, ka mundur të ndërtojë një CD me portretizim të tij. Në këtë CD, përveç të tjerash gjenden dy vepra, të cilat janë kompozuar nga Gjoka dhe Noli. Nga Noli ka edhe një vepër tjetër: “Le pauvre Gaspard”, me fjalë të Paul Verlanit, të kënduar nga Gaqo Çako.

Të gjitha veprat orkestrale janë të organizuara dhe ekzekutuara nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, drejtuar prej Eno Koços, në vitet 1980 dhe fillimet e viteve ‘90.

Prej shekujsh Skënderbeu ka tërhequr vëmendjen artistëve botërorë si Volteri, të poetit, Longfellow, të disa kompozitorëve operistikë, si Antonio Vivaldi, “Skandarbeg”, Firencze, 22 qershor, 1718, Francois Francoeur, etj.

Brenda vendit tonë Skënderbeu është ruajtur, është trajtuar fillimisht në letërsi e gjuhë, më vonë në pikturë, skulpturë, muzikë, dramë, film, etj. Figura e tij konsiderohet si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e rrënjëve dhe lidhjeve të përbashkëta me Evropën.

Bëmat e Skënderbeut, të lartësuara dhe të zbukuruara në kujtesën folklorike, u bënë burimi i tyre idilik i frymëzimit. Martin Gjoka dhe Fan Noli kompozuan, i pari një simfoni dhe i dyti poemë simfonike, me temë të Skënderbeut. Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore mjaft vepra u kompozuan po mbi këtë temë, si opera e Prenk Jakovës më 1968-ën.

ANTI-KADARETE E RINJ

Cerciz Loloci

Sic mund ta keni vene re kohet e fundit ne shtypin shqiptar ka filluar te ringrihet serish nje fushate anti-Kadare. Tre gazetare te njohur kane bere dy komentet e tyre anti-Kadare duke u nisur nga nje sugjerim qe ka dhene ky personalitet per Besnik Mustafajn. Lidhur me kete person, Kadareja ka dhene gjithsej dy prononcime: nje incident qe ka ndodhur gjate ceremonise se pranimit te tij ne Akademine Morale te Parisit dhe nje deklarim tjeter qe ai e konsideronte te papershtatshem si kandidature te Ministrit te Jashtem. "Per incidentin e pare dhe per ata qe ndoshta nuk kane

informacionin e nevojshem duhet thene se ne kohet moderne, pra ne shekullin qe sapo mbyllem, me Akademine Morale te Parisit ka ndodhur dy here qe politika zyrtare te kene refuzuar Francen. Rasti i pare ka ngjare me nobelistin rus per paqe Andrei Saharov "propozuar me 1972 dhe lauruar me 1975) kur qeveria e atehershme e Bashkimit Sovjetik refuzoi te merrte pjese ne ceremoni. Madje, jo vetem kaq, por ne 22 janar 1980 ai u arrestua sepse denoi publikisht pushtimin e Afganistanit. Refuzimi i dyte, per fat te

keq, ka ndodhur edhe me 1996 me Ismail Kadarene, vit kur ai eshte pranuar ne kete Akademi, pas vdekjes se sir Karl Poper. Akademia e Shkencave Moralo-Politike, pjese perberese e Institutit te Frances, shpesh emertohet Akademia franceze. Kjo akademi prestigjioze ka gjithsejt 12 anetare-shoke te huaj. Njeri nder ta

eshte Papa i Romes, zgjedhur me 1992 kur ishte kardinal. Nje tjeter anetar eshte shkrimtari yne Ismail Kadare, i zgjedhur ne vitin 1996. Instituti i Frances eshte themeluar me 22 gusht 1795 nga Napoleon Bonaparti. Pas disa modifikimeve te bera me pas nga

mbreteria dhe republika, ne gjendjen e sotme, Akademia i ka te percaktuara ne menyre rigoroze rregullat e tij, numrin e anetareve, numrin e anetareve-shoke te huaj dhe numrin e anetareve korrespondente, per secilen nga te pese akademite qe e perbejne. Cdo an-tar i ri mund te hyje vetem ne qofte se nje anetar i vjeter e le vendin bosh me vdekjen e tij. Akademia e Shkencave Moralo-Politike ka 50 anetare, 12 anetare-shoke te huaj. Anetari-shok i pare i huaj ka qene presidenti i famshem amerikan Thomas Jefferson. Qysh nga zgjedhja etij me 1801 e gjer ne vitin 2002, lista e anetareve te huaj perfshiu 122 emra, shumica personalitete te shquar boterisht ne fushen e filozofise, te letrave e sidomos te emancipimit moralo-politik te njerezimit.

Eoodroe Eilson, Thomas Masaryk, Rudyard Kipling, Eiston Churchill, Franklin Roosvelt, Konrad Adenaeer, Sir Karl Popper, Andrei Saharov, Jorge Louis Borges, jane disa nga emrat e medhenj te kesaj akademie. Ne vitet e fundit anetaret-shoke te huaj kane qene mbreti

Huan Karlos i Spanjes, Perez de Kuelar me 1989, Vaslav Havel, Papa i sotem i Romes, "qe zuri vendin e Andrei Saharovit), princi Charl i Anglise qe u pranua me 1992, etj. Pranimi i cdo anetari ka nje protokoll te vecante ku presidenti i Francez i radhes pret

homologun e vendit nga eshte anetari me i ri. Ne rastin e pranimit te Kadarese, presidenti aktual Zhak Shirak nuk ka marre pjese per shkak te mosardhjes se ish-presidentit Berisha. Kadare, per kete incident, ka bere me faj ambasadorin e atehershem shqiptar ne Paris, Besnik Mustafaj. Kete deklarim e ka bere ne nje situate paszgjedhore "per te mos ndikuar ne fushate) dhe me e pakta duhej te kishte nje reagim nga ish-ambasadori. Te shoshte edhe ai versionin e vet, cfare qendron dhe cfare eshte e ekzagjeruar, personale, etj... Perpos ambasadorit, per dicka qe eshte thene

publikisht, qe ka shkuar deri ne prag te nje incidenti, dicka mund te thoshte publikisht edhe ish-presidenti Berisha. "Ka pasur apo nuk ka pasur dijeni, e ka gjykuar si oportune per pjesemarrje apo jo, ka qene ne gjendje jo te mire shendetesore...).

Te vijme tani te prononcimi i dyte: papershtatshmerine e Mustafajt si minister i Jashtem. Edhe kete deklarim Kadare e ka bere publikisht dhe me pak se personale, mendoj se ka nje shqetesim me qytetar. Pozicioni i nje shkrimtari te padiskutueshem si Ismail Kadareja "gje per te cilen biem te gjithe dakord), e ben edhe me te

lire per te shprehur mendimin e tij se si e do nje qeveri te re. Ky eshte nje akt qe duhet pershendetur. Pervec axhendes kulturore nderkombetare, Kadareja ka nje teresi lidhjesh me personalitete te politikes se sotme europiane dhe boterore dhe, si personalitet, eshte ndoshta me i interesuar "shqetesuar) per te miren e

vendit te vet me shume se te gjithe presidentet te marre se bashku. Per kete nuk ka pse irritohet askush sepse edhe vete Besnik Mustafajt nuk i behet mire nga keto mbrojtje. Une nuk shoh ende

ndonje interes personal te disa artikujshkruesve "mbajtja e ndonje te afermi ne ambasade, sigurimi i nje posti ne Ministrine e Jashtme) sic edhe me eshte dukur e pavend theksimi perules ne disa edicione lajmesh se "ai nuk replikon me Kadarene" se "ai ngjason me Havelin" dhe te tjera banalitete te tejkaluara.

Ish-presidenti dhe kryeministri aktual Berisha, mazhoranca e sotme, e djathta ne pergjithesi, por sidomos Partia Demokratike kane ndoshta edhe nje detyrim moral per Ismail Kadarene sepse e kane pasur nje ze me teper ne proceset demokratike dhe ne fushen diplomatike.

GENC POLLO SHKARKON 3 DREJTORE DREJTORISH

Ministri i Arsimit i sapoemeruar Genc Pollo, ka shkarkuar ne ditet e para te punes se tij 3 drejtore te drejtorive arsimore ne rrethe. Natasha Porocani, drejtoreshe e arsimit ne qytetin e Elbasanit, Bajram Gashi ne Fier dhe Fatmira Mustafaraj ne qytetin e Beratit kane lene sot detyren. Sipas burimeve te Ministrise se Arsimit, drejtoret jane larguar si shkak i reformes institucionale ne arsim. Ministri Genc Pollo ka emeruar menjehere drejtoret e rinj ne keto rrethe.

BIBLIOTEKE AUDIO PER KOMUNITETIN E TE VERBERVE

Instituti shqiptar i marredhenieve publike do te siguroje nje bibilioteke audio per komunitetin e te verberve ne Shqiperi. Nisma me pas do te percillet per ne viset shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni. Nderkaq prezantuesja e kesaj nisme ka qene Anisa Proda, nje vajze 17 vjecare nga qyteti i Durresit qe ka promovuar dhe librin e pare te ketij lloji. Qellimi i kesaj biblioteke do te jete integrimi i te verberve shqiptare ne jeten sociale. Libraria audio qe do te kete rreth 5000 libra per te verberit do te krijohet nga shoqata e poezise Poeteka dhe institute shqiptar i marredhenieve publike. Ne Shqiperi komuniteti i te verberve numeron rreth 10.mije vete.


KOSOVE...


BRITANIA: PAVARESIA, OPSION PER KOSOVEN

Ministrit britanik per Evropen, Dagllas Aleksander rikonfirmoi edhe nje here se pavaresia eshte zgjidhje per te ardhmen e Kosoves. Ai shprehu gatishmerine e qeverise britanike per ta ndihmuar Kosoven ne perballimin e sfidave qe e presin ate gjate muajve te ardhshem. Ministri britanik sot pasdite do te shkoje ne Beograd, per te biseduar edhe me lideret e larte serbe.


Grupi i Krizave propozon emërimin e një komisioneri të posaçëm për Mitrovicën



Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka nxjerrë një raport, ku propozon rrugët për zgjidhjen e situatës në Mitrovicë, si domosdoshmëri për ecurinë e procesit të statusit përfundimtar të Kosovës. Grupi i Krizave thotë se integriteti teritorial ësthë politika e duhur për Mitrovicën, pasi ndarja e saj do të sillte më shumë tensione në Kosovë dhe mungesë stabiliteti gjetkë në Ballkan.

Një nga propozimet që bie më shumë në sy është ai për emërimin e një Komisioneri të posaçëm për Mitrovicën, gjatë periudhës së përcaktimit të statusit, në rangun e zëvendësit të përfaqësuesit të Sekratarit të Përgjithshëm të OKB-së. Grupi i Krizave thotë se UNMIK-u dhe KFOR-i duhet të rimarrin në dorë gjendjen në veri të lumit Ibër, nën drejtimin e komisionerit.

Po ashtu në raport thuhet se stacionet e paligjshme policore të Beogradit duhet të hiqen nga veriu i Kosovës. Për të siguruar integritetin territorial, por pa ngjallur frikë mes serbëve se nuk do të kenë asnjë lloj pushteti mbi jetën e tyre, grupi propozon vendosjen e dy ose tre ministrive në Mitrovicë, në vend që të jenë në Prishtinë dhe madje mbase edhe Gjykatën e Lartë.

Po ashtu sugjerohet një stacion televiziv kombëtar në gjuhën serbe, si edhe disa elementë të qeverisjes qendrore të Kosovës, si për shembull qendra e sistemit arsimor, shëndetësor dhe shërbimesh të tjera sociale për të gjithë serbët e Kosovës.

Grupi i Krizave thotë se si komuniteti ndërkombëtar, ashtu edhe qeveria e Kosovës duhet të synojnë bashkëpunimin e qeverisë serbe në këtë drejtim. Ideja është që pa marrë një status zyrtar si një njësi më vete, veriut serb i Mitrovicës i duhet dhënë në thelb një status autonomie.

Shqiptarët, thuhet në raport duhen bindur që mbështetja për këto nisma, do të lehtësonte presionin për ndarjen tek lumi i Ibrit.

Grupi i Krizave, që e bën të qartë se preferon që rezultati përfundimtar të jetë një pavarësi funksionale me kushte për Kosovën, thekson gjithsesi se mos-ndarja e Kosovës nuk mund të realizohet vetvetiu.

Dhe duke pasur parasysh pikërisht një gjë të tillë, duket se Grupi i Krizave në thelb propozon shndërrimin e Mitrovicës në qytetin e dytë më të rëndësishëm zyrtar të Kosovës, pas Prishtinës dhe veriun e tij të banuar me serbë, kryeqendrën administrative të gjithë serbëve të Kosovës.


VJENA, ROL KRYESOR PER STATUSIN E KOSOVES

Vjena do te luaje rol kryesor dhe do te jete qender e bisedimeve per statusin e Kosoves, pasi Austria per 6 muajt e pare te vitit do te marre presidencen e radhes se BE-se. "Viti 2006 do te jete vendimtar per zgjidhjen e konfliktit te Kosoves", tha diplomati austriak Volfgang Petric. Diplomati eshte i mendimit se Vjena do te jete qender e bisedimeve per statusin e Kosoves, edhe per faktin se ne kryeqytetin austriak ndodhet selia e OKB-se dhe OSBE-se.

PETERSEN VIZITON SOT KLINEN, TAKIME ME KRERE LOKALE

Kryeadministratori i OKB-se ne Kosove, vazhdon sot vizitat ne komunat e Kosoves me nje ndalese ne Kline. Petersen do te zhvilloje nje takim me strukturat komunale, nga te cilet do te njoftohet per gjendjen aktuale ne kete komune, perparimet qe jane bere ne procesin e kthimit dhe permbushjes se standardeve.


PETERSEN NESER NE NJU JORK, NE SAMITIN E OKB

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, do te udhetoje neser ne Nju Jork, per te marre pjese ne samitin treditor te OKB-se. Atje ai pritet te kete takime me zyrtare te Kombeve te Bashkuara, ku teme e bisedimeve do te jene zhvillimet e fundit ne Kosove. Ljamin e ka konfirmuar zedhenesi i UNMIK-ut, Niraxh Sing.
Gjithashtu UNMIK ka shprehur perkrahjen per fillimin e bisedimeve ndermjet ministrave te pushtetit lokal, Lutfi Hazirit nga Kosova dhe Zoran Loncar nga Serbia, qe do te mbahen po neser ne Vjene.


DACI TAKON DY ZYRTARE RUS E MALAZEZ

Kryeparlamentari, Nexhat Daci priti ne takime te veçanta shefin e Zyres ruse ne Prishtine, Sergej Bazdnikin dhe kryetarin e komunes se Ulqinit, Fuad Nimani. Ne keto takime eshte diskutuar per zhvillimet e fundit ne Kosove. Kryetari i Komunes se Ulqinit, Fuand Nimani pershendeti nismen e Presidentit Ibrahim Rugova per zgjidhjen e pavaresise se vendit. Mesohet se gjate takimeve eshte folur per shume ceshtje aktuale, duke thene se secili eshte duke pritur raportin e ambasadorit Aide.


KOSUMI E PETERSEN MBESHTESIN DEKLARATEN E RUGOVES

Kryeadministratori i Kosoves Soren Jesen Petersen, dhe kryeministri Kosumi mbeshteten sot deklaraten e presidentit Rugova, per bashkimin e forcave politike dhe pergatitjen e institucioneve per fillimin e bisedimeve per statusin. Kosumi tha se ishte momenti kur duhet te beheshin veprime te shpejta ne lidhje me kete ceshtje dhe shprehu besimin e tij se ekipi i negociatoreve do te garantoje unitetin e proceseve. Ndersa Petersen, nga ana e tij, tha se ne kete moment qe po behen pergatitjet per statusin, lideret duhet t`i sigurojne hyrje shoqerise civile dhe komuniteteve te pakices. "Ne do te investojme shume qe ta pergatisim administraten qe te funksionoje dhe te menaxhoje mire ne te ardhmen e vendit", tha ai.

Hashim Thaçi: Kosova, e gatshme për pavarësi

Gjendja e përgjithshme politike në Kosovë me theks të veçantë në reflektimet e raportit të ambasadorit Kai Eide dhe mundësisë së hapjes së procesit për definimin e statusit politik të Kosovës ishin në fokus të takimit të kryetarit të PDK-së me ministrin britanik për Evropë z. Douglas Alexander .
Sipas njoftimit, në takim Thaçi theksoi se Kosova ka bërë progres të mjaftueshëm në gjashtë vitet e fundit dhe është e gatshme të fitojë statusin e vet i cili duhet të jetë në përputhshmëri me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Ministri britanik Alexander, nga ana e tij, tha se Kosova po hyn në një periudhë të rëndësishme dhe bëri thirrje për unifikim të faktorit politik kosovar. Thaçi, duke u pajtuar me nevojën për unitet politik e qytetar në këtë periudhë vendimtare, theksoi se Partia Demokratike e Kosovës do të respektojë çdo marrëveshje konsensuale të unitetit midis spektrit politik dhe qytetar të Kosovës, dhe do të luajë rolin e vet të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm për interesat madhore të Kosovës, ashtu sikurse edhe në të kaluarën. Në këtë kontekst, Thaçi tha se Forumi politik i Kosovës, si mekanizëm për arritjen e konsensusit për çështje madhore midis spektrit të gjerë politik, duhet të mblidhet së shpejti për të dinamizuar procesin e ndërtimit të këtij konsensusi.

Ministri Haki Shatri priti shefin e Zyrës Gjermane në Prishtinë


"E ardhmja ekonomike është shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit tuaj. Lidhja në mes Gjermanisë dhe Kosovës është mjaftë e ngushtë dhe më shumë dëshirë e kemi përkrahur dhe do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen", tha sot shefi i Zyrës Gjermane Eugen Volfhart, në takim më ministrin e ekonomisë dhe financave, Haki Shatri.

Gjermania do të vazhdoi më shumë dëshirë të madhe ta përkrahë vendin tuaj në zhvillimin ekonomik tha Eugen Volfhart, shef i Zyrës Gjermane në Prishtinë.“E ardhmja ekonomike është shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit tuaj. Lidhja e në mesë Gjermanisë dhe Kosovës është mjaftë e ngushtë dhe më shumë dëshirë e kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen më prezencën tonë qoftë nëpër institucione apo organizata të ndryshme”.Ndërkaq, ministri Shatri, tha se përkrahja dhe ofrimi i ndihmave në Kosovë nga Qeveria Gjermane ka qenë mjaftë cilësore dhe përmbajtjesore në të gjitha fushat në veçanti pas luftës.“Kemi bashkëbiseduar edhe për të gjitha format tjera të bashkëpunimit që tani e tutje mund të zhvillojmë dhe jemi pajtuar që për këto forma të kontaktojmë dhe të ecim përpara”. Ministri Shatri, premtoi një vazhdim të mirë të bashkëpunimit edhe në të ardhmen më zyrën Gjermane në Prishtinë.

Banka Botërore do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit energjetik


Projekti i Bankës Botërore ka për qëllim që të ndihmojë Qeverinë e Kosovës dhe atë, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës si dhe Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave që të përballen me sfidat të cilat do të dalin para nesh në periudhën e cila po i afrohet Kosovës e ajo është periudha e investimeve të mëdha në lëmin e energjetikës, tha ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ardian Gjini.Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Gjini na ka propozuar që ta ndihmojmë Kosovën gjatë 18 muajve të ardhshëm. Pjesë e kësaj është zhvillimi i sektorit energjetik të Kosovës, tha drejtoresha dhe koordinatorja rajonale për Evropën Juglindore nga Uashington DC, Orsalia Kalantzopoulos.Duhet të sigurohemi që këto resurse të jenë të menaxhuara në mënyrë korrekte dhe të kontribuojmë në shëndetësinë dhe edukimin kosovar. Të dyja këto menaxhime sociale dhe mjedisore janë prioritete në Bankën Botërore. Ndërtimi dhe investimet në Kosovë ishin temat më të diskutuara gjatë këtij takimi, bënë të ditur bashkëbiseduesit pas takimit.


OVL të UÇK-së kërkojnë që Aeroporti i Prishtinës të emërohet me emrin Adem Jashari


Përmes një deklarate për media të lëshuar nga OVL të UÇK-së, bëhet e ditur se këto organizata i kanë drejtuar një kërkesë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryeministrit , shefave të grupeve parlamentare të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe ORA-s, si edhe drejtorit të Aeroportit të Prishtinës, që ky aeroport të emërohet me emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në arsyetim thuhet se: "duke u nisur nga fakti se Aeroporti i Prishtinës është një institucion publik, përkatësisht kompani publike me rëndësi të veçantë kombëtare, e i cili është i paemëruar deri më tani, e dihet mirëfilli se shumica e aeroporteve të vendeve tjera janë të emëruar me emrat e personaliteteve dhe figurave kombëtare të shteteve, atëherë është e udhës dhe me interes kombëtar që edhe Aeroporti i Prishtinës të emërohet me emër të një figure emblematike të popullit shqiptar të Kosovës. Duke u nisur gjithashtu nga fakti relevant se figura dhe personaliteti i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është figura më emblematike e popullit shqiptar të Kosovës, atëherë me të drejtë imponohet nevoja dhe arsyeja që Aeroporti i Prishtinës të emërohet me emrin Adem Jashari. Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin tjetër se, sot e kësaj dite edhe pas gjashtë vjetësh nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari, asnjë institucion i lartë dhe me rëndësi kombëtare, asnjë kompani publike dhe asnjë subjekt i rëndësisë së veçantë nuk është emëruar me emrin e Adem Jasharit. Andaj kjo do të ishte arsye dhe obligim më tepër i institucioneve të lartpërmendura dhe kompetente që Aeroportin e Prishtinës ta emërojnë me emrin Adem Jashari. Emërimi i Aeroportit të Prishtinës me emrin Adem Jashari do t’i bënte nderë institucioneve aktuale të Kosovës dhe popullit të Kosovës, duke treguar respekt dhe ndjenjë krenarie dhe kombëtare ndaj vlerave të luftës së UÇK-së dhe vet Adem Jasharit.Pasi që institucionet relevante të Kosovës nuk janë kujtuar dhe interesuar deri më tani që një institucion me rëndësi të veçantë kombëtare ta emërojnë me emrin Adem Jashari, edhe pse kanë pasur obligim moral dhe kombëtar, organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, e kanë pa të nevojshme dhe të arsyeshme që me një kërkesë të tillë t’iu drejtohen organeve kompetente të lartpërmendura. Ç’do arsyetim i mëtejmë në lidhje me emërimin e Aeroportit të Prishtinës me emrin Adem Jashari, do të ishte i tepërt dhe i panevojshëm. Andaj, fare në fund, mbesim me shpresë se kërkesa jonë nuk do të hasë në vesh të shurdhër, për faktin se personaliteti dhe figura emblematike e Adem Jasharit nuk i takon vetëm organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, por tërë popullit të Kosovës, e në veçanti institucioneve relevante të Kosovës, të themeluara falë luftës heroike të UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari", përfundon deklarata për media e OVL e UÇK-së.

Kryeministri Bajram Kosumi takoi përfaqësuesit e Korporatës Microsoft


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, priti në një takim të veçantë përfaqësuesit e Korporatës Microsoft, të kryesuar nga Silviu Hotaran, menaxher gjeneral në Microsoft për Evropën Juglindore, me të cilët ka diskutuar lidhur me mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Microsoft-it dhe Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë si hap të parë aplikimin e menjëhershëm të Windows XP në gjuhën shqipe.
Gjatë këtij takimi, Hotaran ka njohur kryeministrin Kosumi me projektet e Korporatës Microsoft për Evropën Juglindore, në këtë kontekst edhe për Kosovën.Në këtë drejtim, kryeministri Kosumi ka vlerësuar se me ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me Microsoft-in, Qeveria e Kosovës ka për qëllim ta tërheqë Microsoft-in për ta ndërtuar prezencën e tij zyrtare në Kosovë. Me këtë bashkëpunim, Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e saj do të fitojnë mundësinë e një përkrahjeje të autorizuar, profesionale, të shpejtë dhe në gjuhët lokale për produktet e Microsoft-it, që janë në përdorim në Kosovë. Gjithashtu, kryeministri Bajram Kosumi ka vënë në dukje se Qeveria e Kosovës është e interesuar për të bashkëpunuar në projekte konkrete me korporatën Microsoft me qëllim të zhvillimit dhe shfrytëzimit të potencialeve njerëzore dhe materiale të shoqërisë kosovare për një përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në fushën e informatikës.

Kryeministri ka vlerësuar se aplikimi i Windows XP, Office 2003 dhe i edicioneve pasuese në gjuhën shqipe do t’i japë padyshim një impuls ngritjes së përgjithshme të nivelit të përdorimit të teknologjisë informative dhe në veçanti ngritjes së kualitetit të edukimit në sistemin e edukimit në Kosovë, formimit të bizneseve të reja dhe rritjes së shkallës së punësimit.Nga ana e tij, Silviu Hotaran ka theksuar se praktikat që Microsoft ka aplikuar në Maqedoni do të jenë shumë të vlefshme dhe me interes për implementimin e projekteve edhe në Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi me qeverinë dëshirohet të perceptohet jo vetëm nga këndvështrimi i konsumatorit, por edhe të partnerit. Kryeministri Kosumi dhe Hotaran kanë ndarë mendimin se bashkëpunimi midis Korporatës Microsoft dhe Qeverisë së Kosovë duhet të thellohet në funksion të krijimit të një qasje të përbashkët në zhvillimin e shërbimeve qeveritare elektronike. Gjithashtu, u vlerësua se me këtë bashkëpunim, Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës do të fitojnë mundësinë e një përkrahjeje të autorizuar, profesionale, të shpejtë dhe në gjuhët lokale për produktet e Microsoft-it që janë në përdorim në Kosovë, thuhet në një kumtesë nga Zyra e kryeministrit.

STATUSI, LUGINA E PRESHEVES PRET TE JETE NE NEGOCIATA

Udheheqesit politike te shqiptareve te Lugines se Presheves kane shfaqur shpresen se do te perfshihen ne negociatat midis Prishtines e Beogradit, e sidomos ne ato qe kane te bejne me çeshtjet teknike. Duke e pershendetur caktimin e ekipit nga ana e presidentit Rugova, politikanet shqiptare kane theksuar se shume çeshtje jane te nderlidhura midis pozites se serbeve ne Kosove dhe shqiptareve ne Serbi dhe se pjesemarrja e tyre ne bisedime do te ishte e patjetersueshme. Nenkryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Naser Aziri, eshte i mendimit se shqiptaret e Lugines se Presheves duhet te perfshihen ne raundit e dyte te bisedimeve.